{"id":130630,"date":"2019-11-11T12:38:11","date_gmt":"2019-11-11T11:38:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=130630"},"modified":"2019-11-11T16:13:54","modified_gmt":"2019-11-11T15:13:54","slug":"kapja-e-shtetit-permes-patronazhit-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kapja-e-shtetit-permes-patronazhit-politik\/","title":{"rendered":"Kapja e shtetit p\u00ebrmes patronazhit politik"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Besnik Boletini<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Tashm\u00eb kur Kosova \u00ebsht\u00eb drejt krijimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re pas rezultatit zgjedhor t\u00eb 6 tetorit, si\u00e7 ka qen\u00eb praktik\u00eb e deritanishme, an\u00ebtar\u00ebt e partive politike q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb subjektet politike presin p\u00ebrfitimet. Ata zakonisht shp\u00ebrblehen me vende pune, me tender\u00eb dhe favorizime tjera.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Shfryt\u00ebzimi i pozitave vendimmarr\u00ebse dhe t\u00eb mirave publike p\u00ebr q\u00ebllime private dhe partiake, njihet edhe si patronazh politik. Patronazhi, nepotizmi dhe klientelizimi jan\u00eb nd\u00ebr praktikat e kapjes s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Patronazhi krijon pasoja shum\u00ebdimensionale dhe afatgjate p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Kjo p\u00ebr shkak se n\u00eb pozita publike dhe shpesh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb larta, vendosen persona q\u00eb n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve kan\u00eb lidhje me partit\u00eb politike, e jo p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb tyre profesionale. Rrjedhimisht edhe gjat\u00eb kryerjes s\u00eb pun\u00ebs, militant\u00ebt partiak\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh gjendjen socio-ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb, patronazhi ushqehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strukturore nga shkalla e lart\u00eb e papun\u00ebsis\u00eb dhe varf\u00ebris\u00eb. Interesimi p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb m\u00eb i k\u00ebrkuar p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb sigurt dhe pag\u00ebs. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb sektorin privat.<\/p>\n<p>Shtrirja dhe konsolidimi i patronazhit politik n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebhet kryesisht p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb dyfishta: Shp\u00ebrblim dhe kontroll.<\/p>\n<p>E para do t\u00eb thot\u00eb se an\u00ebtar\u00ebt e partive shp\u00ebrblehen me pozita t\u00eb larta vendimmarr\u00ebse, si p\u00ebr shembull sekretar\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ministrive, drejtor\u00ebt e departamenteve etj., dhe k\u00ebta t\u00eb fundit e \u201cshum\u00ebfishojn\u00eb vet\u00ebn\u201d, duke pun\u00ebsuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb institucionet q\u00eb i kan\u00eb n\u00ebn menaxhim. Pra ka nj\u00eb shtrirje vertikale dhe horizontale t\u00eb patronazhit.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb hulumtimi q\u00eb kemi realizuar bashk\u00eb me koleg\u00ebt e Preportr, ku kemi shikuar vet\u00ebm pozitat e larta t\u00eb zyrtar\u00ebve q\u00eb deklarojn\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit, p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016, ka rezultuar se <a href=\"http:\/\/opendata.cohu.org\/sq\/patronazhi-politik\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">406 zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb[21]<\/a>\u00a0 kan\u00eb lidhje me partit\u00eb politike dhe se numri i pun\u00ebsimeve politike \u00ebsht\u00eb n\u00eb proporcion t\u00eb drejt\u00eb me partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb hulumtimit, lidhja me nj\u00eb parti politike \u00ebsht\u00eb konsideruar kur zyrtari i lart\u00eb publik, ka konkurruar n\u00eb zgjedhjet lokale apo nacionale, ka qen\u00eb ose vazhdon t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar strukturave t\u00eb partive, ka qen\u00eb k\u00ebshilltar politik, ose ka pasur pozita politike.<\/p>\n<p>E dyta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kontrollin. Pasi q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e partive pun\u00ebsohen n\u00eb pozita t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe kan\u00eb pozita vendimmarr\u00ebse, ata kontrollojn\u00eb prokurimin, burimet njer\u00ebzore dhe menaxhimin financiar. Ata shpesh e shp\u00ebrndajn\u00eb buxhetin duke b\u00ebr\u00eb favorizime n\u00eb proceset tenderuese p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e partive dhe kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb financuar partit\u00eb politike. Kjo dukuri ndryshe njihet edhe si klienteliz\u00ebm. Se klientelzimi i k\u00ebtij lloji \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrhapur e tregon nj\u00eb hulumtim i Preportr mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Vet\u00ebm brenda periudh\u00ebs gusht 2007-2014 jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb \u00a0<a href=\"http:\/\/opendata.cohu.org\/sq\/rrjetezimi-i-lidhjeve-te-biznesit-me-politiken\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">220 milion\u00eb euro[22]<\/a>\u00a0 tek financuesit e partive.<br \/>\nP\u00ebr shembull, kompania \u201cR&amp;Rukolli\u201d e ka financuar PDK-n\u00eb me 5 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa ka fituar nga institucionet shtet\u00ebrore hiq m\u00eb pak se 12 tender\u00eb me vler\u00eb prej 21 milion\u00eb e 843 mij\u00eb e 595 euro. Ose kompania \u201cNd\u00ebrtimi\u201d e ka financuar po k\u00ebt\u00eb parti me 3 mij\u00eb e 500 euro dhe ka fituar pes\u00eb tender\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 5 milion\u00eb e 318 mij\u00eb e 179 euro. <a href=\"http:\/\/preportr.cohu.org\/repository\/images\/box_financimi_l_p.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb[23]<\/a>\u00a0 \u201cmerr-jep\u201d jan\u00eb shp\u00ebrblyer dhjet\u00ebra kompani tjera.<\/p>\n<p>Pasojat e patronazhit, nepotizmit dhe klientelizimit jan\u00eb t\u00eb shumta, duke filluar nga pun\u00ebsimi i njer\u00ebzve q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr ta kryer pun\u00ebn si duhet, e deri t\u00eb favorizime n\u00eb dh\u00ebnien e tender\u00ebve. Kur nj\u00eb tender jepet me favorizime, llogaridh\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrmbushjen e kontrat\u00ebs dhe mbik\u00ebqyrja \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt. Prandaj shohim shpesh raportime se nj\u00eb rrug\u00eb apo nj\u00eb shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar disa muaj pasi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb patronazhit dhe nepotizmit, shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e kan\u00eb humbur besimin se mund t\u00eb pun\u00ebsohen n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore mbi baz\u00ebn e meritokracis\u00eb. Sipas raportit <a href=\"https:\/\/www.undp.org\/content\/dam\/kosovo\/docs\/ResearchAndPublications\/Public Pulse\/Public Pulse XV_Alb.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cPulsi Publik XV[B4]\u00a0\u201d<\/a> i publikuar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2019 nga UNDP dhe USAID, \u201cshumica e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (68.8%) ende besojn\u00eb se faktor\u00ebt jo meritor\u00eb, jan\u00eb faktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sigurimin e pun\u00ebsimit n\u00eb sektorin publik\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kosova me nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtrirjes s\u00eb patronazhit<\/strong><\/p>\n<p>Hulumtimi m\u00eb i plot\u00eb deri m\u00eb sot mbi patronazhin \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2012 nga tre profesor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs krahasuese: Petr Kopeck\u00fd, Peter Mair, dhe Maria Spirova. Profesor\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb studiuar patronazhin politik n\u00eb 15 shtete evropiane. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb shtrirjen e patronazhit, ata kan\u00eb realizuar intervista gjysm\u00eb t\u00eb strukturuara me 641 ekspert\u00eb nga k\u00ebto 15 vende. Profili i t\u00eb intervistuarve ka p\u00ebrfshir\u00eb akademik\u00eb, drejtues t\u00eb OJQ-ve q\u00eb merren me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb, gazetar\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb partive politike. Sipas k\u00ebtij studimi, Britania e Madhe renditet m\u00eb s\u00eb miri me indeks t\u00eb patronazhit 0.09, nd\u00ebrsa m\u00eb s\u00eb keqi Greqia me indeks 0.62.<\/p>\n<p>Duke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metodologji, instituti D4D n\u00eb vitin 2013 ka realizuar nj\u00eb studim mbi shtrirjen e patronazhit n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se indeksi i patronazhit n\u00eb Kosov\u00eb ishte 0,93, vler\u00eb e cila renditet shum\u00eb m\u00eb lart\u00eb se <a href=\"https:\/\/i.postimg.cc\/3xhV2Zv2\/Indeksi-i-patronazhit.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00eb gjitha 15 shtetet evropiane<\/a> q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb [25]\u00a0n\u00eb krahasim, dhe shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se mesatarja 0,34 p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto shtete.<\/p>\n<p>Shtrirje t\u00eb patronazhit ka pasur n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb administrat\u00ebn publike. Partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar an\u00ebtar\u00ebt e tyre n\u00eb pozita t\u00eb ndryshme. Konkursi n\u00eb k\u00ebto raste ka qen\u00eb vet\u00ebm formalitet. Afera \u201cpronto\u201d ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shp\u00ebrfaqje e vog\u00ebl e k\u00ebsaj dukurie.<\/p>\n<p>Edhe institucionet arsimore, sidomos n\u00eb nivelin parauniversitar kan\u00eb qen\u00eb target i patronazhit dhe nepotizmit. Pun\u00ebsimi n\u00eb pozitat e drejtor\u00ebve, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve dhe stafit ndihm\u00ebs jan\u00eb kontrolluar nga partit\u00eb politike. Ky ndikim ka edhe q\u00ebllime elektorale p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb institucionet arsimore. <a href=\"https:\/\/masht.rks-gov.net\/uploads\/2019\/08\/statistikat-e-arsimit-2018-2019.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sipas statistikave[26]<\/a>\u00a0 p\u00ebr arsimin parauniversitar t\u00eb publikuara nga Ministria e Arsimit p\u00ebr vitin shkollor 2018\/2019, n\u00eb shkollat e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar 28 mij\u00eb e 131 persona. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr p\u00ebrfshihen m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, personeli administrativ dhe ai ndihm\u00ebs.<br \/>\nSi\u00e7 duket, duke i pasur parasysh k\u00ebto shifra, ish-kryeministri Tha\u00e7i \u201ckujdesej\u201d q\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve t\u2019u shtronte dreka e darka dhe t\u2019u premtonte rrije t\u00eb pagave. K\u00ebt\u00eb zakonisht e b\u00ebnte para zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Kontroll mbi \u00e7do gj\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb PDK dhe LDK, e kan\u00eb shtrir\u00eb ndikimin n\u00eb \u00e7do institucion, p\u00ebrfshir\u00eb pozitat e larta n\u00eb agjencit\u00eb e pavarura, \u00a0misionet diplomatike dhe konsullore, por edhe n\u00eb universitetet publike si dhe ato sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Shumica e <a href=\"http:\/\/preportr.cohu.org\/repository\/images\/patronazhi_box_10_2_sh.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">drejtor\u00ebve dhe stafit menaxhues [27]<\/a>\u00a0n\u00eb Qendr\u00ebs Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs (QKUK) kan\u00eb lidhje me partit\u00eb politike. Dikush mund t\u00eb jet\u00eb mjek dhe menaxher i mir\u00eb, por nuk mund b\u00ebhet drejtor i klinik\u00ebs pa kaluar nga \u201cdera e partis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmarrjet publike dhe agjencit\u00eb e pavarura p\u00ebr shum\u00eb vite jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7erdhe t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb militant\u00ebve partiak. Marrja n\u00ebn kontroll e tyre zakonisht ka qen\u00eb edhe pjes\u00eb e pazareve gjat\u00eb negociatave p\u00ebr koalicione qeveritare. P\u00ebr shembull n\u00eb periudh\u00ebn 2015-2016 kur LDK ishte n\u00eb pushtet, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur <a href=\"http:\/\/preportr.cohu.org\/repository\/images\/dera_punesimeve_box_4.jpg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rritje e dukshme t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb<\/a> [B8]\u00a0q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb nd\u00ebrmarrjet publike dhe agjenci t\u00eb pavarura q\u00eb kan\u00eb lidhje politike me k\u00ebt\u00eb parti. Sipas metodologjis\u00eb s\u00eb cekur m\u00eb lart\u00eb q\u00eb e ka p\u00ebrdorur Preportr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb evidentuar 12 zyrtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb lidhje \u00a0me LDK-n\u00eb.<br \/>\nArdhja n\u00eb pushtet e k\u00ebsaj partie ka ndikuar q\u00eb numri i pun\u00ebsimeve politike t\u00eb rritet krahasuar me kat\u00ebr vitet paraprake (2010-2014), nd\u00ebrsa i atyre q\u00eb kishin lidhje me PDK-n\u00eb t\u00eb bie.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se ka pasur nj\u00eb cik\u00ebl rrotativ, ku jan\u00eb larguar zyrtar\u00ebt e PDK-s\u00eb dhe jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me ata t\u00eb LDK-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka pasur \u00e7\u2019kapje t\u00eb pozitave t\u00eb larta prej nj\u00ebr\u00ebs parti, p\u00ebr t\u2019u kapur nga tjetra.<\/p>\n<p><strong>Tendencat p\u00ebr normalitet jonormal<\/strong><\/p>\n<p>Pas shtrirjes s\u00eb patronazhit politik dhe nepotizmit n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet si n\u00eb aspektin vertikal, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb horizontal, ka pasur tendenca q\u00eb kjo dukuri t\u00eb paraqitet si normale n\u00eb opinion. Kjo ka ndodhur gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb koalicionit PDK-AAK-NISMA.<\/p>\n<p>Pas publikimit n\u00eb media t\u00eb emrave t\u00eb qindra personave q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Telekomin e Kosov\u00ebs, n\u00eb nd\u00ebrmarrje publike dhe agjenci t\u00eb pavarura, disa nga deputet\u00ebt e koalicionit n\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb paraqesin k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb gj\u00eb normale.<\/p>\n<p>Deputeti nga radh\u00ebt e AAK-s\u00eb, Shkumbin Demaliaj, me 19 mars 2019 gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb emisionin \u201cInteraktiv\u201d t\u00eb KTV-s\u00eb, ka deklaruar se \u201csikur t\u00eb mundja me i pun\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb AAK-s\u00eb sonte i kisha pun\u00ebsuar. T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb e pse t\u00eb mos e b\u00ebjm\u00eb edhe ne. Me admirim e them se pse t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar ata t\u00eb Aleanc\u00ebs. N\u00ebse jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb un\u00eb e kisha pranuar n\u00eb pun\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me AAK-n\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb qasje e ka p\u00ebrkrahur pas disa dit\u00ebve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin emision edhe kolegu i tij nga radh\u00ebt partis\u00eb NISMA, Haxhi Shala, duke deklaruar se \u201cai t\u00eb ka besuar ty dhe vjen pas teje. P\u00ebrderisa m\u00eb ka besuar mua edhe un\u00eb ia besoj pun\u00ebn. Por gjith\u00e7ka n\u00eb kushte t\u00eb barabarta\u201d.<\/p>\n<p>Deklaratat e k\u00ebtyre deputet\u00ebve tregojn\u00eb realitetin se si funksionojn\u00eb institucionet, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si\u00e7 duket \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb shkohet nj\u00eb hap m\u00eb tutje, t\u00eb normalizohet di\u00e7ka jonormale dhe t\u00eb pranohet si e till\u00eb nga shoq\u00ebria. N\u00eb nj\u00eb shtet ku sundon ligji dhe prokuror\u00ebt punojn\u00eb pa ndikime politike, deputet\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb hetoheshin p\u00ebr shkak t\u00eb paralajm\u00ebrimit publik t\u00eb kryerjes s\u00eb nj\u00eb vepre penale q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shkeljen e statusit t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb shtetasve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si dhe keqp\u00ebrdorim eventual t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p><strong>Pasojat n\u00eb sistemin e vlerave<\/strong><\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr sistemin e vlerave n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka nj\u00eb pajtueshm\u00ebri mes studiuesve t\u00eb sociologjis\u00eb se shoq\u00ebria vendos se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe e vlefshme. Pra se cilat jan\u00eb edhe karakteristikat q\u00eb e p\u00ebrcaktojn\u00eb rolin dhe prestigjin n\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitet e fundit kapja e shtetit p\u00ebrmes formave t\u00eb kontrollit, nd\u00ebr to patronazhi politik, ka ndikuar edhe n\u00eb ndryshimin, p\u00ebrkat\u00ebsisht deformimin e sistemit t\u00eb vlerave shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb krijimi dhe kultivimi i dukurive devijante si korrupsioni, klinetelizimi patronazhi politik, nepotizmi etj., kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb koston e tyre, duke e d\u00ebmtuar buxhetin e Kosov\u00ebs dhe funksionimin si duhet t\u00eb institucioneve. Por k\u00ebto dukuri kan\u00eb shkaktuar edhe nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh, jomaterial duke prekur sistemin e vlerave shoq\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive, ka b\u00ebr\u00eb favorizime n\u00eb tender\u00eb, pun\u00ebson t\u00eb tjer\u00ebt me nj\u00eb telefonat\u00eb dhe nga e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb pasuruar dhe b\u00ebn\u00eb jet\u00eb luksoze, i tilli tashm\u00eb konsiderohet si nj\u00ebri i zoti, i zhd\u00ebrvjellt\u00eb, i men\u00e7ur. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb konsiderohet hajdut, kriminel dhe d\u00ebmtues i interesit publik. Ai p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb prestigj t\u00eb madh shoq\u00ebror. Gjendet n\u00eb hierarki t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore. I p\u00ebrket elit\u00ebs shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Edhe publikimi i koh\u00ebpaskohsh\u00ebm i dyshimeve p\u00ebr afera korruptive t\u00eb k\u00ebtyre individ\u00ebve, n\u00eb vend se t\u2019ua d\u00ebmtonte reputacionin, t\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb ka ndodhur e kund\u00ebrta. P\u00ebr m\u00eb keq, t\u00eb till\u00ebt kan\u00eb filluar t\u00eb shihen edhe si tipa ideal n\u00eb shoq\u00ebri. Ata p\u00ebrkrahen vazhdimisht dhe marrin mij\u00ebra vota. P\u00ebr shembull disa nga ata q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb afer\u00ebn \u201cpronto\u201d si Zenun Pajaziti e Besim Beqaj mor\u00ebn pozita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. I pari u zgjodh s\u00ebrish deputet n\u00eb zgjedhjet e kaluara, i dyti u em\u00ebrua minist\u00ebr.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb qeverie t\u00eb re p\u00ebrmes koalicionit LVV dhe LDK do t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb filluar ndaljen e kapjes s\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura, nd\u00ebrmarrjeve publike, sekretar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ministrive etj. Aty duhet t\u00eb zgjidhen njer\u00ebz mbi baz\u00ebn e meritokracis\u00eb<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke marr\u00eb parasysh situat\u00ebn aktuale t\u00eb shtrirjes s\u00eb patronazhit politik, duhet t\u00eb fillohet me matjen e p\u00ebrformanc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnien. Fakti se numri m\u00eb i madh i t\u00eb pun\u00ebsuarve \u00ebsht\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike, aty duhet t\u00eb fillohet s\u00eb pari. Gjithashtu duhet t\u00eb b\u00ebhen vler\u00ebsime periodike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrbyesit civil lidhur me profesionalizimin e tyre p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb. Rrogat e tyre t\u00eb mos rriten me automatiz\u00ebm, por t\u00eb ofrohet nj\u00eb skem\u00eb e rrog\u00ebs bazuar n\u00eb rezultatet e p\u00ebrformanc\u00ebs.<\/p>\n<p><em>*Ky shkrim \u00ebsht\u00eb realizuar si pjes\u00eb e kurrikul\u00ebs s\u00eb Shkoll\u00ebs Politike t\u00eb Prishtin\u00ebs<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Besnik Boletini Tashm\u00eb kur Kosova \u00ebsht\u00eb drejt krijimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re pas rezultatit zgjedhor t\u00eb 6 tetorit, si\u00e7 ka qen\u00eb praktik\u00eb e deritanishme, an\u00ebtar\u00ebt e partive politike q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb subjektet politike presin p\u00ebrfitimet. Ata zakonisht shp\u00ebrblehen me vende pune, me tender\u00eb dhe favorizime tjera. Shfryt\u00ebzimi i pozitave vendimmarr\u00ebse dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":130633,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-130630","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130630\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130633"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}