{"id":14021,"date":"2019-04-02T08:39:14","date_gmt":"2019-04-02T06:39:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=14021"},"modified":"2019-04-02T08:39:14","modified_gmt":"2019-04-02T06:39:14","slug":"taksa-e-haradinajt-po-e-pengon-idene-e-thacit-per-korrigjim-te-kufirit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/taksa-e-haradinajt-po-e-pengon-idene-e-thacit-per-korrigjim-te-kufirit\/","title":{"rendered":"Taksa e Haradinajt po e pengon iden\u00eb e Tha\u00e7it p\u00ebr korrigjim t\u00eb kufirit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr taks\u00ebn ndaj prodhimeve t\u00eb Serbis\u00eb ka rezultuar me nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet dy vendeve dhe rrjedhimisht edhe p\u00ebr pengimin e mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ideja p\u00ebr ndryshimin e kufirit Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb shtrohet n\u00eb dialog, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike. Por, sipas tyre, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rezultat an\u00ebsor, i cili nuk ishte planifikuar qysh m\u00eb par\u00eb nga ekzekutivi i vendit.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, i cili e kund\u00ebrshton fuqish\u00ebm iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufijve si zgjidhje e mundshme e kontestit Kosov\u00eb-Serbi, n\u00eb disa raste ka th\u00ebn\u00eb se taksa ndaj produkteve t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr pengimin e ndryshimit t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>\u201cMe veprimin e marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar mallrat e Serbis\u00eb, pra, taksa prej 100 p\u00ebr qind, \u00ebsht\u00eb po ashtu veprim q\u00eb pengon formalizimin e nj\u00eb ndarjeje. Kosova nuk jep tok\u00eb p\u00ebr njohje dhe n\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi, Kosova nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr njohje nga Serbia\u201d, pati th\u00ebn\u00eb Haradinaj, n\u00eb nj\u00eb prej paraqitjeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-14022 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/E9342E57-1610-470A-8A3F-E8890A848458ddgf.png\" alt=\"\" width=\"456\" height=\"547\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/E9342E57-1610-470A-8A3F-E8890A848458ddgf.png 456w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/E9342E57-1610-470A-8A3F-E8890A848458ddgf-250x300.png 250w\" sizes=\"(max-width: 456px) 100vw, 456px\" \/><\/p>\n<p>Imer Mushkolaj, analist i \u00e7\u00ebshtjeve politike, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se vendosja e taks\u00ebs ndaj prodhimeve t\u00eb Serbis\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs ishte arsyetuar si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj politik\u00ebs dhe diplomacis\u00eb agresive t\u00eb Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs. Sipas tij, fillimisht nuk ishte ditur q\u00eb vendosja e k\u00ebsaj takse do t\u00eb kishte p\u00ebr efekt nd\u00ebrprerjen e dialogut nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cPasi q\u00eb Serbia, respektivisht presidenti (Aleksandar) Vu\u00e7iq, e kusht\u00ebzoi vazhdimin e dialogut me taks\u00ebn, u pa q\u00eb taksa po e pengon dialogun. Kjo duket se i shkoi n\u00eb favor edhe kryeministrit Haradinaj, i cili p\u00ebrmes taks\u00ebs e \u00e7oi p\u00ebrpara kund\u00ebrshtimin e tij ndaj ndryshimit t\u00eb kufijve. Pra, vendosja e taks\u00ebs nuk e kishte q\u00ebllimin kryesor pengimin e dialogut, por me veprimin e Serbis\u00eb, p\u00ebr kusht\u00ebzimin (e dialogut) me heqjen e taks\u00ebs, kjo po del se mund ta pengoj\u00eb dialogun dhe deri m\u00eb tash e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Mushkolaj.<\/p>\n<p>Artan Murati, analist nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, vler\u00ebson q\u00eb me vet faktin q\u00eb v\u00ebnia e taks\u00ebs p\u00ebr prodhimet e Serbis\u00eb dhe mospezullimi i saj nga Qeveria e Kosov\u00ebs, kan\u00eb ndikuar n\u00eb nd\u00ebrprerjen e dialogut, rrjedhimisht ka ndikuar edhe n\u00eb mosavancimin e ides\u00eb p\u00ebr ndryshim t\u00eb kufirit Kosov\u00eb-Serbi. Sipas tij, n\u00eb praktik\u00eb, i bie q\u00eb kryeministri ka t\u00eb drejt\u00eb, por mbetet pik\u00ebpyetje n\u00ebse taksa p\u00ebr mallrat e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta ndaluar iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufirit, si zgjidhje e kontestit nd\u00ebrmjet dy vendeve. Si\u00e7 thot\u00eb ai, kjo mas\u00eb e ka ndaluar t\u00ebr\u00ebsisht dialogun, madje edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb nuk lidhen domosdo me iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>\u201cSi mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs kjo mund t\u00eb merret dhe mund t\u00eb p\u00ebrdoret. Nga ana e kryeministrit apo kujtdo brenda Qeveris\u00eb, kjo mund p\u00ebrdoret si nj\u00eb lloj karremi dhe po p\u00ebrdoret p\u00ebr ta ndal\u00eb iden\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve. Mir\u00ebpo, praktikisht, ndalja e k\u00ebsaj ideje duhet t\u00eb institucionalizohet, duhet t\u00eb formalizohet p\u00ebrmes veprimeve n\u00eb institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Taksa mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb mas\u00eb e p\u00ebrkohshme, e cila e ka ndal\u00eb iden\u00eb e k\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, mir\u00ebpo assesi jo si p\u00ebrfundimtare, sepse k\u00ebtu duhet veprim shtet\u00ebror p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, theksoi Murati.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike, thon\u00eb se kryeministri Haradinaj, do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta mbaj\u00eb n\u00eb fuqi vendimin p\u00ebr taks\u00ebn ndaj prodhimeve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Analisti Mushkolaj thot\u00eb se partneri m\u00eb i madh qeveris\u00ebs, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, do t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrpjekjet q\u00eb ta bindin Haradinajn p\u00ebr pezullim t\u00eb k\u00ebsaj takse.<\/p>\n<p>\u201cEnde po provojn\u00eb q\u00eb t\u2019ia mbushin mendjen Haradinajt q\u00eb ta heq\u00eb taks\u00ebn dhe q\u00eb dialogu t\u00eb vazhdoj\u00eb. Tash kemi mbetur, si vend, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb pozicioni interesant, ku Haradinaj po pret garanci nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me shkrim, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, se \u00e7\u00ebshtja e integritetit territorial t\u00eb vendit nuk do t\u00eb vihet p\u00ebr diskutim n\u00eb bisedime. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, e kemi presidentin Tha\u00e7i, i cili, n\u00eb fakt, po i ngutet q\u00eb ta vazhdoj\u00eb iden\u00eb e tij p\u00ebr \u2018korrigjimin e kufirit\u2019, ndon\u00ebse k\u00ebto muajt e fundit nuk \u00ebsht\u00eb se e ka promovuar shum\u00eb ose q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb shum\u00eb me t\u00eb\u201d, u shpreh Mushkolaj.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm shpreh mendimin edhe analisti Murati. Sipas tij, Haradinaj do t\u00eb ket\u00eb tendenca q\u00eb ta mbaj\u00eb n\u00eb fuqi taks\u00ebn edhe p\u00ebr shkak se kjo i ka reflektuar pozitivisht n\u00eb opinion, gj\u00eb q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur edhe n\u00eb sondazhet e ndryshme. Por, Murati vler\u00ebson se kjo nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e mir\u00eb e Haradinajt.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e orientuar mir\u00eb, sepse kjo po na paraqet probleme t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme, sidomos me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. E dim\u00eb se si i kemi raportet me SHBA-n\u00eb, prej momentit t\u00eb imponimit t\u00eb taks\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, besoj q\u00eb Haradinaj do t\u00eb mundohet ta mbaj\u00eb taks\u00ebn p\u00ebr aq gjat\u00eb sa mundet dhe q\u00eb nuk e rrezikon ndoshta as pozit\u00ebn e tij, si kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs\u201d, vler\u00ebsoi Murati.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ideja p\u00ebr ndryshimin e kufirit Kosov\u00eb-Serbi, si zgjidhje e mundshme e kontestit nd\u00ebrmjet dy vendeve, \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfaqur n\u00eb ver\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar. Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i e ka quajtur \u201ckorrigjim i kufirit\u201d, nd\u00ebrkaq, presidenti i Serbis\u00eb e ka quajtur \u201cp\u00ebrcaktim i kufirit nd\u00ebrmjet serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Qeveria e Kosov\u00ebs ka vendosur taks\u00ebn prej 100 p\u00ebr qind p\u00ebr prodhime t\u00eb Serbis\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pas d\u00ebshtimit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb INTERPOL.<\/p>\n<p>Shtetet per\u00ebndimore, partnere t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb BE-s\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, kan\u00eb k\u00ebrkuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb pezulloj\u00eb vendimin p\u00ebr taks\u00ebn ndaj prodhimeve t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i hapet rruga vazhdimit t\u00eb dialogut. Deri m\u00eb tash, kryeministri Haradinaj nuk e ka pezulluar vendimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb taks\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr taks\u00ebn ndaj prodhimeve t\u00eb Serbis\u00eb ka rezultuar me nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet dy vendeve dhe rrjedhimisht edhe p\u00ebr pengimin e mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ideja p\u00ebr ndryshimin e kufirit Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb shtrohet n\u00eb dialog, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike. Por, sipas tyre, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rezultat an\u00ebsor, i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14023,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-14021","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14021"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14021\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}