{"id":18044,"date":"2019-04-08T22:26:30","date_gmt":"2019-04-08T20:26:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=18044"},"modified":"2019-04-08T22:26:30","modified_gmt":"2019-04-08T20:26:30","slug":"zbulohet-pas-80-vitesh-thesari-qe-mori-mbreti-zog-para-largimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/zbulohet-pas-80-vitesh-thesari-qe-mori-mbreti-zog-para-largimit\/","title":{"rendered":"Zbulohet pas 80 vitesh thesari q\u00eb mori Mbreti Zog para largimit"},"content":{"rendered":"<p>Pasuria e Mbretit Zog, pas largimit nga Shqip\u00ebria, u kthye n\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb shumt\u00eb thashethemesh, kuriozitetesh e spekulimesh q\u00eb nuk shp\u00ebtuan as mediat serioze per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Kureshtja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb monark nga vendi m\u00eb romantik i Europ\u00ebs ishte e madhe, sidomos kur u m\u00ebsua se ai udh\u00ebtonte bashk\u00eb me thesarin e tij. Kjo kureshtje ishte aq e madhe sa pothuaj n\u00eb \u00e7do intervist\u00eb me gazetar\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, Zogut i k\u00ebrkohej t\u00eb fliste di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr pasurin\u00eb e tij. Autor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb kan\u00eb spekuluar gjithashtu, dhe 80 vjet pasi Mbreti Zog la vendin, \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb llogaritur pasurin\u00eb e tij t\u00eb plot\u00eb, kjo p\u00ebr shkak se i vetmi q\u00eb dinte vler\u00ebn ishte vet\u00ebm ai. Por fal\u00eb dokumentacionit dhe k\u00ebrkimeve, sot mund t\u00eb thuhet se cila ka qen\u00eb kjo shum\u00eb me p\u00ebraf\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Pasuria e Mbretit Zog p\u00ebrb\u00ebhej nga ajo familjare, e trash\u00ebguar nga kursimet e tij t\u00eb p\u00ebrfituara gjat\u00eb qeverisjes, thesari i shtetit t\u00eb marr\u00eb me vete pas pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, objektet e \u00e7muara n\u00eb bizhuteri t\u00eb familjes, disa dhurata t\u00eb \u00e7muara nga dasma, nj\u00eb llogari e fsheht\u00eb bankare n\u00eb Britani dhe nj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb konsideruesh\u00ebm financiar q\u00eb u fitua pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb valixheve, gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Angli.<\/p>\n<p>Po sa ishte kjo pasuri dhe si u p\u00ebrdor gjat\u00eb luft\u00ebs? M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb hulumtimi mbi pasurin\u00eb e monarkut shqiptar n\u00eb m\u00ebrgim. Enigma m\u00eb e madhe e pasuris\u00eb s\u00eb tij q\u00eb nuk ka gjurm\u00eb jan\u00eb kursimet e tij t\u00eb siguruara nga pronat e familjes dhe pushteti. Askush nuk mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje se cila ishte pasuria personale monetare e Mbretit Zog kur ai la vendin. Paga e tij si kreu i shtetit ishte e konsiderueshme, 500 mij\u00eb franga ari n\u00eb vit ose 25 mij\u00eb monedha ari.<\/p>\n<p>Gjenco Na\u00e7i, diplomati dhe sekretari q\u00eb q\u00ebndroi pran\u00eb Zogut gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb luft\u00ebs, flet se gjat\u00eb bisedave me t\u00eb, Zogu pretendonte se kishte nj\u00eb pasuri tok\u00ebsore t\u00eb madhe, por q\u00eb pohonte se nuk i solli kurr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha. \u201cNj\u00eb p\u00ebrjashtim ishte pylli, i cili u shit tri a kat\u00ebr her\u00eb, duke sjell\u00eb gjithsej 100.000 napolona. Vet\u00eb Mbreti Zog, duke me treguar shum\u00eb her\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, pranonte parregullimin e shitjeve t\u00eb ndryshme dhe batak\u00e7ill\u00ebkun\u201d, kujton Na\u00e7i.<\/p>\n<p>Sekretari besnik i Zogut besonte se pasuria e Mbretit t\u00eb ket\u00eb ardhur nga ndonj\u00eb burim tjet\u00ebr, por kjo zor t\u00eb provohet. \u201cPor edhe sikur t\u00eb provohet s\u2019mund t\u00eb quhet as vjedhje, as prevetim, p\u00ebrve\u00e7 prej demagog\u00ebve. Dhe s\u2019ka m\u00ebnyr\u00eb ligjore q\u00eb kopjuesi t\u00eb quhet si pasuni e shtetit. Mbetet, pra, nj\u00eb pasuri private pavar\u00ebsisht nga gjykimi moral mbi m\u00ebnyr\u00ebn e krijimit t\u00eb saj. P\u00ebrs\u00ebri nn\u00eb pasuri e till\u00eb s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb e madhe, sepse Shqip\u00ebria s\u2019ka pasur alesverish t\u00eb madh. Natyrisht, t\u00eb vobektit, nj\u00eb pasuri prej 1.000.000 lira sterlina i duket kolosale, por nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb n\u00eb barazim me nevojat e nj\u00eb shteti, qoft\u00eb edhe t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria\u201d, n\u00ebnvizonte Na\u00e7i.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-18045\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG1.jpg\" alt=\"\" width=\"452\" height=\"646\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG1.jpg 452w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG1-210x300.jpg 210w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG1-294x420.jpg 294w\" sizes=\"(max-width: 452px) 100vw, 452px\" \/><\/p>\n<p>KOLEKSIONI I HUMBUR<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb Zogu la pas. Krahas pronave t\u00eb shumta t\u00eb patundshme, Mbreti Zog la n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe t\u00eb objekteve personale duke nisur nga veshjet e tij apo t\u00eb familjes, mobilie t\u00eb vyera, por mbi t\u00eb gjitha shum\u00eb prej dhuratave t\u00eb p\u00ebrfituara nga dasma mbret\u00ebrore. N\u00eb vitet \u201930, gazeta roz\u00eb britanike \u201cSphere\u201d e konsideronte Zogun monarkun me m\u00eb shum\u00eb kostume dhe uniforma, plot 2 mij\u00eb t\u00eb tilla, duke thyer edhe rekordin e Mbret\u00ebresh\u00ebs Britanike, e cila besohej se kishte nj\u00eb fustan p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vitit. Mbreti Zog kishte nj\u00eb koleksion t\u00eb rrall\u00eb veshjesh mode, t\u00eb cilat gjithnj\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebruar me shum\u00eb aksesore t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb nga modelet e k\u00ebmishave, kravatave, k\u00ebpuc\u00ebve, etj. M\u00ebrgimi i gjat\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta i hoq\u00ebn atij mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u veshur si m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs kur Familja Mbret\u00ebrore la Londr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb Egjipt, Zogu kishte gjithsej vet\u00ebm 5 kostume, t\u00eb qepura n\u00eb nj\u00eb rrobaqep\u00ebs me jo shum\u00eb em\u00ebr. Koleksioni i \u00e7muar humbi i gjithi, n\u00eb Shqip\u00ebri nga italian\u00ebt dhe n\u00eb Britani kur anija q\u00eb transportonte 139 valixhet e familjes Mbret\u00ebrore nga Portugalia, e cila u shkat\u00ebrrua n\u00eb Portin e Liverpulit, bashk\u00eb me t\u00eb gjitha sendet personale familjes. Nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri e humbur ishin dhuratat e dasm\u00ebs.<\/p>\n<p>Britanik\u00ebt mbajt\u00ebn sh\u00ebnim dhuratat e \u00e7muara q\u00eb Mbreti Zog mori p\u00ebr martes\u00ebn me Geraldin\u00ebn n\u00eb vitin 1938. Kreu i legat\u00ebs, Andrew Ryan, ishte i ftuar n\u00eb dasm\u00ebn mbret\u00ebrore dhe regjistroi dhuratat e \u00e7muara q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb adres\u00eb t\u00eb \u00e7iftit mbret\u00ebror. Dhurata m\u00eb e p\u00ebrfolur ishte \u201cMercedez\u201d-i i Hitlerit dhe ndon\u00ebse arriti ta merrte me vete, Zogu nuk e g\u00ebzoi gjat\u00eb. Disa nga sendet e rralla q\u00eb u lan\u00eb pas ishin 4 vazot e bronzit t\u00eb dhuruara nga Musolini q\u00eb dikur i p\u00ebrkisnin Napoleonit, nj\u00eb statuj\u00eb dragoi e dhuruar nga Mbreti i Italis\u00eb, nj\u00eb tavolin\u00eb shkrimi e shekullit 17, t\u00eb dhuruar nga Gjenerali Franko i Spanj\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Pallati Mbret\u00ebror u pla\u00e7kit pasi Zogu u largua nga vendi, por n\u00eb fakt d\u00ebmi nuk ishte i konsideruesh\u00ebm, pasi objektet me vler\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe dhuratat e dasm\u00ebs, ruheshin diku tjet\u00ebr. T\u00eb gjitha u sekuestruan nga italian\u00ebt. K\u00ebto sende nuk u mor\u00ebn dot kurr\u00eb nga Familja Mbret\u00ebrore, ndon\u00ebse n\u00eb nj\u00eb moment gjat\u00eb luft\u00ebs, italian\u00ebt shpreh\u00ebn d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019ua kthyer, por u refuzuan nga Mbreti Zog si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mos u dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shkas italian\u00ebve p\u00ebr ndonj\u00eb keqp\u00ebrdorim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij me pushtuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 50, Geraldina tentoi t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb mbrapsht objektet personale me vler\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe dhuratat e dasm\u00ebs t\u00eb konfiskuara nga italian\u00ebt, por pa sukses. Rr\u00ebmuja e luft\u00ebs zhduku koleksionin e objekteve me vler\u00eb q\u00eb familja mbret\u00ebrore la rr\u00ebmujsh\u00ebm pas largimit nga Shqip\u00ebria, vlera e t\u00eb cilit ishte e konsiderueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00ebn e 1939 italian\u00ebt nxor\u00ebn nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb Zogut, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb llogari kursimi n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldin\u00eb prej 20 mij\u00eb frangash ose 1 mij\u00eb monedha ari. Edhe k\u00ebto para nuk u mor\u00ebn dot kurr\u00eb nga Familja Mbret\u00ebrore. M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb atij viti, Agjencia Reuters raportoi se n\u00eb dat\u00ebn 26 maj, autoritetet italiane kishin konfiskuar lingota ari t\u00eb sh\u00ebnjuar me stem\u00ebn e Mbretit Zog. Lingotat kishin nj\u00eb pesh\u00eb prej 19 kilogram\u00ebsh dhe u kap\u00ebn t\u00eb fshehura n\u00eb nj\u00eb autobus pasagjer\u00ebsh q\u00eb po kalonte Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Reuters b\u00ebnte me dije se sipas autoriteteve italiane, ato ishin fshehur n\u00eb disa kade djathi dhe dyshohej se ishin pjes\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb Mbretit Zog q\u00eb s\u2019mundi ta merrte me vete. Besnik\u00ebt e tij kishin p\u00ebrgatitur d\u00ebrgimin e lingotave p\u00ebr n\u00eb Stamboll, atje ku ndodhet Mbreti Zog, p\u00ebrmes s\u00eb vetmes rrug\u00eb t\u00eb mundshme, nga territori grek. Ky thesar lingotash ari nuk u p\u00ebrmend asnj\u00ebher\u00eb nga Mbreti Zog ndon\u00ebse italian\u00ebt njoftuan se i p\u00ebrkiste ish-monarkut shqiptar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-18046\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG2.jpg\" alt=\"\" width=\"440\" height=\"405\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG2.jpg 440w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG2-300x276.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 440px) 100vw, 440px\" \/><\/p>\n<p><strong>THESARI I SHTETIT, I MARR\u00cb ME 7 PRILL<\/strong><\/p>\n<p>Me marrjen e sinjaleve se Italia do nd\u00ebrhynte ushtarakisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb avion\u00ebt ushtarak\u00eb po fluturonin n\u00eb qiellin e Tiran\u00ebs, Mbreti Zog mori vendimin q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb nga llogaria mbret\u00ebrore n\u00eb Thesarin e Shtetit \u00e7do flori apo kart\u00ebmonedh\u00eb q\u00eb ndodhej n\u00eb t\u00eb. Qeveria dhe ai vet\u00eb u zhvendos\u00ebn te sht\u00ebpia e v\u00ebllait t\u00eb tij, Xhelalit, nga frika e ndonj\u00eb bombardimi t\u00eb pallatit apo selis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb. Drejtori i Thesarit, Kel Nara\u00e7i, priste nat\u00ebn von\u00eb n\u00eb zyr\u00eb sipas porosis\u00eb s\u00eb Kryeministrit Ko\u00e7o Kota dhe tre ushtar\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Mbretit. t\u00eb drejtuar nga nj\u00eb toger i besuar, Selim Gjoci, k\u00ebrkuan q\u00eb drejtori i Thesarit t\u00eb shkonte me ta te Mbreti, bashk\u00eb me gjith\u00eb arin q\u00eb gjendej n\u00eb ark\u00eb.<\/p>\n<p>Kel Nara\u00e7i hapi kasafort\u00ebn dhe zbrazi ark\u00ebn nga floriri duke e ngarkuar n\u00eb 13 trasta, t\u00eb cilat u vendos\u00ebn n\u00eb automobilin q\u00eb prisje jasht\u00eb zyre. Llogaria e Oborrit Mbret\u00ebror Shqiptar kishte 448.535 franga ari. Nara\u00e7i mbajti nj\u00eb procesverbal t\u00eb zgjeruar, duke p\u00ebrshkruar t\u00eb gjith\u00eb ngjarjen. Ashtu rr\u00ebmujsh\u00ebm, trastat e arit u soll\u00ebn n\u00eb sallonin ku q\u00ebndronin dhjet\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb. \u201cN\u00eb prani t\u00eb tyne i l\u00ebshuem p\u00ebr an\u00eb ku kishte ndenj\u00eb Mbreti Zog t\u00eb 13 strajcat q\u00eb mbajshin monedhat e arit n\u00eb llojet e sasit\u00eb e tregueme n\u00eb konfirmacionet bashkangjintur.<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpi nd\u00ebgjoheshin telefonime, urdhna, nervozitet e q\u00ebndrime luftarake n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb e tension t\u00eb pap\u00ebrshkuem\u201d, thuhet n\u00eb relacionin t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Nara\u00e7it. Dikush u kujtua se arka e shtetit ka s\u00ebrish disa para n\u00eb llogari dhe u ngarkua ark\u00ebtari Ramadan Berberolli t\u2019i merrte, i cili dor\u00ebzoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Xhelal Zogu edhe 118.195 franga ari. N\u00eb total, arka e shtetit kishte 566.975 franga ari, sipas edhe d\u00ebftes\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshtruar dhe procesverbalit t\u00eb drejtorit Nara\u00e7i, t\u00eb cilat iu dor\u00ebzuan Zogut dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij . Kjo shum\u00eb shkonte rreth 183 kilogram\u00eb ar.\u00a0 N\u00eb sh\u00ebnimet e Mbretit Zog t\u00eb ardhura p\u00ebrmes notimeve t\u00eb kolonel Hysen Selmanit, jo e gjith\u00eb kjo shum\u00eb ishte ar, por nj\u00eb pjes\u00eb e madhe ishte kart\u00ebmonedha shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare jasht\u00eb kufirit, n\u00eb Larisa t\u00eb Greqis\u00eb, ministri i Financave, Kol\u00eb Tha\u00e7i, raportoi se n\u00eb total ishin 23 mij\u00eb napolona ari dhe 40 mij\u00eb napolon let\u00ebr apo kartmonedha.<\/p>\n<p>Shuma e parave n\u00eb ark\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ishte fare minimale, pothuaj sa paga vjetore e Mbretit Zog. Standardi i arit i aplikuar n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare t\u00eb paraluft\u00ebs, k\u00ebrkonte q\u00eb \u00e7do kart\u00ebmonedh\u00eb t\u00eb mbrohej n\u00eb ar, ligji i buxhetit dhe i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk lejonte q\u00eb arka e shtetit t\u00eb kishte para m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 mund t\u00eb prodhonte ekonomia shqiptare. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb prag lufte, Shqip\u00ebria kishte vet\u00ebm 183 kg ar n\u00eb ark\u00ebn e saj dhe nj\u00eb rezerv\u00eb valutore prej rreth 2.4 ton\u00eb ar n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ruhej n\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p>Buxheti i pamjaftuesh\u00ebm u pa q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb ekzil n\u00eb Larisa t\u00eb Greqis\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e napolonave let\u00ebr ishin shpenzuar gjat\u00eb t\u00ebrheqjes. Mbreti Zog dhe qeveria vendosi t\u00eb organizohet dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb buxhetin p\u00ebr t\u00eb paguar njer\u00ebzit me t\u00eb nevojsh\u00ebm. Sipas vendimit t\u00eb qeveris\u00eb, m\u00eb 13 prill, n\u00eb Larisa, u vendos\u00ebn t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb total 14 mij\u00eb napolona ari p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit q\u00eb mor\u00ebn detyra, midis t\u00eb shumt\u00ebve atyre q\u00eb do niseshin p\u00ebr n\u00eb Jugosllavi.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi i fundit i mbledhjes s\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim \u00ebsht\u00eb ai i dat\u00ebs 17 maj n\u00eb Stamboll ku u vendos q\u00eb t\u00eb paguhen edhe 4 mij\u00eb napolona ari p\u00ebr mbajtjen hapur me t\u00eb pakt\u00ebn 6 muaj legatat shqiptare q\u00eb nuk ishin mbyllur ende, n\u00eb Turqi, Franc\u00eb dhe Egjipt. Para se Zogu t\u00eb linte Stambollin p\u00ebr t\u00eb nisur udh\u00ebtimin e gjat\u00eb n\u00eb Britani, n\u00eb sh\u00ebnimet e tij kujton se n\u00eb fund kishin mbetur vet\u00ebm 4 mij\u00eb napolona t\u00eb arta dhe 25 mij\u00eb n\u00eb kart\u00ebmonedha, q\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit nuk hynin fare n\u00eb pun\u00eb. Thesari mbaroi n\u00eb m\u00eb pak se dy muaj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-18047\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG3.jpg\" alt=\"\" width=\"624\" height=\"409\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG3.jpg 624w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ZOG3-300x197.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 624px) 100vw, 624px\" \/><\/p>\n<p><strong>THESARI I BIZHUTERIVE MBRET\u00cbRORE SHQIPTARE<\/strong><\/p>\n<p>Pjes\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb Mbretit Zog ishin edhe bizhuterit\u00eb e familjes, t\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldin\u00eb dhe t\u00eb motrave t\u00eb tij, t\u00eb cilat u mor\u00ebn pas largimit nga Shqip\u00ebria, m\u00eb 7 prill 1939. Ky thesar bizhush ishte nj\u00eb mister dhe pjes\u00eb e spekulimeve t\u00eb shumta. Por, n\u00eb vitin 1959, kur Familja Mbret\u00ebrore Shqiptare ndodhej n\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare, pjesa m\u00eb e madhe e tyre u ekspozuan p\u00ebr publikun n\u00eb New York, duke fituar v\u00ebmendjen e shtypit bot\u00ebror. Familja Mbret\u00ebrore n\u00eb ekzil kishte kontaktuar Marianne Ostier, krijuesen e disa prej tyre. Ostier, nj\u00eb familje e njohur hebreo-austriake n\u00eb prodhimin e bizhuterive, kishte l\u00ebn\u00eb Vjen\u00ebn n\u00eb vitin 1939 nga frika e p\u00ebrndjekjes s\u00eb nazist\u00ebve dhe ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb nga markat m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Marianne kishte dizenjuar kuror\u00ebn mbret\u00ebrore t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldin\u00eb, e cila e pati vendosur dy her\u00eb, gjat\u00eb martes\u00ebs dhe p\u00ebrvjetorit t\u00eb 10-t\u00eb t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare, si dhe disa kurora t\u00eb tjera p\u00ebr princeshat shqiptare. t\u00eb ngjashme n\u00eb form\u00eb\u00a0 . Shtypi amerikan shkruante \u201ckoleksioni m\u00eb i mir\u00eb i bizhuterive personale t\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebreshe t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb ofruar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr shitje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Ky thesar, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 17 cop\u00eb bizhuterish, iu rikthye kompanis\u00eb q\u00eb kishte krijuar shumic\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019i shitur n\u00eb ankand, q\u00eb sipas nj\u00eb sh\u00ebnimit t\u00eb Marianne, iu ridhan\u00eb asaj p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb thirrje ankandi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Familja Mbret\u00ebrore Shqiptare \u201ct\u00eb mblidhte ndihma p\u00ebr refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb largohen nga atdheu i tyre\u201d.<\/p>\n<p>Koleksioni p\u00ebrshinte kuror\u00ebn me diamante t\u00eb Geraldin\u00ebs dhe princeshave shqiptare, byzylyk\u00eb, vath\u00eb, var\u00ebse, nj\u00eb thik\u00eb ceremoniale etj. Ishte e qart\u00eb q\u00eb familja mbret\u00ebrore i nxori t\u00eb shitje p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb saj t\u00eb mjeruar financiare gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb jetoi n\u00eb Franc\u00eb pas largimit nga Egjipti.\u00a0 Bizhuterit\u00eb e Familjes Mbret\u00ebrore shqiptare u shit\u00ebn n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe vlera e tyre v\u00ebshtir\u00eb s\u00eb mund t\u00eb llogaritet. Kurora e Ger aldin\u00ebs e quajtur Tiara, e pajisur me disa diamante me 32.5 karat, u prodhua nga Oster n\u00eb vitin 1938 p\u00ebr Geraldin\u00ebn, me nj\u00eb dizajn unik me baz\u00eb tr\u00ebndafila t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb simbolizonin Geraldin\u00ebn si \u201cTr\u00ebndafili i Bardh\u00eb i Hungaris\u00eb\u201d, e q\u00eb lidhej n\u00eb maj\u00eb me p\u00ebrkrenaren e Sk\u00ebnderbeut t\u00eb veshur n\u00eb diamante, pjes\u00eb e emblem\u00ebs mbret\u00ebrore shqiptare.<\/p>\n<p>Krahas kuror\u00ebs mbret\u00ebrore t\u00eb Geraldin\u00ebs, shtypi evidentoi edhe 2 bizhu t\u00eb tjera me diamante dhe m\u00eb t\u00eb \u00e7muarat. Nj\u00eb unaz\u00eb diamanti me 14.75 karat, e cila ishte unaza e fejes\u00ebs s\u00eb Geraldin\u00ebs me Mbretin Zog dhe nj\u00eb var\u00ebse me 44 gur\u00eb diamanti me vler\u00eb 45 karat, t\u00eb dyja k\u00ebto t\u00eb dizenjuara nga Marienne Ostier, p\u00ebr t\u00eb cilat pritej edhe \u00e7mimi m\u00eb i madh n\u00eb ankand. Kurora e Geraldin\u00ebs u ble nga nj\u00eb pasanik amerikan n\u00eb industrin\u00eb e farmaceutik\u00ebs, Elmer Holmes Bobst, p\u00ebr gruan e tij t\u00eb apasionuar pas t\u00eb famshmes Ostier.<\/p>\n<p>Zonja Bobst e pati vendosur n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb vitit 1966 dhe pas vdekjes s\u00eb saj, kurora u nxor n\u00eb shitje nga nj\u00eb sht\u00ebpi ankandi n\u00eb SHBA, duke e vler\u00ebsuar midis 30 mij\u00eb deri n\u00eb 50 mij\u00eb dollar\u00eb. N\u00eb prill 2016, nj\u00eb bler\u00ebs i panjohur e bleu at\u00eb p\u00ebr shifr\u00ebn rekord t\u00eb 225 mij\u00eb dollar\u00ebve bashk\u00eb me kutin\u00eb origjinale me stem\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare . Nj\u00eb tjet\u00ebr byzylyk i Mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldin\u00eb u rishit n\u00eb vitin 2005 n\u00eb nj\u00eb ankand me vler\u00ebn e 54 mij\u00eb dollar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kurorat e princeshave u shit n\u00eb vitin 1985 n\u00eb Spanj\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e 3.2 milion\u00eb peseta (rreth 20 mij\u00eb dollar\u00eb me vler\u00ebn e koh\u00ebs). Prej kur dol\u00ebn n\u00eb ankand p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb 17 objektet e bizhuterive t\u00eb Familjes Shqiptare zot\u00ebrohen n\u00eb koleksione t\u00eb ndryshme private. \u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb se sa ka p\u00ebrfituar Familja Mbret\u00ebrore nga shitja e tyre e par\u00eb n\u00eb vitin 1959 e n\u00eb vazhdim, por fal\u00eb tyre dhe vil\u00ebs s\u00eb bler\u00eb nga Zogu n\u00eb SHBA, u b\u00eb e mundur jetesa n\u00eb ekzil.<\/p>\n<p><strong>2 MILION\u00cb DOLLAR\u00cb T\u00cb FSHEHURA?!<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e financave t\u00eb Mbretit Zog nuk ishte shqet\u00ebsim vet\u00ebm i tij. Britanik\u00ebt treguan nj\u00eb interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar pasurin\u00eb e Mbretit Zog n\u00eb m\u00ebrgim. Kjo jo nga ndonj\u00eb kuriozitet i tepruar, por p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse monarku shqiptar kishte para mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen, sh\u00ebrbyesit dhe stafin e tij gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Britani. Mbreti i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, Xhorxhi i 6-t\u00eb, kur m\u00ebsoi nga ministri i tij i Oborrit, z. Hardingue, p\u00ebr ardhjen e Mbretit Zog n\u00eb Lond\u00ebr, k\u00ebrkoi nga Ministria e Jashtme n\u00ebse ai kishte mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbajtur rreth 30 personat q\u00eb e shoq\u00ebronin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 17 qershor 1939, Sekretari Privat k\u00ebrkoi shpjegime p\u00ebr financat e Mbretit Zog. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pak dit\u00ebve m\u00eb von\u00eb, Ministria e Jashtme informoi Mbretin Britanik se monarku shqiptar ka financa t\u00eb mjaftueshme, nisur nga disa informacione, shumic\u00ebn t\u00eb pakonfirmuar. \u201cNuk kemi informacion t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, fillonte shkresa.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt britanik\u00eb informonin se Mbreti Zog ka nj\u00eb llogari prej 2 milion\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb bank\u00ebn amerikane Chase National Bank si dhe ka arritur t\u00eb marr\u00eb me vete rreth 50 mij\u00eb paund n\u00eb flori kur u largua nga Shqip\u00ebria. Ata informonin Mbretin se sipas nj\u00eb informacioni t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Kryeministri francez, t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb nj\u00eb takim me ambasadorin britanik n\u00eb Paris, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre parave p\u00ebr Mbretin Zog jan\u00eb ryshfet i gjerman\u00ebve q\u00eb ai t\u00eb ngat\u00ebrronte italian\u00ebt me jugosllav\u00ebt. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb e ekzagjeruar\u201d, besonin zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebnat, ku m\u00eb e besueshme ishte fakti i florinjve t\u00eb marr\u00eb me vete nga Shqip\u00ebria, ata informuan Mbretin se monarku shqiptar do t\u00eb duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej pagimit t\u00eb taksave gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00ebse besohej se kishte nj\u00eb shum\u00eb prej 50 mij\u00eb sterlinash, at\u00ebher\u00eb duhej t\u00eb paguante supertaks\u00ebn e luksit, e vendosur at\u00eb vit nga qeveria britanike si mas\u00eb p\u00ebr rritjen e financimit n\u00eb buxhet p\u00ebr armatimin e vendit n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb lufte q\u00eb pritej t\u00eb shp\u00ebrthente shpejt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Mbreti Zog, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb posedon shum\u00ebn e parave t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb raport, ai mund t\u00eb tatohet me supertaks\u00ebn n\u00eb Britani n\u00eb shum\u00ebn prej 12 mij\u00eb sterlinash. Shuma q\u00eb mbetet besojm\u00eb se do t\u00eb mjaftoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur 30 shqiptar\u00ebt q\u00eb ka me vete n\u00ebse nuk do jetojn\u00eb n\u00eb stil luksi\u201d, raportuan zyrtar\u00ebt e lart\u00eb. Ky raport duket se k\u00ebnaqi Mbretin e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar. S\u00eb paku, ai nuk do t\u00eb ndihej i detyruar financiarisht n\u00ebse familja mbret\u00ebrore shqiptare do t\u00eb haste n\u00eb t\u00eb tilla v\u00ebshtir\u00ebsi. N\u00eb fakt, llogaria prej 2 milion\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb bank\u00ebn amerikane Chase National Bank nuk u v\u00ebrtetua kurr\u00eb, ndaj dhe britanik\u00ebt llogarit\u00ebn vet\u00ebm 50 mij\u00eb sterlinat e thesarit shqiptar t\u00eb marr\u00eb me vete nga Mbreti Zog. Mbretit Zog nuk iu tatua asnj\u00eb prej parave q\u00eb ai kishte me vete nga supertaksa e pasuris\u00eb britanike.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nuk u njoh formalisht si kryetar shteti n\u00eb m\u00ebrgim, autoritetet britanike e respektuan si t\u00eb till\u00eb duke mos i sjell\u00eb asnj\u00eb siklet p\u00ebr pagim taksash apo deklarim pasurie. Sh\u00ebnim: N\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, do t\u00eb publikohet t\u00ebrheqja e llogaris\u00eb bankare prej 50 mij\u00eb sterlinash n\u00eb Lloyd\u2019s Bank nga Mbreti Zog, kompensimi financiar p\u00ebr valixhet e humbura n\u00eb luft\u00eb, valixhet e arta q\u00eb shoq\u00ebrorin gjithnj\u00eb Zogun si dhe nj\u00eb hetim i CIA-s mbi pasurin\u00eb e monarkut shqiptar. \/PANORAMA\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasuria e Mbretit Zog, pas largimit nga Shqip\u00ebria, u kthye n\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb shumt\u00eb thashethemesh, kuriozitetesh e spekulimesh q\u00eb nuk shp\u00ebtuan as mediat serioze per\u00ebndimore. Kureshtja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb monark nga vendi m\u00eb romantik i Europ\u00ebs ishte e madhe, sidomos kur u m\u00ebsua se ai udh\u00ebtonte bashk\u00eb me thesarin e tij. Kjo kureshtje ishte aq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":18049,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-18044","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18044"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18044\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}