{"id":131780,"date":"2019-11-13T16:07:30","date_gmt":"2019-11-13T15:07:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=131780"},"modified":"2019-11-13T16:12:58","modified_gmt":"2019-11-13T15:12:58","slug":"analize-nga-george-sorosit-rritja-e-nacionalizmave-pas-shembjes-se-murit-te-berlinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/analize-nga-george-sorosit-rritja-e-nacionalizmave-pas-shembjes-se-murit-te-berlinit\/","title":{"rendered":"Analiz\u00eb nga George Soros: Rritja e nacionalizmave, pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>George Soros\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit n\u00eb n\u00ebntor 1989, shoq\u00ebrit\u00eb e hapura dol\u00ebn triumfuese dhe bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar u b\u00eb feja mbizot\u00ebruese. Tridhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, megjithat\u00eb, nacionalizmi ia ka dal\u00eb t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm dhe shkat\u00ebrrues sesa nd\u00ebrkomb\u00ebtarizmi.\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>R\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit nat\u00ebn e 8 n\u00ebntorit 1989, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike dhe t\u00eb beft\u00eb, p\u00ebrshpejtoi rr\u00ebzimin e komunizmit n\u00eb Evrop\u00eb. Fundi i kufizimeve t\u00eb udh\u00ebtimit midis Gjermanis\u00eb Lindore dhe Per\u00ebndimit, i dha nj\u00eb goditje vdekjeprur\u00ebse shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb mbyllur t\u00eb Bashkimit Sovjetik. N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, ajo ngjarje sh\u00ebnoi nj\u00eb moment kulmor p\u00ebr ngritjen e shoq\u00ebrive t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Un\u00eb isha p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb e quaj filantropin\u00eb time politike nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. U b\u00ebra nj\u00eb avokat i konceptit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur, e cila m\u00eb ishte frym\u00ebzuar prej Karl Popperit, mentori im n\u00eb London Schoool of Economics. Popperi m\u00eb kishte m\u00ebsuar q\u00eb dija e p\u00ebrsosur nuk ishte e arritshme, dhe se ideologjit\u00eb totalitare, t\u00eb cilat pretendonin se zot\u00ebronin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebrfundimtare, mund t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse p\u00ebrdorin mjete shtyp\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1980, un\u00eb mb\u00ebshtesja disident\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb perandorin\u00eb Sovjetike dhe n\u00eb 1984 arrita t\u00eb krijoj nj\u00eb fondacion n\u00eb vendlindjen time, Hungari. Ai siguronte mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr \u00e7do veprimtari q\u00eb nuk ishte e inicuar prej shtetit nj\u00ebpartiak. Ideja ishte q\u00eb duke inkurajuar aktivitetet jo-partiake, njer\u00ebzit do t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoheshin p\u00ebr falsitetin e dogm\u00ebs zyrtare \u2013 dhe funksionoi p\u00ebr bukuri. Me nj\u00eb buxhet vjetor prej 3 milion dollar\u00ebsh, fondacioni u b\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se Ministria e Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>U kapa fort pas filantropis\u00eb politike dhe, nd\u00ebrsa Perandoria Sovjetike u shemb, krijova fondacione n\u00eb nj\u00ebrin vend pas tjetrit. Buxheti vjetor u rrit nga 3 milion dollar\u00eb n\u00eb 300 milion dollar\u00eb, brenda vet\u00ebm pak viteve. Ishin koh\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbyeshme. Shoq\u00ebrit\u00eb e hapura ishin n\u00eb ngjitje dhe bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte feja mbizot\u00ebruese.<\/p>\n<p>Tridhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ndryshe. Bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka ndeshur n\u00eb pengesa serioze gjat\u00eb rrug\u00ebs, dhe nacionalizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb feja mbizot\u00ebruese. Deri m\u00eb tani, nacionalizmi ka rezultuar shum\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm dhe shkat\u00ebrrues sesa nd\u00ebrkomb\u00ebtarizmi.<\/p>\n<p>Ky nuk ishte nj\u00eb rezultat i pashmangsh\u00ebm. Pas r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik n\u00eb vitin 1991, Shtetet e Bashkuara u shfaq\u00ebn si superfuqia e vetme q\u00eb mbijetoi, por ajo nuk arriti t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb i dha kjo pozit\u00eb. SHBA ishte m\u00eb e interesuar t\u00eb shijonte frytet e fitores s\u00eb saj t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Ajo nuk arriti t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb dor\u00eb vendeve t\u00eb ish bllokut sovjetik, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ajo iu p\u00ebrmbajt recetave t\u00eb konsensusit neoliberal n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, Kina nisi udh\u00ebtimin e saj t\u00eb mahnitsh\u00ebm t\u00eb rritjes ekonomike, mund\u00ebsuar prej pranimit t\u00eb saj \u2013 me mb\u00ebshtetjen e SHBA \u2013 n\u00eb Organizat\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Tregtis\u00eb dhe institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrfundimisht, Kina z\u00ebvend\u00ebsoi Bashkimin Sovjetik si nj\u00eb rival t\u00eb mundsh\u00ebm ndaj SHBA.<\/p>\n<p>Konsensusi i Uashingtonit supozonte se tregjet financiare jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb korrigjojn\u00eb teprimet e tyre, dhe n\u00ebse jo, bankat qendrore do t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr institucionet e d\u00ebshtuara, duke i shkrir\u00eb dhe bashkuar n\u00eb institucione m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ky ishte nj\u00eb besim i rrem\u00eb, si\u00e7 e demonstroi kriza globale financiare e viteve 2007-08.<\/p>\n<p>Kriza financiare e vitit 2008 i dha fund mbizot\u00ebrimit t\u00eb padiskutuesh\u00ebm global t\u00eb SHBA, dhe fuqizoi shum\u00eb ngritjen e nacionalizmit. Ajo gjithashtu e ktheu val\u00ebn, tashm\u00eb kund\u00ebr shoq\u00ebrive t\u00eb hapura. Mbrojtja q\u00eb k\u00ebto shoq\u00ebri mor\u00ebn nga SHBA ishte gjithmon\u00eb indirekte dhe nganj\u00ebher\u00eb e pamjaftueshme, por mungesa e saj i linte ata t\u00eb brisht\u00eb, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb nacionalizmit. M\u2019u desh ca koh\u00eb ta kuptoja k\u00ebt\u00eb, por provat ishin t\u00eb padiskutueshme. Shoq\u00ebrit\u00eb e hapura u detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqen n\u00eb mbrojtje, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb mendoja se nadiri u arrit n\u00eb vitin 2016, me referendumin e Brexit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe zgjedhjen e Presidentit t\u00eb SHBA, Donald Trump, por p\u00ebrgjigja ndaj k\u00ebsaj nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Situata p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb e hapura \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga zhvillimi jasht\u00ebzakonisht i shpejt\u00eb i inteligjenc\u00ebs artificiale. Ajo mund t\u00eb prodhoj\u00eb instrumente t\u00eb kontrollit shoq\u00ebror q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb regjimet shtyp\u00ebse, por q\u00eb paraqesin nj\u00eb rrezik vdekjeprur\u00ebs p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb e hapura.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Presidenti Kinez Xi Jinping i \u00ebsht\u00eb futur krijimit t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb ashtuquajtur t\u00eb kredive shoq\u00ebrore. N\u00ebse ai do t\u00eb arrinte ta p\u00ebrfundonte, shteti do t\u00eb fitonte kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi qytetar\u00ebt e vet. M\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb, publiku kinez e sheh si t\u00ebrheq\u00ebs sistemin e kredive shoq\u00ebrore, sepse u siguron atyre sh\u00ebrbime q\u00eb u mungonin m\u00eb par\u00eb, premton t\u00eb ndjek\u00eb dhe gjykoj\u00eb kriminel\u00ebt dhe u ofron qytetar\u00ebve nj\u00eb udh\u00ebzues, se si t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb larg telasheve. Edhe m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb, Kina mund t\u2019ua shes\u00eb sistemin e kreditit shoq\u00ebror aspirant\u00ebve p\u00ebr diktator\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas do t\u00eb b\u00ebhen politikisht t\u00eb varur nga Kina.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, Kina e Xi Jinpingut e ka nj\u00eb themb\u00ebr t\u00eb Akilit: varet nga SHBA q\u00eb ta furnizojn\u00eb me mikroprocesor\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, kompanit\u00eb 5G, si Huawei dhe ZTE, kan\u00eb nevoj\u00eb. Por fatkeq\u00ebsisht, Trump ka treguar se ai vendos interesat e tij personale p\u00ebrpara interesave komb\u00ebtare, dhe 5G nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrjashtim. T\u00eb dy ai dhe Xi jan\u00eb n\u00eb telashe politike n\u00eb vendet e tyre, dhe n\u00eb negociatat tregtare me Xi, Trump e ka vendosur Huawei n\u00eb tryez\u00eb: ai i ka shnd\u00ebrruar mikroprocesor\u00ebt n\u00eb fisha kazinoje.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm, sepse varet nga nj\u00eb num\u00ebr vendimesh t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb marr\u00eb ende. Ne jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebra revolucionare, kur rrezja e shanseve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb se zakonisht dhe rezultati \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i pasigurt sesa n\u00eb koh\u00ebra normale. Ne mund t\u00eb varemi vet\u00ebm nga bindjet tona.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimeve q\u00eb ndjekin shoq\u00ebrit\u00eb e hapura, fitoj apo jo n\u00eb fund. Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis pun\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb fondacion dhe p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb fituar para n\u00eb burs\u00eb. \/ProjectSyndicate\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: George Soros\u00a0 Pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit n\u00eb n\u00ebntor 1989, shoq\u00ebrit\u00eb e hapura dol\u00ebn triumfuese dhe bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar u b\u00eb feja mbizot\u00ebruese. Tridhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, megjithat\u00eb, nacionalizmi ia ka dal\u00eb t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm dhe shkat\u00ebrrues sesa nd\u00ebrkomb\u00ebtarizmi.\u00a0 R\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit nat\u00ebn e 8 n\u00ebntorit 1989, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":131782,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-131780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131780\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131782"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}