{"id":15538,"date":"2019-04-04T16:49:01","date_gmt":"2019-04-04T14:49:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=15538"},"modified":"2019-04-04T16:51:19","modified_gmt":"2019-04-04T14:51:19","slug":"thiken-e-mbante-per-tu-mbrojtur-nga-qente-arsyetimi-i-babait-te-bledart-elshanit-qe-po-dyshohet-se-kercenoi-kryeministrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/thiken-e-mbante-per-tu-mbrojtur-nga-qente-arsyetimi-i-babait-te-bledart-elshanit-qe-po-dyshohet-se-kercenoi-kryeministrin\/","title":{"rendered":"\u201cThik\u00ebn e mbante p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur nga qent\u00eb\u201d- arsyetimi i babait t\u00eb Bledart Elshanit q\u00eb po dyshohet se k\u00ebrc\u00ebnoi kryeministrin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bledart Elshani nga fshati Baic\u00eb e Drenasit, prej sot do t\u00eb p\u00ebrball\u00ebt me aktakuz\u00ebn p\u00ebr terroriz\u00ebm, t\u00eb ngritur nga Prokuroria Speciale. Ai, dyshohet se, si militant i ISIS-it, n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti kishte k\u00ebrc\u00ebnuar kryeministrin Ramush Haradinaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, 22 vje\u00e7ari m\u00eb 11 janar 2019 ishte arrestuar nga Policia, dhe mbajtur n\u00eb paraburgim.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>\u201cMelodia e parap\u00eblqyer e Muxhahidit \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i qafirit gjat\u00eb heqjes s\u00eb kok\u00ebs\u201d. Ishte ky, mbishkrimi q\u00eb Bledart Elshani, ver\u00ebn e vitit t\u00eb shkuar e kishte shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebrmes videove dhe fotografive t\u00eb ndryshme, n\u00eb rrjete sociale.<\/p>\n<p>Si mb\u00ebshtet\u00ebs i organizat\u00ebs terroriste ISIS, i riu nga Drenasi, propagand\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb terroriste, p\u00ebrmes rrjeteve sociale shp\u00ebrndante qysh n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr k\u00ebto veprime, rreth 5 muaj, Bledartin nuk e kishte penguar askush. Deri kur, ai u morr me Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Mbishkrimi \u201cDO T\u2019JU VIJ\u00cb FUNDI O TAGUTA SHQIPTAR BI\u2019 IDHNILAH\u201d ishte b\u00ebr\u00eb \u2018sebep\u2019 q\u00eb Bledart Elshani t\u00eb arrestohej nga Policia, nj\u00eb dit\u00eb pasi e publikoi n\u00eb nj\u00eb fotografi n\u00eb rrjete sociale.<\/p>\n<p>E vet\u00ebm pak muaj pas arrestimit dhe ndalimit n\u00eb paraburgim, 22 vje\u00e7arit nga Drenasi, Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/aktakuze-ndaj-kosovarit-nga-drenasi-kercenoi-kryeministrin-haradinaj\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Sipas aktakuz\u00ebs, t\u00eb ngritur n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs ai dyshohet se me veprimet e tija ka kryer veprat penale: \u201cShtytja p\u00ebr kryerjen e veprave terroriste\u201d nga neni 141 t\u00eb KPRK-s\u00eb, dhe, \u201cMbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d nga neni 374 paragrafi 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>\u201cSipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale, i pandehuri B.E, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri n\u00eb muajin janar t\u00eb vitit 2019, si administrator i nj\u00eb kanali n\u00eb rrjetet sociale, me an\u00eb t\u00eb fotografive dhe video &#8211; incizimeve ka b\u00ebr\u00eb propagandim n\u00eb lidhje me organizat\u00ebn terroriste \u201cISIS\u201d, duke p\u00ebrkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste si\u00e7 jan\u00eb sulmet e fundit n\u00eb bot\u00eb n\u00eb krijimin e shtetit Islamik. Po ashtu, i pandehuri B.E, m\u00eb 23.08.2018, p\u00ebrmes po t\u00eb nj\u00ebjtit kanal ka postuar foton e animuar me mbishkrim: \u201cMelodia e parap\u00eblqyer e Muxhahidit \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i qafirit gjat\u00eb heqjes s\u00eb kok\u00ebs\u201d, dhe m\u00eb 10.01.2019, p\u00ebrmes kanalit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ka postuar foto me p\u00ebrmbajtje k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs z. Ramush Haradinaj me mbishkrim \u201cDO T\u2019JU VIJ\u00cb FUNDI O TAGUTA SHQIPTAR BI\u2019 IDHNILAH\u201d, i b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb person i maskuar e ku n\u00eb prapavij\u00eb shihet flamuri i organizat\u00ebs terroriste \u201cISIS\u201d\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Arrestimi i Elshanit kishte ndodhur m\u00eb 11 janar 2019, gjat\u00eb nj\u00eb bastisje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. P\u00ebrve\u00e7, pajisjeve elektronike dhe materialeve audio dhe video me p\u00ebrmbajtje propagandistike, autoritetet e siguris\u00eb kishin njoftuar se t\u00eb riut nga Drenasi i kishin gjetur edhe arm\u00eb t\u00eb ftohta n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, arma e ftoht\u00eb q\u00eb iu gjet atij, ishte e llojit thik\u00eb ushtarake e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr shkaktimin e l\u00ebndimeve trupore dhe mbajtja n\u00eb pron\u00ebsi e saj nga i dyshuari \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim m\u00eb nj\u00eb nen t\u00eb Ligjit p\u00ebr Arm\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 11.01.2019, n\u00eb Drenas n\u00eb vend publik me rastin e ndaljes dhe kontrollimit nga ana e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; DKT n\u00eb Prishtin\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se i nj\u00ebjti n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 2 n\u00ebn paragrafi 1.24 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Arm\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, ka mbajt dhe bart n\u00eb trup nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb &#8211; thik\u00eb luftarake e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr shkaktimin e l\u00ebndimeve trupore dhe e nj\u00ebjta i \u00ebsht\u00eb sekuestruar\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb thik\u00eb, kishte reaguar babai i Bledartit, pak dit\u00eb pas arrestimit, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Sipas Blerim Elshanit, i biri i tij nuk kishte lidhje me terroriz\u00ebm, dhe thik\u00ebn e ka mbajtur p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga kafsh\u00ebt, pasi kthehej von\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>\u201cPo thik\u00eb mund me bajt gjithkush. At\u00eb e ka mbajt p\u00ebr qen\u00eb, ka ardh\u00eb n\u00eb 10-11 n\u00eb orar t\u00eb pacaktuar\u201d, u kishte th\u00ebn\u00eb babai i Bledartit mediave.<\/p>\n<p>\u201cDjali jem asht\u00eb fal qysh falen krejt hoxhallar\u00ebt. S\u2019ka lidhje me kurgjo, as me terroriz\u00ebm as kurgjo\u201d, kishte insistuar ai.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, avokati i Bledartit, Isak Hoxha kishte deklaruar se klienti i tij nuk ka shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kryer dhe se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr pasojat pas postimit t\u00eb fotografis\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bledart Elshani nga fshati Baic\u00eb e Drenasit, prej sot do t\u00eb p\u00ebrball\u00ebt me aktakuz\u00ebn p\u00ebr terroriz\u00ebm, t\u00eb ngritur nga Prokuroria Speciale. Ai, dyshohet se, si militant i ISIS-it, n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti kishte k\u00ebrc\u00ebnuar kryeministrin Ramush Haradinaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, 22 vje\u00e7ari m\u00eb 11 janar 2019 ishte arrestuar nga Policia, dhe mbajtur n\u00eb paraburgim. \u201cMelodia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":15540,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-15538","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15538","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15538"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15538\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15538"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15538"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15538"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}