{"id":170275,"date":"2020-01-24T08:30:26","date_gmt":"2020-01-24T07:30:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=170275"},"modified":"2020-01-24T08:30:26","modified_gmt":"2020-01-24T07:30:26","slug":"grupi-nderkombetar-i-krizave-para-15-viteve-rekomandoi-pavaresi-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/grupi-nderkombetar-i-krizave-para-15-viteve-rekomandoi-pavaresi-per-kosoven\/","title":{"rendered":"Grupi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Krizave para 15 viteve rekomandoi pavar\u00ebsi p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Grupi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Krizave, nj\u00eb organizat\u00eb e pavarur q\u00eb p\u00ebrpiqet p\u00ebr parandalimin e Krizave, m\u00eb 24 janar 2005, publikuan raportin \u201cKosovo: Toward Final Status\u201d, ku konkluduan se pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb raport thuhej se n\u00ebse nuk shpallet e pavarur, n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb fillojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri trazirat. N\u00eb raport thuhet se shumica shqiptare e popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs pret q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim lidhur me aspiratat e saj p\u00ebr pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb vitin 2005, thuhet n\u00eb raport, nuk b\u00ebhet p\u00ebrparim i ndjesh\u00ebm drejt zgjidhjes s\u00eb statusit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs, ekziston rreziku q\u00eb pakica serbe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mbrojtje nga forcat e armatosura serbe, gj\u00eb q\u00eb mund ta kthej\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb konflikt.<\/p>\n<p>Grupi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Krizave thot\u00eb n\u00eb raportin e saj se n\u00eb se qeveria e re e Kosov\u00ebs do q\u00eb ta udh\u00ebheq\u00eb popullin e vet drejt pavar\u00ebsis\u00eb, ajo duhet t\u00eb angazhohet p\u00ebr demokracin\u00eb dhe t\u00eb ushtroj\u00eb \u201drespekt dhe mbrojtje t\u00eb plot\u00eb\u201d p\u00ebr serb\u00ebt Kosov\u00ebs dhe pakicat e tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhje ekzekutive dhe rekomandime Grupi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Krizave-2005N\u00eb Kosov\u00eb koha po ik\u00ebn. Status quo-ja nuk do t\u00eb mund t\u00eb mbahet m\u00eb. Si\u00e7 treguan trazirat e p\u00ebrgjakshme t\u00eb marsit 2004, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb frustruar me statusin e pazgjidhur, gjendjen ekonomike, si dhe problemet n\u00eb ballafaqim me t\u00eb kaluar\u00ebn. Shumica shqiptare pret q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka rreth aspiratave t\u00eb tyre p\u00ebr pavar\u00ebsi. N\u00ebse kjo nuk ndodh\u00eb, at\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs mund t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unilaterale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, n\u00ebse kihet parasysh q\u00ebndrimi i ngrysur i shqiptar\u00ebve ndaj pakicave, Serb\u00ebt e Kosov\u00ebs mund ti ftojn\u00eb forcat e armatosura serbe q\u00eb t\u2019i mbrojn\u00eb k\u00ebta dhe rajoni edhe nj\u00eb her\u00eb mund t\u00eb zhytet n\u00eb telashe.<\/p>\n<p>Viti 2005 ose do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb zgjidhjen e statusit t\u00eb ardhsh\u00ebm q\u00eb konsolidon paqen dhe zhvillimin, ose ekziston rreziku q\u00eb Kosova do t\u2019i kthehet konfliktit dhe t\u00eb gjeneroj\u00eb jostabilitet rajonal. Ky raport, q\u00eb synon t\u00eb thot\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb konfliktit t\u00eb vitit 1999, udh\u00ebzon se si mund t\u00eb b\u00ebhet ky p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>Si hap i par\u00eb, Grupi i Kontaktit prej gjasht\u00eb shtetesh duhet q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb ku qart\u00eb do t\u00eb ofrohej nj\u00eb afat kohor p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb statusit dhe do t\u00eb qart\u00ebsoheshin kat\u00ebr rregullat themelore: se mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga e cila n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe varet p\u00ebrparimi, se nuk do t\u00eb lejohet as kthimi i Kosov\u00ebs n\u00ebn sundimin e Beogradit; as cop\u00ebtimi; por as ndonj\u00eb form\u00eb e mundshme e unifikimit t\u00eb Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb apo me ndonj\u00eb shtet apo territor fqinj\u00eb nuk do t\u00eb mb\u00ebshtetet. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nj\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar special duhet t\u00eb em\u00ebrohet nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb konsultimet rreth p\u00ebrmbajtjes s\u00eb marr\u00ebveshjes dhe procesit me t\u00eb cilin do t\u00eb implementohet.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e vitit 2005, OKB-ja do t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrkushtimin e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr standardet e demokracis\u00eb, qeverisjes s\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. N\u00ebse vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb pozitiv, i d\u00ebrguari special duhet t\u00eb p\u00ebrpiloj\u00eb tekstin paraprak t\u00eb marr\u00ebveshjes \u2013 \u201cMarr\u00ebveshja p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d \u2013 si dhe detajet e nj\u00eb konference nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr aprovimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00ebse qeveria e re e Kosov\u00ebs d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb shpije popullin e vet drejt pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb d\u00ebshiruar, duhet t\u00eb ket\u00eb respektim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave dhe mbrojtje p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs si dhe pakicat tjera. Kuvendi i Kosov\u00ebs, me ndihm\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhet q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiloj\u00eb kushtetut\u00ebn q\u00eb do t\u2019i k\u00ebnaqte plot\u00ebsisht k\u00ebto shqet\u00ebsime, teksti i s\u00eb cil\u00ebs, n\u00ebse pranohet nga konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare, do t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Kosov\u00ebn. Synim p\u00ebrfundimtar i Marr\u00ebveshjes, s\u00eb bashku me kushtetut\u00ebn e re, do t\u00eb jet\u00eb krijimi i kushteve p\u00ebr pranimin e Kosov\u00ebs si an\u00ebtare e plot\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte me vend, duke pasur parasysh se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe paqart\u00ebsit\u00eb rreth s\u00eb ardhmes, q\u00eb Marr\u00ebveshja dhe kushtetuta t\u00eb caktojn\u00eb disa kufij mes vete \u2013 t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja por t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe me shtrirje relativisht t\u00eb kufizuar \u2013 n\u00eb lirin\u00eb e veprimit t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb pavarur, n\u00eb ve\u00e7anti:<\/p>\n<p>* Kosova do t\u00eb zotohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite se nuk do t\u00eb bashkohet me Shqip\u00ebrin\u00eb apo ndonj\u00eb vend apo territor fqinj p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb integrimeve n\u00eb BE;<\/p>\n<p>* Do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb num\u00ebr gjyqtar\u00ebsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb gjykatat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Kosov\u00ebs si dhe pal\u00eb t\u00eb caktuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb garantuar nj\u00eb prezenc\u00eb q\u00eb siguron se para k\u00ebtyre gjykatave t\u00eb nxjerr\u00ebn \u00e7\u00ebshtjet themelore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb drejtat e pakicave dhe obligimet e tjera t\u00eb dakorduara dhe miratuara m\u00eb her\u00ebt;<\/p>\n<p>* E treta, Kosova do t\u00eb pranonte nj\u00eb prezenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare monitoruese \u2013 \u201cMisioni Monitorues i Kosov\u00ebs\u201d \u2013 q\u00eb do t\u2019i raportoj\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe do t\u00eb rekomandoj\u00eb masat gjegj\u00ebse n\u00ebse Kosova t\u00ebrhiqet nga zotimet.<\/p>\n<p>Para fundit t\u00eb vitit 2005 duhet t\u00eb mbahet nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e OKB-s\u00eb e ku do t\u00eb merrnin pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb Grupit t\u00eb Kontaktit, BE-s\u00eb, Beogradit, Qeveria e Kosov\u00ebs dhe Partit\u00eb Opozitare n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2006, miratimi i kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs me nj\u00eb referendum do t\u00eb sh\u00ebnonte fillimin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Kosov\u00ebn. Do t\u00eb ishte e d\u00ebshirueshme, me q\u00ebllim t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb efektit t\u00eb plot\u00eb ligjor si edhe politik, q\u00eb Marr\u00ebveshja t\u00eb miratohej edhe nga K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB-s\u00eb. Sovraniteti de jure i Kosov\u00ebs, n\u00ebse kjo nuk b\u00ebhet me nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb apo me nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, do t\u00eb duhej t\u00eb njihej nga e t\u00ebr\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ose s\u00eb paku nga an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj (p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-n\u00eb dhe vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb) q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb mendohet p\u00ebr at\u00eb se Serbia \u2013 e ndoshta edhe Rusia \u2013 do t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb rreth disa pjes\u00ebve t\u00eb Marr\u00ebveshjes apo do t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb fare. Por, procesi i propozuar nuk duhet t\u00eb lejohet t\u00eb mbetet peng i k\u00ebsaj mund\u00ebsie: gjendja n\u00eb terren n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e brisht\u00eb dhe status quo-ja \u00ebsht\u00eb e paq\u00ebndrueshme n\u00eb shum\u00eb pika, q\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb statusi i ardhsh\u00ebm t\u00eb lihet i pazgjidhur pafund\u00ebsisht. Derisa shqet\u00ebsimet legjitime t\u00eb Serbis\u00eb duhet t\u00eb merren parasysh plot\u00ebsisht, ve\u00e7an\u00ebrisht ato p\u00ebr statusin e pakic\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb, Beogradit duhet t\u2019i t\u00ebrhiqet v\u00ebrejtja se \u201ctreni po ik\u00ebn, me apo pa ju\u201d dhe t\u00eb kurajohet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb gjetjen e zgjidhjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Politika rreth Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb drejtuar mjaft gjat\u00eb nga ndjenja se gj\u00ebrat jan\u00eb mir\u00eb. Potenciali p\u00ebr shp\u00ebrthim t\u00eb s\u00ebrish\u00ebm t\u00eb dhun\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb real. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb ve\u00e7anti vendet an\u00ebtare t\u00eb Grupit t\u00eb Kontaktit, duhet t\u00eb vendosin n\u00ebse duan t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb agjend\u00ebn apo do t\u00eb lejojn\u00eb gj\u00ebrat t\u2019u ikin nga dora derisa n\u00eb terren t\u00eb fillojn\u00eb zhvillime t\u00eb pak\u00ebndshme me t\u00eb cilat do t\u00eb duhet t\u00eb merren pastaj. Agjenda e dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtu k\u00ebrkon kurajo politike si dhe energji. Por, alternativat e saj jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n<p>Rekomandimet<\/p>\n<p>1. Sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur:<\/p>\n<p>a) Vendet an\u00ebtare t\u00eb Grupit t\u00eb Kontaktit (do t\u00eb ishte shum\u00eb e preferuar q\u00eb k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebj\u00eb edhe Rusia, por nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme) si nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e mir\u00ebbesimit dhe dh\u00ebnies shtytje procesit, duhet t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrcaktonin nj\u00eb afat kohor p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb statusit.<\/p>\n<p>b) Kjo deklarat\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb se mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja nga e cila m\u00eb s\u00eb shumti do t\u00eb varet p\u00ebrparimi dhe se as kthimi i Kosov\u00ebs n\u00ebn Beogradin, as ndarja e as ndonj\u00eb unifikim i mundsh\u00ebm i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrkrahet.<\/p>\n<p>c) Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i OKB-s\u00eb, n\u00eb marr\u00ebveshje me Grupin e Kontaktit, duhet t\u00eb em\u00ebroj\u00eb nj\u00eb Emisar Special p\u00ebr t\u00eb filluar konsultimet rreth struktur\u00ebs s\u00eb procesit t\u00eb statusit final dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb draftit t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>d) Asambleja e Kosov\u00ebs, me p\u00ebrkrahjen e donator\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duhet t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiloj\u00eb draftin e kushtetut\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe masat p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave dhe p\u00ebr em\u00ebrimin e nj\u00eb num\u00ebri t\u00eb gjyqtar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme dhe at\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>e) Institucionet e P\u00ebrkohshme Vetqeveris\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs (IPVQ) duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin nj\u00eb varg hapash q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim akomodimin e pakic\u00ebs serbe, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe fushat\u00ebn \u201cPrishtina \u2013 nj\u00eb qytet i hapur\u201d.<\/p>\n<p>2. Kah mesi i ver\u00ebs s\u00eb vitit 2005: PSSP-ja duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb shqyrtimin e p\u00ebrkushtimit t\u00eb IPVQ-q\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushjen e standardeve \u2013 p\u00ebr hapat e tjer\u00eb, supozohet se ky shqyrtim do t\u00eb jet\u00eb pozitiv.<\/p>\n<p>3. Deri n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2005:a) Kuvendi i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb finalizoj\u00eb tekstin e draftit t\u00eb kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>b) Emisari special duhet t\u00eb paraqes\u00eb tekstin e drafit t\u00eb marr\u00ebveshjes \u2013 \u201cMarr\u00ebveshja p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d \u2013 dhe detajet e nj\u00eb konference nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku do t\u00eb pranohej edhe ajo edhe kushtetua e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>4. Kah fundi i vitit 2005: Duhet t\u00eb mbahet nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e OKB-s\u00eb dhe me pjes\u00ebmarr\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vendeve an\u00ebtare t\u00eb Grupit t\u00eb Kontaktit, BE-s\u00eb, Beogradit dhe Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs (apo me ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb) dhe t\u00eb pranoj\u00eb tekstin e negociuar t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>5. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2006:a) Kosova duhet t\u00eb mbaj\u00eb referendum p\u00ebr kushtetut\u00ebn e re.b) Marr\u00ebveshja p\u00ebr Kosov\u00ebn duhet t\u00eb nxjerret para K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr miratim (ky miratim do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i d\u00ebshiruesh\u00ebm por jo edhe i domosdosh\u00ebm; kusht p\u00ebr hapat e tjer\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndermir\u00ebn).6. Kah mesi i vitit 2006:<\/p>\n<p>a) UNMIK-u duhet t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb funksionet e veta ekzekutive qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nd\u00ebrsa ato monitoruese trupit t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb (\u201cMisioni Monitorues i Kosov\u00ebs\u201d). Roli i vazhduesh\u00ebm, afatgjat\u00eb, i KFOR-it apo ndonj\u00eb misioni pasardh\u00ebs, duhet t\u00eb konfirmohet me nj\u00eb marr\u00ebveshje mes NATO-s dhe qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>b) N\u00ebse kjo nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb apo me nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, sovraniteti de jure i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb njihet nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare apo nga vendet an\u00ebtare t\u00eb saj (p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-n\u00eb dhe BE-n\u00eb) q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb.\/KosovaPress\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Krizave, nj\u00eb organizat\u00eb e pavarur q\u00eb p\u00ebrpiqet p\u00ebr parandalimin e Krizave, m\u00eb 24 janar 2005, publikuan raportin \u201cKosovo: Toward Final Status\u201d, ku konkluduan se pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb raport thuhej se n\u00ebse nuk shpallet e pavarur, n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb fillojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri trazirat. N\u00eb raport thuhet se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":170276,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-170275","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=170275"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170275\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/170276"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=170275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=170275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=170275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}