{"id":13103,"date":"2019-03-31T12:15:07","date_gmt":"2019-03-31T10:15:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=13103"},"modified":"2019-03-31T12:15:07","modified_gmt":"2019-03-31T10:15:07","slug":"ekipi-negociator-nuk-ka-plan-konkret-per-trajtimin-e-viktimave-te-dhunes-seksuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ekipi-negociator-nuk-ka-plan-konkret-per-trajtimin-e-viktimave-te-dhunes-seksuale\/","title":{"rendered":"Ekipi negociator nuk ka plan konkret p\u00ebr trajtimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebr 20 vjet me radh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se nuk u p\u00ebrmenden as n\u00eb bisedimet me pal\u00ebn serbe, viktimat e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, nuk u njoh\u00ebn as edhe nga vet shteti. Me vite t\u00eb t\u00ebra, u zvarrit edhe procesi i njohjes ligjore e publike i tyre. Hi\u00e7 m\u00eb seriozisht nuk po trajtohen edhe pas t\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre viteve, kur po thuhet se viktimat e dhun\u00ebs seksuale do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e platform\u00ebs s\u00eb dialogut me Serbin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, edhe si tematik\u00eb u p\u00ebrfshi e fundit n\u00eb platform\u00ebn e dialogun me Serbin\u00eb, ekipi negociator nuk ja ka iden\u00eb ende se \u00e7far\u00eb mekanizmi do t\u00eb trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale. T\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebshtu po thon\u00eb deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb nuk p\u00ebrkrah\u00ebn nga fillimi ligjin p\u00ebr dialogun, po thon\u00eb se p\u00ebrfshirja e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb platform\u00ebn e dialogut, po bazohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb suaza d\u00ebshirash.<\/p>\n<p>Deputetja nga radh\u00ebt e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani p\u00ebr KosovaPress thot\u00eb se ky ekip negociator nuk ka asnj\u00eb plan se si do t\u00eb shqyrtohet k\u00ebrkesa e reparacionit apo p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE shohim se shumica e \u00e7\u00ebshtjeve trajtohen vet\u00ebm n\u00eb suaza t\u00eb d\u00ebshirave, por assesi nuk p\u00ebrcaktohen m\u00ebnyra se si do t\u00eb arrihen t\u00eb plot\u00ebsohen ato q\u00ebllime apo parime q\u00eb i kan\u00eb quajtur. Dhe p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs thjesht thuhet q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkohet reparacion, por nuk ka asnj\u00eb plan konkret se si do t\u00eb shqyrtohet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb, ku sakt\u00ebsisht do t\u00eb d\u00ebrgohet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr reparacion. A planifikohet q\u00eb nes\u00ebr pasnes\u00ebr ku jemi pjes\u00eb e mekanizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb k\u00ebrkoj reparacionin edhe n\u00ebp\u00ebrmjet atyre mekanizmave, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Bosnja, Kroacia apo si\u00e7 ka edhe shum\u00eb raste tjera. Praktikisht sipas k\u00ebsaj platforme nuk shihet q\u00eb ka nj\u00eb plan konkret se si t\u00eb arrihet nj\u00eb q\u00ebllim i till\u00eb\u201d, ka thot\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>E sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj, Osmani thot\u00eb se Kosov\u00ebs i duhet nj\u00eb plan, n\u00eb lidhje me reparacionin, e k\u00ebrkuar nga ana e Serbis\u00eb. Por, ndryshe thot\u00eb bashk\u00ebkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti.<\/p>\n<p>Ai zotohet se do t\u00eb ken\u00eb k\u00ebrkesa specifike, drejtuar pal\u00ebs serbe. Megjithat\u00eb, ani pse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb faza p\u00ebrmbyll\u00ebse e dialogut, k\u00ebrkesa t\u00eb tilla ende nuk jan\u00eb t\u00eb specifikuara.<\/p>\n<p>\u201cMomentalisht jemi duke e p\u00ebrgatitur nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkruar, ku \u00ebsht\u00eb pozicioni i Kosov\u00ebs, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebrkesat tona, p\u00ebr trajtimin e rasteve t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb do t\u00eb kemi k\u00ebrkesa specifike, duke filluar prej k\u00ebrkim faljes konkrete nga shteti serb, e deri te zbardhja e sa m\u00eb shum\u00eb rasteve dhe natyrisht kompensimi material, edhe p\u00ebr d\u00ebmin emocional q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar p\u00ebr viktimat dhe p\u00ebr familjar\u00ebt e viktimave\u201d, thot\u00eb Ahmeti.<\/p>\n<p>Ahmeti p\u00ebrmend mekanizma t\u00eb mundsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb trajtohet kjo kategori, por ende nuk dihet se cili do t\u00eb jet\u00eb ky mekaniz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb kryesore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr reparacionin, e kemi q\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin pal\u00ebt e ndryshme nga Kosova, ne natyrisht e mbrojm\u00eb k\u00ebtu pal\u00ebn kosovare, do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dhe do t\u00eb ken\u00eb mekaniz\u00ebm, qoft\u00eb ndonj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ose arbitrazh, ku do t\u00eb k\u00ebrkohet kompensimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme. Pra, meqen\u00ebse nuk i kemi t\u00eb gjitha informatat p\u00ebr \u00e7do viktim\u00eb, at\u00ebher\u00eb e jona \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb mekanizimin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilit, nj\u00eb viktim\u00eb e dhun\u00ebs seksuale, mund t\u00eb k\u00ebrkoj, kompensim, p\u00ebrmes shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb at\u00eb organiz\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, vazhdon ai.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Ahmeti shprehet i bindur se nuk do t\u00eb ket\u00eb amnisti p\u00ebr dhunuesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e kategoris\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb luft\u00ebs (viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale), n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb dialogu, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe me vones\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e thot\u00eb edhe vet drejtoresha e Qendr\u00ebs Kosovare p\u00ebr Rehabilitimin e t\u00eb Mbijetuarve t\u00eb Tortur\u00ebs, Feride Rushiti.<\/p>\n<p>\u201c Si organizat\u00eb ne jemi p\u00ebrfshir\u00eb von\u00eb realisht, na ka ardh nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb prej Qeveris\u00eb Haradinaj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e procesit, dhe fatkeq\u00ebsisht n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk kemi qen\u00eb k\u00ebtu prezent, por n\u00eb form\u00eb elektronike, iu kemi p\u00ebrgjigjur disa pyetjeve, q\u00eb ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb ndjesh\u00ebm, me trajtu, edhe p\u00ebr neve ka qen\u00eb interes shum\u00eb t\u00eb madh q\u00eb viktimat e dhun\u00ebs seksuale tashm\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e dialogut dhe t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e platform\u00ebs s\u00eb dialogut p\u00ebr marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimare me Serbin\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Rushiti mes tjerash ka num\u00ebruar k\u00ebrkesat e QKRMT-s\u00eb drejtuar ekipit negociator, n\u00eb trajtimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb bisedimet me pal\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>\u201c Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb komponenta e reparacionit, si gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ashtu si\u00e7 jan\u00eb edhe parimet e OKB-s\u00eb t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb. N\u00eb kuptimin e d\u00ebmshp\u00ebrblimit, n\u00eb kuptimin e k\u00ebrkim-faljes, n\u00eb kuptimin e njohjes s\u00eb dat\u00ebs t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale, n\u00eb kuptimin e rehabilimit t\u00eb k\u00ebtyre viktimave, mbi t\u00eb gjitha qasjen n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komponent\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr faktin, q\u00eb pa pasur bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00eb me Serbin\u00eb natyrisht shumica e personave q\u00eb kan\u00eb kryer krime gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, nuk jan\u00eb brenda kufijve edhe nganj\u00ebher\u00eb po paraqet sfid\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr organet e drejt\u00ebsis\u00eb, prandaj mendojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb adresohen, trajtohen n\u00eb dialog me Serbin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb si pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb paqes\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Drejtoresha e QKRMT-s\u00eb, thot\u00eb se ende nuk dihet se kjo \u00e7\u00ebshtje a \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Bruksel, ngase dialogu deri m\u00eb tani nuk ka qen\u00eb transparent fare p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ka uruar q\u00eb ky ekip negociator gjat\u00eb dialogut m\u00eb Serbin\u00eb, ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb seriozisht z\u00ebrin e rreth 20 mij\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale.<\/p>\n<p>Profesori Behlul Beqaj vler\u00ebson se p\u00ebrfshirja e kategorive t\u00eb dala nga lufta, do t\u2019i legjitimoj\u00eb ata, q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit t\u00eb jen\u00eb insistues n\u00eb p\u00ebrpjekjen q\u00eb t\u00eb mos ndodh korrigjimi i kufijve.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbajtje nuk e prek dhe nuk e cenon integritetin territorial, ndon\u00ebse nuk p\u00ebrmendet presidenti Tha\u00e7i, por me faktin q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb elemente, mes t\u00eb cilave dhe \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb dhunuarave dhe t\u00eb pagjeturve tregon se ata faktikisht e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb material, nj\u00eb p\u00ebrmbajtje, e cila vet\u00ebm i legjitimon ata se jan\u00eb insistues n\u00eb p\u00ebrpjekjen q\u00eb t\u00eb mos ndodh korrigjimi i kufijve, ndoshta n\u00eb momentin kur paraqitet ai dokumenti, i cili thash\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb stilin e miratimit t\u00eb fabrikuar, do ta shohim q\u00ebndrimet se kush me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00ebndron prapa ides\u00eb dhe kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb ides\u00eb s\u00eb ndarjes t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d , thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb platform\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb zhvillohet dialogu Kosov\u00eb-Serbi, jan\u00eb hartuar 11 parime, e nj\u00ebra nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb pagjeturve, viktimat e dhun\u00ebs seksuale dhe reparacionet.<\/p>\n<p>P\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs seksuale, thuhet se Kosova do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb drejt\u00ebsi, rehabilitim dhe d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr vuajtjet denigruese dhe \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb shkaktuara nga Serbia gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kjo platform\u00eb dhe ligji p\u00ebr dialogun, jan\u00eb miratuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, me 58 vota p\u00ebr dhe tri abstenime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr 20 vjet me radh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se nuk u p\u00ebrmenden as n\u00eb bisedimet me pal\u00ebn serbe, viktimat e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, nuk u njoh\u00ebn as edhe nga vet shteti. Me vite t\u00eb t\u00ebra, u zvarrit edhe procesi i njohjes ligjore e publike i tyre. Hi\u00e7 m\u00eb seriozisht nuk po trajtohen edhe pas t\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-13103","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13103"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13103\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}