{"id":193819,"date":"2020-03-05T14:28:20","date_gmt":"2020-03-05T13:28:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=193819"},"modified":"2020-03-08T21:36:07","modified_gmt":"2020-03-08T20:36:07","slug":"albin-kurti-ne-dhe-amerikanet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/albin-kurti-ne-dhe-amerikanet\/","title":{"rendered":"Albin Kurti, ne dhe amerikan\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Fatos Lubonja\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Albin Kurti ka shansin historik t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re n\u00eb kultur\u00ebn e qeverisjes s\u00eb shqiptar\u00ebve. Midis s\u00eb tjerash, kjo do t\u00eb duket edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi do t\u00eb sillet me presionin amerikan p\u00ebr heqjen t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb taks\u00ebs ndaj Serbis\u00eb nga ana e Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>K\u00ebt\u00eb shkrim nuk e kam nisur thjesht nga \u00e7\u00ebshtja e heqjes apo jo, plot\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht, s\u00eb taks\u00ebs ndaj Serbis\u00eb. M\u00eb ka shtyr\u00eb ta shkruaj nevoja e reagimit ndaj m\u00ebnyr\u00ebs arrogante, me t\u00eb cil\u00ebn i ngarkuari nga Trump p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb\u2013Serbi, ishambasadori n\u00eb Gjermani, Grenell, k\u00ebrc\u00ebnoi qeverin\u00eb e sapokrijuar t\u00eb Albin Kurtit. M\u00eb ka shtyr\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr aversioni i akumuluar nd\u00ebr vite ndaj politikan\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebrtuar legjitimitetin e tyre, duke u b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbyes t\u00eb bindur e hipokrit\u00eb t\u00eb t\u00eb fuqishm\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb abuzuar pastaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe me popullin e tyre.<\/p>\n<p>Albin Kurti ka shum\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb n\u00eb konfliktin q\u00eb ka krijuar, por ata kryesor\u00ebt nuk jan\u00eb as amerikan\u00ebt si Grenell, Pompeo apo Trump dhe as serb\u00ebt si Vu\u00e7i\u00e7 e Da\u00e7i\u00e7, por kategoria e shqiptar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrmenda dhe kultura dominante q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebr\u00e7uar nd\u00ebr shqiptar\u00eb. Jan\u00eb sjelljet dhe q\u00ebndrimet e tyre, si n\u00eb Kosov\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mbeten infantil\u00eb, t\u00eb mos zhvillojn\u00eb dot mendimin kritik dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe personalitetin, dinjitetin dhe ndjenj\u00ebn e liris\u00eb t\u00eb vetes dhe bashk\u00ebsis\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkasin. Ideja se \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb amerikane duhet zbatuar pa u v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim, madje as n\u00eb dyshim, e ka folen\u00eb n\u00eb trut\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe jo t\u00eb amerikan\u00ebve. Edhe m\u00ebnyra arrogante, me t\u00eb cil\u00ebn Grenell k\u00ebrc\u00ebnoi nj\u00eb qeveri t\u00eb sapokrijuar, e ka burimin e par\u00eb tek infantiliteti i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Po hedh k\u00ebtu disa teza se pse p\u00ebr t\u2019u rritur duhet t\u00eb \u00e7lirohemi nga disa paradigma q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb sillen k\u00ebshtu ndaj SHBA.<\/p>\n<p>S\u00eb pari: shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs (por edhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb) duhet t\u00eb \u00e7lirohen nga paradigma, sipas s\u00eb cil\u00ebs pa amerikan\u00ebt nuk do t\u00eb kishim Kosov\u00ebn, prandaj duhet t\u2019u jemi p\u00ebrher\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs deri n\u00eb n\u00ebnshtrim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb le t\u00eb kthehemi pak n\u00eb origjin\u00ebn e k\u00ebsaj paradigme: bombardimet e NATO-s, e t\u00eb shtrojm\u00eb pyetjen: pse bombarduan amerikan\u00ebt p\u00ebr interesin ton\u00eb apo p\u00ebr interesin e tyre? Ka shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb tregojn\u00eb se, p\u00ebrtej retorik\u00ebs humanitare, bombardimet u kryen m\u00eb s\u00eb pari dhe kryesisht p\u00ebr interesa amerikane. Nd\u00ebr opinionet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura \u00ebsht\u00eb ai se n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre bombardimeve justifikohej ekzistenca e NATO-s edhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, q\u00eb sipas marr\u00ebveshjes (s\u00eb pashkruar) me Gorba\u00e7ovin, do t\u00eb shkrihej me shkrirjen e Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, pasi kishte lindur pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebtij. Nd\u00ebrkaq, intelektuali m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm amerikan, Naom Chomsky, duke cituar nj\u00eb burim tep\u00ebr serioz, librin e zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs amerikane, John Norris, \u201cCollision Course \u2013 NATO, Rusia and Kosova\u201d (Kursi i p\u00ebrplasjes, NATO, Rusia dhe Kosova) me parath\u00ebnie t\u00eb Strobe Talbot, n\u00ebnsekretar i Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Europ\u00ebn Lindore, jep nj\u00eb tjet\u00ebr version. Chomsky thot\u00eb se, sipas Norris, t\u00eb cilin Strobe Tablod n\u00eb parath\u00ebnie e quan njeriu m\u00eb i informuar mbi at\u00eb se si mendonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb administrata e Clinton, bombardimet nuk u kryen p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, por pasi Milloshevi\u00e7i nuk po pranonte ende reformat ekonomiko-sociale q\u00eb k\u00ebrkonte Per\u00ebndimi p\u00ebr ta futur Serbin\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e influenc\u00ebs s\u00eb vet. Fakti q\u00eb amerikan\u00ebt nuk kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe shtetin e tyre, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i kurd\u00ebve, madje i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ata edhe n\u00eb balt\u00eb, si\u00e7 ndodhi s\u00eb fundi me vendimin e Trumpit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga provat e shumta se amerikan\u00ebt ven\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb interesat e tyre.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse do t\u00eb pranojm\u00eb se amerikan\u00ebt kan\u00eb bombarduar p\u00ebr interesat e tyre, konkluzioni i par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb nxjerrim \u00ebsht\u00eb se, ndon\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrfituan edhe shqiptar\u00ebt, p\u00ebr \u00e7ka duhet t\u2019u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs, nuk ka pse ta shohim veten vet\u00ebm si mir\u00ebnjoh\u00ebs kurse amerikan\u00ebt t\u2019i shohim vet\u00ebm si mir\u00ebb\u00ebr\u00ebs. Le t\u00eb mos harrojm\u00eb se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs i paguan edhe me jet\u00ebt e tyre interesat amerikane pasi n\u00eb 10 000 shqiptar\u00ebt e vrar\u00eb, 8000 jan\u00eb pas bombardimeve, kurse amerikan\u00ebt nuk kan\u00eb humbur asnj\u00eb ushtar.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti: duhet t\u00eb \u00e7lirohemi nga paradigma se amerikan\u00ebt mendojn\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb interesin e shqiptar\u00ebve dhe se \u00e7do veprim i tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e frontit t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs kund\u00ebr fronti t\u00eb s\u00eb keqes. Fakti q\u00eb n\u00eb 1999 u p\u00ebrputh\u00ebn interesat e tyre me t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e mjaftueshme se sa her\u00eb q\u00eb ata u k\u00ebrkojn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb shqiptar\u00ebve e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr interesin e t\u00eb dyja pal\u00ebve. Pa shkuar n\u00eb shembuj t\u00eb shumt\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, po p\u00ebrmend nj\u00eb rast q\u00eb e kemi provuar n\u00eb Shqip\u00ebri: presioni i ambasadorit amerikan Arvizu p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb arm\u00ebt kimike siriane n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, shqiptar\u00ebt vuajn\u00eb shum\u00eb nga paradigma se po iu kund\u00ebrvure SHBA-ve, ata t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb nga pushteti. Historia tregon se jo gjithmon\u00eb ka ndodhur k\u00ebshtu. Venezuela \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rastet e fundit. Po ashtu, obligimet q\u00eb kemi ndaj aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s nuk duhen barazuar me th\u00ebnien peqe-lepe \u00e7do k\u00ebrkese amerikane sepse nuk \u00ebsht\u00eb kjo sjellja e aleat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pjekur t\u00eb SHBA-ve. P\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur rastin e Turqis\u00eb, q\u00eb mban q\u00ebndrime haptazi antiamerikane duke mbetur n\u00eb aleanc\u00ebn e NATO-s.<\/p>\n<p>Le t\u00eb kthehemi tani n\u00eb rastin konkret:<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e qeveris\u00eb \u201cKurti\u201d nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ndonj\u00eb qeveri q\u00eb b\u00ebn politika antiamerikane, p\u00ebrkundrazi. At\u00ebher\u00eb si ta shpjegojm\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin arrogant t\u00eb Grenell-it? Duke iu referuar sa thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, s\u00eb pari them se ngulmimin amerikan p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb konfliktit Kosov\u00eb \u2013 Serbi duhet par\u00eb si interes amerikan. S\u00eb dyti, ai duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb peshoren e dyshimit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje apo bie ndesh jo vet\u00ebm me interesat e shqiptar\u00ebve, por edhe t\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje afatgjat\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb konfliktit shqiptaroserb. Nj\u00eb zgjidhje e till\u00eb e shpejt\u00eb, si\u00e7 k\u00ebrkon ta imponojn\u00eb njer\u00ebzit e Trumpit, do t\u00eb ishte nj\u00eb \u2018jozgjidhje\u2019 me pasoja, si\u00e7 ishte edhe ideja e ndryshimit t\u00eb kufijve. Nuk dua t\u00eb hyj n\u00eb spekulime se cilat mund t\u00eb jen\u00eb interesat amerikane n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por nuk mund t\u00eb rri pa ngritur dyshime, aq m\u00eb tep\u00ebr se deri dje ka pasur dyshime t\u00eb forta se projekti i ndryshimit t\u00eb kufijve, q\u00eb u kund\u00ebrshtua nga partner\u00ebt europian\u00eb, vinte nga SHBA. Aq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha b\u00ebhen k\u00ebta dyshime duke pasur parasysh se shum\u00eb aksione t\u00eb Trump-it jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim, por edhe n\u00eb akuz\u00eb nga demokrat\u00ebt dhe mediat amerikane. Aq m\u00eb tep\u00ebr po t\u00eb kesh parasysh se njeriu i ngarkuar p\u00ebr dialogun midis Prishtin\u00ebs dhe Beogradit, Grenell, \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga \u201cNew York Times\u201d si \u201ci shquar\u201d p\u00ebr nd\u00ebrhyrje \u201cjodiplomatike\u201d edhe n\u00eb Gjermani, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201cWashington Post\u201d ka ngritur dyshime serioze p\u00ebr mb\u00ebshtetje nga ana e tij, kundrejt pages\u00ebs, t\u00eb autokrat\u00ebve t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Por shqet\u00ebsimin dhe dyshimin m\u00eb t\u00eb madh un\u00eb e ngre duke u nisur nga fakti se qeveria e Albin Kurtit \u00ebsht\u00eb, ndoshta, shpresa e fundit q\u00eb u ka mbetur shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u qeverisur nga njer\u00ebz q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb popullit t\u00eb tyre dhe jo q\u00eb e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbin at\u00eb. Prandaj, nga amerikan\u00ebt e mir\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb prisnim mb\u00ebshtetjen e k\u00ebsaj qeverie p\u00ebr mbajtjen e premtimeve p\u00ebr \u00e7lirimin nga shteti i kapur, p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit e krimit t\u00eb organizuar e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Kurse \u00e7ka ra n\u00eb sy n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb dramatike ishte fakti se i d\u00ebrguari i Trump-it e injoroi krejt\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb interes madhor shqiptar dhe u duk i gatsh\u00ebm ta rr\u00ebzoj\u00eb qeverin\u00eb \u201cKurti\u201d vet\u00ebm pse nuk iu bind plot\u00ebsisht nj\u00eb interesi t\u00eb dyshimt\u00eb amerikan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Fatos Lubonja\u00a0 Albin Kurti ka shansin historik t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re n\u00eb kultur\u00ebn e qeverisjes s\u00eb shqiptar\u00ebve. Midis s\u00eb tjerash, kjo do t\u00eb duket edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi do t\u00eb sillet me presionin amerikan p\u00ebr heqjen t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb taks\u00ebs ndaj Serbis\u00eb nga ana e Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb shkrim nuk e kam nisur thjesht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":193820,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-193819","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=193819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/193819\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/193820"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=193819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=193819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=193819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}