{"id":192183,"date":"2020-03-03T07:38:46","date_gmt":"2020-03-03T06:38:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=192183"},"modified":"2020-03-03T07:38:46","modified_gmt":"2020-03-03T06:38:46","slug":"ldk-ja-kunder-propozimit-te-kurtit-e-ftoi-pdk-ne-per-rezolute-te-perbashket-rreth-takses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/ldk-ja-kunder-propozimit-te-kurtit-e-ftoi-pdk-ne-per-rezolute-te-perbashket-rreth-takses\/","title":{"rendered":"LDK-ja kund\u00ebr propozimit t\u00eb Kurtit, e ftoi PDK-n\u00eb p\u00ebr rezolut\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rreth taks\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pa epilog ka p\u00ebrfunduar seanca maratonike p\u00ebr taks\u00ebn ndaj mallrave q\u00eb p\u00ebr origjin\u00eb kan\u00eb Serbin\u00eb. Dallime p\u00ebr mas\u00ebn e cila bllokoi dialogun ka pasur brenda partner\u00ebve t\u00eb koalicionit, nd\u00ebrmjet pushtetit dhe opozit\u00ebs, por edhe dallime brenda kampit opozitar.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Me versione t\u00eb ndryshme t\u00eb gjitha partit\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr pezullimin\/heqjen e k\u00ebsaj mase. Kund\u00ebr ka qen\u00eb vet\u00ebm Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila kishte iniciuar thirrjen e seanc\u00ebs, e me gjysm\u00eb z\u00ebri edhe Nisma socialdemokrate. T\u00eb dy k\u00ebto subjekte bashk\u00ebrisht i kan\u00eb 20 deputet\u00eb nga 120 sa jan\u00eb gjithsejt\u00eb n\u00eb institucionin ligjv\u00ebn\u00ebs. M\u00eb shum\u00eb se me taks\u00ebn, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs jan\u00eb marr\u00eb me dallimet q\u00eb kan\u00eb shfaqur VV-ja dhe LDK-ja p\u00ebr heqjen e tarif\u00ebs. Madje, n\u00eb fund t\u00eb debatit prej LDK-s\u00eb ka dal\u00eb oferta drejtuar PDK-s\u00eb q\u00eb ta harmonizojn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr heqjen e menj\u00ebhershme t\u00eb taks\u00ebs, ndryshe prej propozimit t\u00eb kryeministrit Kurti.<\/p>\n<p>Por, zyrtar\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Kujtim Shal\u00ebs se nuk mund t\u00eb fshihet pas tyre, dhe se vendimin ta marrin n\u00eb qeveri, shkruan sot Koha Ditore.<\/p>\n<p>Me gjysm\u00eb or\u00eb vones\u00eb ka nisur seanca e jasht\u00ebzakonshme pas paralajm\u00ebrimit t\u00eb kryeministrit Albin Kurti p\u00ebr heqjen e taks\u00ebs 100 p\u00ebr qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.<\/p>\n<p>Shefi i deputet\u00ebve t\u00eb AAK-s\u00eb, Daut Haradinaj, teksa e ka arsyetuar inicimin e k\u00ebsaj seance ka th\u00ebn\u00eb se ish-kryeministri Haradinaj e mbajti taks\u00ebn, p\u00ebrkund\u00ebr presionit t\u00eb madh. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ia ka k\u00ebrkuar edhe Kurtit.<\/p>\n<p>\u201cE mbaj mend tani kryeministrin Kurti me politik\u00ebn q\u00eb proklamonte, rrotullimin e kamion\u00ebve, protesta t\u00eb p\u00ebrgjakshme p\u00ebr pengimin e barkodit 860. T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime i dhan\u00eb mb\u00ebshtetje kryeministrit, por tash u dor\u00ebzua. Shkeli mbi parimet e veta, mbi prodhuesit vendor\u00eb dhe mbi \u00e7do kod etik q\u00eb e proklamonte kund\u00ebr Serbis\u00eb. Kjo heqje e taks\u00ebs nuk e ka garanc\u00ebn e SHBA-s\u00eb se Serbia do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haradinaj. Ai ka shtuar se Kosov\u00ebs po i p\u00ebrgatitet nj\u00eb kompromis i dhimbsh\u00ebm- \u201cndarje ose krijim i Zajednic\u00ebs\u201d. Sipas Haradinajt, vet\u00ebm mbajtja e taks\u00ebs e shp\u00ebton Kosov\u00ebn nga k\u00ebto rreziqe.<\/p>\n<p>P\u00ebr taks\u00ebn me radh\u00eb jan\u00eb deklaruar shefat e grupeve parlamentare.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e ka shpalosur q\u00ebndrimin rreth taks\u00ebs edhe Partia Demokratike, e cila nuk deklarohej q\u00eb prej daljes n\u00eb opozit\u00eb. Fillimisht, shefi i grupit parlamentar t\u00eb k\u00ebsaj partie, Bedri Hamza e m\u00eb pas edhe kreu i saj, Kadri Veseli ka k\u00ebrkuar q\u00eb qeveria t\u2019i kthehet propozimit t\u00eb tyre t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2019, sipas t\u00eb cilit, taksa pezullohet p\u00ebr 120 dit\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>Veseli e ka quajtur t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs kryeministrin Kurti, teksa i ka th\u00ebn\u00eb se po sillet sikurse nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs doganor. Sa i p\u00ebrket taks\u00ebs, Veseli ka shtuar se nuk e ka nd\u00ebrmend t\u00eb ndryshoj\u00eb, vet\u00ebm pse tani ka kaluar n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo sall\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi, por ky sot m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur si nj\u00eb autonomist. Kryeminist\u00ebr, kan\u00eb ndryshuar gj\u00ebrat, duhet me u sjell\u00eb si shtet i pavarur dhe sovran. Nuk mundesh me fol\u00eb si nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs doganor, o kryeminist\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Veseli. Sipas tij, mbyllja e paqart\u00ebsive me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb interes i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebra parti nuk e p\u00ebrkrahu propozimin, harruan se shteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej individ\u00ebve. Vet\u00ebm kemi humbur p\u00ebr shkak t\u00eb kalkulimeve p\u00ebr pushtet. Nj\u00ebsoj pati ndodhur edhe me demarkacionin. Sot po e k\u00ebrkoni t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, \u00e7far\u00eb ndryshoi? N\u00eb opozit\u00eb ia japin flak\u00ebn vendit, n\u00eb pushtet tani b\u00ebheni kinse t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Qeveria e kaluar ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb taks\u00ebs, edhe kjo mund t\u00eb bjer\u00eb\u201d, ka potencuar Veseli.<\/p>\n<p>Ai e ka quajtur hipokrizi edhe sjelljen e LDK-s\u00eb, teksa i ka k\u00ebrkuar t\u00eb tregoj\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i tyre p\u00ebr taks\u00ebn. Shefi i deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s, Arben Gashi, i cili kishte p\u00ebrfunduar fjal\u00ebn m\u00eb her\u00ebt, ia ka kujtuar Veselit se premtim i tyre gjat\u00eb fushat\u00ebs ka qen\u00eb heqja e taks\u00ebs dhe vendosja e reciprocitetit. Gashi e ka p\u00ebrs\u00ebritur se q\u00ebndrimi i tyre ndaj taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Pra, heqje e taks\u00ebs pa kushte. Emisari p\u00ebr dialog, Richard Grenell, \u00ebsht\u00eb deklaruar kund\u00ebr heqjes s\u00eb pjesshme t\u00eb taks\u00ebs sipas propozimit t\u00eb Kurtit jav\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse tarifa kishte tjet\u00ebr objektiv, ajo u b\u00eb penges\u00eb e dialogut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs diplomacia kosovare ka d\u00ebshtuar ta arsyetoj\u00eb mbajtjen e taks\u00ebs. Me synim p\u00ebrmbylljen e dialogut, LDK-ja synon t\u2019i koordinoj\u00eb veprimet me SHBA-n\u00eb. Me tarif\u00ebn e hequr, n\u00ebse Serbia nuk ndryshon, t\u00eb vendosen masat e reciprocitetit\u201d, ka theksuar Gashi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Rexhep Selimi, ka hedhur posht\u00eb pretendimet e AAK-s\u00eb se taksa ndali projektin p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs. Por, ka qen\u00eb Kurti i cili tha se dobia e vetme e taks\u00ebs ka qen\u00eb shp\u00ebtimi i Kosov\u00ebs n\u00eb ndarje.<\/p>\n<p>\u201cMe gjith\u00eb q\u00ebllimin q\u00eb kishte, tarifa nuk e ndali Serbin\u00eb as ndaj sulmeve kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Serbia edhe sot po vazhdon fushat\u00ebn p\u00ebr \u00e7njohjen e Kosov\u00ebs. Qytetar\u00ebt e vendit presin nga ne t\u00eb veprojm\u00eb, e k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebn Qeveria Kurti, por edhe votuesit tuaj presin q\u00eb t\u00eb jeni m\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm e m\u00eb konstruktiv\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Selimi.<\/p>\n<p>Kurti: Taksa e b\u00ebri Kosov\u00ebn subjekt t\u00eb trysnis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n<p>Pasi ka d\u00ebgjuar deklarimet e partive, ka folur kryeministri Kurti. Sipas tij, taksa e ka vendosur Kosov\u00ebn n\u00eb pozit\u00eb defansive, pasi \u00ebsht\u00eb dashur ta arsyetoj\u00eb para nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve mbajtjen e saj. Ai ka th\u00ebn\u00eb se ekzistojn\u00eb versione shum\u00eb m\u00eb t\u00eb men\u00e7ura p\u00ebr t\u2019i arritur q\u00ebllimet n\u00eb raport me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAplikimi i tarif\u00ebs u shfryt\u00ebzua si pretekst p\u00ebr ta ndalur dialogun dhe Kosova u b\u00eb subjekt i trysnis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Deri m\u00eb tani, dialogu me Serbin\u00eb n\u00eb thelb ka qen\u00eb p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs. Me vendosjen e reciprocitetit, b\u00ebhet zgjidhja e pengesave nj\u00eb nga nj\u00eb. T\u00eb jemi sovran\u00eb kur diskutojm\u00eb. \u00c7do heqje e barrierave do t\u00eb thot\u00eb njohje e sovranitetit nga Serbia dhe k\u00ebshtu, deri n\u00eb njohje efektive. Un\u00eb nuk jam p\u00ebr qasjen \u2018ose krejt ose hi\u00e7\u2019 edhe jam kund\u00ebr qasjes \u2018ose tash ose kurr\u00eb\u2019. Kjo \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi. Un\u00eb jam p\u00ebr t\u2019i problematizuar pengesat q\u00eb i b\u00ebn Serbia, jo t\u00eb merremi me arsyetime p\u00ebr mbrojtjen e taks\u00ebs\u201d, ka deklaruar Kurti.<\/p>\n<p>Ai ka pasur nj\u00eb replik\u00eb me iniciuesin e seanc\u00ebs, Daut Haradinaj. Ky i fundit e ka pyetur se p\u00ebr \u00e7far\u00eb masa reciproke \u00ebsht\u00eb duke folur dhe si do t\u2019ia b\u00ebj\u00eb me faktin se Serbia e ka Kosov\u00ebn brenda kushtetut\u00ebs s\u00eb vet. Po ashtu, e ka pyetur si do ta shp\u00ebtoj\u00eb Kosov\u00ebn nga ndarja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuptimin e sovranitetit politik e ekonomik, n\u00eb vendin ton\u00eb efekti i taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb minimal. Un\u00eb jam m\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm kund\u00ebr shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve. Presidenti aktual nuk ka autorizim p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen. Nuk ka fuqi implementuese p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshje. Kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. E di q\u00eb ka pasur nj\u00eb plan q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet heqja e tarif\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, e t\u00eb nes\u00ebrmen jo t\u00eb filloj\u00eb dialogu, por t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Ai, t\u00eb enjten e kaluar, ka prezantuar planin 7-pik\u00ebsh p\u00ebr largimin e taks\u00ebs deri te vendosja e masave t\u00eb reciprocitetit n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme. N\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb thuhet se vendimi q\u00eb do t\u00eb merret jav\u00ebn e ardhshme p\u00ebr heqjen e tarif\u00ebs p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e vullnetit t\u00eb mir\u00eb dhe gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb pal\u00ebs kosovare p\u00ebr fillim t\u00eb zgjidhjes s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbin\u00eb. N\u00ebse pala serbe d\u00ebshmon p\u00ebrkushtim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb ndalimin e fushat\u00ebs jomiq\u00ebsore dhe zotohet p\u00ebr heqje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb barrierave jotarifore me Kosov\u00ebn, at\u00ebher\u00eb duke filluar nga data 1 prill 2020, Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb heq\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht tarif\u00ebn p\u00ebr importet nga Serbia dhe BeH p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 90 dit\u00ebsh. Pika e tret\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb drejtuar Bashkimin Evropian. Kurti ka th\u00ebn\u00eb se BE-ja duhet ta vler\u00ebsoj\u00eb lart vendimin e pal\u00ebs kosovare p\u00ebr ta hequr tarif\u00ebn prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit t\u00eb Zagrebit m\u00eb 7 maj 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se Serbia nuk e p\u00ebrfill vullnetin e mir\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr eliminim t\u00eb barrierave ekonomike, tregtare dhe politike n\u00eb raportet e nd\u00ebrsjella dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk e pushon fushat\u00ebn jomiq\u00ebsore n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn, sipas pik\u00ebs tre, qeveria e Kosov\u00ebs me fillim nga data 1 prill do t\u00eb filloj\u00eb implementimin gradual t\u00eb principit t\u00eb reciprocitetit, nj\u00ebher\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e tregtis\u00eb e m\u00eb pastaj edhe n\u00eb at\u00eb ekonomike e politike.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se pala serbe nuk reflekton as pas nj\u00eb periudhe prej 90-dit\u00ebsh nga vendimi fillestar p\u00ebr heqjen e tarif\u00ebs p\u00ebr importin e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb, at\u00ebher\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs me fillim nga data 15 qershor, do ta rikthej\u00eb tarif\u00ebn p\u00ebr importet nga Serbia, teksa vazhdohet implementimi i filluar m\u00eb 1 prill i reciprocitetit<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, reciprociteti i plot\u00eb tregtar, ekonomik dhe politik, sipas propozimit t\u00eb Kurtit instalohet pas 15 qershorit.<\/p>\n<p>Kryetari i Nism\u00ebs Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka pandehur Kurtin p\u00ebr paaft\u00ebsi q\u00eb t\u2019i vendos\u00eb k\u00ebto masa. Ai e ka kritikuar kryeministrin se nuk do, po sillet si opozitar dhe se po u ik\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsive n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk guxon me u fsheh\u00eb mbas drejtor\u00ebve. Jan\u00eb shku me negociu marr\u00ebveshje e ju keni th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e dim\u00eb p\u00ebr \u00e7ka kan\u00eb shkuar. Dialogun e ke tem\u00ebn qendrore, mos i ik. Nis merru me tem\u00ebn kryesore, l\u00ebri k\u00ebto aktrime, k\u00ebto nuk t\u00eb ndihmojn\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Limaj.<\/p>\n<p>Debati ka rr\u00ebshqitur n\u00eb akuza t\u00eb nd\u00ebrsjella mes deputet\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe atyre t\u00eb opozit\u00ebs. Dimal Basha i VV-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur me Shkumbin Demaliajn e AAK-s. Basha e ka ftuar at\u00eb t\u00eb mos i shtjerrin telat e z\u00ebrit, pasi askush nuk u beson m\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb keqp\u00ebrdorimeve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me fondet e shtetit sa ishin n\u00eb qeveri. Kurse Demaliaj nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me Bash\u00ebn, por e ka quajtur t\u00eb dyshimt\u00eb Albin Kurtin. Si argument e ka p\u00ebrdorur faktin se Kurti jeton me qira n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKush \u00ebsht\u00eb ky njeri q\u00eb nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb e mban n\u00eb Kosov\u00eb, e tjetr\u00ebn diku tjet\u00ebr?\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Demaliaj.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e AAK-s\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb seanc\u00ebs kan\u00eb vendosur edhe pankarta tek ul\u00ebset e kabinetit me mbishkrimet- \u201cSerbia nuk kalon\u201d dhe \u201cKu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkim falja, ku jan\u00eb t\u00eb pagjeturit?\u201d.<\/p>\n<p>Pro heqjes s\u00eb taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb pozicionuar edhe deputetja e AKR-s\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koalicionit me Nism\u00ebn Socialdemokrate, Mirlinda Sopi-Krasniqi.<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti nga deputeti i PDK-s\u00eb Bekim Haxhiu, \u00ebsht\u00eb kritikuar se doli kund\u00ebr Amerik\u00ebs p\u00ebr ta d\u00ebgjuar Joseph Borrellin dhe Miroslav Laj\u00e7akun, q\u00eb si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Haxhiu, nuk e njohin shtetin e Kosov\u00ebs. Borrelli \u00ebsht\u00eb shefi i diplomacis\u00eb evropiane, nd\u00ebrsa sllovaku Laj\u00e7ak \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur se mund t\u00eb em\u00ebrohet p\u00ebrfaq\u00ebsues special p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi. Kurti e ka quajtur qasje t\u00eb gabuar q\u00eb Kosova t\u00eb tregohet e mir\u00eb me Washingtonin dhe armiq\u00ebsore me Brukselin. Sipas tij, me gjith\u00eb dallimet si BE-ja, ashtu edhe ShBA-t\u00eb kan\u00eb rol thelb\u00ebsor n\u00eb raportet me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Shala e ftoi PDK-n\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<\/p>\n<p>Krejt n\u00eb fund t\u00eb debatit, m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ka qen\u00eb n\u00ebnkryetari i Kuvendit nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, Kujtim Shala, i cili ka th\u00ebn\u00eb se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb heqje t\u00eb pjes\u00ebrishme ashtu si\u00e7 propozoi kryeministri Kurti, por \u201ctaksa duhet t\u00eb hiqet t\u00ebr\u00ebsisht dhe p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb\u201d. Krejt n\u00eb fund t\u00eb debatit, ai i ka ftuar t\u00eb gjitha partit\u00eb tjera t\u00eb dalin me nj\u00eb propozim-rezolut\u00eb p\u00ebr heqjen e taks\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim prej t\u00eb gjitha subjekteve, p\u00ebrjashto koleg\u00ebt e AAK-s\u00eb dhe t\u00eb miratojm\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb q\u00eb t\u2019i sugjerojm\u00eb Qeveris\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb. N\u00ebse jo, jemi n\u00eb rregull\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shala, i cili ka k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e PDK-s\u00eb p\u00ebr ta paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb taksa t\u00eb hiqet. Krasniqi i PDK-s\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb le ta marrin q\u00ebndrimin q\u00eb e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb janar 2019, por t\u00eb mos k\u00ebrkojn\u00eb dokument t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cS\u2019keni nevoj\u00eb me u fsheh\u00eb pas neve k\u00ebtu. Shkoni merrni vendim n\u00eb Qeveri\u201d, i ka th\u00ebn\u00eb Krasniqi Shal\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka nd\u00ebrhyr\u00eb iniciuesi i seanc\u00ebs, Daut Haradinaj.<\/p>\n<p>\u201cS\u2019po mund t\u2019i kaloj\u00eb nostalgjia LDK-s\u00eb p\u00ebr PDK-n\u00eb. Bile po m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb disa veprime\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Dauti. Ai ka shtuar se kan\u00eb planifikuar ta nxjerrin nj\u00eb dokument p\u00ebr votim, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes, nuk do ta propozojn\u00eb at\u00eb. K\u00ebsisoj, debati p\u00ebrfundoi pa ndonj\u00eb dokument t\u00eb miratuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pa epilog ka p\u00ebrfunduar seanca maratonike p\u00ebr taks\u00ebn ndaj mallrave q\u00eb p\u00ebr origjin\u00eb kan\u00eb Serbin\u00eb. Dallime p\u00ebr mas\u00ebn e cila bllokoi dialogun ka pasur brenda partner\u00ebve t\u00eb koalicionit, nd\u00ebrmjet pushtetit dhe opozit\u00ebs, por edhe dallime brenda kampit opozitar. Me versione t\u00eb ndryshme t\u00eb gjitha partit\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr pezullimin\/heqjen e k\u00ebsaj mase. Kund\u00ebr ka qen\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":191628,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-192183","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=192183"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/192183\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/191628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=192183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=192183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=192183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}