{"id":179987,"date":"2020-02-10T18:34:02","date_gmt":"2020-02-10T17:34:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=179987"},"modified":"2020-02-10T19:01:02","modified_gmt":"2020-02-10T18:01:02","slug":"a-do-ti-mbaje-kurti-fjalet-e-forta-per-reciprocitet-pas-kundershtimit-nga-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/a-do-ti-mbaje-kurti-fjalet-e-forta-per-reciprocitet-pas-kundershtimit-nga-shba\/","title":{"rendered":"A do t\u2019i mbaj\u00eb Kurti fjal\u00ebt e forta p\u00ebr reciprocitet, pas kund\u00ebrshtimit nga SHBA?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Albin Kurti \u00ebsht\u00eb sfiduar sot n\u00eb kauz\u00ebn e tij kryesore, t\u00eb pakten si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb ai: Reciprociteti i plot\u00eb me Serbin\u00eb, ekonomik, politik e tregtar. I d\u00ebrguari i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr masave t\u00eb reciprocitetit, q\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i ka paralajm\u00ebruar kund\u00ebr Serbis\u00eb, shkruan Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb amerikan, ka mjegulluar edhe m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn rreth dialogut. Tash do t\u00eb varet n\u00ebse kryeministri Kurti do ta thyej zotimin me t\u00eb cilin fitoi zgjedhjet apo do t\u00eb veproj\u00eb si\u00e7 i thot\u00eb Amerika.<\/p>\n<p><strong><em>\u201cAshtu kemi deklaruar n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore sepse ashtu kemi menduar e besuar dhe ne me ato deklarime e q\u00ebndrime kemi fituar dhe natyrisht q\u00eb tash duhet t\u2019i dalim zot qytetar\u00ebve p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre. Ne duam q\u00eb tarif\u00ebn nj\u00ebqind p\u00ebr qind ta z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb, pra t\u00eb mos kemi situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e kemi as tarif\u00ebn as reciprocitetin\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur nd\u00ebr t\u00eb tjera Kurti para disa dit\u00ebve.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>I pyetur lidhur me nj\u00eb afat kohor kur mund t\u00eb b\u00ebhet kjo, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb jap\u00eb afate. Ama, kryesorja q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb ishte se reciprociteti do t\u00eb vendosej fillimisht e m\u00eb pas do t\u00eb hiqej taksa.<\/p>\n<p><em><strong>\u201cNe do t\u00eb p\u00ebrpiqemi sa m\u00eb shpejt mir\u00ebpo un\u00eb nuk mund t\u00eb jap nj\u00eb dat\u00eb tash pa i filluar mbledhjet e qeveris\u00eb, pa e vendosur k\u00ebt\u00eb n\u00eb kabinetin tim dhe natyrisht pa e takuar edhe komunitetin e biznesit. Un\u00eb besoj q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb vendosur tarifa 100 p\u00ebr qind n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2018, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb nuk i kan\u00eb takuar biznesmen\u00ebt tan\u00eb e posa\u00e7\u00ebrisht prodhuesit, mir\u00ebpo jemi ku jemi tash dhe neve na duhet ta shqyrtojm\u00eb edhe aspektin ekonomik t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje\u201d, ka shtuar Kurti.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>E n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, amerikan\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb nuk duan reciprocitet, por as pezullim t\u00eb tkas\u00ebs. Heqje t\u00eb ter\u00ebsishme t\u00eb saj, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij, Dick Custin, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se Grenell e inkurajon Kosov\u00ebn q\u00eb ta heq\u00eb taks\u00ebn 100% ndaj prodhimeve t\u00eb importuara nga Serbia, pa reciprocitet. Madje ata jan\u00eb t\u00eb prer\u00eb edhe sa i p\u00ebrket taks\u00ebs. P\u00ebr ta m\u00eb nuk kryen pun\u00eb pezullimi.<\/p>\n<p><em><strong>\u201cKosova duhet ta heq\u00eb taks\u00ebn ndaj mallrave t\u00eb Serbis\u00eb, pa reciprocitet. Jo vet\u00ebm ta pezulloj\u00eb taks\u00ebn, por ta heq\u00eb plot\u00ebsisht at\u00eb\u201d, tha Custin. &#8220;Ambasadori nuk e mb\u00ebshtet iden\u00eb e reciprocitetit&#8221;, shtoi ai.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kosova u ka v\u00ebn\u00eb taks\u00eb 100% prodhimeve t\u00eb importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018. Ambasadori Grenell, si i derguar p\u00ebr dialogun \u00ebsht\u00eb tejet i interesuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shpejt Kosov\u00eb \u2013 Serbi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, ai nuk po pelqen vendime q\u00eb pengojn\u00eb dialogun.<\/p>\n<p>Kurti, i cili ka marr\u00eb detyr\u00ebn e kryeministrit jav\u00ebn e kaluar, ka th\u00ebn\u00eb se kjo mas\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me reciprocitet ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>\u201cTarifa 100% ndaj mallrave t\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa t\u00eb vendoset reciprociteti. Shum\u00eb shpejt fillojm\u00eb t\u2019i p\u00ebrgatisim Doganat e Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e kam shprehur vullnetin q\u00eb ta heqim tarif\u00ebn 100%. Pres q\u00eb Serbia t\u00eb deklarohet se ka vullnet p\u00ebr ndaljen e fushat\u00ebs p\u00ebr \u00e7njohjet e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, shkroi para dy dite ai.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kundershtime e dyshime p\u00ebr iden\u00eb e Kurtit ka edhe nga partneri i koalicionit dhe opozita.<br \/>\nKryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani po ashtu ka shp\u00ebrfaqur haptazi dallimet n\u00eb koalicion, qysh n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka shprehur dyshimet se mund t\u00eb b\u00ebhet shpejt reciprociteti, pasi tha se duhet studiuar mir\u00eb para se t\u00eb merret vendimi.<\/p>\n<p><em><strong>\u201c\u00c7\u00ebshtja e reciprocitetit n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe prek\u00eb edhe 33 marr\u00ebveshjet e arritura mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb prandaj duhet t\u00eb studiohet se sa nga k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes dhe sa do t\u00eb trajtohen n\u00eb dialog tash e tutje. Un\u00eb nuk mund t\u00eb jap dat\u00eb se kur do t\u00eb ndodh dhe m\u00eb sakt\u00eb mund t\u00ebthuhet nga qeveria, por kjo k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb studim dhe m\u00eb shum\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirje. Vendimi politik \u00ebsht\u00eb, taksa largohet dhe reciprociteti si vendim i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira politike, do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi\u201d, shtoi ajo.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kryetari i LDK-s\u00eb shkoi p\u00ebrtej k\u00ebsaj. Ai paralajm\u00ebroi pasoja n\u00ebse ka nguti n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dha shenja se nuk d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb vendimin e Qeveris\u00eb. N\u00ebse taksa hiqet, nenshkrimin do ta jap\u00eb Kryeministri Kurti. Kjo rezerv\u00eb e Mustaf\u00ebs p\u00ebr t\u00eb komentuar, ndoshta mund t\u00eb shihet si veprim p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb \u2018pataten e nxeht\u00eb\u2019 Kurtit, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p><em><strong>\u201cN\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave \u00ebsht\u00eb zgjedhur Qeveria, e cila para vetes ka shum\u00eb pun\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe dialogun por edhe tarif\u00ebn e v\u00ebn\u00eb nga Qeveria Haradinaj. N\u00eb programin qeveris\u00ebs jemi pajtuar q\u00eb tarifa t\u00eb nd\u00ebrlidhet me reciprocitetin. Kjo tani \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e qeveris\u00eb dhe un\u00eb do t\u00eb kursehesha q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb them se si duhet t\u00eb b\u00ebhet. Por duhet t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb komplekse dhe me pasoja shum\u00ebdimensionale. Besoj q\u00eb Qeveria mund ta gjej\u00eb rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb bashk\u00ebrendis me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ve\u00e7mas me SHBA dhe BE\u201d, ka deklaruar disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Isa Mustafa p\u00ebr Express.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, pajtueshmeri Kurti nuk ka as me opozit\u00ebn. Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli q\u00eb n\u00eb mandatin e tij kishte propozuar reciprocitetin, tha se tash kryeministri i vendit nuk duhet kaq shpejt t\u00eb dor\u00ebzohet para Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>\u201cTaksa ndaj importeve serbe ka qen\u00eb vendim dinjitoz i shtetit ton\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb sulmeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb Serbia ka b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr ngutin\u00eb e tepruar t\u00eb kryeministrit t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kerk\u00ebsat e Serbis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rehatuar List\u00ebn Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar p\u00ebr shkak t\u00eb taks\u00ebs. Nj\u00eb qeveri ka r\u00ebn\u00eb si pasoj\u00eb e taks\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb ka dob\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb Kosov\u00ebn. Prandaj, nuk duhet t\u00eb ket\u00eb manovrime politike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb t\u00eb ndjeshme, e cila rrezikon ta d\u00ebmtoj\u00eb m\u00eb tej vendin ton\u00eb. Qeveria e re duhet t\u00eb mos t\u00eb dor\u00ebzohet para Serbis\u00eb p\u00ebrpara sfidave dhe vendimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb e presin Kosov\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Veseli.<\/strong> <\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fakt Veseli pati nj\u00eb debat n\u00eb Twitter me ambasadorin Grenell rreth taks\u00ebs, Grenell i shkroi atij duke i th\u00ebn\u00eb se duhet ta p\u00ebrkrah heqjen e taks\u00ebs dhe se Albini ka t\u00eb drejt\u00eb. Veseli ia ktheu se \u2018Albini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb genj\u00ebshtar\u2019 dhe se \u2018ai p\u00ebr reciprocitetin kishte prezantuar nj\u00eb plan para nj\u00eb viti e t\u00eb cilin Kurti e kishte kund\u00ebrshtuar\u201d.<\/p>\n<p>Nga partia e Ramush Haradinajt, njeriut q\u00eb e vendosi taks\u00ebn, po konsiderohet si gabim historik heqja e saj. Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, i ka k\u00ebrkuar kryeministrit, Albin Kurti, t\u00eb mos e heq\u00eb taks\u00ebn ndaj mallrave serbe.<br \/>\nP\u00ebrmes nj\u00eb letre drejtuar Kurtit, Haradinaj thot\u00eb se &#8220;n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb Serbis\u00eb duhet t\u00eb jemi bashk\u00eb deri n\u00eb njohje reciproke, e jo t\u00eb jesh p\u00ebr nj\u00eb reciprocitet pa njohje\u201d.<\/p>\n<p><em><strong>\u201cAktivist\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje me vet\u00ebmohim t\u00eb pashoq t\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar besnik\u00eb n\u00eb kauz\u00ebn t\u00ebnde. Ne mund t\u00eb mos pajtohemi p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb politik\u00ebs ditore, por sakrific\u00ebn gjithmon\u00eb ta kam njohur. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj sakrifice dua q\u00eb personalisht t\u00eb lutem t\u00eb mos e largosh taks\u00ebn ndaj Serbis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb letr\u00ebn e Haradinajt t\u00eb cil\u00ebn e ka postuar edhe n\u00eb profilin e tij n\u00eb rrjetin social Facebook.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kryeministri Kurti do ta ket\u00eb nes\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Me gjas\u00eb do t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla edhe atje se si t\u00eb veproj\u00eb. Por pyetja kryesore mbetet: A do ta veproj\u00eb Kurti p\u00ebr kauz\u00ebn q\u00eb e ka votuar edhe populli apo p\u00ebr ato sic i thot\u00eb Amerika?\/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albin Kurti \u00ebsht\u00eb sfiduar sot n\u00eb kauz\u00ebn e tij kryesore, t\u00eb pakten si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb ai: Reciprociteti i plot\u00eb me Serbin\u00eb, ekonomik, politik e tregtar. I d\u00ebrguari i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr masave t\u00eb reciprocitetit, q\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i ka paralajm\u00ebruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":151644,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-179987","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179987","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=179987"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/179987\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151644"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=179987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=179987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=179987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}