{"id":1295229,"date":"2026-11-26T14:24:31","date_gmt":"2026-11-26T13:24:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1295229"},"modified":"2026-11-26T14:24:31","modified_gmt":"2026-11-26T13:24:31","slug":"akuza-per-krime-lufte-shaqir-lutvija-serish-ne-apel-kerkon-lirim-ose-zbutje-te-denimit-prokuroria-vertetimin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/akuza-per-krime-lufte-shaqir-lutvija-serish-ne-apel-kerkon-lirim-ose-zbutje-te-denimit-prokuroria-vertetimin-e-tij\/","title":{"rendered":"Akuza p\u00ebr krime lufte, Shaqir Lutvija s\u00ebrish n\u00eb Apel k\u00ebrkon lirim ose zbutje t\u00eb d\u00ebnimit, Prokuroria v\u00ebrtetimin e tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb enjten u elaboruan ankesat ndaj vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb e cila edhe n\u00eb rigjykim e ka d\u00ebnuar me 10 vjet burgim t\u00eb akuzuarin Shaqir Lutvija, lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr krime lufte n\u00eb Prizren. Mbrojtja k\u00ebrkoi q\u00eb Lutvija t\u00eb lirohet nga akuza ose t\u2019i zbutet d\u00ebnimi, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Prokuroria e Apelit k\u00ebrkoi t\u2019i v\u00ebrtetohet d\u00ebnimi me 10 vjet burgim.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rigjykim, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 28 korrik 2026 e d\u00ebnoi Lutvij\u00ebn s\u00ebrish me 10 vjet burgim, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>Kolegji i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit u kryesua nga gjyqtari Ferit Osmani, me gjyqtar referues Mentor Bajraktarin dhe an\u00ebtare Albina Shabani-Ram\u00ebn.<br \/>\nGjyqtari referues Bajraktari tha se mbrojtja e t\u00eb akuzuarit ka paraqitur ankes\u00eb ndaj vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, v\u00ebrtetimit t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, shkeljes s\u00eb Ligjit Penal, si dhe lidhur me vendimin p\u00ebr sanksionin penal dhe paraburgimin, duke k\u00ebrkuar lirimin nga akuza apo zbutjen e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb prezente ishte edhe prokurorja e Apelit, Sabahate Hoxha-Pepaj e cila deklaroi se i q\u00ebndron mbrapa parashtres\u00ebs zyrtare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i ka propozuar kolegjit t\u00eb Apelit q\u00eb ankesa e mbrojtjes t\u00eb refuzohet si e pabazuar, nd\u00ebrsa aktgjykimi i Themelores t\u00eb konfirmohet.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsja e t\u00eb akuzuarit Shaqir Lutvija, avokatja Jovana Filipoviq, deklaroi se Gjykata Themelore ka b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale pasi nuk i ka zbatuar udh\u00ebzimet e dh\u00ebna m\u00eb par\u00eb nga Gjykata e Apelit me rastin e kthimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duksh\u00ebm nuk e ka kuptuar ose nuk ka dashur t\u2019i kuptoj\u00eb udh\u00ebzimet tuaja. Asnj\u00eb udh\u00ebzim i juaj nuk \u00ebsht\u00eb respektuar gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb\u201d, tha Filipoviq.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk ka vepruar konform nenit 406 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale dhe ka refuzuar administrimin e provave t\u00eb nevojshme t\u00eb propozuara nga mbrojtja.<\/p>\n<p>Avokatja Filipoviq tha se procedura e identifikimit t\u00eb t\u00eb akuzuarit p\u00ebrmes fotografive, \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 116 t\u00eb KPP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas mbrojtjes, meqen\u00ebse d\u00ebshmitar\u00ebt kishin p\u00ebrmendur se kryer\u00ebsi kishte nj\u00eb nishan n\u00eb fytyr\u00eb, ligji k\u00ebrkonte q\u00eb n\u00eb albumin e fotografive t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe persona t\u00eb tjer\u00eb me karakteristika t\u00eb ngjashme, mir\u00ebpo e vetmja fotografi me nishan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb albumin ishte ajo e Lutvij\u00ebs,<\/p>\n<p>M\u00eb tej, avokatja sqaroi se me parashtres\u00ebn e dat\u00ebs 20 maj 2025 mbrojtja i kishte paraqitur d\u00ebshmitarit Vehbi Velija fotografit\u00eb e nj\u00eb personi me emrin Mustafa, dhe se ai e kishte identifikuar gabimisht at\u00eb foto si t\u00eb ishte i akuzuari Lutvija, gj\u00eb q\u00eb sipas saj v\u00ebrteton shkeljet gjat\u00eb procesit t\u00eb identifikimit.<\/p>\n<p>Avokatja Jovana Filipoviq tha se n\u00eb rigjykim, Prokuroria Speciale e precizoi aktakuz\u00ebn duke pretenduar se i akuzuari kishte qen\u00eb polic me uniform\u00eb dhe jo inspektor, mir\u00ebpo d\u00ebshmitar\u00ebt kishin deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se ishin keqtrajtuar nga nj\u00eb inspektor n\u00eb rroba civile.<\/p>\n<p>Filipoviq k\u00ebrkoi q\u00eb klienti t\u00eb saj t\u2019i zbutet d\u00ebnimi, teksa shtoi se ndon\u00ebse Prokuroria gjat\u00eb rigjykimit hoqi dor\u00eb nga akuza p\u00ebr vrasjen e Ramadan Jakupit, Themelorja p\u00ebrs\u00ebri i shqiptoi Lutvij\u00ebs t\u00eb nj\u00ebjtin d\u00ebnim prej 10 vjet\u00ebsh burgim, sikur t\u00eb mos kishte ndryshuar asnj\u00eb rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj se nj\u00eb aktgjykim i till\u00eb i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk guxon t\u00eb mbetet. Konsideroj se ky aktgjykim \u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr nj\u00eb rend juridik dhe se ju si kolegj i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit keni obligim t\u00eb veproni sipas parimit in dubio pro reo\u201d, deklaroi Filipoviq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, i akuzuari Shaqir Lutvija deklaroi se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, vet\u00ebm d\u00ebshiroj t\u00eb them se v\u00ebrtet\u00eb nuk kam asnj\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rast\u2026 asgj\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb, vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb d\u00ebshiroj ta them\u201d, shtoi i akuzuari Lutvija.<\/p>\n<p>Pasi pal\u00ebt p\u00ebrfunduan elaborimin e ankes\u00ebs, kryetari i kolegjit, gjyqtari Ferit Osmani, njoftoi se seanca ka p\u00ebrfunduar dhe se pal\u00ebt do t\u00eb njoftohen me vendimin e Apelit p\u00ebrmes gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb brenda afatit ligjor.<\/p>\n<p>Themelorja n\u00eb gjykimin e par\u00eb m\u00eb 11 n\u00ebntor 2025 kishte shpallur aktgjykim d\u00ebnues ndaj t\u00eb akuzuarit Lutvija, duke e d\u00ebnuar me 10 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit me vendimin e 23 qershorit 2026 e ktheu l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rigjykim, Themeorja m\u00eb 28 korrik 2026 e d\u00ebnoi Lutvij\u00ebn me 10 vjet burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn fillestare t\u00eb mbajtur m\u00eb 17 shtator 2024, Lutvija u deklarua i pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuz\u00ebn q\u00eb i vihet n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 4 shtator 2024 ka ngritur aktakuz\u00eb kund\u00ebr Shaqir Lutvij\u00ebs, i cili akuzohej se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit dhe policit n\u00eb Stacionin Policor n\u00eb Prizren, individualisht dhe n\u00eb bashk\u00ebkryerje me persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb forcave policore serbe, gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore 1998-1999, n\u00eb Prizren, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, ka ushtruar masat represive t\u00eb vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit \u00e7njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve: Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Uk\u00eb Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba, i akuzuari Lutvija nga 28 shtatori 1998 deri m\u00eb 7 tetor 1998, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb forcave policore, kan\u00eb nd\u00ebrmarr nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr arrestimi e tyre n\u00eb burgun e Prizrenit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e popullat\u00ebs civile t\u00eb nacionalitetit shqiptar, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve ishin: R.J., dhe t\u00eb lartcekurit.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, forcat serbe pas arrestimit i d\u00ebrguan n\u00eb Stacionin Policor n\u00eb Prizren, me \u00e7\u2019rast i akuzuari Lutvija s\u00eb bashku me t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e inspektorit t\u00eb k\u00ebtij stacioni, i mor\u00ebn n\u00eb pyetje t\u00eb d\u00ebmtuarit dhe gjat\u00eb procesit t\u00eb marrjes n\u00eb pyetje i kan\u00eb rrahur me boksa e shqelma, me mjete t\u00eb tjera t\u00eb forta dhe metoda t\u00eb tjera t\u00eb trajtimit \u00e7njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Lutvija dhe t\u00eb pandehurit tjer\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrdor\u00eb mjete t\u00eb rrym\u00ebs elektrike, t\u00eb cilat ua vendosnin n\u00eb pjes\u00ebn e duarve dhe n\u00eb organe gjenitale, me \u00e7\u2018rast si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj R.J., kishte vdekur, kurse Murat Kabashi, Elmi Gashi, Sefer Ejupi, Vehbi Velija, Qemajl Kollari, Uk\u00eb Kolgeci, Haxhi Gashi, Safet Gashi, Hasan Shala dhe Arsim Zyba p\u00ebsuan l\u00ebndime serioze trupore.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, Lutvija akuzohej se n\u00eb bashk\u00ebkryerje ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKrime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile\u201d nga neni 142 lidhur me nenin 22 t\u00eb Ligjit Penal t\u00eb RSFJ-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb enjten u elaboruan ankesat ndaj vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb e cila edhe n\u00eb rigjykim e ka d\u00ebnuar me 10 vjet burgim t\u00eb akuzuarin Shaqir Lutvija, lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr krime lufte n\u00eb Prizren. Mbrojtja k\u00ebrkoi q\u00eb Lutvija t\u00eb lirohet nga akuza ose t\u2019i zbutet d\u00ebnimi, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1295230,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1295229","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295229","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1295229"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295229\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1295232,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295229\/revisions\/1295232"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1295230"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1295229"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1295229"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1295229"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}