{"id":170570,"date":"2020-01-24T18:36:18","date_gmt":"2020-01-24T17:36:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=170570"},"modified":"2020-01-28T17:44:42","modified_gmt":"2020-01-28T16:44:42","slug":"disa-media-sduhet-te-trajtohen-me-te-barabarta-se-te-tjerat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/disa-media-sduhet-te-trajtohen-me-te-barabarta-se-te-tjerat\/","title":{"rendered":"Disa media s\u2019duhet t\u00eb trajtohen m\u00eb t\u00eb barabarta se t\u00eb tjerat"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Alban Zeneli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Komisioni i Pavarur i Mediave po synon q\u00eb p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb kodit etik ta kufizoj\u00eb radion dhe televizionin gjat\u00eb raportimit nga gjykatat. Me k\u00ebt\u00eb veprim, KMP-ja do t\u00eb krijoj\u00eb edhe nj\u00eb disavantazh p\u00ebr k\u00ebto media, krahasuar me portalet, gazetat dhe agjencit\u00eb e lajmeve.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Q\u00eb nj\u00eb shembull fiktiv, p\u00ebr nj\u00eb rast gjyq\u00ebsor, duke respektuar rregullat e propozuara nga Komisionit i Pavarur i Mediave, televizionet dhe radiot do t\u00eb raportonin si n\u00eb vijim.<br \/>\nZhvillohet procesi gjyq\u00ebsor ndaj Gent Gentit p\u00ebr vepr\u00ebn penale vrasje, dhunim dhe marrje t\u00eb ryshfet n\u00eb d\u00ebm t\u00eb partis\u00eb sa ishte Shef i Komun\u00ebs s\u00eb Leshanit.<br \/>\nRaporti i televizioni dhe radios do t\u00eb niste p\u00ebraf\u00ebrsisht k\u00ebshtu: Ndaj X.Y., ka vazhduar sot procedura gjyq\u00ebsor\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale A dhe B p\u00ebr koh\u00ebn sa mbante pozit\u00ebn C n\u00eb komun\u00ebn E&#8230;<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebto media do t\u00eb raportoj\u00eb pa p\u00ebrmendur emrin e Gentit, do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb se dikush po akuzohet se diku n\u00eb nj\u00eb vend, diku n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb, ka shkelur di\u00e7ka ligjin. Me nj\u00eb fjal\u00eb televizioni, por edhe radioja s\u2019do t\u00eb tregojn\u00eb asgj\u00eb. Ose m\u00eb sakt\u00eb do t\u00eb raportojn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cilin publiku do t\u00eb detyrohet t\u00eb shtroj\u00eb pyetje dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjigje diku tjet\u00ebr se kush \u00ebsht\u00eb i akuzuari, i cil\u00ebs komun\u00eb dhe pse po ndiqet nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Publiku i televizionit dhe radios do ta gjej\u00eb informacionin te gazetat, portalet dhe agjencit\u00eb e lajmeve, t\u00eb cilat s\u2019i n\u00ebnshtrohen rregullimit t\u00eb KPM-s\u00eb. Kjo e fundit po tenton t\u2019i kufizoj\u00eb mediat audio-vizive q\u00eb mos t\u00eb p\u00ebrmendin emrat, p\u00ebrshkrimet ose informatat e individ\u00ebve q\u00eb gjykohen p\u00ebr kryerjen e krimeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Te portalet, agjencit\u00eb e lajmeve dhe gazetat raporti do t\u00eb ishte p\u00ebraf\u00ebrsisht k\u00ebshtu: Ish-kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Leshanit, Gent Genti, \u00ebsht\u00eb paraqitur sot n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Qyshkut si i akuzuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb vrasjes, dhunimit dhe marrjes s\u00eb ryshfetit n\u00eb d\u00ebm t\u00eb partis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>Problemet me k\u00ebt\u00eb kod!<\/strong><\/p>\n<p>Draft-kodi aktual duhet t\u00eb ndryshohet pasi q\u00eb si e till\u00eb paraqet nj\u00eb cenim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb gazetar\u00ebve p\u00ebr informim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr ngjarjet nga sektori i drejt\u00ebsis\u00eb. Ky sektor \u00ebsht\u00eb kritikuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi nga raportet e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare e vendore p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe efikasiteti. Prandaj, sa m\u00eb shum\u00eb \u201cprobleme\u201d p\u00ebr gazetar\u00ebt nga raportimet prej k\u00ebtij sektori do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak transparenc\u00eb dhe m\u00eb pak efikasitet nga sektori i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ky draft-kod ia humbet t\u00eb drejt\u00ebn publikut t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb informohet sakt\u00eb n\u00eb raport me personat q\u00eb gjykohen nga ana e drejt\u00ebsis\u00eb kosovare. Pa dyshim, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regres edhe p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj, dy nene m\u00eb lart, KPM-ja b\u00ebn nj\u00eb specifikim q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm n\u00eb kuptimin e raportimit t\u00eb sakt\u00eb nga proceset gjyq\u00ebsore. Sipas pik\u00ebs 9, t\u00eb nenit shtat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kodi, mediat n\u00ebn rregullimin e KPM-s\u00eb, n\u00eb \u00e7do rast duhet t\u00eb japin shpjegimin e qart\u00eb ndaj nj\u00eb personi t\u00eb identifikuar si \u201ci dyshuar\u201d, \u201cautor i dyshuar\u201d, \u201ci akuzuar\u201d, apo \u201ci d\u00ebnuar\u201d. Ky p\u00ebrkufizim mjafton edhe n\u00eb kuptim etik, pasi q\u00eb askush nuk merr nj\u00eb epitet q\u00eb nuk e ka gjat\u00eb gjykimit dhe nd\u00ebrkoh\u00eb heq mund\u00ebsin\u00eb e lajthitjes s\u00eb publikut p\u00ebr statusin e personave q\u00eb gjykohen. Pra, ndihmon q\u00eb publiku t\u00eb informohet sakt\u00eb dhe nuk u jep mund\u00ebsi gazetar\u00ebve q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve t\u2019i paraqesin subjektet e tyre t\u00eb raportimit n\u00eb cil\u00ebsit\u00eb t\u00eb cilat nuk i kan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Trajtimi i padrejt\u00eb, n\u00ebse kodi miratohet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse ky draft-kod miratohet nga Komisioni i Pavarur i Mediave, pa ndryshimin apo heqjen e pik\u00ebs 11 t\u00eb tij, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb diskriminim n\u00eb tregun medial t\u00eb Kosov\u00ebs. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e njohur, tani p\u00ebr tani ky Komision rregullon vet\u00ebm sfer\u00ebn e televizioneve me transmetim tok\u00ebsor, radiot dhe televizionet kabllore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mbesin jasht\u00eb k\u00ebtij rregulli; portalet, agjencit\u00eb e lajmeve dhe gazetat, t\u00eb cilat do t\u00eb kishin nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr raportim m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, pasi q\u00eb nuk obligohen t\u2019i respektojn\u00eb vendimet e KPM-s\u00eb. Kodi Etik i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs i miratuar n\u00eb K\u00ebshillin e Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs, (ku shumica e gazetave dhe portaleve mainstream jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb) nuk e ndalon raportimi me emra e mbiemra t\u00eb personave q\u00eb gjykohen, por vet\u00ebm k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb mos prejudikohet faj\u00ebsia e personave q\u00eb jan\u00eb subjekte t\u00eb raportimit. S\u00eb k\u00ebndejmi, n\u00ebse kjo rregullore miratohet, krijohet nj\u00eb dualitet n\u00eb raportimet nga kjo fush\u00eb, pasi q\u00eb mediat e rregulluara nga KPM-ja nuk do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb me identitete t\u00eb personave q\u00eb gjykohen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mediat tjera do ta ken\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Specifikimet e b\u00ebra n\u00eb pik\u00ebn 9 t\u00eb draft-kodit mjaftojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb raportim t\u00eb sakt\u00eb e drejt\u00eb nga sektori i drejt\u00ebsis\u00eb, rrjedhimisht, pika 11 q\u00eb ndalon publikimin e identitetit t\u00eb personave q\u00eb gjykohen, \u00ebsht\u00eb e panevojshme dhe duhet t\u00eb hiqet nga ky kod para miratimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb KPM, do t\u00eb aplikonte \u201cFerm\u00ebn e kafsh\u00ebve\u201d t\u00eb George Orwell, duke nd\u00ebrtuar parimin se disa media jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb barabarta para ligjit n\u00eb krahasim me disa t\u00eb tjera. Gent Genti, personazhi yn\u00eb fiktiv, do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak i barabart\u00eb para qytetar\u00ebve q\u00eb shohin televizion dhe d\u00ebgjojn\u00eb radio, sesa para atyre q\u00eb lexojn\u00eb e shohin n\u00eb portale, gazeta e agjenci lajmesh.<\/p>\n<p><em>*Autori \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e stafit akademik n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Alban Zeneli Komisioni i Pavarur i Mediave po synon q\u00eb p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb kodit etik ta kufizoj\u00eb radion dhe televizionin gjat\u00eb raportimit nga gjykatat. Me k\u00ebt\u00eb veprim, KMP-ja do t\u00eb krijoj\u00eb edhe nj\u00eb disavantazh p\u00ebr k\u00ebto media, krahasuar me portalet, gazetat dhe agjencit\u00eb e lajmeve. Q\u00eb nj\u00eb shembull fiktiv, p\u00ebr nj\u00eb rast gjyq\u00ebsor, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":170571,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-170570","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170570","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=170570"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/170570\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/170571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=170570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=170570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=170570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}