{"id":14025,"date":"2019-04-02T08:44:18","date_gmt":"2019-04-02T06:44:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=14025"},"modified":"2019-04-02T08:49:19","modified_gmt":"2019-04-02T06:49:19","slug":"kosumi-kater-shtetet-e-vogla-te-krijojne-konfederate-moderne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kosumi-kater-shtetet-e-vogla-te-krijojne-konfederate-moderne\/","title":{"rendered":"Kosumi: Kat\u00ebr \u201cshtetet e vogla\u201d t\u00eb krijojn\u00eb Konfederat\u00eb Moderne"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-Kryeministri Bajram Kosumi ka propozuar krijimin e nj\u00eb \u201cKonfederate Moderne\u201d t\u00eb kat\u00ebr shteteve rajonale, Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi e Maqedonis\u00eb. Ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb bashkim i till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ndodhte n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb, tregtis\u00eb, ushtris\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb ide e till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb krijohej edhe p\u00ebr shkak se asnj\u00ebri prej k\u00ebtyre shteteve s\u2019ka pretendime ndaj nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>\u201dPse mund t\u00eb krijohet nj\u00eb konfederat\u00eb moderne kur shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e secilit shtet dhe si komb shumic\u00eb? Sepse pik\u00ebrisht shqiptar\u00ebt kan\u00eb interes strategjik p\u00ebr t\u00eb ruajtur pavar\u00ebsin\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Malin e Zi, mu p\u00ebr shkak t\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb ato shtete dhe p\u00ebr shkak t\u00eb apetiteve hegjemone t\u00eb Serbis\u00eb dhe politikave ndikuese t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve\u201d, ka shkruar Kosumi, n\u00eb nj\u00eb tekst autorial, n\u00eb konferenc\u00ebn \u201dBalkans Leadership Conference\u201d, t\u00eb organizuar nga Universal Peace Federation, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Autori i librit \u201cKoncept p\u00ebr mendimin e ri politik\u201d ka shpjeguar se pse n\u00eb aspektin ekonomik do t\u00eb ishte i frytsh\u00ebm nj\u00eb bashkim i till\u00eb nd\u00ebrmjet kat\u00ebr shteteve.<\/p>\n<p>\u201cKat\u00ebr shtetet tona kan\u00eb territor t\u00eb vog\u00ebl, tregje t\u00eb vogla, me nj\u00eb ekonomi jo shum\u00eb t\u00eb zhvilluar. Bruto produkti i kat\u00ebr shteteve shkon nga rreth 5 miliard\u00eb dollar\u00eb sa e ka Mali i Zi, deri n\u00eb 13 miliard\u00eb sa ka Shqip\u00ebria. Ekonomia e secilit prej kat\u00ebr shteteve mbetet n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e cilitdo shtet mesatar europian, apo si e tha kryeministri bullgar n\u00eb Samitin e BE Sofje n\u00eb vitin 2018, bruto produkti i t\u00eb gjitha shteteve t\u00eb vogla t\u00eb EJL nuk b\u00ebn sa ai i \u00c7ekis\u00eb (215 miliard dollar\u00eb)\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, bashkimi i kat\u00ebr shteteve t\u00eb vogla do t\u00eb mund t\u00eb kursente shum\u00eb buxhetet e shteteve n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb, duke i p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjtat mjete p\u00ebr fusha tjera.<\/p>\n<p>\u201cMe nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme midis kat\u00ebr shteteve t\u00eb vogla p\u00ebr politikat e jashtme dhe diplomacin\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb 28 ambasadave sa ka Mali i Zi deri n\u00eb 37 ambasada sa ka Shqip\u00ebria (Maqedonia e Veriut dhe Kosova kan\u00eb midis k\u00ebtyre shifrave), mund t\u2019i kishin 126 ambasada, me kusht q\u00eb nj\u00eb ambasad\u00eb t\u00eb prezantoj\u00eb kat\u00ebr shtetet. Sa shum\u00ebfish do t\u00eb zvog\u00ebloheshin shpenzimet p\u00ebr ambasada dhe sa shum\u00ebfish do t\u00eb mbulohej bota me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e kat\u00ebr shteteve!\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUshtrit\u00eb e k\u00ebtyre shteteve t\u00eb vogla nisin nga 2500 sa ka Kosova dhe po aq Mali i Zi deri n\u00eb 9000-10000 sa kan\u00eb Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria. Asnj\u00ebra prej ushtrive t\u00eb vogla t\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr shteteve nuk mund t\u00eb jet\u00eb garanci e siguris\u00eb s\u00eb vendit nga cilido shtet mesatar rajonal apo europian, natyrisht n\u00ebse Tramp hamendet se pse duhet NATO ta mbroj\u00eb Malin e Zi\u201d,<\/p>\n<p>\u201cMe nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme midis kat\u00ebr shteteve t\u00eb vogla p\u00ebr politikat e jashtme dhe diplomacin\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb 28 ambasadave sa ka Mali i Zi deri n\u00eb 37 ambasada sa ka Shqip\u00ebria (Maqedonia e Veriut dhe Kosova kan\u00eb midis k\u00ebtyre shifrave), mund t\u2019i kishin 126 ambasada, me kusht q\u00eb nj\u00eb ambasad\u00eb t\u00eb prezantoj\u00eb kat\u00ebr shtetet. Sa shum\u00ebfish do t\u00eb zvog\u00ebloheshin shpenzimet p\u00ebr ambasada dhe sa shum\u00ebfish do t\u00eb mbulohej bota me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e kat\u00ebr shteteve!\u201d.<\/p>\n<p>Bajram Kosumi \u00ebsht\u00eb Rektor i Universitetit \u201cKadri Zeka\u201d n\u00eb Gjilan. \u00cbsht\u00eb profesor i gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. \u00cbsht\u00eb autor Kosumi \u00ebsht\u00eb po ashtu autor i librave: \u201cZhanret e gazetaris\u00eb\u201d, \u201cTipologji dhe zhan\u00ebr\u2019, \u201cKoncept p\u00ebr subpolitik\u00ebn\u201d; \u201cFjalor i Barbar\u00ebve\u201d,\u201dKoncept p\u00ebr mendimin e ri politik\u201d, \u201cLirika e Fisht\u00ebs\u201d, \u201cNj\u00eb vit vendimtar\u201d, \u201cLet\u00ebrsia nga burgu\u201d dhe \u201cFishta dhe tradita letrare shqiptare\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shkruan: Bajram Kosumi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kat\u00ebr shtetet e vogla t\u00eb Europ\u00ebs Jug-Lindore mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb fuqishme<\/strong><\/p>\n<p>Shtetet e vogla t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore, Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali I Zi, ende jan\u00eb duke e nd\u00ebrtuar themelin dhe vizionin p\u00ebr epok\u00ebn e re t\u00eb shekullit XXI. Un\u00eb do ta diskutoj jo nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre, s\u00eb pakut ende jo nj\u00eb projekt, po vet\u00ebm nj\u00eb vizion personal, pak m\u00eb ndryshe nga politika tradicionale.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse do t\u2019i p\u00ebrmendim shpesh k\u00ebto kat\u00ebr shtete, me dashamir\u00ebsi do t\u2019i quaja me em\u00ebrtimin \u201ckat\u00ebr shtetet e vogla\u201d.<\/p>\n<p>NATO sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb faktori m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i siguris\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr shtetet e vogla. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, BE \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor strategjik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre, sado procesi i integrimit t\u00eb k\u00ebtyre vendeve n\u00eb BE po ec\u00ebn me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pyetja e par\u00eb q\u00eb shtrohet p\u00ebr kat\u00ebr shtetet e vogla \u00ebsht\u00eb: a \u00ebsht\u00eb kjo koniunktur\u00eb e tashme sigurie e politike e mjaftueshme p\u00ebr to? Pyetja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb: a mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kat\u00ebr shtetet e vogla di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja n\u00eb pyetjen e par\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb. Gjat\u00eb tranzicionit t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb shekujve XX-XXI n\u00eb kat\u00ebr shtetet e vogla \u00ebsht\u00eb fetishizuar roli i NATO-s dhe i BE. Muajit t\u00eb mjaltit po i duket fundi. N\u00eb vitin 2018 presidenti Tramp pyeti p\u00ebr interesin e NATO-s ndaj shteteve t\u00eb vogla n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs, pyeti pse duhet t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb trupat e tij n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00ebse malazez\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb luft\u00eb me Rusin\u00eb, dhe k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb financa p\u00ebr ombrell\u00ebn e siguris\u00eb. Po n\u00eb vitin 2018 Britania e Madhe filloi brexitin, nd\u00ebrsa lider\u00ebt europian\u00eb shfaq\u00ebn pik\u00ebpamje deri edhe t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr vlerat themelore t\u00eb BE (si p\u00ebr politikat e migracionit, refugjat\u00ebt e demokracin\u00eb), me \u00e7ka vun\u00eb n\u00eb dyshim themelet e BE.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kat\u00ebr shtetet do t\u00eb duhej t\u00eb fillonin nj\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrkufizimit t\u00eb interesave strategjike.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht prej disa hapave progresiv\u00eb, si marr\u00ebveshja Greqi-Maqedoni, situata e brisht\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e siguris\u00eb, vazhdon t\u00eb zgjas\u00eb n\u00eb EJL dhe, po t\u00eb mos ishte NATO, sigurisht situata do t\u00eb merrte rrjedha tjera. Serbia vazhdon t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie armiq\u00ebsore ndaj Kosov\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tendosura me tri shtetet e tjera, pa fshehur n\u00eb asnj\u00eb rast apetitet pushtuese e hegjemone. Rusia \u00ebsht\u00eb duke provuar t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb politikat e kat\u00ebr shteteve n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, ashtu sikurse n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs. Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr, gjithnj\u00eb e m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebr bot\u00ebn, \u00ebsht\u00eb edhe terrorizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb cilin kat\u00ebr shtete t\u00eb vogla jan\u00eb terren i k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Si mund t\u2019u rezistojn\u00eb kat\u00ebr shtetet e vogla k\u00ebtyre zhvillimeve? P\u00ebrgjigja n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje na \u00e7on n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb te pyetja: cili \u00ebsht\u00eb potenciali i kat\u00ebr shteteve t\u00eb vogla n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb re?<\/p>\n<p>Kat\u00ebr shtetet e vogla kan\u00eb nj\u00eb potencial t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzor: nga 630 mij\u00eb banor\u00eb, sa ka Mali i Zi, deri n\u00eb 3 milion\u00eb banor\u00eb sa ka Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ushtrit\u00eb e k\u00ebtyre shteteve t\u00eb vogla nisin nga 2500 sa ka Kosova dhe po aq Mali i Zi deri n\u00eb 9000-10000 sa kan\u00eb Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria. Asnj\u00ebra prej ushtrive t\u00eb vogla t\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr shteteve nuk mund t\u00eb jet\u00eb garanci e siguris\u00eb s\u00eb vendit nga cilido shtet mesatar rajonal apo europian, natyrisht n\u00ebse Tramp hamendet se pse duhet NATO ta mbroj\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr shtetet tona kan\u00eb territor t\u00eb vog\u00ebl, tregje t\u00eb vogla, me nj\u00eb ekonomi jo shum\u00eb t\u00eb zhvilluar. Bruto produkti i kat\u00ebr shteteve shkon nga rreth 5 miliard\u00eb dollar\u00eb sa e ka Mali i Zi, deri n\u00eb 13 miliard\u00eb sa ka Shqip\u00ebria. Ekonomia e secilit prej kat\u00ebr shteteve mbetet n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e cilitdo shtet mesatar europian, apo si e tha kryeministri bullgar n\u00eb Samitin e BE Sofje n\u00eb vitin 2018, bruto produkti i t\u00eb gjitha shteteve t\u00eb vogla t\u00eb EJL nuk b\u00ebn sa ai i \u00c7ekis\u00eb (215 miliard dollar\u00eb).<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e buxhetit t\u00eb kat\u00ebr shteteve t\u00eb vogla shkon n\u00eb pagat e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, t\u00eb domosdoshme p\u00ebr \u00e7do shtet, por barr\u00eb e madhe p\u00ebr secilin nga shtetet e vogla.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund, n\u00eb \u00e7do 100 kilometra pret radh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kufi! Nj\u00eb shkupjan kalon tre kufi p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur deri ne plazhet e Ulqinit, n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi ajrore jo m\u00eb shum\u00eb se 200 kilometra. Nj\u00eb kor\u00e7ar duhet t\u00eb kaloj\u00eb dy kufij p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi rrugore m\u00eb pak se 200 kilometra. Edhe optimist\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj mund t\u00eb zhg\u00ebnjehen.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, \u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kat\u00ebr shtetet p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe veten e tyre? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja e dyt\u00eb, p\u00ebrgjigja e s\u00eb cil\u00ebs nuk mund t\u00eb jepet leht\u00eb. Un\u00eb vet\u00ebm po p\u00ebrmend disa mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, por shpresoj q\u00eb me koh\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vizion m\u00eb real dhe m\u00eb progresiv.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme midis kat\u00ebr shteteve t\u00eb vogla p\u00ebr politikat e jashtme dhe diplomacin\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb 28 ambasadave sa ka Mali i Zi deri n\u00eb 37 ambasada sa ka Shqip\u00ebria (Maqedonia e Veriut dhe Kosova kan\u00eb midis k\u00ebtyre shifrave), mund t\u2019i kishin 126 ambasada, me kusht q\u00eb nj\u00eb ambasad\u00eb t\u00eb prezantoj\u00eb kat\u00ebr shtetet. Sa shum\u00ebfish do t\u00eb zvog\u00ebloheshin shpenzimet p\u00ebr ambasada dhe sa shum\u00ebfish do t\u00eb mbulohej bota me p\u00ebrfaq\u00ebsimin e kat\u00ebr shteteve!<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto kat\u00ebr shtete krijojn\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pa barriera politike e doganore, bruto produkti i tyre do t\u00eb b\u00ebhej 35 miliard\u00eb dollar\u00eb, i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb tregun europian dhe n\u00eb at\u00eb bot\u00ebror. Do t\u00eb krijohej nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb me 78.783 kilometra katrore dhe me 7 milion e gjysm\u00eb banor\u00eb.<\/p>\n<p>Supozo nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr kalimet kufitare t\u00eb njer\u00ebzve dhe t\u00eb mallrave pa pika kufitare. Sa shpenzime do t\u00eb uleshin dhe sa koha do t\u00eb shp\u00ebtohej?<\/p>\n<p>Supozo nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr riorganizim e ushtrive t\u00eb vogla t\u00eb kat\u00ebr shteteve, n\u00ebn ombrell\u00ebn e NATO-s: do t\u00eb krijohej nj\u00eb ushtri e koordinuar prej 30.000 ushtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, plot marr\u00ebveshje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb thot\u00eb kjo q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb konfederat\u00eb klasike, madje pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta, t\u00eb krijohet nj\u00eb konfederat\u00eb moderne, ku secili shtet ruan sovranitetin e vet, por n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ku mund t\u00eb veprojn\u00eb si nj trup, ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, fillimisht duke b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje kat\u00ebrpal\u00ebshe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara..<\/p>\n<p>Pse mund t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00eb konfederat\u00eb moderne, kur nuk ka funksionuar Federata Jugosllave?<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebsi nuk ka asnj\u00eb shtet t\u00eb madh e hegjemon, q\u00eb do t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnonte t\u00eb tjer\u00ebt. Asnj\u00ebri prej shteteve nuk do t\u00eb frik\u00ebsohej prej tjetrit. Kat\u00ebr shtetet e vogla jan\u00eb pak a shum\u00eb me potenciale t\u00eb barabarta dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb ambicie hegjemone ndaj njeri tjetrit.<\/p>\n<p>Pse mund t\u00eb krijohet nj\u00eb konfederat\u00eb moderne kur shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e secilit shtet dhe si komb shumic\u00eb? Sepse pik\u00ebrisht shqiptar\u00ebt kan\u00eb interes strategjik p\u00ebr t\u00eb ruajtur pavar\u00ebsin\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Malin e Zi, mu p\u00ebr shkak t\u00eb faktorit shqiptar n\u00eb ato shtete dhe p\u00ebr shkak t\u00eb apetiteve hegjemone t\u00eb Serbis\u00eb dhe politikave ndikuese t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Pse Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kan\u00eb interes p\u00ebr nj\u00eb konfederat\u00eb t\u00eb till\u00eb? Sepse q\u00eb t\u00eb dy shtetet do t\u00eb krijonin nj\u00eb mekaniz\u00ebm sigurie, pa rrezikuar asgj\u00eb, ndaj politikave jo q\u00ebllim mira t\u00eb fqinj\u00ebve dhe t\u00eb apetiteve ruse. Edhe Maqedonia e Veriut edhe Mali i Zi e kuptojn\u00eb se n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb me shqiptar\u00ebt (Shqip\u00ebria e Kosova) mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pavarur e t\u00eb sigurt, ndryshe, kat\u00ebr shtetet e vogla do t\u00eb jen\u00eb pre e ambicieve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi do t\u00eb paq\u00ebsoheshin m\u00eb shum\u00eb mospajtimet nacionale t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe do t\u00eb eliminohej problemi Kosov\u00eb-Serbi. A nuk e kan\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit kat\u00ebr shtetet se kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me nj\u00ebri tjetrin?<\/p>\n<p>N\u00eb fund, pse nj\u00eb konfederat\u00eb moderne n\u00eb raport me BE? S\u00eb pari, BE pas brexit-it ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re t\u00eb ri-p\u00ebrkufizimit. S\u00eb dyti, kat\u00ebr partner\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl nj\u00eb nga nj\u00eb nuk paraqiten si faktor\u00eb p\u00ebr BE, nd\u00ebrsa nj\u00eb konfederat\u00eb moderne paraqet faktor shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto marr\u00ebveshje do t\u00eb uleshin shpenzimet e m\u00ebdha administrative dhe parat\u00eb e kursyera do t\u00eb investoheshin n\u00eb sh\u00ebrbimet publike. Do t\u00eb krijohej nj\u00eb mekaniz\u00ebm i brendsh\u00ebm i siguris\u00eb dhe asnj\u00eb shtet fqinj e as m\u00eb i larg\u00ebt nuk mund t\u00eb sillet me k\u00ebrc\u00ebnim ndaj kat\u00ebr shteteve t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb rajon i brisht\u00eb dhe gjenerim konfliktesh, do t\u00eb krijohej nj\u00eb rajon i zhvilluar ekonomik, q\u00eb gjeneron stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik.<\/p>\n<p>Natyrisht, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vizion imi p\u00ebr rajonin ton\u00eb t\u00eb trazuar me shekuj. Por, n\u00ebse lider\u00ebt e kat\u00ebr shteteve t\u00eb vogla p\u00ebrcjellin me v\u00ebmendje politikat e jashtme t\u00eb Aleksand\u00ebr Vucicit, t\u00eb Milorad Dodikut, si dhe ambiciet ruse p\u00ebr EJL, ata duhet t\u00eb veprojn\u00eb shpejt n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>(Autori ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs. Ideja \u00ebsht\u00eb shpalosur n\u00eb \u201dBalkans Leadership Conference\u201d, organizuar nga Universal Peace Federation, Tiran\u00eb, 2019)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-Kryeministri Bajram Kosumi ka propozuar krijimin e nj\u00eb \u201cKonfederate Moderne\u201d t\u00eb kat\u00ebr shteteve rajonale, Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi e Maqedonis\u00eb. Ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb bashkim i till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ndodhte n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb, tregtis\u00eb, ushtris\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave. Sipas tij, nj\u00eb ide e till\u00eb do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14026,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-14025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14025\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}