{"id":18441,"date":"2019-04-09T17:46:49","date_gmt":"2019-04-09T15:46:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=18441"},"modified":"2019-04-09T20:40:20","modified_gmt":"2019-04-09T18:40:20","slug":"nje-anti-amerikan-nje-enverist-dhe-te-tjere-te-debuar-nga-kosova-keta-jane-themeluesit-e-vetevendosjes-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/nje-anti-amerikan-nje-enverist-dhe-te-tjere-te-debuar-nga-kosova-keta-jane-themeluesit-e-vetevendosjes-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb anti-amerikan, nj\u00eb enverist dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar nga Kosova &#8211; k\u00ebta jan\u00eb themeluesit e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Mentor Gjergjaj\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Kush do ta besonte?! Nj\u00eb nj\u00ebri q\u00eb tek ndjek\u00ebsit e tij shp\u00ebrndante konspiracion t\u00eb facebook-ut se ISIS-in e kan\u00eb krijuar amerikan\u00ebt, kat\u00ebr vite pas mir\u00ebpritet t\u00eb jet\u00eb drejtor i nj\u00eb organizate politike, mu n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 kryeqendr\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebshqiptar\u00ebve \u2013 popullit t\u00eb t\u00eb cilit vend SHBA-ja tradicionalisht i ka zgjatur dor\u00ebn e ndihm\u00ebs. Madje, edhe ka \u00e7liruar e pavar\u00ebsuar v\u00ebllez\u00ebrit e tyre t\u00eb mbetur n\u00eb Kosov\u00eb, jasht\u00eb kufirit etnik. Krah tij q\u00ebndron nj\u00eb enverist q\u00eb k\u00ebrkonte shtatore p\u00ebr ish-diktatorin shqiptar\u00eb dhe dy t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb sikur vet\u00eb Boiken Abazin, Kosova i shporri nga territori i saj.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Qendra e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! n\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur. Organizata politike e Albin Kurtit ka krijuar edhe deg\u00ebn e saj politike n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka do t\u00eb nis\u00eb si l\u00ebvizje, ashtu si\u00e7 kishte nisur Vet\u00ebvendosja n\u00eb 2005-en, e q\u00eb kat\u00ebr vite m\u00eb von\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb parti politike, deri m\u00eb sot \u00e7do her\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Drejtor Ekzekutiv i votuar unanimisht nga Bordi i k\u00ebsaj qendre \u00ebsht\u00eb Boiken Abazi.<\/p>\n<p>Njoftimin e ka dh\u00ebn\u00eb vet ai, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, duke shp\u00ebrndar\u00eb edhe aktin e themelimit t\u00eb k\u00ebsaj organizate t\u00eb dat\u00ebs 11 mars 2019 i dor\u00ebzuar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb, me siguri se kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr Abazin. Por edhe bashk\u00ebpun\u00ebtoret e tij, Arb\u00ebr Zaimi e Dejona Mihali, t\u00eb cil\u00ebt i ka brenda bordit t\u00eb organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb re n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Treshja, sa ishin aktivist\u00eb t\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Kosov\u00ebs cil\u00ebsoheshin si koka e organizimit t\u00eb protestave dhe aksioneve t\u00eb k\u00ebsaj partie \u2013 q\u00eb kryesisht ishin t\u00eb dhunshme, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>E dhuna e aktivist\u00ebve t\u00eb motivuar nga ta, p\u00ebrve\u00e7 ndaj shesheve, institucioneve, e politikan\u00ebve, e individ\u00ebve tjer\u00eb vendor\u00eb, kishte shkuar edhe n\u00eb ballafaqim fizik t\u00eb nj\u00eb ambasadoreje t\u00eb huaj. Bile, jo \u00e7far\u00ebdo ambasadore, por at\u00eb t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n<p>Ish-ambasadorja e Amerik\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb qershor t\u00eb 2013-\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb fotografie kishte treguar plag\u00ebt q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e saj t\u00eb djatht\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb ballafaqimi me aktivist\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb Albin Kurtit, derisa ishte nisur p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb brenda objektit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Arsyetimi i vet\u00ebm i VV-s\u00eb at\u00ebkoh\u00eb, ishte se aktivist\u00ebt e saj q\u00eb ndjekin m\u00ebsimet e t\u00eb protestuarit nga treshja nga Shqip\u00ebria Abazi-Zaimi-Mihali, nuk kishin q\u00ebllimin q\u00eb ta sulmonin ambasadoren e superfuqis\u00eb bot\u00ebrore, aleates s\u00eb pakontestueshme t\u00eb Kosov\u00ebs, e madje edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vendit t\u00eb ri ku VV-ja po shtrihet.<\/p>\n<p>E vet\u00ebm nj\u00eb vit e dy muaj m\u00eb pas, jo fizikisht, por p\u00ebrmes facebook-ut, vet\u00eb \u2018maestro\u2019 i protestave n\u00eb VV, sulmoi s\u00ebrish Amerik\u00ebn. Madje, shkoi aq larg sa Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i lidhi me organizat\u00ebn terroriste \u201cISIS\u201d.<\/p>\n<p>E gjitha ndodhi, n\u00eb kohen kur SHBA-ja dhe fuqit\u00eb tjera per\u00ebndimore ve\u00e7se i kishin shpallur luft\u00eb ISIS-it, organizat\u00ebs terroriste q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me t\u00eb madhe po i bashkoheshin edhe t\u00eb rijn\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>\u201cPer ata qe ende nuk besojn\u00eb se ka patur nje lidhje te ngushte mes SHBA-se dhe ISIS ne Siri\/Irak, ka nje foto e liderit te ISIS me senatorin John McCain\u201d, kishte shkruar drejtori ekzekutiv i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Boiken Abazi n\u00eb facebook, m\u00eb 15 gusht 2014. K\u00ebtij postimi ai i kishte bashk\u00ebngjitur nj\u00eb fotografi konspirative q\u00eb at\u00ebbot\u00eb shp\u00ebrndahej me t\u00eb madhe nga radikal\u00ebt islamik\u00eb q\u00eb p\u00ebrkrahnin dhun\u00ebn dhe krijimin e kalifatit t\u00eb ISIS-it, n\u00eb Siri, Irak e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-18452\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/boiken.jpg\" alt=\"\" width=\"504\" height=\"559\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/boiken.jpg 504w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/boiken-270x300.jpg 270w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/boiken-379x420.jpg 379w\" sizes=\"(max-width: 504px) 100vw, 504px\" \/><\/p>\n<p>Aty pretendohej p\u00ebr nj\u00eb takim mes senatorit amerikan dhe dy her\u00eb ish-kandidatit p\u00ebr President t\u00eb SHBA-ve, tashm\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin 1999 kishte qen\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrkrah\u00ebsit e intervenimit t\u00eb NATO-s p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs &#8211; John McCain me Abu Bakr al-Baghdad. Ky i fundit, ish-lideri shpirt\u00ebror dhe ushtarak i ISIS-it, i raportuar i vrar\u00eb para dy vitesh.<\/p>\n<p>Fotografia n\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn aktivisti i VV-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe drejtori i saj n\u00eb Shqip\u00ebri e p\u00ebrdori p\u00ebr propagand\u00eb, kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar dhe besohet t\u00eb jet\u00eb montazh.<\/p>\n<p>Kur mediat e raportuan k\u00ebt\u00eb, Abazi si argumentin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e p\u00ebrdori sulmin ndaj mediave, duke lin\u00e7uar gazetar\u00ebt. K\u00ebshtu b\u00ebn\u00eb edhe shum\u00eb ish-bashk\u00ebpartiak\u00eb t\u00eb tij, q\u00eb lin\u00e7imin e p\u00ebrjetuan, sikurse vet\u00eb e b\u00ebnin me m\u00ebsimet e Abazit e t\u00eb tjer\u00ebve, hi\u00e7 m\u00eb larg se vitin e shkuar \u2013 kur i ndan\u00eb rrug\u00ebt n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vite pas k\u00ebtij postimi, e pas shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb b\u00ebmash tjera t\u00eb Abazit n\u00eb Kosov\u00eb, tek n\u00eb vitin 2016 autoriteteve kosovare iu kujtua se ai po q\u00ebndronte n\u00eb Prishtin\u00eb pa leje-q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Boiken Abazi m\u00eb 16 mars 2016, pasi fillimisht u arrestua, m\u00eb pas u deportua nga Kosova, shkruan Reporteri.net. Nj\u00ebjt\u00eb sikur me drejtorin e VV-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, kishte ndodhur edhe dy an\u00ebtaret tjer\u00eb t\u00eb bordit, Arb\u00ebr Zaimi e Dejona Mihali.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin se pas verifikimit t\u00eb hyrje-daljeve n\u00eb Kosov\u00eb, Policia kishte konstatuar se treshja nga Shqip\u00ebria, her\u00ebn e fundit kishin hyr\u00eb ilegalisht brenda territorit kosovar. Andaj, p\u00ebrve\u00e7 deportimit, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme atyre ua kishte ndaluar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb hyrjen n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Treshen n\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb ish-bashk\u00eb partiak\u00eb e tyre me t\u00eb cil\u00ebn kishin hyr\u00eb n\u00eb disa polemika publike, i kishte denoncuar p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shtetit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke i konsideruar si shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe kriminal\u00eb. Jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb pas, disa aktivist\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje u akuzuan, d\u00ebnuan e m\u00eb pas u kthyen n\u00eb rigjykim, p\u00ebr kryerjen e sulmit terrorist ndaj objektit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, nat\u00ebn e von\u00eb t\u00eb 4 gushtit t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-large wp-image-18603\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/arber-1024x288.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" height=\"196\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/arber-1024x288.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/arber-300x84.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/arber-768x216.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/arber-696x196.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/arber-1392x392.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/arber-1068x301.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/arber-1492x420.jpg 1492w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/arber-1920x541.jpg 1920w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/p>\n<p>Treshja Boiken Abazi, Arb\u00ebr Zaimi e Dejona Mihali, edhe n\u00eb qendr\u00ebn e VV-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, pjes\u00eb si an\u00ebtar bordi do ta ken\u00eb edhe profesorin nga Tirana, Hysamedin Feraj.<\/p>\n<p>N\u00ebse ky i fundit nuk mbahet mend p\u00ebr gj\u00eb, padyshim se p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb ish-diktatorit komunist Enver Hoxha t\u2019i ngrit\u00ebt shtatore n\u00eb Tiran\u00eb, PO.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse historia e ardhme do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb ngjashm\u00ebri me t\u00eb shkuar\u00ebn dhe t\u00eb sotmen mund t\u00eb parashikohet se Enver Hoxha po ashtu do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb objekt publik n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb paraqitet p\u00ebr t\u2019u lexuar. Me t\u00eb nj\u00ebjtat argumente: se ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb shqiptare, se roli i tij \u00ebsht\u00eb kontradiktor, dhe se secilit mund t\u2019i kujtoj\u00eb, tek ec\u00ebn rrug\u00ebs, se \u00e7ka do duhej e \u00e7ka nuk do duhej b\u00ebr\u00eb. Dallimi i distanc\u00ebs kohore do t\u00eb pak\u00ebsohet nd\u00ebrsa ngjashm\u00ebria e gjykimit p\u00ebr \u2018ta do t\u00eb p\u00ebrafrohet\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb ai nder-tjera <a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/hysamedin-feraj-nje-shtatore-dhe-per-enver-hoxhen-ne-tirane\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2014<\/a>, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb saj e kishte shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr Enver Hoxhen.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Abazit si Drejtor, Mihalit, Zaimit dhe Feraj an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bordit, Qendra e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb krye t\u00eb saj do t\u00eb ket\u00eb edhe Enis Sulstarova i zgjedhur Kryetar i Bordit, deputet\u00ebt e VV-s\u00eb Liburn Aliun e Sami Kurteshin, Elvis Hoxh\u00ebn, dhe Gearda Demiraj.<\/p>\n<p>Themeluesit e k\u00ebsaj organizate, sipas njoftimit, jan\u00eb deputeti i VV-s\u00eb, Glauk Konjufca, dhe Gearda Demiraj, Dejona Mihali, Enis Sulstarova, Hysamedin Feraj, Elvis Hoxha e Boiken Abazi.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk synojm\u00eb t\u00eb transformohemi sot n\u00eb nj\u00eb subjekt politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne synojm\u00eb t\u00eb jemi aktiv\u00eb p\u00ebrmes shoq\u00ebris\u00eb civile, duke krijuar ura bashk\u00ebpunimi n\u00eb Shqip\u00ebri me at\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, e m\u00eb gjer\u00eb edhe rajon ku jan\u00eb shqiptar\u00ebt, si dhe me institucionet dhe subjektet shqiptare\u201d, u ka th\u00ebn\u00eb Boiken Abazi mediave n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. \/<strong>Reporteri.net<\/strong>\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mentor Gjergjaj\u00a0 Kush do ta besonte?! Nj\u00eb nj\u00ebri q\u00eb tek ndjek\u00ebsit e tij shp\u00ebrndante konspiracion t\u00eb facebook-ut se ISIS-in e kan\u00eb krijuar amerikan\u00ebt, kat\u00ebr vite pas mir\u00ebpritet t\u00eb jet\u00eb drejtor i nj\u00eb organizate politike, mu n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 kryeqendr\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebshqiptar\u00ebve \u2013 popullit t\u00eb t\u00eb cilit vend SHBA-ja tradicionalisht i ka zgjatur dor\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":18457,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-18441","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18441","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18441"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18441\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18457"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18441"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18441"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18441"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}