{"id":16900,"date":"2019-04-07T08:43:44","date_gmt":"2019-04-07T06:43:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=16900"},"modified":"2019-04-07T08:51:59","modified_gmt":"2019-04-07T06:51:59","slug":"abdullahu-shkycjet-ne-ujesjelles-te-pashmangshme-kosova-ka-edhe-mungese-te-resurseve-ujore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/abdullahu-shkycjet-ne-ujesjelles-te-pashmangshme-kosova-ka-edhe-mungese-te-resurseve-ujore\/","title":{"rendered":"Abdullahu: Shky\u00e7jet n\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs t\u00eb pashmangshme, Kosova ka edhe munges\u00eb t\u00eb resurseve ujore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kompania e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Rajonal \u201cPrishtina\u201d, ka paralajm\u00ebruar masa ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt nuk i paguajn\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb i ofron kjo kompani. Ani pse \u00ebsht\u00eb apeluar shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e ujit, KUR \u201cPrishtina\u201d po vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb kapin mbi 40 milion\u00eb euro borxhe t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ndon\u00ebse nga ato t\u00eb hyra q\u00eb ka, uj\u00ebsjell\u00ebsi po arrin t\u00eb kthej\u00eb kredit\u00eb e m\u00ebdha p\u00ebr investime q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb. Drejtori Ekzekutiv i KUR \u201cPrishtina\u201d, Ilir Abdullahu, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, ka th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb marrin t\u00eb gjitha masat p\u00ebr shky\u00e7je t\u00eb konsumator\u00ebve borxhlinj, ndon\u00ebse si kompani nuk e kan\u00eb t\u00eb d\u00ebshirueshme.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb p\u00ebrdorim edhe n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrmbaruesve por edhe masa t\u00eb tjera si jan\u00eb shky\u00e7jet q\u00eb konsumator\u00ebt t\u00eb regjistrohen dhe t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb obligimet q\u00eb kan\u00eb ndaj uj\u00ebsjell\u00ebsit, k\u00ebshtu q\u00eb ne shpresojm\u00eb, q\u00eb konsumatori pas apeleve tona dhe pas brejtjeve q\u00eb do i marrin, do t\u00eb fillojn\u00eb dhe do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sistem q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb obligimet q\u00eb i kan\u00eb ndaj uj\u00ebsjell\u00ebsit\u201d, tha Abdullahu.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrmendura se e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebhet shky\u00e7je tek banimet kolektive, por p\u00ebr ato private duhet t\u00eb aplikohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb planifikuar ka pas edhe \u00e7\u2019ky\u00e7je sidomos tek konsumator\u00ebt individual p\u00ebr arsye se n\u00eb banime kolektive, qasja dhe shky\u00e7ja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Mir\u00ebpo masat e shky\u00e7jes p\u00ebr individual\u00ebt duhet t\u00eb aplikohen p\u00ebr arsye se duhet kryhen sh\u00ebrbimet pasi q\u00eb ne planifikojm\u00eb q\u00eb edhe obligimet q\u00eb i kemi ndaj investitor\u00ebve dhe ndaj donator\u00ebve q\u00eb t\u00eb kthehen mir\u00ebpo ne planifikojm\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb sh\u00ebrbime duke b\u00eb rehabilitim t\u00eb rrjetave pastaj duke ngrit\u00eb sh\u00ebrbimet n\u00eb cil\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, u shpreh Abdullahu.<\/p>\n<p>Abdullahu pohon se vazhdon t\u00eb ket\u00eb abuzime me ujin e pijes, andaj edhe inkasimi p\u00ebr kompanin\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Sipas tij, qytetar\u00ebt duke paguar do t\u00eb ken\u00eb edhe sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb kemi inkasim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe t\u00eb kemi nj\u00eb faturim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe duke i lidh\u00eb k\u00ebto dyja si tregues kryesor t\u00eb nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, ne mendojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb vazhdon t\u00eb abuzohet apo keqp\u00ebrdoret sa i p\u00ebrket ujit t\u00eb pijes, nd\u00ebrsa pjesa e tjet\u00ebr e riinkasimit, jemi t\u00eb k\u00ebnaqur por nuk i kemi pritshm\u00ebrit\u00eb tona t\u00eb cilat ne kemi menduar q\u00eb pas nj\u00eb furnizimi 24 or\u00eb do kemi nga qytetar\u00ebt nj\u00eb kthim dhe nj\u00eb rritje t\u00eb inkasimi pasi q\u00eb sh\u00ebrbimet vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mira dhe me nj\u00eb uj\u00eb kualitativ\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket performanc\u00ebs s\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit \u201cPrishtina\u201d, Abdullahu thot\u00eb se ka rritje. Sipas tij, suksese e uj\u00ebsjell\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb prekshme, duke arritur q\u00eb t\u00eb kthehen mbi shtat\u00eb milion\u00eb euro kredi q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr fabrik\u00ebn e ujit.<\/p>\n<p>\u201cKemi mb\u00ebrri q\u00eb t\u00eb kthejm\u00eb kredin\u00eb diku mbi 7 milion euro q\u00eb n\u00eb total i kemi 20 milion nga fabrika dhe besoj q\u00eb pastaj \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahen t\u00eb gjitha shpenzimet operative pastaj edhe shpenzimet e tjera dhe jemi kujdes q\u00eb edhe investime tona kapitale t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb regjionin q\u00eb ne e furnizojm\u00eb dhe menaxhojm\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb inkasim dhe ka nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb arritjes s\u00eb inkasimit, por ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb p\u00ebr arsye se ne presim, se borxhet e qytetar\u00ebve t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit jan\u00eb mbi 40 milion euro\u201d, u shpreh Abdullahu.<\/p>\n<p>Problem sipas tij, \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e resurseve t\u00eb mjaftueshme ujore n\u00eb Kosov\u00eb, andaj sipas Kryeshefit Abdullahu, uj\u00ebsjell\u00ebsi \u201cPrishtina\u201d, varet vet\u00ebm nga reshjet t\u00eb shiut dhe t\u00eb bor\u00ebs n\u00eb dy liqenet, at\u00eb t\u00eb Batllav\u00ebs dhe Badovcit.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjion i cili ka resurse t\u00eb mjaftueshme ujore, ne varemi vet\u00ebm nga reshjet, shi dhe bor\u00eb, dy liqenet si Batllava dhe Badovci, ku k\u00ebtu nivelet edhe kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr arsye se reshjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mang\u00ebta, nd\u00ebrsa nuk ka kurrfar\u00eb mund\u00ebsie teknike q\u00eb kjo infrastruktur\u00eb t\u00eb na vie nga ndonj\u00eb regjion apo shtet tjet\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb kjo ka dallim nga infrastrukturat e tjera dhe k\u00ebt\u00eb resurs dhe k\u00ebto kapacitete q\u00eb i kemi, duhet me i ruajt dhe menaxhuar dhe pastaj e rrit\u00eb at\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb konsumatori ti kryej\u00eb obligimet\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sfid\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr KUR \u201cPrishtina\u201d \u00ebsht\u00eb edhe humbjet e ujit. Sipas Abdullahut, po synohet q\u00eb t\u00eb reduktohen ato, ani pse me k\u00ebt\u00eb problem ballafaqohen shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs. Sipas tij, n\u00eb pes\u00eb vitet e ardhshme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb strategjia q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet reduktimi i humbjeve t\u00eb ujit.<\/p>\n<p>\u201cKy tek n\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem jo vet\u00ebm tek ne por edhe global, ku bota po ballafaqohet dhe kompanit\u00eb e uj\u00ebsjell\u00ebsit p\u00ebr arsye se reduktimi sidomos n\u00eb Evrop\u00ebn juglindore por edhe n\u00eb Ballkan jan\u00eb duke u ballafaquar kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, mir\u00ebpo l\u00ebvizjet, apo humbjet tek shtetet p\u00ebrreth dhe n\u00eb Ballkan jan\u00eb diku n\u00eb 40 p\u00ebr qind apo edhe mbi 50 p\u00ebr qind, ne jemi diku mbi 50 \u2013 54 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa planet tona tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb reduktohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb strategjie t\u00eb aprovuar edhe nga k\u00ebshilli nd\u00ebrministror i uj\u00ebrave, ku kemi nj\u00eb plan rreth aktiviteteve q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren k\u00ebshtu q\u00eb humbjet e ujit t\u00eb bien. Besojm\u00eb q\u00eb n\u00eb 5 vitet e ardhshme n\u00eb baze t\u00eb nj\u00eb strategjie, k\u00ebto humbje do t\u00eb bien dhe mendoj q\u00eb kemi disa plane me disa donator\u00eb q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb qoft\u00eb n\u00eb menaxhimin e presionit dhe matjeve t\u00eb lagjeve q\u00eb do jen\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari fillimi i asaj se n\u00eb cilat zona kemi humbje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d, thot\u00eb Abdullahu p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Kryeshefi Ekzekutiv i KUR \u201cPrishtina\u201d ka pohuar se n\u00eb disa vende rrjeti i uj\u00ebsjell\u00ebsit \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebrsuar. Por sipas tij, po synohet q\u00eb infrastruktura e vjet\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me at\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi prej buxhetit t\u00eb mbetur t\u00eb fabrik\u00ebs n\u00eb Shkabaj, ne kemi planifikuar q\u00eb tashm\u00eb po realizohet linja p\u00ebr Fush\u00eb-Kosov\u00eb, ku shpresojm\u00eb q\u00eb java e par\u00eb ose e dyt\u00eb e majit t\u00eb l\u00ebshohet uj\u00eb, komplet n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00ebn e cila nj\u00eb pjes\u00eb ka probleme me furnizim me uj\u00eb t\u00eb pijes, pastaj planet tjera jan\u00eb q\u00eb t\u00eb investohet n\u00eb rrjetat e qytetit, jan\u00eb disa zona n\u00eb qytet q\u00eb planifikohen p\u00ebr ti nd\u00ebrruar rrjetat, p\u00ebr arsye se konsumator\u00ebt e din\u00eb q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt e Bregut t\u00eb Diellit dhe n\u00eb Tophane e n\u00eb pjes\u00ebn e Dardanis\u00eb e Ulpian\u00ebs, jan\u00eb komplet zona t\u00eb reja, mir\u00ebpo hap pas hapi ne po mendojm\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb Prishtin\u00eb e edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera, infrastruktur\u00ebn e vjet\u00ebr, ta z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr arsye q\u00eb tashm\u00eb rrjetat q\u00eb ne operojm\u00eb, jan\u00eb ndoshta mbi 40 ose 50 vje\u00e7ar\u201d, tha Abdullahu.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantit p\u00ebr mbrojtjen e uj\u00ebrave t\u00eb Orllanit, jemi fokusu q\u00eb t\u00eb mbrohen liqejt akumulues. Sipas tij, s\u00eb shpejti pritet t\u00eb filloj\u00eb projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e impiantit me uj\u00ebra t\u00eb zeza n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim impianti p\u00ebr mbrojtjen e uj\u00ebrave t\u00eb Orllanit, jemi fokusu q\u00eb t\u00eb mbrohen liqenet akumulues, nd\u00ebrsa p\u00ebr planet, ku jeni n\u00eb dijeni q\u00eb tashm\u00eb do fillon shum\u00eb shpejt\u00eb faza e projektit p\u00ebr rind\u00ebrtimin e impiantit p\u00ebr trajtim t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza p\u00ebr Prishtin\u00eb, Fush\u00eb-Kosov\u00eb dhe p\u00ebr Obiliq, mir\u00ebpo kjo do shkon n\u00eb dy faza, nj\u00ebra, faza e nd\u00ebrtimit t\u00eb impiantit nd\u00ebrsa ajo tjetra do jet\u00eb rehabilitimi i kolektor\u00ebve n\u00eb qytetin e Prishtin\u00ebs\u201d, u shpreh Abdullahu.<\/p>\n<p>Abdullahu ka th\u00ebn\u00eb se impiantet do fillojn\u00eb edhe n\u00eb lokalitete tjera, ku uj\u00ebrat e zeza pa u trajtuar, hedhen n\u00ebp\u00ebr pellgje lumore dhe krijojn\u00eb ndotje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Rajonal \u201cPrishtina\u201d, ka paralajm\u00ebruar masa ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt nuk i paguajn\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb i ofron kjo kompani. Ani pse \u00ebsht\u00eb apeluar shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e ujit, KUR \u201cPrishtina\u201d po vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb kapin mbi 40 milion\u00eb euro borxhe t\u00eb qytetar\u00ebve. Ndon\u00ebse nga ato t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16901,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-16900","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16900","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16900"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16900\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16901"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16900"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16900"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16900"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}