{"id":16127,"date":"2019-04-05T19:12:52","date_gmt":"2019-04-05T17:12:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=16127"},"modified":"2019-04-05T19:56:53","modified_gmt":"2019-04-05T17:56:53","slug":"thaci-ne-londer-nje-gje-eshte-e-sigurt-se-nuk-do-te-kete-kufij-te-bazuar-ne-vija-etnike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/thaci-ne-londer-nje-gje-eshte-e-sigurt-se-nuk-do-te-kete-kufij-te-bazuar-ne-vija-etnike\/","title":{"rendered":"Tha\u00e7i n\u00eb Lond\u00ebr: Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, se nuk do t\u00eb ket\u00eb kufij t\u00eb bazuar n\u00eb vija etnike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ka mbajtur sot nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ai ka folur p\u00ebr liberalizmin e vizave, ku ka th\u00ebn\u00eb se popullata e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb pro-Evropiane n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret p\u00ebr l\u00ebvizje pa viza n\u00eb BE, fatkeq\u00ebsisht mbetet vendi m\u00eb i izoluar i Evrop\u00ebs, shkruan Reporteri.net<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, sipas tij ka ndodhur sepse \u201cVendeve t\u00eb BE-s\u00eb u mungon kuraja dhe uniteti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime mbi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i tutje ka th\u00ebn\u00eb \u00a0se ishte intervenimi humanitar i NATO-s q\u00eb solli deri tek ndalja e gjenocidit dhe pastrimit etnik te nd\u00ebrmarr\u00eb nga forcat serbe.<\/p>\n<p>Po ashtu ai ka folur edhe p\u00ebr dialogun n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ku ka theksuar se nuk do t\u00eb ket\u00eb kufij etnik n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy vendeve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, se nuk do t\u00eb ket\u00eb kufij t\u00eb bazuar n\u00eb vija etnike, dhe se Kosova do t\u00eb mbetet nj\u00eb shtet dhe nj\u00eb shoq\u00ebri multietnike, duke ruajtur shpirtin e vlerave per\u00ebndimore dhe parimet e demokracive liberale t\u00eb cilat i kemi nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Tha\u00e7i, shkruan Reporteri.net<\/p>\n<p><strong>Komunikata e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Tha\u00e7i n\u00eb \u201cChatham House\u201d: Koha p\u00ebr t\u00eb reflektuar p\u00ebr dialogun<\/p>\n<p>Lond\u00ebr, 5 prill 2019 \u2013 Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, me ftes\u00eb t\u00eb Institutit Mbret\u00ebror p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cChatham House\u201d, ka mbajtur sot nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon, p\u00ebr dialogun si dhe p\u00ebr perspektiven euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Lond\u00ebr, Britani e Madhe.<\/p>\n<p>Duke folur para t\u00eb pranishm\u00ebve presidenti Tha\u00e7i ka th\u00ebn\u00eb se ja vlen q\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr Kosov\u00ebn mu k\u00ebto dit\u00eb kur po kremtohet 70 vjetori i themelimit t\u00eb NATO-s dhe 20 vjetori i intervenimit t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBota u bind se Sllobodan Millosheviqi, se Serbia, nuk d\u00ebshironte as dialog, as marr\u00ebveshje, as paqe. Serbia vazhdoi fushat\u00ebn e gjenocidit dhe d\u00ebboi gjysm\u00ebn e popullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs. Forcat serbe kryen 400 masakra rreth e qark Kosov\u00ebs dhe shkaktuan mbi 20.000 viktima t\u00eb dhun\u00ebs seksuale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb presidenti Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Kreu i vendit ka theksuar m\u00eb tej se ishte intervenimi humanitar i NATO-s q\u00eb solli deri tek ndalja e gjenocidit dhe pastrimit etnik te nd\u00ebrmarr\u00eb nga forcat serbe.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr perspektiv\u00ebn e sotme t\u00eb Kosov\u00ebs, Presidenti Tha\u00e7i tha se Kosova tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur, sovran, i njohur nga m\u00eb shum\u00eb s\u00eb 100 shtete n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, an\u00ebtar i m\u00eb shum\u00eb se 200 organizatave bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr liberalizmin e vizave, kreu i vendit ka th\u00ebn\u00eb\u00a0 edhe pse\u00a0 popullata e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb pro-Evropiane n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, edhe pse i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha konditat p\u00ebr l\u00ebvizje pa viza n\u00eb BE, fatkeq\u00ebsisht mbetet vendi m\u00eb i izoluar i Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, sipas tij ka ndodhur sepse \u201cVendeve t\u00eb BE-s\u00eb u mungon kuraja dhe uniteti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime mbi Kosov\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e padrejt\u00eb dhe nj\u00eb d\u00ebnim, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr gjenerat\u00ebn e re\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Presidenti Tha\u00e7i, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebbisedimi t\u00eb zhvilluar n\u00eb institutin \u201cChatham House\u201d ka folur edhe p\u00ebr dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb p\u00ebr armiqt\u00eb e dikursh\u00ebm t\u00eb flasin me nj\u00ebri \u2013 tjetrin, por \u201ckomunikimi dhe dialogu jan\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb arritur paqe, p\u00ebrndryshe do t\u00eb ngelim peng i s\u00eb kaluar\u00ebs dhe \u00e7mimin do ta paguajn\u00eb gjenerata e ardhshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMbes me shpres\u00eb dhe optimist se arsyeja do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb dhe se vendet tona do t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshje paqeje. Nj\u00eb marr\u00ebveshje kompromisi q\u00eb do t\u2019i sjell\u00eb benefite t\u00eb dy vendeve. Nj\u00eb marr\u00ebveshje ligj\u00ebrisht obliguese e cila do t\u00eb sjell\u00eb njohje t\u00eb dyanshme t\u00eb dy vendeve sovrane, njohjen e Kosov\u00ebs nga pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb t\u00eb cilat nuk e njohin akoma, rrug\u00ebtim t\u00eb sigurt drejt\u00eb NATO-s dhe BE-s\u00eb, dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Kombet e Bashkuara, dhe Serbis\u00eb do t\u2019i siguroj\u00eb perspektiven Evropiane\u201d, ka theksuar presidenti Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se Dialogu n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ka qen\u00eb dinamik dhe energjik, dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndetshme p\u00ebr procesin dhe p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tona.<\/p>\n<p>\u201cKa edhe skeptik\u00eb dhe kund\u00ebrshtar\u00eb, dhe un\u00eb i kuptoj ata. Por, pyetja ime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb \u2013 cila \u00ebsht\u00eb alternativa e dialogut? Si e shohin ata ecjen p\u00ebrpara? T\u00eb vazhdohen armiq\u00ebsit\u00eb dhe konflikti? P\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb JO\u201d, ka th\u00ebn\u00eb presidenti Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Kreu i vendit ka k\u00ebrkuar q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb jet\u00eb e unifikuar, posa\u00e7\u00ebrisht shtetet e Kunitit, dhe se sipas tij n\u00ebse ata jan\u00eb t\u00eb bashkuar, Kosova do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e bashkuar.<\/p>\n<p>\u201cMbi t\u00eb gjitha, marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb interes t\u00eb Serbis\u00eb, por edhe n\u00eb interes t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb interes t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb\u201d, ka theksuar ai.<\/p>\n<p>Duke shtuar se status kuo-ja dhe konflikti i ngrir\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb, ai ka th\u00ebn\u00eb se Kosova ishte dhe mbetet nj\u00eb partner konstruktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshjet nuk mund t\u00eb arrihen me veprime t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb asnj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, apo me vendosjen e kushteve. N\u00eb Kosov\u00eb, mbi 70 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve e mb\u00ebshtesin dialogun dhe arritjen e marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb. Nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, e cila do t\u2019i mbyll\u00eb te gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, \u00e7\u00ebshtjet si\u00e7 jan\u00eb personat e pagjetur, refugjat\u00ebt, trash\u00ebgimia kulturore dhe historike, bashk\u00ebpunimi ekonomik, t\u00eb drejtat e komuniteteve dhe \u00e7\u00ebshtjet si edukimi, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe t\u00eb ngjashme\u2019, ka shtuar presidenti.<\/p>\n<p>Presidenti Tha\u00e7i n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebbisedimi ka th\u00ebn\u00eb se \u201cnj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, se nuk do t\u00eb ket\u00eb kufij t\u00eb bazuar n\u00eb vija etnike, dhe se Kosova do t\u00eb mbetet nj\u00eb shtet dhe nj\u00eb shoq\u00ebri multietnike, duke ruajtur shpirtin e vlerave per\u00ebndimore dhe parimet e demokracive liberale t\u00eb cilat i kemi nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku\u201d.<\/p>\n<p>Pas fjalimit, Presidenti Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ka mbajtur sot nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr. Ai ka folur p\u00ebr liberalizmin e vizave, ku ka th\u00ebn\u00eb se popullata e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb pro-Evropiane n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret p\u00ebr l\u00ebvizje pa viza n\u00eb BE, fatkeq\u00ebsisht mbetet vendi m\u00eb i izoluar i Evrop\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16128,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-16127","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16127\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16128"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}