{"id":164028,"date":"2020-01-12T19:06:41","date_gmt":"2020-01-12T18:06:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=164028"},"modified":"2020-01-12T19:06:41","modified_gmt":"2020-01-12T18:06:41","slug":"debllokada-e-vullnetit-te-sovranit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/debllokada-e-vullnetit-te-sovranit\/","title":{"rendered":"Debllokada e vullnetit t\u00eb sovranit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><strong>Autor: Shkelzen Maliqi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Kosova s\u00ebrish ballafaqohet me bllokad\u00ebn e vendimarrjes politike q\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb prodhon kriz\u00eb t\u00eb zgjatur t\u00eb qeverisjes. Edhe pse vota e 6 tetorit dukej m\u00eb e vendosur dhe m\u00eb e qart\u00eb se herave tjera ngase dy partit\u00eb, LVV dhe LDK, fituan vota t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shumic\u00eb stabile p\u00ebr qeverisje, nuk doli ashtu, pasi q\u00eb lider\u00ebt e tyre nuk po mirren vesh p\u00ebr qeverisjen e p\u00ebrbashk\u00ebt. Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk jan\u00eb duke i p\u00ebrmbushur pritjet e votuesve, e as premtimet q\u00eb i jepnin me leht\u00ebsi kur besohej se s\u00eb bashku e kan\u00eb siguruar shumic\u00ebn e ul\u00ebseve n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse n\u00eb momentin e fundit KQZ-ja nuk do ta konstatonte dhe qertifikonte hyrjen e Koalicionit Nisma-AKR-PD n\u00eb Kuvend (me nj\u00eb promil t\u00eb p\u00ebrqindjes mbi pragun!) dy partit\u00eb fituese do t\u00eb mund ta b\u00ebnin qeverin\u00eb edhe vet\u00eb, pa k\u00ebrkuar vota shtes\u00eb deputet\u00ebsh t\u00eb partive q\u00eb ua kishin v\u00ebn\u00eb \u201cvijat e kuqe\u201d p\u00ebr bashk\u00ebpunim. Por, edhe me raportin aktual (LVV 29 +LDK 28 = 57 deputet\u00eb) u evitua var\u00ebsia nga deputet\u00ebt e List\u00ebs serbe (q\u00eb e kusht\u00ebzonte dhe kufizonte Qeverin\u00eb Haradinaj), sepse minusi prej 4 deputet\u00ebsh mund t\u00eb kompensohet leht\u00eb me deputet\u00ebt e minoriteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Po, ja q\u00eb edhe deklarimi i qart\u00eb i elektoratit n\u00eb favor t\u00eb LVV dhe LDK, deri m\u00eb sot nuk solli kompromisin meritor q\u00eb do ta r\u00ebspektonte vullnetin e shumic\u00ebs s\u00eb votues\u00ebve shqiptar\u00eb. Negociatat po ngecin me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra edhe pse lider\u00ebt e k\u00ebtyre partive premtonin se marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje dit\u00ebsh, n\u00eb mos edhe or\u00ebsh. Kuptohet, ka ende gjasa q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb arrihet p\u00ebrkund\u00ebr zhagitjeve, por n\u00eb opinion tashm\u00eb mbizot\u00ebron zhg\u00ebnjimi dhe p\u00ebrshtypja se bisedimet nuk po shkojn\u00eb drejt kompromiseve pajtimtare, por se po ndodh e kund\u00ebrta, raportet jan\u00eb duke u acarruar dhe ngat\u00ebrruar gjitnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kompromisi rreth postit t\u00eb presidentit, e edhe ndonj\u00eb nivelizim real i pesh\u00ebs s\u00eb posteve ministrore dhe t\u00eb tjera, tani pal\u00ebt sikur jan\u00eb duke u kthyer n\u00eb piken zero kur gjoth\u00e7ka po b\u00ebhet diskutabile.<\/p>\n<p>Kjo sjelljeje e pand\u00ebrgjegjshme t\u00eb partive fituese, p\u00ebrndryshe, me deklarimin e vijave t\u00eb kuqe p\u00ebr koalicione me tri subjektet e PAN-it q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pushtet, nuk l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr kombinime t\u00eb tjera t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse. Ky edhe \u00ebsht\u00eb faktori ky\u00e7 q\u00eb i ngushton hap\u00ebsirat manovruese dhe prodhon bllokad\u00ebn. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, LVV dhe LDK do t\u00eb mund t\u00eb bisedonin ndaras edhe me partit\u00eb e PAN q\u00eb s\u00eb bashku i kan\u00eb 43 deputet\u00eb, p\u00ebr qeveri alternative (n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrave jan\u00eb dy mund\u00ebsi: LVV+PAN= 62 dhe LDK+PAN=61) pra, matematikiasht k\u00ebto koalicione do t\u00eb ishin m\u00eb \u201ckomode\u201d se koalicioni q\u00eb po negociohet aktualisht (LVV+LDK=57) e q\u00eb do b\u00ebnin qeverin\u00eb edhe pa votat e deputetet\u00ebve t\u00eb minoriteteve! N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb t\u00eb opcioneve t\u00eb hapura ka edhe kombinime t\u00eb tjera koalicionesh q\u00eb japin shumc\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, ja q\u00eb kjo nuk po ndodh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb interpretimeve t\u00eb ngurta t\u00eb Kushtetut\u00ebs e cila nuk p\u00ebrcakton qart\u00eb procedurat n\u00eb rastet e ve\u00e7anta kur ndarja e votes krijon v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr krijimin e koalicioneve. Nj\u00eb interpretim i m\u00ebhersh\u00ebm i Gjykat\u00ebs Kushtetuese e ka fiksuar se e drejta p\u00ebr mandatarin e qeveris\u00eb i takon subjektit q\u00eb ka m\u00eb s\u00eb shumti vota n\u00eb zgjedhjet. N\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ky interpretim, q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb i p\u00ebligjur si detyrim, m\u00eb her\u00ebt ishte favorizuar PANI, kurse aktualisht partia fituese LVV-ja. Prej saj pritet q\u00eb edhe zyrtarisht ta d\u00ebrgoj emrin e Albin Kurtit te Presidenti Hashim Tha\u00e7i, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky ta mandatoj\u00eb at\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Ka tre muaj q\u00eb vet\u00eb Kurti e edhe t\u00eb tjer\u00ebt e shohin at\u00eb si kryeminist\u00ebr, por formalizimi nuk ka ndodh ende, madje nuk po mund t\u00eb niset as afati dy jav\u00ebsh sa i jepet kandidatit p\u00ebr kryeminist\u00ebr q\u00eb t\u2019i mbledh votat e p\u00ebrkrahjes p\u00ebr zgjedhjen e tij n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb Kushtetuta nuk e p\u00ebrcakton qart\u00eb, (ose interpretimet rreth k\u00ebsaj jan\u00eb t\u00eb ndryshme edhe nga ekspert\u00ebt), as procedur\u00ebn dhe kompetencat e Presidentit n\u00eb rast se d\u00ebshton mandatari i pare. N\u00eb rastin konkret shtrohet pyetja si do t\u00eb procedohet n\u00ebse Albin Kurti nuk i siguron votat e shumic\u00ebs dhe e kthen mandatin? Ose edhe del para Kuvendit dhe nuk e voton shumica. A e ka t\u00eb drejt\u00eb Presidenti q\u00eb ta mandatoj\u00eb ndonj\u00eb kandidat t\u00eb radh\u00ebs dhe nga cili subjekt? Disa thon\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nga subjekti i nj\u00ebjt\u00eb fitues, disa e l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur, q\u00eb Presidenti ta vler\u00ebsoj\u00eb se cili subjekt dhe cili prej lider\u00ebve ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebrkrahjen e minimumit prej 61 deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb kushtetuta nuk i detalizon procedurat p\u00ebr situatat komplekse q\u00eb krijohen n\u00eb praktik\u00eb, do t\u00eb duhej q\u00eb ajo t\u00eb plot\u00ebsohej ose t\u00eb p\u00ebrcaktohet me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb determinon problemin aktual e konstituimit t\u00eb qeveris\u00eb dhe zgjedhjen e Kryeministrit, \u00ebsht\u00eb reduktimi artificial i vullnetit t\u00eb elektoratit n\u00eb dy fitues q\u00eb nuk e kan\u00eb shumic\u00ebn automatike t\u00eb kontrollit t\u00eb pushtetit, dhe q\u00eb deri m\u00eb sot nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje ta b\u00ebjn\u00eb as koalicionin e mang\u00ebt me 57 deputet\u00eb, ku pastaj do t\u00eb mund t\u2019i k\u00ebrkonin edhe votat shtes\u00eb nga deputet\u00ebt e partive tjera, zakonisht t\u00eb partive minoritare, por mund t\u00eb jet\u00eb edhe ndonj\u00eb \u201cpehlivan\u201d nga partit\u00eb humb\u00ebse t\u00eb zgjedhjeve, si\u00e7 ka ndodh\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Kur e them se po b\u00ebhet reduktimi i vullnetit t\u00eb elektoratit e kam parasysh se aktualisht t\u00eb gjitha opcionet e pushtetit lidhen me LVV dhe LDK-n\u00eb, nd\u00ebrkaq q\u00eb Kuvendi i ri si t\u00ebr\u00ebsi, ka ende edhe disa opsione t\u00eb tjera, edhe pse vert\u00ebm matematikore dhe teorike, p\u00ebr krijimin e koalicioneve alterantive, q\u00eb nuk do t\u00eb ishin aspak m\u00eb legjimitime se koalicioni LVV me LDK.<\/p>\n<p>Por, pyetja q\u00eb shtrohet k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb, \u00e7ka n\u00ebse Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk e b\u00ebjne qeverin\u00eb, a duhet t\u00eb shkohet detyrimisht n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja?<\/p>\n<p>Mendoj se n\u00eb rast t\u00eb d\u00ebshtimit Presidenti e ka p\u00ebr detyr\u00eb ta hap rrug\u00ebn p\u00ebr alternative t\u00eb tjera t\u00eb koalicioneve, nga kushdo q\u00eb ia sjell minimumin e 61 n\u00ebshkrime se mund ta b\u00ebj\u00eb qeverin\u00eb. Gjith\u00ebsesi jan\u00eb gjasat e m\u00ebdha q\u00eb kjo tentativ\u00eb do t\u00eb d\u00ebshtonte, por p\u00ebrgjejgjesit\u00eb q\u00eb i ka ai si President e detyrojn\u00eb q\u00eb t\u2019i shtjerr t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb i jep vullneti i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i vot\u00ebs s\u00eb 6 tetorit, q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb ekskluzive e fituesve relativ\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast s\u00eb bashku i kan\u00eb 57 deputet\u00ebve, gjithsesi m\u00eb shum\u00eb se 43 deputet\u00ebt e ish PAN-it, por q\u00eb me 6 tetor kan\u00eb garuar ndaras dhe n\u00eb parim nuk mund t\u2019iu mohohet e drejta p\u00ebr participim n\u00eb qeverisje, n\u00ebse ka mandatar q\u00eb i fton p\u00ebr koalicion alkternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrpar\u00ebsia e fituesve relativ\u00eb b\u00ebhet e logaritshme dhe e vlefshme vet\u00ebm n\u00ebse LVV dhe LDK e pajtojn\u00eb koalicionin, dhe jo n\u00ebse nuk mirr\u00ebn vesh dhe duan q\u00eb vendin ta qojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje. N\u00eb at\u00eb rast nuk duhet t\u00eb bllokohen t\u00ebr\u00ebsisht alterantivat p\u00ebr koalicione t\u00eb tjera, por i lihet mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb cil\u00ebsdo shumic\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve, pa paragjykuar orientimet dhe \u201cvijat e kuqe\u201d t\u00eb mosbashk\u00ebpunimeve mes tyre.<\/p>\n<p>Mendoj se Presidenti i Kosov\u00eb, jo si Hashim Tha\u00e7i por si simbol dhe mbrojt\u00ebs i unitetit t\u00eb vendit dhe figur\u00eb parimisht mbipartiake, duhet ta ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e diskrecionit p\u00ebr caktimin e nj\u00eb mandatari t\u00eb dyt\u00eb, n\u00ebse d\u00ebshton i pari.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Kosov\u00ebs nuk i ka detalizuar procedurat e situatave diskutabile t\u00eb mundshme, p.sh. n\u00ebse raporti mes LVV dhe LDK do t\u00eb ishte jo si me 6 tetor 29 : 28, por ajo e barazis\u00eb s\u00eb plot\u00eb, p.sh. q\u00eb t\u00eb dy partit\u00eb t\u00eb fitonin nga 29 deputet\u00eb. Kjo nuk p\u00ebrjashtohet, apo jo? Bile, ka mundur t\u00eb ndodh edhe me 6 tetor. N\u00eb at\u00eb rast ndoshta do t\u00eb duhej t\u2019i jipej p\u00ebrpar\u00ebsia subjektit q\u00eb ka fituar qoft\u00eb edhe 1 vot\u00eb m\u00eb shum\u00eb se subjekti tjet\u00ebr, vet\u00ebm se edhe kjo do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrligjej si e till\u00eb n\u00eb form\u00eb rregullash t\u00eb shkruara.<\/p>\n<p>Por ajo p\u00ebr \u00e7ka besoj se duhet t\u00eb reflektohet lidhur me situat\u00ebn e krijuar \u00ebsht\u00eb se pas \u00e7do rezultati t\u00eb zgjedhjeve pik\u00ebnisja duhet t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsia e elektoratit, sepse vet\u00ebm t\u00ebr\u00ebsia e votuesve p\u00ebrben sovranin legjitmues t\u00eb zgjedhjeve. Andaj un\u00eb flas p\u00ebr fituesit relativ\u00eb dhe jo absolut t\u00eb zgjedhjeve, q\u00eb disa madje e ngat\u00ebrrojn\u00eb edhe te raporti mes LVV dhe LDK, kur subjektin e par\u00eb e konsiderojn\u00eb bart\u00ebs s\u00eb vullnetut i popullit dhe sovranit. Jo, nuk e p\u00ebrfaq\u00ebson LVV-ja vullnetin i sovranit por vet\u00ebm pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00eb n e k\u00ebtij vullneti, dhe as me LDK-n\u00eb s\u00eb bashku nuk e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vullnetin e shumic\u00ebs, por ndalen te 57 deputet\u00eb s\u00eb bnashku, dhe u duhen \u201cpatericat\u201d e ftes\u00ebs p\u00ebr subjekte tjera q\u00eb ta b\u00ebjne qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se LVV dhe LDK nuk arrijn\u00eb marr\u00ebveshjen dhe duan q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja t\u00eb parakoshme, Presidenti do t\u00eb duhej ta kishte t\u00eb drejt\u00ebn diskrecionale t\u00eb filloj\u00eb konsultat me t\u00eb gjitha subjektet politike parlamentare p\u00ebr ta k\u00ebrkuar kandidatin eventual altertnativ q\u00eb ia garanton mbledhjen e shumic\u00ebs prej minimum 61 deputet\u00ebve. Vet\u00ebm n\u00ebse LVV dhe LDK, edhe pas konsultave shtes\u00eb, deklarohen se nuk pranojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb koalicione me partit\u00eb e ish PAN-it, plus partit\u00eb e minoriteteve, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb detyrohej t\u2019i shpall zgjedhjet e reja.<\/p>\n<p>Megjitht\u00eb, mendoj se Presidenti do t\u00eb duhej t\u00eb kishte edhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr k\u00ebrkimin e nj\u00eb alternative t\u00eb tret\u00eb, q\u00eb t\u00eb evitohen zgjedhjet n\u00eb afatet e shkurt\u00ebra si\u00e7 e p\u00ebrcakton ligji, duke u konsultuar p\u00ebr nj\u00eb Kryeminst\u00ebr dhe qeveri teknike me mandat t\u00eb kufizuar, brend termeve dhe afateve me t\u00eb cilat do t\u00eb pajtoheshte shumica e subjekteve politike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shqyrtohej n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kuadrit ligjor dhe avancimit t\u00eb sistemit ton\u00eb parlamentar \u00ebsht\u00eb shqyrtimi i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb rritjes s\u00eb numrit t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb zgjedhen me vot\u00ebn e qytetar\u00ebve jasht\u00eb kuotave t\u00eb rezervuara p\u00ebr deputetet e minoriteteve, q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb i raportit raportit 100 : 20 (83.3 % me 16.7 %) me nj\u00eb raport q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr struktur\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb duhet t\u2019i shtoheshin t\u00eb pakt\u00ebn edhe 20 ose 30 deputet\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 18 ose 28 do t\u00eb ishin p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shumic\u00ebs, kurse 2 t\u00eb komuniteteve t\u00eb minoriteteve q\u00eb ende nuk jan\u00eb kategori kushtetuese (minotetiti malazez\u00eb dhe kroat) dhe ku proporcioni edhe m\u00eb tej do t\u00eb mbetej m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr minoritetet n\u00eb krahasim me p\u00ebrb\u00ebrjen e popullsis\u00eb: n\u00eb rastin e par\u00eb, n\u00ebse Kuvendi do t\u00eb kishte 140 deputet\u00eb, ky raport do t\u00eb ishte 84.3 %: 15.7 %, kurse n\u00eb Kuvendim me 150 deputet\u00eb raporti do t\u00eb ishte 85.3 % me 14.7 %.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga blogu personal i publicistit Maliqi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Shkelzen Maliqi Kosova s\u00ebrish ballafaqohet me bllokad\u00ebn e vendimarrjes politike q\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb prodhon kriz\u00eb t\u00eb zgjatur t\u00eb qeverisjes. Edhe pse vota e 6 tetorit dukej m\u00eb e vendosur dhe m\u00eb e qart\u00eb se herave tjera ngase dy partit\u00eb, LVV dhe LDK, fituan vota t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shumic\u00eb stabile p\u00ebr qeverisje, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":164029,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-164028","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/164028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=164028"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/164028\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/164029"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=164028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=164028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=164028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}