{"id":14388,"date":"2019-04-02T18:25:07","date_gmt":"2019-04-02T16:25:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=14388"},"modified":"2019-04-02T18:25:07","modified_gmt":"2019-04-02T16:25:07","slug":"a-po-i-fshehin-institucionet-vdekjet-e-kosovareve-nga-gripi-i-derrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/a-po-i-fshehin-institucionet-vdekjet-e-kosovareve-nga-gripi-i-derrit\/","title":{"rendered":"A po i fshehin institucionet vdekjet e kosovar\u00ebve nga Gripi i Derrit?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Rreth dhjet\u00eb persona dyshohet se deri m\u00eb tani kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb si pasoj\u00eb e prekjes nga gripi, p\u00ebrkat\u00ebsisht virusi H1N1.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Viktima e fundit me grip t\u00eb derrit dyshohet se u sh\u00ebnua jav\u00ebn q\u00eb shkoi dhe ishte nj\u00eb 35-vjecare nga nj\u00eb fshat i Gjakov\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rajoni m\u00eb i prekur nga ky virus po del t\u00eb jet\u00eb Gjilani. Aty s\u00eb fundi kan\u00eb vdekur tre persona.<\/p>\n<p>Institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore refuzojn\u00eb t\u00eb deklarohen rreth numrit t\u00eb t\u00eb vdekurve n\u00eb nivel vendi nga ky virus. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike thon\u00eb se nuk kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna rreth numrit t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb si pasoj\u00eb e gripit t\u00eb derrit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebrin nga spitalet private n\u00eb Shkup, gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar nd\u00ebrroi jet\u00eb 40 vje\u00e7ar nga qyteti i Gjilanit, K.J pasi q\u00eb i nj\u00ebjti dyshohet t\u00eb jet\u00eb prekur nga virusi H1N1 apo si\u00e7 njihet ndryshe \u2018Gripi Derrit\u2019. Ai fillimisht u trajtua n\u00eb spitalet kosovare, por q\u00eb m\u00eb von\u00eb familja t\u00eb nj\u00ebjtin vendosi q\u00eb ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Shkup, atje edhe ku nd\u00ebrroi jet\u00eb. K\u00ebshtu kan\u00eb deklaruar p\u00ebrExpress, n\u00eb kushte anonimiteti zyrtar\u00eb nga spitali i Gjilanit.<\/p>\n<p>\u201cAi u trajtua k\u00ebtu. Kishte simptoma t\u00eb virusit H1N1. Por m\u00eb pas familja vendosi q\u00eb ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Shkup p\u00ebr trajtim. Atje ku edhe nd\u00ebrroi jet\u00eb\u201d, kan\u00eb deklaruar zyrtar\u00eb nga spitali i Gjilanit.<\/p>\n<p>E nga gripi i derrit nga qyteti i Gjilanit, gjat\u00eb muajit shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb edhe Ramadan Jashari, nga fshati Pogragj\u00eb i k\u00ebsaj komune i cili kishte punuar si infermier n\u00eb Gjilan, si dhe nj\u00eb 61 vje\u00e7are nga Pozhorani i Komun\u00ebs s\u00eb Vitis\u00eb.<\/p>\n<p>Por megjithat\u00eb, k\u00ebto shifra nuk po konsiderohen alarmante nga zyrat q\u00eb merren me sh\u00ebndet\u00ebsi n\u00eb vend edhe pse jav\u00ebn q\u00eb shkoi nga Gripi i Derrit dyshohet s\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb edhe D\u00ebshira Lleshdedaj n\u00eb Klinik\u00ebn Infektive t\u00eb QKUK\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo fillimisht ishte trajtuar n\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Gjakov\u00ebs. Aty mjek\u00ebt kan\u00eb konstatuar se D\u00ebshira u prek nga virusi H1N1. K\u00ebshtu ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Express, Kirurgu nga Gjakova, Sabaudin Bytyqi.<\/p>\n<p>\u201cNe e operuam pacienten n\u00eb fjal\u00eb. Nuk kishte simptoma t\u00eb ndonj\u00eb s\u00ebmundje tjet\u00ebr. Dyshimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb tek gripi i derrit\u201d, ka deklaruar Bytyqi p\u00ebr Express, jav\u00ebn q\u00eb e lam\u00eb pas.<\/p>\n<p>Nga gripi i derrit gjat\u00eb fundit t\u00eb muajit maj t\u00eb \u00ebktij viti po dyshohet se ka vdekur edhe nj\u00eb grua nga Ferizaj. Ajo fillimisht ishte prekur nga gripi sezonal duke nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb QKUK me dyshimet se m\u00eb von\u00eb u prek me grip t\u00eb derrit.<\/p>\n<p>\u201cFamilja e ngusht\u00eb po thon\u00eb se ajo, u prek nga gripi i derrit. Cike e re, nuk ka qen\u00eb s\u00ebmur\u00eb kurr\u00eb nga asnj\u00eb s\u00ebmundje\u201d, kan\u00eb deklaruar familjar\u00eb t\u00eb s\u00eb ndjer\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, edhe pas gjith\u00eb k\u00ebtyre rasteve t\u00eb vdekjeve q\u00eb dyshohet se kan\u00eb ardh nga gripi i derrit n\u00eb Kosov\u00eb, institucionet q\u00eb merren me monitorimin e sh\u00ebndetit publik, nuk po i shohin rastet si shqet\u00ebsuese. Deklarojn\u00eb q\u00eb situata nuk e kalon pragun epidemiologjik.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb nga Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike kan\u00eb deklaruar p\u00ebr Express se nga tetori i vitit t\u00eb kaluar e deri m\u00eb 29 mars t\u00eb k\u00ebtij viti 2019 n\u00eb IKSHPK jan\u00eb raportuar gjithsej 54 mij\u00eb e 949 raste t\u00eb dyshimta n\u00eb grip (ILI), si dhe 6 mij\u00eb e 296 raste ARI (Infeksion Respirator Akut). Nd\u00ebrkoh\u00eb 107 raste t\u00eb tjera jan\u00eb raportuar me SARI (Infeksion i R\u00ebnd\u00eb Respirator Akut).<\/p>\n<p>Rastet raportohen nga t\u00eb gjitha komunat e Kosov\u00ebs. Num\u00ebr m\u00eb i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtin\u00ebs, Prizrenit, dhe Podujev\u00ebs.<\/p>\n<p>Tutje sipas Institutit Komb\u00ebtar\u00eb, gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb 12-t\u00eb jan\u00eb raportuar 3.577 raste ILI, 229 raste ARI dhe 13 raste SARI.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion theksojn\u00eb se n\u00eb laboratorin e Qendr\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb gripit-IKSHPK deri sot jan\u00eb testuar gjithsej 1016 mostra t\u00eb dyshimta n\u00eb Influenc\u00eb dhe prej tyre 422 raste rezultojn\u00eb pozitive n\u00eb Influenc\u00ebn tip A (pozitiviteti 41.5 %).<\/p>\n<p>Sipas subtipit 345 mostra Influenc\u00eb A e pa- subtipizuar dhe 76 mostra rezultojn\u00eb pozitive n\u00eb sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 most\u00ebr rezulton pozitive n\u00eb AH3.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nga ana e Institutit Komb\u00ebtar, refuzojn\u00eb t\u00eb japin detaje rreth numrit t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vdekur si pasoj\u00eb e virusit t\u00eb derrit. Deklarojn\u00eb se p\u00ebr shifrat t\u00eb dh\u00ebna mund t\u00eb japin zyrtar\u00eb nga Klinika Infektive e QKUK\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb QKUK nuk jan\u00eb deklaruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Asnj\u00eb nga zyrtar\u00ebt e Infektiv\u00ebs nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb gazet\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, zyrtar\u00eb nga Infektiva e QKUK\u2019s\u00eb, kan\u00eb deklaruar se vet\u00ebm deri n\u00eb muajin shkurt 5 persona kan\u00eb vdekur nga gripi i derrit. Nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb edhe disa pacient\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve kan\u00eb vdekur me dyshimet se jan\u00eb prekur nga virusi AH1N1.<\/p>\n<p>Ndryshe, gjat\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb rajonit \u00ebsht\u00eb shpallur epidemi nga influenca e gripit, pasi shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb vdekur nga nd\u00ebrlikimet e shkaktuara nga ky virus. N\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb vdekur 36 persona, n\u00eb Serbi 19 persona, n\u00eb Mal t\u00eb Zi 6, derisa n\u00eb Maqedoni 2 persona.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, n\u00eb Institutin Komb\u00ebtar thon\u00eb se po i p\u00ebrcjellin me v\u00ebmendje ecurit\u00eb epidemiologjike t\u00eb gripit sezonal n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duke intensifikuar pun\u00ebn n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Rastet raportohen nga t\u00eb gjitha komunat e Kosov\u00ebs, thon\u00eb zyrtar\u00eb nga ky institut, derisa shtojn\u00eb se asnj\u00ebra nuk e kalon pragun epidemik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth dhjet\u00eb persona dyshohet se deri m\u00eb tani kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb si pasoj\u00eb e prekjes nga gripi, p\u00ebrkat\u00ebsisht virusi H1N1. Viktima e fundit me grip t\u00eb derrit dyshohet se u sh\u00ebnua jav\u00ebn q\u00eb shkoi dhe ishte nj\u00eb 35-vjecare nga nj\u00eb fshat i Gjakov\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rajoni m\u00eb i prekur nga ky virus po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":14389,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-14388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14388\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}