{"id":153373,"date":"2019-12-23T13:26:22","date_gmt":"2019-12-23T12:26:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=153373"},"modified":"2019-12-23T13:29:31","modified_gmt":"2019-12-23T12:29:31","slug":"cka-nese-bota-do-te-mbetej-pa-energji-elektrike-lexoni-skenaret-e-frikshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/cka-nese-bota-do-te-mbetej-pa-energji-elektrike-lexoni-skenaret-e-frikshem\/","title":{"rendered":"\u00c7ka n\u00ebse bota do t\u00eb mbetej pa energji elektrike? Lexoni skenar\u00ebt e friksh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gabimet njer\u00ebzore, defekte strukturore, rrufet\u00eb, stuhit\u00eb dhe madje edhe kafsh\u00ebt. Arsye nga m\u00eb t\u00eb larmishmet mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb sistemi elektrik t\u00eb ndalet. Dhe n\u00ebse ndodh \u2026<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Metrot\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbushura me pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi, rrug\u00ebt plot me taksi t\u00eb verdha dhe makina, ashensor\u00ebt e rrokaqiejve t\u00eb mbushur me njer\u00ebz \u2026 kur papritmas energjia elektrike nd\u00ebrpritet. Esht\u00eb ora 17.00 n\u00eb pasditen e 9 n\u00ebntorit 1965. Qyteti i par\u00eb q\u00eb \u201cu fik\u201d ishte Bostoni, pastaj Nju Jorku mbetet pa drita dhe gradualisht qindra qendra t\u00eb tjera urbane, gjithsej tet\u00eb shtete amerikane n\u00eb veri-lindje dhe shteti kanadez i Ontarios. N\u00eb vet\u00ebm 12 minuta, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb serie defektesh t\u00eb nisura n\u00eb hidrocentralin Sir Adam Beck n\u00eb Kanada, rrjeti i energjis\u00eb elektrike bie, duke l\u00ebn\u00eb 30 milion njer\u00ebz n\u00eb err\u00ebsir\u00eb p\u00ebr 13 or\u00eb, duke nisur k\u00ebshtu nd\u00ebrprerjen e par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00ebdokumentuar t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb bot\u00ebn moderne dhe t\u00eb industrializuar energjia elektrike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri q\u00eb ne e marrim si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb. Por sistemet elektrike jan\u00eb nd\u00ebr infrastrukturat m\u00eb komplekse t\u00eb krijuara ndonj\u00ebher\u00eb nga njer\u00ebzimi, dhe rruga q\u00eb p\u00ebrshkon rryma, para se t\u00eb arrij\u00eb tek p\u00ebrdoruesit \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e gjat\u00eb: nga termocentralet apo hidrocentralet q\u00eb e prodhojn\u00eb at\u00eb deri tek kabllot q\u00eb e transmetojn\u00eb dhe shp\u00ebrndajn\u00eb\u201d, shpjegon Emanuele Ciapessoni, shkenc\u00ebtar i Departamentit t\u00eb zhvillimit t\u00eb sistemeve energjetike t\u00eb kompanis\u00eb Rse (Studime mbi sistemet e energjis\u00eb). \u201cDhe ndon\u00ebse zinxhiri i furnizimit t\u00eb sistemit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rreth tridhjet\u00eb vitet e fundit, \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i sigurt dhe i fort\u00eb, ngjarjet q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb nd\u00ebrprerje jan\u00eb ende t\u00eb mundshme. N\u00ebse nj\u00eb gabim prek vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs, ai zbulohet dhe zgjidhet brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve. Por n\u00ebse defektet jan\u00eb t\u00eb shumta, mund t\u00eb keni nj\u00eb efekt kaskad\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb blackout\u201d. Si\u00e7 e d\u00ebshmon nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb nd\u00ebrprerjesh t\u00eb rrym\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb 50 vitet e fundit.<\/p>\n<p><strong>ME E MADHJA<\/strong><\/p>\n<p>Rrjetet e vjet\u00ebruara t\u00eb energjis\u00eb elektrike, mungesa e organizimit midis impianteve t\u00eb ndryshme t\u00eb prodhimit t\u00eb nd\u00ebrlidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe p\u00ebrdorimi i tep\u00ebrt i kondicioner\u00ebve jan\u00eb nd\u00ebr shkaqet q\u00eb kan\u00eb shkaktuar nd\u00ebrprerjen m\u00eb t\u00eb madhe deri m\u00eb tani: 31 korrik 2012, rreth 620 milion njer\u00ebz, gati 10% e popullsis\u00eb bot\u00ebrore, mbeti pa energji elektrike n\u00eb veri t\u00eb Indis\u00eb. E shtrir\u00eb nga kufiri lindor me Birmanin\u00eb deri n\u00eb kufirin per\u00ebndimor me Pakistanin, duke vazhduar p\u00ebr disa dit\u00eb, megablackout-i bllokoi trenat, ndali metrot\u00eb, krijoi bllokime trafiku dhe, p\u00ebrve\u00e7 shqet\u00ebsimeve m\u00eb t\u00eb dukshme sht\u00ebpiake, bllokoi n\u00eb nj\u00eb minier\u00eb n\u00eb shtetin e Bengalit 200 minator\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb u shp\u00ebtuan.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vendet n\u00eb zhvillim, ku teknologjia nuk ka b\u00ebr\u00eb ende p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb sistemin e energjis\u00eb elektrike, nd\u00ebrprerjet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta,\u201d shpjegon Ciapessoni. \u201cPor k\u00ebto aksidente mund t\u00eb ndodhin edhe n\u00eb realitetet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara teknologjikisht. Shkaqet variojn\u00eb nga gabimet e instalimit deri tek aksidentet gjat\u00eb punimeve n\u00eb impiante, nga defektet e projektimit ose realizimi i p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve kund\u00ebr vjet\u00ebrimit. E megjithat\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb ato nuk varen nga sistemi elektrik: edhe agjent\u00ebt atmosferik\u00eb dhe fenomenet natyrore mund t\u00eb shkaktojn\u00eb nd\u00ebrprerje\u201d.<\/p>\n<p><strong>KRIMINELE NE HIJE<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebset, q\u00eb ndodhi n\u00eb Brazil n\u00eb 11 Mars 1999, n\u00eb fakt u shkaktua nga rrufeja, e cila goditi n\u00ebnstacionin elektrik t\u00eb Barusit, n\u00eb shtetin e Sao Paulos, duke shkaktuar nj\u00eb reagim zinxhir q\u00eb paralizoi rrjetin e energjis\u00eb elektrike dhe nd\u00ebrpreu sh\u00ebrbimin p\u00ebr 97 milion njer\u00ebz n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb vendit. Gjithashtu n\u00eb Nju Jork, n\u00eb mbr\u00ebmjen e 13 korrikut 1977, goditi nj\u00eb seri rrufejesh q\u00eb, duke prekur disa struktura n\u00eb seri, e nxorri sistemin elektrik jasht\u00eb loje. Nju Jorku ishte n\u00eb mesin e nj\u00eb krize t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike, papun\u00ebsia kish rr\u00ebnuar mij\u00ebra banor\u00eb, bandat sundonin n\u00eb lagje t\u00eb ndryshme, nj\u00eb val\u00eb nxeht\u00ebsie i kish nervozuar pa mas\u00eb njujorkez\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebta p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs e b\u00ebn\u00eb qytetin tok\u00eb pjellore p\u00ebr krimin: gjat\u00eb 24 or\u00ebve q\u00eb mbeti pa drita, pati qindra akte vandalizmi. T\u00eb pakt\u00ebn 1.600 dyqane u grabit\u00ebn, dhjet\u00ebra makina u vodh\u00ebn dhe u vun\u00eb qindra zjarre. Agjent\u00ebt arrestuan afro 4,000 njer\u00ebz, aq sa nuk kishte m\u00eb qeli n\u00eb dispozicion n\u00eb komisariatet e policis\u00eb; m\u00eb shum\u00eb se 500 polic\u00eb u plagos\u00ebn nga t\u00eb sht\u00ebnat me arm\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimi mund t\u00eb vij\u00eb edhe nga n\u00ebntoka. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndodhi gjat\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb fort\u00eb q\u00eb goditi ishullin Hokkaid\u014d, n\u00eb Japoni, m\u00eb 5 shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. T\u00ebrmeti me madh\u00ebsi 6.7 ball\u00eb shkaktoi rr\u00ebshqitje masive t\u00eb dheut dhe p\u00ebrmbytje rreth termocentralit Tomato-Atsuma. Zbulimi nga sistemi i siguris\u00eb i tubave t\u00eb d\u00ebmtuar dhe zjarreve, do t\u00eb thoshte q\u00eb impianti duhej t\u00eb shk\u00ebputej automatikisht nga rrjeti elektrik, si nj\u00eb mas\u00eb paraprake. Por kjo provokoi nj\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb sistemit, i cili la pothuaj tre milion njer\u00ebz n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>MINJ, KETRA DHE MAJMUNE<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebr shkaqet e jashtme q\u00eb mund t\u00eb rrezikojn\u00eb efikasitetin e nj\u00eb infrastrukture elektrike jan\u00eb edhe kafsh\u00ebt,\u201d shpjegon Ciapessoni. \u00abAto mund t\u00eb shkaktojn\u00eb qarqe t\u00eb shkurtra brenda stacioneve ose p\u00ebrgjat\u00eb gjurm\u00ebs s\u00eb linjave elektrike. Nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebrfaq\u00ebsohet, p\u00ebr shembull, nga glasat e zogjve, t\u00eb cilat mund t\u00eb shkaktojn\u00eb qarqe t\u00eb shkurtra n\u00eb linjat ajrore\u201d.<\/p>\n<p>Dhe pastaj minjt\u00eb, gjarp\u00ebrinjt\u00eb, dhelprat, lakuriq\u00ebt e nat\u00ebs, p\u00ebllumbat: n\u00eb Shtetet e Bashkuara vler\u00ebsohet se 10-20% e nd\u00ebrprerjeve jan\u00eb shkaktuar kafsh\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht ketrat t\u00eb cil\u00ebt, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Shoqata Amerikane e Energjis\u00eb Elektrike, vet\u00ebm n\u00eb vitin 2016 kan\u00eb shkaktuar pothuajse 3.500 nd\u00ebrprerje t\u00eb energjis\u00eb. Ngjarja q\u00eb futi n\u00eb blackout Kenian p\u00ebr gati kat\u00ebr or\u00eb, n\u00eb qershor 2016, u shkaktua nga nj\u00eb majmun: pasi u ngjit n\u00eb \u00e7atin\u00eb e hidrocentralit Gitaru, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vendit afrikan, kafsha ra n\u00eb transformator, duke shkaktuar nj\u00eb humbje prej 180 megavat\u00ebsh t\u00eb energjis\u00eb elektrike q\u00eb la m\u00eb shum\u00eb se 40 milion njer\u00ebz pa drita. Megjith\u00eb tronditjen, n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, majmuni mbijetoi dhe iu besua kujdesit t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kafsh\u00ebve t\u00eb egra n\u00eb Kenia.<\/p>\n<p><strong>GADISHULLI NE ERRESIRE<\/strong><\/p>\n<p>Edhe vendi fqinj, Italia ka par\u00eb shuarjen e t\u00eb gjitha dritave. \u201cGjith\u00e7ka filloi n\u00eb 3.01 t\u00eb m\u00ebngjesit, m\u00eb 28 shtator 2003, kur n\u00eb Zvic\u00ebr pati nj\u00eb prishje t\u00eb nj\u00eb linje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb lidh rrjetin zviceran me at\u00eb t\u00eb Italis\u00eb\u201d, shpjegon Alberto Borghetti, profesor i sistemeve elektrike n\u00eb Departamentin e Inxhinieris\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe informacionit \u201cGuglielmo Marconi\u201d, n\u00eb Universitetin e Bolonj\u00ebs. \u201cMegjith\u00eb nd\u00ebrhyrjet e operator\u00ebve, dhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb zinxhiri ngjarjesh, n\u00eb 3.27 t\u00eb m\u00ebngjesit ndodh\u00ebn nd\u00ebrprerjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka p\u00ebrjetuar ndonj\u00ebher\u00eb Italia\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>I gjith\u00eb territori u zhyt n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Sardenj\u00ebs dhe Caprit, t\u00eb cilat kan\u00eb rrjete autonome; trenat u ndal\u00ebn, aeroportet u bllokuan, mij\u00ebra thirrje n\u00eb numrin 118, ashensor\u00ebt u bllokuan gjithashtu. Nata e par\u00eb e Bardh\u00eb e organizuar n\u00eb Rom\u00eb u nd\u00ebrpre, dy gra t\u00eb moshuara vdiq\u00ebn duke r\u00ebn\u00eb nga shkall\u00ebt, nj\u00eb zonj\u00eb tjet\u00ebr prej zjarrit t\u00eb shkaktuar nga nj\u00eb qiri dhe nj\u00eb grua e re u shtym me makin\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb semafori q\u00eb ishte fikur. Pas rreth 20 or\u00ebsh, s\u00eb pari n\u00eb Veri dhe m\u00eb pas n\u00eb Jug, i gjith\u00eb gadishulli u kthye t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KLIMA 2.0<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse teknologjit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur probabilitetin e nd\u00ebrprerjeve jan\u00eb duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar, shkaqet q\u00eb i shkaktojn\u00eb ato rriten. Dhe n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr jan\u00eb edhe ndryshimet klimatike. Uragan\u00ebt, stuhit\u00eb e bor\u00ebs, val\u00ebt e t\u00eb nxehtit, p\u00ebrmbytjet jan\u00eb nd\u00ebr armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb infrastruktur\u00ebs elektrike. Dhe k\u00ebto ngjarje po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb dhunshme.<br \/>\n\u201cNj\u00eb shembull jan\u00eb reshjet e d\u00ebbor\u00ebs n\u00eb Cortina gjat\u00eb Krishtlindjeve 2013, t\u00eb cilat krijuan nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe munges\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr 60,000 p\u00ebrdorues\u201d, shpjegon Borghetti. \u201cD\u00ebbora e lag\u00ebsht q\u00eb binte me boll\u00ebk formonte shtresa t\u00eb r\u00ebnda akulli rreth kabllove, duke sjell\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrprerje\u201d. Jo vet\u00ebm kaq. Seria m\u00eb shkat\u00ebrruese e tornadove (360 gjithsej) e regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara ndodhi nga 25 deri n\u00eb 28 prill 2011 dhe shkat\u00ebrroi, ose shembi m\u00eb shum\u00eb se 300 shtylla 40-met\u00ebrshe, duke l\u00ebn\u00eb qindra qytete n\u00eb Alabama dhe Mississippi pa drita.<\/p>\n<p>Uragani Maria, nj\u00eb nga m\u00eb katastrofik\u00ebt e regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Atlantik, shkat\u00ebrroi rrjetin e energjis\u00eb elektrike t\u00eb Porto Rikos n\u00eb vitin 2017: u desh\u00ebn 11 muaj p\u00ebr t\u00eb rivendosur sh\u00ebrbimin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ishullin e Karaibeve, aq shum\u00eb sa q\u00eb kjo nd\u00ebrprerje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjata e regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb. Sipas studimeve, marr\u00ebdh\u00ebnia midis ndryshimit t\u00eb klim\u00ebs dhe nd\u00ebrprerjes \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ngusht\u00eb: rritja e ngjarjeve ekstreme n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka rritur numrin e nd\u00ebrprerjeve t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>RREZIKU KIBERNETIK<\/strong><\/p>\n<p>Blackout-et, me gjith\u00eb barr\u00ebn e tyre t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe kostove, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithashtu nj\u00eb arm\u00eb politike dhe ekonomike. Dhe p\u00ebr t\u2019i vendosur nuk keni nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bomb\u00eb: thjesht nj\u00eb virus, nj\u00eb program kompjuterik i dizajnuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebm. Sabotimi i par\u00eb i k\u00ebtij lloji u zhvillua n\u00eb 23 dhjetor 2015 n\u00eb Ukrain\u00eb dhe kompromentoi sistemet e komunikimit t\u00eb tre kompanive shp\u00ebrndar\u00ebse n\u00eb vend, duke l\u00ebn\u00eb 230,000 njer\u00ebz n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit tjet\u00ebr, infrastruktura e Ukrain\u00ebs u sulmua p\u00ebrs\u00ebri; programi i p\u00ebrdorur nga hakerat, i quajtur m\u00eb von\u00eb Industroyer, shkat\u00ebrroi rrjetin e energjis\u00eb elektrike q\u00eb furnizon Kievin, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb kryeqytetin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb.<\/p>\n<p><strong>SKENARI ME I KEQ<\/strong><\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, mund\u00ebsia q\u00eb bota t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrprerje planetare p\u00ebrjashtohet nga ekspert\u00ebt. \u201cNuk ka asnj\u00eb rrjet t\u00eb vet\u00ebm global t\u00eb nd\u00ebrlidhur t\u00eb energjis\u00eb,\u201d vazhdon Ciapessoni. Prandaj, nj\u00eb kolaps i k\u00ebsaj madh\u00ebsie \u00ebsht\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm. Edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb, duke pasur parasysh q\u00eb ato kan\u00eb tre zona elektrike autonome.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, ku t\u00eb gjitha sistemet elektrike jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura, problemet mund t\u00eb p\u00ebrhapen nga nj\u00eb rrjet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dhe, megjith\u00ebse shum\u00eb i larg\u00ebt, rreziku i nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb real. M\u00eb 4 n\u00ebntor 2006, nj\u00eb ngjarje n\u00eb Gjermani u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullim q\u00eb \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb hap larg nga r\u00ebnia totale e rrjetit kontinental evropian\u201d. Kjo ishte nj\u00eb kamban\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme alarmi, p\u00ebr t\u00eb rritur m\u00eb tej sistemet e siguris\u00eb dhe mbrojtjes. \/ Fokus Ekstra \u2013 Bota.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gabimet njer\u00ebzore, defekte strukturore, rrufet\u00eb, stuhit\u00eb dhe madje edhe kafsh\u00ebt. Arsye nga m\u00eb t\u00eb larmishmet mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb sistemi elektrik t\u00eb ndalet. Dhe n\u00ebse ndodh \u2026 Metrot\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbushura me pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi, rrug\u00ebt plot me taksi t\u00eb verdha dhe makina, ashensor\u00ebt e rrokaqiejve t\u00eb mbushur me njer\u00ebz \u2026 kur papritmas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":153377,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-153373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153373\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/153377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}