{"id":14847,"date":"2019-04-03T14:57:32","date_gmt":"2019-04-03T12:57:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=14847"},"modified":"2019-04-03T14:58:13","modified_gmt":"2019-04-03T12:58:13","slug":"a-genjeu-pjeter-ndrecaj-se-nuk-e-dinte-qe-e-kishte-vrare-vajzen-e-tij-flet-vellai-i-valbones","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/a-genjeu-pjeter-ndrecaj-se-nuk-e-dinte-qe-e-kishte-vrare-vajzen-e-tij-flet-vellai-i-valbones\/","title":{"rendered":"A g\u00ebnjeu Pjet\u00ebr Ndrecaj se nuk e dinte q\u00eb e kishte vrar\u00eb vajz\u00ebn e tij? Flet v\u00ebllai i Valbon\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Vrasja e dyfisht\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Gjakov\u00eb vitin e kaluar kur Pjet\u00ebr Nrecaj la t\u00eb vdekur vajz\u00ebn e tij 9-vje\u00e7are dhe gruan Valbona Markun tronditi opinionin. 40-vje\u00e7ari p\u00ebr vepr\u00ebn \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, nd\u00ebrkaq, nga burgu i siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb ka d\u00ebrguar edhe disa mesazhe p\u00ebrmes nj\u00eb interviste nga ku \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk e ka vrar\u00eb t\u00eb bij\u00ebn por vet\u00ebm gruan duke hedhur dyshime mbi procesin gjyq\u00ebsor. T\u00eb gjitha k\u00ebto akuza i mohojn\u00eb n\u00eb familjen Marku n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ata flasin p\u00ebr dhun\u00ebn q\u00eb tash e sa vite po p\u00ebrjetonte Valbona.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Sht\u00ebpia ku mbr\u00ebmjen e 7 gushtit ndodhi vrasja makab\u00ebr e Valbona Markut e vajz\u00ebs s\u00eb saj, Klar\u00ebs 9-vje\u00e7e ka mbetur e zbraz\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 vrimave nga plumbat q\u00eb kan\u00eb mbetur d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb vrasjes s\u00eb dyfisht\u00eb, askush nga familja Marku nuk ka vazhduar jetes\u00ebn n\u00eb dikur sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb Brekovc t\u00eb Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>Jetesa p\u00ebr familjen e Valbon\u00ebs e p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e saj nuk ishte e sigurt m\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, k\u00ebshtu ata zgjodh\u00ebn largimin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vrasjen q\u00eb tronditi Kosov\u00ebn prapa grilave p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, 40-vje\u00e7ari Pjet\u00ebr Ndrecaj, ish-burri i Valbon\u00ebs e babai i Klar\u00ebs 9-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Nga qelia pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit ai ka dh\u00ebn\u00eb edhe intervist\u00eb duke shprehur dyshime p\u00ebr rastin, e duke th\u00ebn\u00eb se vajz\u00ebn e tij nuk e kishte vrar\u00eb ai. Madje, Ndrecaj deklarohet se \u00ebsht\u00eb penduar p\u00ebr vepr\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb e se d\u00ebnimi i Apelit \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ai drejt t\u00eb cilit Ndrecaj drejton akuza t\u00eb r\u00ebnda, Shkelzen Marku duke folur ekskluzivisht p\u00ebr Gazet\u00ebn Express\u00a0deklarohet se ngjarja nuk kishte rrjedhur ashtu si kishte rr\u00ebfyer p\u00ebr Klanin Ndrecaj.<\/p>\n<p>Marku po thot\u00eb se t\u00eb gjitha provat t\u00eb cilat i kishte prokuroria ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb d\u00ebnim maksimal p\u00ebr Ndrecajn pasi q\u00eb ai vet\u00eb kishte kryer t\u00eb dy vrasjet.<\/p>\n<p>Teksa Pjet\u00ebr Ndrecaj tregon nga burgu i siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb se sa jet\u00ebn e mir\u00eb e kishte gruaja e tij, Valbona t\u00eb cil\u00ebn e kishte d\u00ebrguar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr n\u00eb vizit\u00eb e madje edhe n\u00eb bregdet, n\u00eb familjen Marku thon\u00eb se te \u00e7ifti kishte koh\u00eb q\u00eb kishte konflikt, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Pjet\u00ebr Ndrecaj kishte mbajtur edhe burg n\u00eb maj t\u00eb 2018-t\u00ebs, pak muaj para vrasjes.<\/p>\n<p>Shk\u00eblzen Marku\u00a0 \u00ebsht\u00eb deklaruar se dit\u00ebn kur ka ndodhur rasti kritik, n\u00eb familjen e tij ishin 12 d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e din\u00eb mir\u00eb se \u00e7ka ka ndodhur, e sipas tij po t\u00eb mos ishte ai do t\u00eb kishte edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i Valbon\u00ebs thot\u00eb se\u00a0 vajza tashm\u00eb e ndjer\u00eb, ishte n\u00eb krah t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj kur Pjet\u00ebr Ndrecaj ka q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb gjujt\u00eb me nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb dy personave, shenjat e gisht\u00ebrinjve jan\u00eb t\u00eb tij, arma \u00ebsht\u00eb gjet\u00eb larg sht\u00ebpis\u00eb ton\u00eb kur ka ardh policia. Vajz\u00ebs iu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb autopsia edhe shkaktar i vrasjes jan\u00eb plumbat q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb kok\u00eb dhe n\u00eb krah. S\u2019ka pas ndonj\u00eb l\u00ebndim tjet\u00ebr\u201d, thot\u00eb ai duke rr\u00ebfyer se vajza nga plaga q\u00eb mori n\u00eb kok\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb ende pa arritur n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Ndrecaj n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ka th\u00ebn\u00eb se dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ka marr\u00eb vesh se kishte vrar\u00eb edhe vajz\u00ebn, duke u shprehur se ishin tre persona q\u00eb kan\u00eb gjuajtur me arm\u00eb at\u00eb nat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVajz\u00ebn mu ka b\u00eb padrejt\u00ebsi se un\u00eb kam d\u00ebgju pas 2 dit\u00ebve n\u00eb Gjykat\u00eb, Un\u00eb as n\u00eb Valbon\u00ebn sjam kan\u00eb tu gjujt kam shku me marr\u00eb\u201d \u201c Jam n\u00eb dyshim se kan\u00eb qen\u00eb tri gjuajtje ndaj meje. Ajo vajz\u00eb n\u00eb at\u00eb vend ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkrepja nuk ka pas ka qen\u00eb vet\u00ebm Shk\u00eblzen Marku, n\u00ebna e Valbon\u00ebs edhe Valbona, un\u00eb kam gjet n\u00eb drejtim t\u00eb Shk\u00eblzenit e ajo ka dal p\u00ebrpara\u201d, tha Nrecaj.<\/p>\n<p>Tutje, ai ka th\u00ebn\u00eb se ishin familja e Valbon\u00ebs ajo q\u00eb nga fillimi kishin tentuar q\u00eb t\u2019i ndanin. Duke p\u00ebrmendur edhe nj\u00eb rast kur sipas Nrecajt v\u00ebllai i saj kishte tentuar ta marr\u00eb edhe n\u00eb Gjermani at\u00eb s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt, por, q\u00eb 40-vje\u00e7ari nuk e kishte lejuar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNa kemi pas jet\u00ebn shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb familje tem\u00ebn ska pas dhun\u00eb, ka ndodh shum\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr brenda muajit ma ka pru k\u00ebt\u00eb tragjedi Shkelzen Marku, bashk\u00eb me motrat e sajna. Mu m\u00eb ka k\u00ebrku duhesh me ma lan\u00eb grun\u00eb n\u00eb Gjermani, un\u00eb me pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb kryefamiljar un\u00eb nuk ju kam p\u00ebrgjegj po nuk ekiziston shanca me marr\u00eb grun\u00eb. Ti smundesh me kan\u00eb diktator smundesh me vendos m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebtu na ka hy konflikti, ka qen\u00eb shum\u00eb koh\u00eb e shkurt\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb deklaruar Nrecaj.<\/p>\n<p>Por, sipas familjes Marku ishte vet\u00eb Nrecaj ai q\u00eb pas vrasjes kishte ikur p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb njohurit t\u00eb cilit i kishte treguar se kishte vrar\u00eb gruan edhe vajz\u00ebn, e dyshonte se mund t\u00eb kishte vrar\u00eb edhe nj\u00eb person tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Marku po thot\u00eb se frika n\u00eb familjen e tyre kishte filluar kur n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar i nj\u00ebjti kishte ushtruar dhun\u00eb ndaj motr\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai kishte mbajtur edhe burg.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kur motra e tyre Valbona ve\u00e7se ishte ndar\u00eb nga burri e po q\u00ebndronte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve, Shkelzen Marku i kishte propozuar q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur konfliktit t\u00eb largohen nga Kosova.<\/p>\n<p>Marku po thot\u00eb se Pjet\u00ebr Nrecaj e kishte rrahur brutalisht Valbon\u00ebn derisa kishte qen\u00eb i pir\u00eb, madje dhe kishte vazhduar me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>\u201cPjesa ku un\u00eb kam p\u00ebrmend ka qen\u00eb masi kan\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebto probleme kam k\u00ebrkuar me ik\u00eb ni koh\u00eb p\u00ebr me u qet\u00ebsu situata. Kjo ska qen\u00eb bised\u00eb me Pjetrin. Motra \u00ebsht\u00eb largu p\u00ebr 2-3 jav\u00eb kam k\u00ebrkuar \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kam dasht ajo me u qet\u00ebsu se ka qen\u00eb tan koh\u00ebn e m\u00ebrzituer se s\u2019ja ka lan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt me i pa nj\u00eb koh\u00eb masanej ja ka pru ni jav\u00eb para se me ndodh ngjarja i ka lan\u00eb t\u00eb tre vajzat\u201d, shton tutje.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Nrecaj v\u00eb n\u00eb dyshim procesin gjyq\u00ebsor q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj tij, familja Marku ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujdes f\u00ebmij\u00ebt, e thon\u00eb se askush nga familja Nrecaj nuk \u00ebsht\u00eb interesuar p\u00ebr ta q\u00eb kur rasti tragjik ka ndodhur.<\/p>\n<p>40-vje\u00e7ari Pjet\u00ebr Nrecaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00ebn akuzat p\u00ebr vrasje t\u00eb dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si kishte ndodhur ngjarja?<\/strong><\/p>\n<p>Mbr\u00ebmjen e 7 gushtit t\u00eb 2018-t\u00ebs, Pjet\u00ebr Nrecaj vrau me arm\u00eb zjarri gruan dhe vajz\u00ebn e tij 9\u2019vje\u00e7are n\u00eb fshatin Brekoc t\u00eb Gjakov\u00ebs, derisa viktima, Valbona Marku, po q\u00ebndronte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>40 vje\u00e7ari, Nrecaj e pranoi krimin para trupit gjykues, e p\u00ebr at\u00eb vep\u00ebr e arm\u00eb mbajtje pa leje u d\u00ebnua me 25 vite burg.<\/p>\n<p>Kjo deri n\u00eb vendim t\u00eb\u00a0 Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb e d\u00ebnoi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Valbona Marku Nrecaj kishte duruar p\u00ebr shum\u00eb vite dhun\u00ebn nga bashk\u00ebshorti i saj, Pjetri, deri n\u00eb gushtin e vitit t\u00eb kaluar kur ajo do t\u00eb vendoste t\u00eb ikte n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p>Veprimi i asaj acaroi edhe m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebshortin, q\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tashm\u00eb t\u00eb ndjer\u00ebs do t\u00eb shkonte i armatosur e nga aty do linte t\u00eb vdekura p\u00ebrve\u00e7 gruas edhe vajz\u00ebn e tij Klar\u00ebn 9-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Se kishte kryer krimin 40-vje\u00e7ari e pranoi edhe para gjykat\u00ebs, duke shtuar se gjith\u00e7ka kishte ndodhur aksidentalisht, e p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr ishte penduar.<\/p>\n<p>Me 2 n\u00ebntor t\u00eb 2018-t\u00ebs, Gjykata Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb shpalli fajtor Pjet\u00ebr Ndrecaj p\u00ebr vrasjen e dyfisht\u00eb, duke e d\u00ebnuar me 23 vite p\u00ebr vrasje dhe 2 vite p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje, ku i llogaritej edhe koha q\u00eb e kishte kaluar n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi p\u00ebr aktin makab\u00ebr u komentua shum\u00eb, e p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin rast u organizuan disa her\u00eb protesta q\u00eb b\u00ebnin thirrje p\u00ebr ndryshim t\u00eb mas\u00ebs n\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, duke llogaritur vrasjen si nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat q\u00eb ka ndodhur viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit nd\u00ebrkaq n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti hodhi posht\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Gjakov\u00ebs, derisa i nj\u00ebjti u d\u00ebnua me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Nrecaj p\u00ebr vrasjen e gruas dhe vajz\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, e ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb parashihet me Kodin Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur kishte ndodhur vrasja \u00e7ifti ishin t\u00eb ndar\u00eb e po jetonin n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ndryshme, dy prej f\u00ebmij\u00ebve jetonin me t\u00eb atin dhe tre me n\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vrasja e dyfisht\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Gjakov\u00eb vitin e kaluar kur Pjet\u00ebr Nrecaj la t\u00eb vdekur vajz\u00ebn e tij 9-vje\u00e7are dhe gruan Valbona Markun tronditi opinionin. 40-vje\u00e7ari p\u00ebr vepr\u00ebn \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, nd\u00ebrkaq, nga burgu i siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb ka d\u00ebrguar edhe disa mesazhe p\u00ebrmes nj\u00eb interviste nga ku \u00ebsht\u00eb shprehur se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":14848,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-14847","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14847\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14848"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}