{"id":171456,"date":"2020-01-26T14:42:14","date_gmt":"2020-01-26T13:42:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=171456"},"modified":"2020-01-26T14:42:14","modified_gmt":"2020-01-26T13:42:14","slug":"5-shenja-qe-tregojne-se-eshte-nje-lidhje-serioze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/lista\/5-shenja-qe-tregojne-se-eshte-nje-lidhje-serioze\/","title":{"rendered":"5 shenja q\u00eb tregojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje serioze"},"content":{"rendered":"<p><strong>Si ta kuptoni se ai ju do p\u00ebr nj\u00eb lidhje serioze? Nga ta dini n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i interesuar? Si ta kuptoni se ai do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb lidhje? Lexoni m\u00eb posht\u00eb dhe do t\u2019jua tregojm\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Nuk funksionon n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Nj\u00eb burr\u00eb nuk merret me ju vet\u00ebm sepse e simpatizoni. Shk\u00ebmbyet disa fjal\u00eb n\u00eb bar dhe ai ishte i sjellsh\u00ebm. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb! Mir\u00ebsia, mir\u00ebsjellja, nj\u00eb dor\u00eb muhabet dhe nj\u00eb buz\u00ebqeshje nuk jan\u00eb shenja interesi dhe as nuk tregojn\u00eb se dikush do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb lidhje.<\/p>\n<p>As kur keni kryer marr\u00ebdh\u00ebnie apo kur ai ju k\u00ebrkon t\u00eb kryeni mar\u00ebdh\u00ebnie, nuk jan\u00eb shenja se ai ju do. Na vjen keq!<br \/>\nMadje, nuk duhet t\u00eb konsideroni nj\u00eb lidhje serioze me nj\u00eb mashkull q\u00eb nuk e p\u00eblqeni. Nj\u00eb mashkull q\u00eb \u00ebsht\u00eb problematik, edhe n\u00ebse thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr nj\u00eb lidhje serioze me ju, nuk ia vlen.<\/p>\n<p>Pra, r\u00ebnd\u00ebsi ka t\u00eb vler\u00ebsoni n\u00ebse ai d\u00ebshiron nj\u00eb lidhje serioze vet\u00ebm kur t\u00eb keni vendosur se ai \u00ebsht\u00eb njeriu i duhur p\u00ebr ju.<br \/>\nSi ta kuptoni n\u00ebse ai d\u00ebshiron nj\u00eb lidhje serioze? Ja cilat jan\u00eb shenjat q\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb:<\/p>\n<p><strong>1. Nuk ka keqkuptime, diskutime apo pengesa.<\/strong><br \/>\nShenja e par\u00eb q\u00eb tregon se ai d\u00ebshiron nj\u00eb lidhje serioze me ju \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb shum\u00eb e n\u00ebnvler\u00ebsojn\u00eb: jith\u00e7ka shkon mir\u00eb, nuk ka dyshime, keqkuptime apo komplikime. Marr\u00ebdh\u00ebniet \u201ce komplikuara\u201d jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb gabuara. Nj\u00eb grua q\u00eb nuk p\u00eblqen dramat sentimentale, n\u00eb simptom\u00ebn e par\u00eb t\u00eb komplikimit, p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb ndaj vetes, duhet ta shk\u00ebpus\u00eb lidhjen menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe ndoshta ende nuk \u00ebsht\u00eb rikuperuar plot\u00ebsisht, duhet ta kuptoj\u00eb se ngat\u00ebrresat sjellin vet\u00ebm komplikime. K\u00ebshtu q\u00eb, t\u00eb takon ty t\u00eb shk\u00ebpus\u00ebs fillin e para.<br \/>\nKomplikimet = koh\u00eb e humbur + shumfishim i problemeve.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb shkencore, por \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb dhe e padiskutueshme. Larg nd\u00ebrlikimeve t\u00eb kota!<\/p>\n<p><strong>2. Jeni \u201cekskluzive\u201d p\u00ebr t\u00eb<\/strong><br \/>\nDi\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb tregon se ai d\u00ebshiron nj\u00eb lidhje serioze me ju, \u00ebsht\u00eb kur ai do t\u00eb jet\u00eb me ju dhe vet\u00ebm me ju. Me pak fjal\u00eb jeni \u201cekskluzive\u201d p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, \u00e7ifte t\u00eb hapura, pra marr\u00ebdh\u00ebniet e hapura kan\u00eb ekzistuar dhe do t\u00eb ekzistojn\u00eb gjithmon\u00eb. Por, p\u00ebr t\u00eb jetuar v\u00ebrtet paq\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb \u00e7ift t\u00eb hapur duhet q\u00eb \u00e7ifti t\u00eb jet\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i hapur. Pra mar\u00ebdh\u00ebniet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb reciproke. N\u00ebse jo, \u00e7far\u00eb kuptimi ka?<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb nj\u00eb lidhje serioze \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishtme t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb se ai do t\u00eb jet\u00eb ekskluziv p\u00ebr ty dhe e anasjellta. Kjo ju sjell tek pika e m\u00ebparshme: \u201cNj\u00eb lidhje pa g\u00ebnjeshtra, komplikime dhe drama t\u00eb kota.\u201d \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo?<\/p>\n<p>Se kur ish-i \u00ebsht\u00eb ish, nuk duhet t\u00eb keni kontakte me t\u00eb. Kur shikon femrat e tjera me justifikimin se femrat \u201cjan\u00eb si vepra arti\u201d ose prej \u201cinstinktit natyror t\u00eb mashkullit\u201d. JO! Femrat nuk jan\u00eb vepra arti dhe as t\u00eb krahasueshme me vepra arti (pra objekte seksuale). Femrat, jan\u00eb qenie njer\u00ebzore, subjekte autonome dhe t\u00eb pavarura. N\u00ebse jeni e lidhur me nj\u00eb mashkull t\u00eb till\u00eb? D\u00ebrgojeni n\u00eb ferr, pa justifikime.<\/p>\n<p><strong>3. P\u00ebrpiqet n\u00eb lidhje<\/strong><br \/>\nPo, e lexuat mir\u00eb, \u201cp\u00ebrpiqet\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb aktiv, ose si\u00e7 thuhet ndryshe, vepron, lufton, b\u00ebn p\u00ebr ju. P\u00ebrpiqet p\u00ebr t\u00eb t\u00eb takuar, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar me ty dhe q\u00eb t\u00eb jeni bashk\u00eb.<br \/>\nSa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, jo vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e tij t\u00eb lir\u00eb, jo kur t\u2019i rastis\u00eb, dhe sidomos jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fjetur me ty. Nj\u00eb nga mendimet e tij t\u00eb para n\u00eb m\u00ebngjes duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb thelloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me ty. Pra, ai nis t\u00eb mendoj\u00eb se si do \u201cnd\u00ebrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje\u201d. N\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb i interesuar, nd\u00ebrton dhe zbaton. Pik\u00eb!<\/p>\n<p><strong>4. Nuk \u00ebsht\u00eb i varur ndaj teje<\/strong><br \/>\nPo, pik\u00ebrisht ashtu. Shenja e kat\u00ebrt q\u00eb tregon se ai do nj\u00eb lidhje serioze \u00ebsht\u00eb se ai nuk \u00ebsht\u00eb i varur ndaj teje. Pra, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ty sikur t\u00eb jeni n\u00ebna e tij.<br \/>\nNuk ka nevoj\u00eb q\u00eb ti t\u00eb jesh aty n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt nuk ha dot, apo nuk fle dot etj. Nuk \u00ebsht\u00eb se varet prej teje p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb dhe se nuk b\u00ebn dot pa ty, se ti i sh\u00ebrben sht\u00ebpis\u00eb e b\u00ebn gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. E qart\u00eb?!<br \/>\nAi d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb me ty sepse t\u00eb do. Ec\u00ebn p\u00ebrkrah teje, duke ndar\u00eb \u00e7do emocion dhe eksperienc\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Sepse lidhja u p\u00ebrket t\u00eb dyve, jo vet\u00ebm nj\u00ebrit prej jush.<\/p>\n<p><strong>5. Ju vler\u00ebson<\/strong><br \/>\nShenja e fundit q\u00eb tregon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje serioze \u00ebsht\u00eb fakti se ai ju vler\u00ebson, admiron dhe ju inkurajon. Pa ju v\u00ebndosur n\u00eb nj\u00eb piedestal, ai ju inkurajon dhe ju mb\u00ebsht\u00ebt.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebse jeni nj\u00eb grua e ekuilibruar dhe i keni v\u00ebn\u00eb syrin dikujt q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ju p\u00eblqen dhe e vler\u00ebsoni, kujtoni k\u00ebto shenja. Me siguri do p\u00ebrfundoni me nj\u00eb mashkull t\u00eb dashur, t\u00eb sjellsh\u00ebm dhe t\u00eb sakt\u00eb. Dhe nj\u00eb person i sakt\u00eb sillet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze. Pra, p\u00ebrve\u00e7 d\u00ebshir\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebr nj\u00eb lidhje serioze, ai ka gjithashtu nj\u00eb q\u00ebndrim transparent dhe t\u00eb sinqert\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si ta kuptoni se ai ju do p\u00ebr nj\u00eb lidhje serioze? Nga ta dini n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i interesuar? Si ta kuptoni se ai do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb lidhje? Lexoni m\u00eb posht\u00eb dhe do t\u2019jua tregojm\u00eb. Nuk funksionon n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Nj\u00eb burr\u00eb nuk merret me ju vet\u00ebm sepse e simpatizoni. Shk\u00ebmbyet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":171457,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-171456","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=171456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171456\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/171457"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=171456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=171456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=171456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}