{"id":1294518,"date":"2026-11-12T14:29:41","date_gmt":"2026-11-12T13:29:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1294518"},"modified":"2026-11-25T14:33:07","modified_gmt":"2026-11-25T13:33:07","slug":"e-drejta-per-tu-pergjigjur-ndermjet-shpejtesise-se-lajmit-dhe-pergjegjesise-se-medias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/e-drejta-per-tu-pergjigjur-ndermjet-shpejtesise-se-lajmit-dhe-pergjegjesise-se-medias\/","title":{"rendered":"E drejta p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur: nd\u00ebrmjet shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lajmit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias"},"content":{"rendered":"<p>Gazetar\u00ebt e kan\u00eb obligim q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin e Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs, t&#8217;u japin hap\u00ebsir\u00eb pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira &#8211; pa dallim dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e korrekt\u00ebsis\u00eb e paanshm\u00ebris\u00eb. E drejta p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjur nuk mbron vet\u00ebm individin apo organizat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn raportohet. Ajo mbron edhe t\u00eb drejt\u00ebn e publikut p\u00ebr informim t\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur numri i mediave online dhe p\u00ebrmbajtjeve n\u00eb rrjete sociale \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i madh, lajmet publikohen n\u00eb koh\u00eb reale dhe konkurrenca p\u00ebr klikime sa vjen e rritet. Por, respektimi i standardeve etike mbetet nj\u00eb nga sfidat kryesore t\u00eb gazetaris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb trajtimin e temave t\u00eb ndjeshme, si raportimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, nxitja dhe gjuha e urrejtjes, aksidentet, incidentet, tragjedit\u00eb personale, raportimi p\u00ebr t\u00eb miturit, vet\u00ebvrasjet dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb profesional.<\/p>\n<p>Si profesionist\u00eb t\u00eb medias, gazetar\u00ebt e kan\u00eb obligim q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin e Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs, t&#8217;u japin hap\u00ebsir\u00eb pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira &#8211; pa dallim dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e korrekt\u00ebsis\u00eb e paanshm\u00ebris\u00eb. K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrcakton Kapitulli IV i Kodit, q\u00eb trajton t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjur, e cila nuk \u00ebsht\u00eb favor q\u00eb media ia b\u00ebn dikujt, por detyrim profesional dhe etik.<\/p>\n<p>Kodi i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet Kapitullit IV, p\u00ebrcakton qart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e gazetar\u00ebve, redaktor\u00ebve, gazetave, portaleve dhe agjencive t\u00eb lajmeve p\u00ebr publikimin e reagimeve dhe demanteve, si dhe p\u00ebr respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgjigje. Por, sa po zbatohet n\u00eb praktik\u00eb ky standard dhe a po e trajtojn\u00eb mediat si p\u00ebrgjegj\u00ebsi profesionale apo thjesht si formalitet?<\/p>\n<h2>E drejta p\u00ebr p\u00ebrgjigje dhe detyrimi p\u00ebr t&#8217;i d\u00ebgjuar pal\u00ebt<\/h2>\n<p>Pika e par\u00eb e Kapitullit IV p\u00ebrcakton se mediat jan\u00eb t\u00eb obliguara t\u00eb publikojn\u00eb reagime dhe\/ose demante kur kan\u00eb publikuar informacione t\u00eb pasakta p\u00ebr nj\u00eb individ apo organizat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, pika e dyt\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb e drejta p\u00ebr p\u00ebrgjigje t\u00eb mund\u00ebsohet kur kjo \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr korrekt\u00ebsi dhe paanshm\u00ebri, duke parashikuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e publikimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb reagimit.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e medias nuk p\u00ebrfundon me publikimin e lajmit. N\u00ebse nj\u00eb informacion rezulton i pasakt\u00eb, redaksia ka detyrim ta trajtoj\u00eb reagimin apo demantin n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb praktik\u00eb e vazhdueshme e \u00e7do medie profesionale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga dispozitat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb pika e tret\u00eb, e cila p\u00ebrcakton se gjat\u00eb raportimit dhe komentimit t\u00eb ngjarjeve kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse, mediat duhet t&#8217;i d\u00ebgjojn\u00eb dhe t&#8217;i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt e p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>\u201cGazetari, redaktori dhe media duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin \u00e7do veprim t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kontaktuar pal\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb por duke mos u kufizuar n\u00eb telefonata, mesazhe telefonike, mesazhe n\u00eb rrjetet sociale, email, let\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs, k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr takim\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nuk mjafton vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrpjekje formale p\u00ebr kontaktim. Q\u00ebllimi duhet t\u00eb jet\u00eb sigurimi i nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje reale dhe paraqitja e q\u00ebndrimeve relevante p\u00ebr publikun. Nj\u00eb mesazh i d\u00ebrguar pak minuta para publikimit t\u00eb nj\u00eb artikulli me akuza serioze, pa i dh\u00ebn\u00eb pal\u00ebs koh\u00eb t\u00eb arsyeshme p\u00ebr p\u00ebrgjigje, ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr respektimin e k\u00ebtij standardi. Megjithat\u00eb, e drejta p\u00ebr p\u00ebrgjigje nuk n\u00ebnkupton q\u00eb media duhet t\u00eb pres\u00eb pafund\u00ebsisht apo t&#8217;i lejoj\u00eb pal\u00ebt ta pengojn\u00eb publikimin e informacioneve me interes publik.<\/p>\n<h2>\u00c7far\u00eb ndodh kur pala nuk p\u00ebrgjigjet?<\/h2>\n<p>Pika e kat\u00ebrt e Kodit p\u00ebrcakton se, n\u00ebse nj\u00ebra pal\u00eb refuzon t&#8217;i p\u00ebrgjigjet gazetarit, publikimi duhet ta theksoj\u00eb k\u00ebt\u00eb refuzim, si dhe p\u00ebrpjekjet q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr ta siguruar p\u00ebrgjigjen.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dallimi nd\u00ebrmjet refuzimit dhe munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjigjes. Nj\u00eb person q\u00eb deklaron se nuk d\u00ebshiron t\u00eb komentoj\u00eb ka refuzuar t\u00eb p\u00ebrgjigjet, nd\u00ebrsa nj\u00eb person q\u00eb nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje deri n\u00eb momentin e publikimit, nuk mund t\u00eb paraqitet automatikisht si refuzues. Prandaj, transparenca dhe dokumentimi i p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr kontaktim jan\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb profesionale t\u00eb gazetarit.<\/p>\n<p>Po ashtu, pika e pest\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb personi q\u00eb intervistohet t\u00eb informohet se p\u00ebr cil\u00ebn media po flet dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb konteksti do t\u00eb p\u00ebrdoret deklarata e tij. K\u00ebto nuk jan\u00eb vet\u00ebm procedura teknike, por standarde q\u00eb mbrojn\u00eb korrekt\u00ebsin\u00eb e raportimit dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e medias.<\/p>\n<h2>Besueshm\u00ebria nd\u00ebrtohet duke respektuar standardet<\/h2>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn e rrjeteve sociale, t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale, p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb manipuluara n\u00ebp\u00ebrmjet teknologjis\u00eb \u201cdeepfake\u201d dhe lajmeve t\u00eb rreme, nj\u00eb informacion i pasakt\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrndahet te mij\u00ebra njer\u00ebz brenda pak minutash, nd\u00ebrsa nj\u00eb demant apo korrigjim i m\u00ebvonsh\u00ebm mund t\u00eb mos arrij\u00eb te i nj\u00ebjti publik. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye respektimi i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgjigje duhet t\u00eb filloj\u00eb para publikimit, n\u00ebp\u00ebrmjet verifikimit t\u00eb informacionit dhe p\u00ebrpjekjeve serioze p\u00ebr t&#8217;i d\u00ebgjuar pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo e drejt\u00eb nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret nga individ\u00ebt apo institucionet p\u00ebr t\u00eb penguar gazetarin\u00eb kritike, por as pavar\u00ebsia editoriale nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si arsyetim p\u00ebr shmangien e detyrimeve etike.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, e drejta p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjur nuk mbron vet\u00ebm individin apo organizat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn raportohet. Ajo mbron edhe t\u00eb drejt\u00ebn e publikut p\u00ebr informim t\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm. Gazetaria q\u00eb k\u00ebrkon llogaridh\u00ebnie nga t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe te vetja. Sepse e drejta p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjur nuk \u00ebsht\u00eb favor, por standard q\u00eb e dallon gazetarin\u00eb profesionale nga publikimi i nj\u00ebansh\u00ebm i informacionit.<\/p>\n<p>(<em>Autori \u00ebsht\u00eb kryeredaktor i medias online Telegrafi. Artikulli \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr KMShK-n\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb UNESCO-s \u201cNd\u00ebrtimi i besimit n\u00eb media n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore: Mb\u00ebshtetje p\u00ebr gazetarin\u00eb si e mir\u00eb publike\u201d, i financuar nga Bashkimi Evropian. Pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull jan\u00eb ekskluzivisht t\u00eb KMShK-s\u00eb dhe nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht q\u00ebndrimet e UNESCO-s dhe t\u00eb Bashkimit Evropian. #TrustInMediaSEE<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetar\u00ebt e kan\u00eb obligim q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin e Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs, t&#8217;u japin hap\u00ebsir\u00eb pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira &#8211; pa dallim dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e korrekt\u00ebsis\u00eb e paanshm\u00ebris\u00eb. E drejta p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjur nuk mbron vet\u00ebm individin apo organizat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn raportohet. Ajo mbron edhe t\u00eb drejt\u00ebn e publikut [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1294522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1294518","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1294518"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294518\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1294523,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294518\/revisions\/1294523"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1294522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1294518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1294518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1294518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}