{"id":1295987,"date":"2026-11-27T19:21:54","date_gmt":"2026-11-27T18:21:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1295987"},"modified":"2026-11-27T19:28:39","modified_gmt":"2026-11-27T18:28:39","slug":"shiroka-pula-be-ja-te-mos-jete-selektive-ne-procesin-e-zgjerimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shiroka-pula-be-ja-te-mos-jete-selektive-ne-procesin-e-zgjerimit\/","title":{"rendered":"Shiroka Pula: BE-ja t\u00eb mos jet\u00eb selektive n\u00eb procesin e zgjerimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Samitin e radh\u00ebs t\u00eb Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00eb Oh\u00ebr, presidentja Justina Shiroka-Pula ka theksuar se t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb paralelisht drejt an\u00ebtar\u00ebsimit, mbi baz\u00ebn e meritave dhe kritereve, pa l\u00ebn\u00eb ask\u00ebnd prapa. Ajo ka kritikuar Brukselin p\u00ebr Forumin e Zgjerimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar m\u00eb 16 n\u00ebntor, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb paradoksale q\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i mohohet p\u00ebrfaq\u00ebsimi institucional dhe t\u00eb lejohen mesazhe q\u00eb cenojn\u00eb realitetin e saj shtet\u00ebror<\/strong><\/p>\n<p>Presidentja Justina Shiroka-Pula i ka k\u00ebrkuar Bashkimit Evropian t\u00eb premten q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb selektiv n\u00eb procesin e zgjerimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Samitin e radh\u00ebs t\u00eb Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00eb Oh\u00ebr, ajo ka theksuar se t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb paralelisht drejt an\u00ebtar\u00ebsimit, mbi baz\u00ebn e meritave dhe kritereve, pa l\u00ebn\u00eb ask\u00ebnd prapa.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk k\u00ebrkon privilegj, por barazi, respekt dhe trajtim t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebr t\u00eb, integrimi evropian \u00ebsht\u00eb zgjedhje strategjike dhe orientim i qart\u00eb shtet\u00ebror. Zvarritja e procesit dhe mungesa e p\u00ebrparimit drejt statusit t\u00eb vendit kandidat d\u00ebmtojn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb rajonit. Kosova i ka p\u00ebrmbushur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e saj dhe pret integrim mbi baz\u00ebn e meritave dhe kritereve t\u00eb barabarta\u201d, ka th\u00ebn\u00eb presidentja Shiroka-Pula.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se bashk\u00ebpunimi rajonal k\u00ebrkon respekt, barazi, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe, para s\u00eb gjithash, besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb jemi t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb mesin e t\u00eb barabart\u00ebve \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e respektit nd\u00ebrmjet shteteve dhe popujve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb presidentja, e cila ka rikujtuar se n\u00eb Forumin e Zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian, m\u00eb 16 n\u00ebntor n\u00eb Bruksel, u diskutua e ardhmja evropiane e rajonit, por Kosova nuk u ftua.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngjarje u interpretua nj\u00eb k\u00ebng\u00eb nacionaliste q\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje shtet\u00ebsin\u00eb dhe integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb paradoksale q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb aktivitet kushtuar zgjerimit dhe vlerave evropiane, Kosov\u00ebs t\u2019i mohohet p\u00ebrfaq\u00ebsimi institucional dhe t\u00eb lejohen mesazhe q\u00eb cenojn\u00eb realitetin e saj shtet\u00ebror\u201d, ka th\u00ebn\u00eb presidentja Shiroka-Pula. \u201cBE-ja nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb unitet duke toleruar simbole dhe praktika q\u00eb nxisin ndarje, por as t\u00eb mjaftohet me nj\u00eb distancim formal\u201d.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb Ballkan Per\u00ebndimor m\u00eb i integruar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe ka th\u00ebn\u00eb se procesi duhet t\u00eb ndihet edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>\u201cHeqja e tarifave t\u00eb roamingut nd\u00ebrmjet BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor do t\u00eb jet\u00eb hap konkret drejt komunikimit m\u00eb t\u00eb leht\u00eb mes njer\u00ebzve dhe bizneseve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb presidentja. \u201cDuhet t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb m\u00eb shpejt edhe n\u00eb integrimin ekonomik rajonal. Plani i Rritjes ofron mund\u00ebsi p\u00ebr reforma, investime dhe vende t\u00eb reja pune, me trajtim t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet\u201d.<\/p>\n<p>Ajo ka folur edhe p\u00ebr ndryshimin e kontekstit global t\u00eb siguris\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb theksin tek agresioni rus n\u00eb Ukrain\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ka th\u00ebn\u00eb se ka shtuar nevoj\u00ebn p\u00ebr gatishm\u00ebri parandaluese dhe vepruese.<\/p>\n<p>\u201cKosova ka investuar n\u00eb fuqizimin e kapaciteteve mbrojt\u00ebse, n\u00eb personel, pajisje dhe armatim, p\u00ebr t\u00eb siguruar integritetin territorial dhe p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb kapacitetet e saj n\u00eb dispozicion t\u00eb vendeve aleate. Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb, s\u00eb bashku me aleat\u00ebt, t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb trajektore paqeje, n\u00eb sh\u00ebrbim dhe interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb rajonit, pa dallim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb presidentja.<\/p>\n<p>N\u00eb margjina t\u00eb Samitit t\u00eb Ohrit, presidentja Shiroka-Pula ka zhvilluar edhe takime me homolog\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Presidenca ka njoftuar se n\u00eb takim me presidenten e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr projektin e tunelit q\u00eb lidh Prizrenin me Tetov\u00ebn dhe p\u00ebr rivendosjen e linj\u00ebs hekurudhore Prishtin\u00eb-Shkup.<\/p>\n<p>\u201cPresidentja vler\u00ebsoi rritjen e shk\u00ebmbimeve tregtare, p\u00ebrmir\u00ebsimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e bashk\u00ebpunimit ekonomik nd\u00ebrmjet dy vendeve\u201d, thuhet n\u00eb njoftim. \u201cPresidentja Shiroka-Pula p\u00ebrsh\u00ebndeti vendosjen e pikave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kufitare dhe fillimin e punimeve n\u00eb autostrad\u00ebn Shkup-Bllac\u00eb. Ajo theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfundimit t\u00eb procedurave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit q\u00eb do t\u00eb lidh\u00eb Prizrenin me Tetov\u00ebn, si dhe t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr rivendosjen e linj\u00ebs hekurudhore Prishtin\u00eb-Shkup\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar edhe bashk\u00ebpunimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar i mir\u00eb, nd\u00ebrmjet dy vendeve dhe dinamika e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike, diplomatike dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vazhdimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, si dhe p\u00ebrkrahjen reciproke n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rajonale.<\/p>\n<p>Ajo ka takuar edhe president\u00ebt e dy shteteve q\u00eb kan\u00eb iniciuar procesin e Brdo-Brijunit, Natasha Pirc Musar t\u00eb Sllovenis\u00eb dhe Zoran Milanoviq t\u00eb Kroacis\u00eb. T\u00eb dyve ua ka p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin se orientimi euroatlantik i Kosov\u00ebs mbetet i pal\u00ebkundur dhe ka theksuar se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO mbetet prioritet strategjik dhe synim kryesor n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb samit, Shiroka-Pula ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb nikoqire e takimit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Procesit Brdo-Brijuni, duke theksuar se kjo do t\u00eb forconte dialogun dhe bashk\u00ebpunimin ton\u00eb rajonal, si dhe p\u00ebrkushtimin e p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj integrimit evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb samitin e Ohrit, krahas mor\u00ebn pjes\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit shtet\u00ebror\u00eb edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Malit t\u00eb Zi, Bosnj\u00ebs-Hercegovin\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Samitin e radh\u00ebs t\u00eb Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar n\u00eb Oh\u00ebr, presidentja Justina Shiroka-Pula ka theksuar se t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb paralelisht drejt an\u00ebtar\u00ebsimit, mbi baz\u00ebn e meritave dhe kritereve, pa l\u00ebn\u00eb ask\u00ebnd prapa. Ajo ka kritikuar Brukselin p\u00ebr Forumin e Zgjerimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar m\u00eb 16 n\u00ebntor, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1295988,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1295987","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295987","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1295987"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295987\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1295991,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1295987\/revisions\/1295991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1295988"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1295987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1295987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1295987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}