{"id":1295219,"date":"2026-11-26T14:17:38","date_gmt":"2026-11-26T13:17:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1295219"},"modified":"2026-11-26T14:17:38","modified_gmt":"2026-11-26T13:17:38","slug":"spak-con-ne-gjykim-10-persona-per-pastrim-parash-nga-trafiku-i-droges-ne-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/spak-con-ne-gjykim-10-persona-per-pastrim-parash-nga-trafiku-i-droges-ne-itali\/","title":{"rendered":"SPAK \u00e7on n\u00eb gjykim 10 persona p\u00ebr pastrim parash nga trafiku i drog\u00ebs n\u00eb Itali"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) n\u00eb Shqip\u00ebri ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim 10 persona, t\u00eb dyshuar si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb pastronte parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga trafiku i l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Itali. Hetimet jan\u00eb zhvilluar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb DDA t\u00eb Barit, n\u00eb Itali, p\u00ebrmes nj\u00eb Skuadre t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore, me mb\u00ebshtetjen e Eurojust. Nga hetimet n\u00eb t\u00eb dyja vendet \u00ebsht\u00eb dokumentuar aktiviteti i nj\u00eb grupi kriminal shqiptaro-italian, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikimin dhe shp\u00ebrndarjen e drog\u00ebs, vrasje me dashje dhe pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 243\/1 t\u00eb vitit 2026, SPAK ka k\u00ebrkuar gjykimin e Igli Kamberit, Ergys Kastratit alias Bishja, Nevila Kamberit, Idajete Kurtit, Bardhok Gjergjit, Lefter Nelajt, Edi Brahajt, Dituri Buzit, Saimir Pirr\u00ebs dhe Sokol Fush\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIMI I SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka d\u00ebrguar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e procedimit penal nr.243\/1 t\u00eb vitit 2026, n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve:<\/p>\n<p>1.Igli Kamberi, i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a, b dhe \u00e7, 28\/4, 333\/a\/1 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>2.Ergys Kastrati alias Bishja, i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a, b dhe \u00e7, 28\/4, 333\/a\/1 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>3.Nevila Kamberi, e akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a dhe b, 28\/4, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>4.Idajete Kurti, e akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a dhe b, 28\/4, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>5.Bardhok Gjergji, i akuzuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a dhe b, 28\/4, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<br \/>\n6.Lefter Nelaj, i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a dhe b, 28\/4, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<br \/>\n7.Edi Brahaj, i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a dhe b, 28\/4, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<br \/>\n8. Dituri Buzi, e akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal,\u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a dhe b, 28\/4, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>9.Saimir Pirra, i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal,\u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a dhe b, 28\/4, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>10. Sokol Fusha, i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal,\u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d, vepra t\u00eb parashikuara nga nenet 287\/1\/a dhe b, 28\/4, 333\/a\/2 dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal jan\u00eb kryer n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Itali nga nj\u00eb Skuad\u00ebr e P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore, mes Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) dhe Prokuroris\u00eb DDA t\u00eb Barit,Itali, me mb\u00ebshtetjen e Eurojust. Gjat\u00eb hetimit t\u00eb kryer n\u00eb Itali dhe Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb dokumentuar aktiviteti kriminal i kryer nga shtetas shqiptar\u00eb dhe italian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duke vepruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, kan\u00eb kryer vepra penale si trafikim dhe shp\u00ebrndarje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, vrasje me dashje, pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale etj. Gjithashtu gjat\u00eb k\u00ebtij hetimi jan\u00eb dokumentuar episode t\u00eb transferimit t\u00eb vlerave t\u00eb ndryshme monetare t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktiviteti kriminal i tregtimit dhe shitjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Italin\u00eb e Jugut dhe n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb Italis\u00eb, duke i d\u00ebrguar m\u00eb pas vlerat monetare t\u00eb p\u00ebrfituara drejt Shqip\u00ebris\u00eb, me q\u00ebllim pastrimin dhe mbulimin e origjin\u00ebs s\u00eb paligjshme t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Parat\u00eb transportoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar dhe t\u00eb koordinuar nga pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, kryesisht me shofer\u00eb t\u00eb transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ose me korrier\u00eb, p\u00ebrmes rrug\u00ebve informale, p\u00ebr t\u00eb shmangur kontrollet nga agjencit\u00eb ligjzbatuese dhe gjurmimin e tyre. Ato fshiheshin n\u00eb automjete ose mes sendeve t\u00eb zakonshme, si veshje t\u00eb p\u00ebrdorura. Transportuesit shp\u00ebrbleheshin me nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb transportuar.<\/p>\n<p>M\u00eb 14.11.2024, n\u00eb Pik\u00ebn e Kalimit Kufitar t\u00eb Murriqanit, Shkod\u00ebr, gjat\u00eb nj\u00eb kontrolli t\u00eb koordinuar me hetimin e p\u00ebrbashk\u00ebt, u sekuestrua shuma prej 680.595 euro, e fshehur n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrshtatur enkas n\u00eb automjetin \u201cMercedes Benz\u201d me targ\u00eb AB216RE, me drejtues shtetasin Lefter Nelaj. Hetimet e kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup kriminal kan\u00eb mund\u00ebsuar identifikimin e t\u00eb pandehurit Ergys Kastrati, si furnizuesi dhe nd\u00ebrlidh\u00ebsi mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit dhe dh\u00ebn\u00ebsi i porosive p\u00ebr marrjen e parave n\u00eb Itali. I pandehuri Igli Kamberi menaxhonte trafikimin n\u00eb Itali dhe vendoste mbi destinacionin e p\u00ebrfitimeve. Nd\u00ebrsa i pandehuri Edi Brahaj koordinonte zbatimin e porosive dhe kontrollonte transportuesit, duke i dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime p\u00ebr itinerarin, fotografimin, paketimin dhe fshehjen e parave. I pandehuri, Bardhok Gjergji p\u00ebrcillte porosit\u00eb p\u00ebr marrjen e parave, duke u shfaqur si nj\u00eb prej hallkave t\u00eb mekanizmit. I pandehur Lefter Nelaj transportonte parat\u00eb duke ndjekur udh\u00ebzimet e koordinuesve dhe duke d\u00ebrguar fotografi t\u00eb shumave t\u00eb marra dhe ecurin\u00eb e grumbullimit dhe transferimit t\u00eb vlerave monetare.<\/p>\n<p>E pandehura Nevila Kamberi, bashk\u00ebshortja e t\u00eb pandehurit, Igli Kamberi, administronte \u201cark\u00ebn\u201d e grupit, duke vendosur p\u00ebr shum\u00ebn, transportuesit dhe destinacionin e parave n\u00eb Shqip\u00ebri. E pandehura Dituri Buzi bashk\u00ebpunonte me t\u00eb bij\u00ebn, Nevila Kamberi dhe t\u00eb pandehurin Saimir Pirra p\u00ebr transferimin e shumave monetare nga Italia drejt Shqip\u00ebris\u00eb dhe ishte n\u00eb dijeni t\u00eb origjin\u00ebs kriminale t\u00eb aktivitetit, duke u b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb v\u00ebt\u00ebdijshme pjes\u00eb aktive e mekanizmit t\u00eb ruajtjes dhe transferimit t\u00eb vlerave monetare. I pandehuri Saimir Pirra n\u00eb koordinim me pjestar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb grupit kriminal n\u00eb Itali dhe Shqip\u00ebri, ka kryer transportimin fizik t\u00eb shumave monetare gjat\u00eb dy episodeve t\u00eb dokumentuara.I pandehuri Sokol Fusha ishte pjes\u00eb e zinxhirit t\u00eb funksionimit t\u00eb grupit kriminal duke transportuar vlera monetare t\u00eb fshehura n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, nga Italia n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa e pandehura Idajete Kurti, me lidhje familjare me t\u00eb pandehurin Igli Kamberi sh\u00ebrbente si person i besuar p\u00ebr marrjen dhe ruajtjen e p\u00ebrkohshme t\u00eb parave nga banesa e tij, p\u00ebr t\u00eb shmangur sekuestrimin. Hetimet vazhdojn\u00eb n\u00eb Itali dhe Shqip\u00ebri p\u00ebr identifikimin e plot\u00eb t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit kriminal.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) n\u00eb Shqip\u00ebri ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim 10 persona, t\u00eb dyshuar si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb pastronte parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga trafiku i l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Itali. Hetimet jan\u00eb zhvilluar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb DDA t\u00eb Barit, n\u00eb Itali, p\u00ebrmes nj\u00eb Skuadre t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore, me mb\u00ebshtetjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":57,"featured_media":1295221,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1295219","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/57"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1295219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1295222,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295219\/revisions\/1295222"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1295221"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1295219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1295219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1295219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}