{"id":18716,"date":"2019-04-09T23:07:48","date_gmt":"2019-04-09T21:07:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=18716"},"modified":"2019-04-09T23:07:48","modified_gmt":"2019-04-09T21:07:48","slug":"rrefimi-i-gazetares-gjermane-qe-lindi-femije-ne-siri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/rrefimi-i-gazetares-gjermane-qe-lindi-femije-ne-siri\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i gazetares gjermane q\u00eb lindi f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Siri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gazetarja gjermane, Janina Findeisen, ishte n\u00eb muajin e shtat\u00eb t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, kur po udh\u00ebtonte p\u00ebr n\u00eb Siri n\u00eb vitin 2015. Ajo u kidnapua dhe u mbajt peng p\u00ebr gati nj\u00eb vit, duke lindur k\u00ebshtu djalin e saj n\u00eb Siri.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2015, gazetarja Janina Findeisen udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Siri, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me ish shoqen e saj t\u00eb klas\u00ebs, Laur\u00ebn. Dhjet\u00eb vite m\u00eb pas, Laura kishte udh\u00ebtuar n\u00eb Pakistan p\u00ebr t\u2019iu bashkuar luft\u00ebtar\u00ebve xhihadist\u00eb. Findeisen k\u00ebrkoi nga Laura q\u00eb ajo t\u2019ia mund\u00ebsonte q\u00eb t\u00eb xhironte disa pamje t\u00eb xhihadist\u00ebve q\u00eb po luftonin n\u00eb luft\u00ebn civile n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e Laur\u00ebs, Findeisen, e cila ishte shtat\u00eb muaj shtatz\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb kryeqytetin turk, Ankara, ku t\u00eb dyja ato u takuan me nj\u00eb kontrabandues i cili do t\u2019i ndihmonte ato ta kalonin kufirin p\u00ebr n\u00eb Siri. N\u00eb kufirin mes Turqis\u00eb dhe Siris\u00eb, situata ishte kaotike, ku policia kufitare rrihte refugjat\u00ebt, dhe mund t\u00eb d\u00ebgjoheshin bomba q\u00eb shp\u00ebrthenin. N\u00ebna e Laur\u00ebs nd\u00ebrroi mendje dhe vendosi q\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb Gjermani. Findeisen, gjithsesi, i injoroi paralajm\u00ebrimet dhe vazhdoi udh\u00ebtimin e saj, raporton DW, transmeton Gazeta Express.<\/p>\n<p>Findsen tha p\u00ebr Deutche Welle, se Laura e kishte siguruar at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte e sigurt, edhe pse ajo e pranoi se fakti q\u00eb i kishte besuar asaj, ishte nj\u00eb veprim shum\u00eb naiv.<\/p>\n<p>Me ndihm\u00ebn e kontrabanduesve, Findeisen arriti q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Siris\u00eb, dhe m\u00eb n\u00eb fund takoi Laur\u00ebn. Ata kaluan tet\u00eb dit\u00eb s\u00eb bashku dhe ia kaluan relativisht mir\u00eb. \u201cAjo ishte ende shoqja ime\u201d tha Findeisen. \u201cSigurisht q\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra kishin ndodhur q\u00eb nga dit\u00ebt tona n\u00eb shkoll\u00eb, pra gj\u00ebrat ishin ndryshe\u201d. Edhe pse, ajo tha se t\u00eb dyja i besonin nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Findeisen kaloi koh\u00eb duke intervistuar Laur\u00ebn dhe komandantin e Nusra Front, organizat\u00eb terroriste, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ishte edhe Laura.<\/p>\n<p>Findeisen dhe Laura gjithashtu udh\u00ebtuan p\u00ebr n\u00eb rajone t\u00eb tjera. \u201cNe vozit\u00ebm n\u00ebp\u00ebr pjes\u00ebn veriore t\u00eb Siris\u00eb, p\u00ebrmes Iblibit, dhe aty un\u00eb xhirova nga makina\u201d tha Findeisen. Ajo pa shum\u00eb pika kalimi, dhe periferit\u00eb t\u00eb cilat ishin t\u00eb shp\u00ebrthyera nga bombat. Kur ajo vendosi q\u00eb kishte xhiruar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb plot\u00eb, ajo it ha lamtumir\u00eb Laur\u00ebs dhe u nis me nj\u00eb taksi p\u00ebr n\u00eb kufirin turk. Ajo shoq\u00ebrohej nga nj\u00eb luft\u00ebtar i Nusra Front.<\/p>\n<p>Pak para se t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb kufi, taksi rast\u00ebsisht ndalet. \u201cKisha nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimin, sepse taksisti vazhdimisht e rriste shpejt\u00ebsin\u00eb dhe pastaj e ulte at\u00eb, dhe dikur rast\u00ebsisht u ndal nga disa njer\u00ebz t\u00eb maskuar q\u00eb mbanin kallashnikov\u201d kujtoi Findeisen. \u201cAta e nxor\u00ebn shoferin e taksis\u00eb, dhe djalin tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte mua\u201d. Pastaj, ajo thot\u00eb, nj\u00ebri nga njer\u00ebzit e maskuar u ul af\u00ebr saj. Findeisen tha q\u00eb ajo ishte e frik\u00ebsuar p\u00ebr vdekje por e mbajti qet\u00ebsin\u00eb, duke e ditur q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Kidnapuesit ia mbyll\u00ebn syt\u00eb me nj\u00eb shami, dhe e nxor\u00ebn nga makina. Ata e mor\u00ebn dhe e d\u00ebrguan n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb panjohur dhe vazhduan t\u2019ia nd\u00ebrronin vendin disa \u00e7do dy muaj. Ata gjithmon\u00eb ia mbyllnin syt\u00eb kur po transportohej, k\u00ebshtu q\u00eb ajo nuk do ta dine ku po mbahej.<\/p>\n<p>Findeisen b\u00ebri \u00e7do gj\u00eb q\u00eb i than\u00eb kidnapuesit e saj. Ajo mbajti qet\u00ebsin\u00eb, kurr\u00eb nuk b\u00ebrtiti apo tentoi t\u00eb arratisej. Ata i sillnin ushqim dhe veshmbathje, por kurr\u00eb nuk i lejohej t\u00eb largohej nga dhoma. N\u00eb disa raste, ata ia lejuan ta ket\u00eb nj\u00eb televizion t\u00eb vog\u00ebl. Dhe kurdo q\u00eb kishte elektricitet, ajo shikonte Deutche Welle, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kuptonte se \u00e7ka po ndodhte jasht\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Kur koha kaloi, Findeisen u b\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr faktin se si dhe ku do ta lindte f\u00ebmij\u00ebn e saj. Ajo filloi q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte gjoja se kishte dhimbje t\u00eb lindjes, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kidnapuesit ta d\u00ebrgonin n\u00eb spital, por ata ia sjell\u00ebn nj\u00eb gjinekologe nga pjesa veriore e Siris\u00eb. \u201cAta ia kishin kidnapuar burrin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta detyronin t\u00eb kujdesej p\u00ebr mua. Gjinekologja i kishte th\u00ebn\u00eb Findeisen q\u00eb ata do t\u2019ia vrisnin burrin n\u00ebse i ndodh di\u00e7ka asaj ose f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Findeisen, padyshim ishte e shqet\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb faktin se \u00e7ka do t\u00eb ndodhte me t\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebn e saj. Ajo e dinte se \u201ckidnapuesit ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur q\u00eb ta xhironin at\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb moment\u201d. Por pa marr\u00eb parasysh, ajo e detyroi veten q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb optimiste.<\/p>\n<p>Si arriti Findeisen q\u00eb t\u00eb mbijetonte nga presioni i madh? \u201cDuke shikuar D\u00cb\u201d tha ajo duke buz\u00ebqeshur. \u201cUn\u00eb mundohesha q\u00eb t\u2019i kujtoj t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e mira n\u00eb jet\u00eb, f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, rinin\u00eb, dhe jet\u00ebn q\u00eb e kisha para se t\u00eb m\u00eb ndodhte ajo gj\u00eb. \u201cK\u00ebto, tha ajo, jan\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cilat mendonte \u00e7do dit\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, pas 11 muajsh peng, ajo rast\u00ebsisht u shp\u00ebtua nga dy njer\u00ebz t\u00eb maskuar t\u00eb cil\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, ku po mbahej gazetarja. N\u00eb at\u00eb moment ajo nuk e dinte se \u00e7far\u00eb po ndodhte. \u201cMendova q\u00eb ishte ndonj\u00eb grup tjet\u00ebr xhihadist\u201d tha Findeisen. Ajo u frik\u00ebsua se mund t\u00eb jet\u00eb viktim\u00eb e ndonj\u00eb tjet\u00ebr kidnapimi.<\/p>\n<p>Shp\u00ebtuesit e saj, ia hoq\u00ebn shamin\u00eb nga syt\u00eb, dhe e d\u00ebrguan at\u00eb, dhe f\u00ebmij\u00ebn e saj n\u00eb kufirin turk, ku agjent\u00eb t\u00eb sigurimit gjerman ishin duke pritur p\u00ebr t\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund ajo kishte arritur n\u00eb zon\u00ebn e sigurt.<\/p>\n<p>Findeisenit iu tha m\u00eb von\u00eb se ajo ishte liruar nga disa luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb Nusra Front, t\u00eb cil\u00ebt ishin betuar n\u00eb nderin e tyre se do t\u2019i siguronin asaj lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, duke shikuar mbrapa, Findeisen pranon q\u00eb ajo kurr\u00eb nuk do t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb lufte, gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte shtatz\u00ebn\u00eb. Ajo tani ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrjetimet e saj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-18717 \" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/zmmm.jpg\" alt=\"\" width=\"373\" height=\"613\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetarja gjermane, Janina Findeisen, ishte n\u00eb muajin e shtat\u00eb t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, kur po udh\u00ebtonte p\u00ebr n\u00eb Siri n\u00eb vitin 2015. Ajo u kidnapua dhe u mbajt peng p\u00ebr gati nj\u00eb vit, duke lindur k\u00ebshtu djalin e saj n\u00eb Siri. N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2015, gazetarja Janina Findeisen udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Siri, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":18718,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-18716","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18716\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}