{"id":1295345,"date":"2026-11-26T17:04:09","date_gmt":"2026-11-26T16:04:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1295345"},"modified":"2026-11-26T17:04:32","modified_gmt":"2026-11-26T16:04:32","slug":"perplasen-reshitaj-dhe-vitia-per-ikjen-e-mjekeve-dhe-papunesine-e-profesionisteve-shendetesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/perplasen-reshitaj-dhe-vitia-per-ikjen-e-mjekeve-dhe-papunesine-e-profesionisteve-shendetesore\/","title":{"rendered":"\u200bP\u00ebrplasen Reshitaj dhe Vitia p\u00ebr ikjen e mjek\u00ebve dhe papun\u00ebsin\u00eb e profesionist\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputetja e LDK-s\u00eb, Albena Reshitaj, n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr emigrimin e mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve, papun\u00ebsin\u00eb e profesionist\u00ebve t\u00eb rinj sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb dhe munges\u00ebn e kushteve p\u00ebr pun\u00ebsim e zhvillim profesional n\u00eb Kosov\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se e ndien obligim profesional, moral dhe institucional q\u00eb t\u00eb adresoj\u00eb shqet\u00ebsimet e student\u00ebve t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb dhe mjek\u00ebve t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebve iu bashkua n\u00eb protest\u00ebn pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSe puna p\u00ebrs\u00ebritet, e q\u00eb historia jon\u00eb na p\u00ebrs\u00ebritet duke mos m\u00ebsuar kurr\u00eb nga gabimet dhe pasojat, po shihet edhe sot. Q\u00eb m\u00eb duhet edhe mua ta kem mision sikur st\u00ebrgjyshi im dikur, q\u00eb t\u00eb luftoj, q\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Dhe kjo, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dhimbshme, por detyrohem ta kem edhe k\u00ebt\u00eb mision, e ndoshta uroj q\u00eb kjo histori t\u00eb mos na p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb kurr\u00eb. Sot, nga kjo foltore, dua t\u00eb sjell z\u00ebrin e student\u00ebve t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebve iu bashkova n\u00eb protest\u00eb pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Jo vet\u00ebm si deputete, por edhe si profesoresh\u00eb e tyre, e ndiej obligim profesional, moral, por edhe institucional, q\u00eb t\u00eb adresoj shqet\u00ebsimet e tyre. Jan\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb kaluar vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb studime, pun\u00eb dhe sakrifica, nd\u00ebrsa sot, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pran\u00eb pacient\u00ebve, detyrohen t\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr pun\u00eb dhe zhvillim profesional\u201d, ka deklaruar Reshitaj.<\/p>\n<p>Reshitaj tha se rreth rreth 650 mjek\u00eb kan\u00eb emigruar nga Kosova, nd\u00ebrsa 450 jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb prezantuara, rreth 650 mjek\u00eb kan\u00eb emigruar nga Kosova gjat\u00eb periudh\u00ebs 2021-2026. Rreth 450 mjek\u00eb jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb, disa prej tyre presin p\u00ebr pun\u00ebsim m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet, nd\u00ebrsa mbi 2 000 infermier\u00eb kan\u00eb emigruar brenda 4 vjet\u00ebsh. Dhe kjo do t\u00eb duhej t\u00eb ishte alarmante? N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kroacia po zbaton politika konkrete p\u00ebr rikthimin e qytetar\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebr riadresimin e tyre, duke ofruar edhe leht\u00ebsime tatimore p\u00ebr 5 vjet. Vet\u00ebm gjat\u00eb 9 muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, afro 17 000 shtetas kroat\u00eb jan\u00eb larguar nga Gjermania dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb vendlindje. Derisa shtete t\u00eb tjera krijojn\u00eb politika p\u00ebr riadresimin e qytetar\u00ebve t\u00eb tyre, ne ende nuk po arrijm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb kushte p\u00ebr t&#8217;i mbajtur edhe ata q\u00eb i kemi k\u00ebtu, e aq m\u00eb shum\u00eb personelin sh\u00ebndet\u00ebsor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Reshitaj ka k\u00ebrkuar plan vjetor t\u00eb pun\u00ebsimit, specializime me meritokraci dhe rritje t\u00eb pagave<\/p>\n<p>\u201cAndaj, k\u00ebrkesat e k\u00ebtyre t\u00eb rinjve jan\u00eb konkrete: hartimi i nj\u00eb plani vjetor t\u00eb pun\u00ebsimit, p\u00ebrfshir\u00eb zonat rurale, hapja e specializimeve me meritokraci, transparenc\u00eb dhe vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, pagesa e stazhit 6-mujor dhe njohja e tij si p\u00ebrvoj\u00eb e pun\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb diskriminuese t&#8217;u jepet p\u00ebrpar\u00ebsi atyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pune n\u00eb kontrast me ata q\u00eb nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Rritja e pagave dhe sigurimi i kushteve dinjitoze t\u00eb pun\u00ebs. Mos harroni, nj\u00eb kriz\u00eb p\u00ebr personel sh\u00ebndet\u00ebsor e pati edhe Gjermania, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb pagave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, shkuan n\u00eb Zvic\u00ebr, por shteti gjerman \u00e7far\u00eb b\u00ebri? U gjend, e nd\u00ebrroi ligjin dhe i rriti pagat p\u00ebr mjek\u00ebt dhe u dha mund\u00ebsi atyre t\u00eb kthehen dhe t\u00eb mos emigrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, hapja e programeve t\u00eb reja t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb paraprihet nga nj\u00eb analiz\u00eb serioze e nevojave t\u00eb vendit p\u00ebr kuadro dhe mund\u00ebsi t\u00eb pun\u00ebsimit\u201d, ka p\u00ebrfunduar Reshitaj.<\/p>\n<p>N\u00eb replik\u00ebn e tij, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, ka kund\u00ebrshtuar kritikat e Reshitajt, duke th\u00ebn\u00eb se pun\u00ebsimi i mjek\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e komunave dhe jo e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, Qeveria para disa vitesh ka ndar\u00eb edhe 300 numra shtes\u00eb p\u00ebr mjek\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe mjek\u00eb familjar\u00eb n\u00ebp\u00ebr komuna, nd\u00ebrsa menaxhimi i burimeve njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb pushtetit lokal.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb inkuadrimi i deputetes n\u00eb protest\u00ebn e studenteve si\u00e7 tha ajo, vet\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e profesoresh\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb, por, \u00ebsht\u00eb komplet politike, sepse, si ligjv\u00ebn\u00ebse ish dasht\u00eb mos me i mashtru t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta mjek. Ne e dim\u00eb se mjeket e p\u00ebrgjithsh\u00ebm sipas ligjeve aktuale n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs pun\u00ebsohen nga komunat, kjo qeveri para pak vitesh ka ndar\u00eb edhe 300 numra shtes\u00eb p\u00ebr mjek t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe mjek familjar neper komuna, dhe \u00ebsht\u00eb komplet n\u00ebn menaxhimin e komunave se si i ndajn\u00eb resurset njer\u00ebzor dhe \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, sepse me ligjin p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen lokale e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb. E dyta 450 mjek t\u00eb papun\u00eb, po, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre t\u00eb sapo diplomuar, dhe si\u00e7 jeni n\u00eb dijen tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur konkursi p\u00ebr specializim p\u00ebr 353 vende t\u00eb reja\u201d, tha Vitia.<\/p>\n<p>Ministri Vitia ka theksuar se specializimet duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen sipas nevojave t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe jo vet\u00ebm sipas preferencave individuale t\u00eb kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cI d\u00ebgjova disa nga k\u00ebrkesat ku disa thon\u00eb se un\u00eb dua t\u00eb b\u00ebhm ortoped, dhe pse specializimet e imponuara, kjo nuk ndodh n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs. Shteti i b\u00ebn politikat se p\u00ebr cilat profile n\u00eb perspektiv\u00eb ka m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb. Po t\u00eb ishte ashtu t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb pranuar n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb tash duhet t\u00eb dalin n\u00eb protesta pse nuk jan\u00eb pranuar. Vet\u00eb procesi n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi si n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj seleksionimi ku m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt vazhdojn\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb specializimet q\u00eb ata meritojn\u00eb n\u00eb raport me nevojat reale q\u00eb ka shteti&#8230;P\u00ebr takimet se un\u00eb i paskam ikur takimeve se s\u2019kam dashur t\u2019i takoj, nuk kam ikur dhe nuk iki nga takimi me ask\u00ebnd, n\u00eb dat\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar takimi, \u00ebsht\u00eb mbajtur interpelanca ku \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb raportoj\u201d, theksoi Vitia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e LDK-s\u00eb, Albena Reshitaj, n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr emigrimin e mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve, papun\u00ebsin\u00eb e profesionist\u00ebve t\u00eb rinj sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb dhe munges\u00ebn e kushteve p\u00ebr pun\u00ebsim e zhvillim profesional n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo ka th\u00ebn\u00eb se e ndien obligim profesional, moral dhe institucional q\u00eb t\u00eb adresoj\u00eb shqet\u00ebsimet e student\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1295346,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1295345","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1295345"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295345\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1295349,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295345\/revisions\/1295349"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1295346"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1295345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1295345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1295345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}