{"id":195159,"date":"2020-03-08T13:50:32","date_gmt":"2020-03-08T12:50:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=195159"},"modified":"2020-03-08T21:38:23","modified_gmt":"2020-03-08T20:38:23","slug":"avancimi-i-barazise-gjinore-permes-medias-teknologjise-dhe-informacionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/avancimi-i-barazise-gjinore-permes-medias-teknologjise-dhe-informacionit\/","title":{"rendered":"Avancimi i barazis\u00eb gjinore p\u00ebrmes medias, teknologjis\u00eb dhe informacionit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Argnes\u00eb Haxhiaj\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Diskriminimi gjinor llogaritet si nxit\u00ebsi m\u00eb i p\u00ebrhapur i pabarazive n\u00eb bot\u00ebn e sotme.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Edhe pse me zhvillimin e teknologjis\u00eb, me shtimin e medieve dhe lindjen e rrjeteve sociale \u00ebsht\u00eb krijuar mund\u00ebsia q\u00eb t\u2019i luftojm\u00eb diskriminimet dhe stereotipet gjinore, ato shpesh vet\u00eb p\u00ebrcjellin p\u00ebrmbajtje dhe imazhe q\u00eb ruajn\u00eb vlerat hegjemonike p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e cila karakterizohet nga pabarazit\u00eb gjinore kundrejt gjinis\u00eb fem\u00ebrore, dhe kjo pabarazi shfaqet edhe n\u00eb trajtimin dhe pasqyrimin q\u00eb mediet ua mveshin vajzave dhe grave.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndar\u00ebsit e informacionit vazhdojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb stereotipe t\u00eb ndryshme t\u00eb pamjes s\u00eb jashtme t\u00eb vajzave dhe t\u00eb grave duke treguar si duhet t\u00eb duket ajo. P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, ato shpesh p\u00ebrdorin si udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb emisioneve vajza me pesh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb rregulluara edhe si metod\u00eb e atraksionit p\u00ebr shikuesit. K\u00ebshtu, ato fusin n\u00eb mendje t\u00eb vajzave t\u00eb reja nj\u00eb model t\u00eb caktuar t\u00eb imazhit fem\u00ebror si model optimal.<\/p>\n<p>Por, imazhi i trupit ideal \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb element pasi vajzave t\u00eb reja u ofrohen \u2018kall\u00ebpe\u2019 t\u00eb tjera ku ato e kan\u00eb vendin. P.sh, ato m\u00eb shum\u00eb shfaqen si udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb emisione arg\u00ebtuese se sa si udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb debate politike.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, n\u00eb debate politike dominojn\u00eb panelist\u00ebt e gjinis\u00eb mashkullore. Mesazhet t\u00eb cilat p\u00ebrcillen nga mediet me k\u00ebto lloj pozicionimesh t\u00eb vajzave dhe grave krijojn\u00eb dhe p\u00ebrforcojn\u00eb stereotipet n\u00eb baza gjinore.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, mediet vazhdojn\u00eb t\u2019i profilizojn\u00eb grat\u00eb si t\u00eb dob\u00ebta, si persona q\u00eb duhet t\u00eb merren vet\u00ebm me familje, si emocionale dhe t\u00eb n\u00ebnshtruara p\u00ebrkund\u00ebr burrave q\u00eb paraqiten si t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb orientuar n\u00eb karrier\u00eb dhe si dominues.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb struktur\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit gjinor n\u00eb medie m\u00eb se miri e paraqet ilustrimi m\u00eb posht\u00eb i Van Zoonen (1995), ndon\u00ebse kjo skem\u00eb ka 25 vjet q\u00eb nga krijimi, pikat e saj mbeten aktuale edhe sot.<\/p>\n<p>Por, mediet dhe ofruesit e tjer\u00eb t\u00eb informacionit, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb internet, kan\u00eb fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u2019i eleminojn\u00eb k\u00ebto stereotipe. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces mund t\u00eb ndihmojm\u00eb edhe vet\u00eb ne.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofrohen nga to me qasjen n\u00eb informacione t\u00eb ndryshme, t\u2019i p\u00ebrdorim n\u00eb favorin ton\u00eb, mes tjerash, ne duhet t\u00eb pajisemi me kompetencat e edukimit mbi medien dhe informacionin q\u00eb t\u2019i sfidojm\u00eb k\u00ebto pabarazi me baza gjinore.<br \/>\nSipas The Guardian, mediet mund ta promovojn\u00eb barazin\u00eb gjinore n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri duke siguruar:<\/p>\n<p>1. Ofrimi i rolmodeleve p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb e tjera. Duke i vendosur grat\u00eb n\u00eb pozita udh\u00ebheq\u00ebse ose t\u2019u japin hap\u00ebsir\u00eb grave dhe vajzave q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb aktivitete sociale dhe politike. Kjo mund t\u2019i motivoj\u00eb edhe vajzat dhe grat\u00eb e tjera ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn.<\/p>\n<p>2. Vendosjen e barazis\u00eb gjinore n\u00eb agjend\u00ebn e secilit. Mediet kan\u00eb fuqi ta nxjerrin \u00e7\u00ebshtjen gjinore nga sfera private dhe ta vendosin at\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn politike. Por, ne duhet t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Grat\u00eb dhe vajzat e reja, kan\u00eb filluar q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin mediet e reja sociale si Instagrami, Snapchat, Twitter, Facebook etj., p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendje p\u00ebr kauzat e tyre pasi q\u00eb k\u00ebto rrjete sigurojn\u00eb bashk\u00ebsi p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb jan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb margjinalizuara dhe t\u00eb pafuqishme, duke i ndihmuar ta forcojn\u00eb z\u00ebrin e tyre.<\/p>\n<p>Sipas korniz\u00ebs s\u00eb UNESCO-s p\u00ebr EMI krahas barazis\u00eb gjinore, kjo e fundit shkon dor\u00eb p\u00ebr dore me lirin\u00eb e shprehjes. Sa m\u00eb shum\u00eb gra flasin, aq m\u00eb shum\u00eb jemi n\u00eb rrug\u00ebn drejt balancimit dhe barazis\u00eb gjinore.<\/p>\n<p>Pa edukimin dhe informacionin e duhur, grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb kufizuara n\u00eb sa mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb komunitetet e tyre, por edhe n\u00eb vet\u00eb jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Format e ndryshme t\u00eb komunikimit dhe mediet jan\u00eb ato t\u00eb cilat mund t\u2019u japin z\u00eb grave dhe eksperiencave t\u00eb tyre, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe t\u00eb zhvillojn\u00eb dhe inkurajojn\u00eb dialogun dhe debatin.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, duke nxitur shk\u00ebmbimin e njohurive dhe informacionit, komunikimi mund t\u00eb stimuloj\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsimin dhe motivimin e grave, duke ua mund\u00ebsuar atyre t\u00eb marrin vendime t\u00eb informuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore q\u00eb prekin jet\u00ebn e tyre, qoft\u00eb n\u00eb jet\u00ebn private, qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb publike.<\/p>\n<p>Pa kompetencat e EMI-t, grat\u00eb dhe vajzat e reja jo vet\u00ebm qe nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb informuara, por as ta ken\u00eb t\u00eb artikuluar nevoj\u00ebn p\u00ebr informim.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, EMI ndihmon q\u00eb vajzat dhe grat\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb kuptim kritik t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit mediatik t\u00eb trupit, jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe se pse k\u00ebto imazhe jan\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Ato duhet t\u00eb fuqizohen p\u00ebr t\u2019i sfiduar k\u00ebto p\u00ebrfaq\u00ebsime dhe t\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsime m\u00eb realiste. P\u00ebr shkak e ekspozimi i vajzave ndaj k\u00ebtyre mesazheve fillon her\u00ebt, \u00ebsht\u00eb gjithashtu thelb\u00ebsore q\u00eb ky arsimim t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Me zhvillimin e teknologjis\u00eb dhe platformave digjitale, \u00ebsht\u00eb rritur mund\u00ebsia p\u00ebr qasje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb gam\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb informacioneve, e cila grave dhe vajzave u ofron mund\u00ebsi p\u00ebr pun\u00eb, informacione sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimim.<\/p>\n<p>Tri m\u00ebnyra se si shkatht\u00ebsit\u00eb digjitale mund t\u2019i fuqizojn\u00eb grat\u00eb:<\/p>\n<p>\u2022 Qasja n\u00eb sh\u00ebrbimet financiare (fuqizimi ekonomik) &#8211; Njohurit\u00eb dhe qasjet n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime mund t\u2019i fuqizojn\u00eb grat\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar biznese t\u00eb vogla dhe t\u2019u jap\u00eb atyre kontroll m\u00eb t\u00eb madh mbi parat\u00eb dhe kursimet e tyre.<\/p>\n<p>\u2022 Qasje n\u00eb sh\u00ebrbime mjek\u00ebsore dhe informacione t\u00eb nd\u00ebrlidhura &#8211; Interneti u mund\u00ebson grave q\u00eb t\u00eb hulumtojn\u00eb p\u00ebr s\u00ebmundjet e ndryshme, p\u00ebr nj\u00eb diet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, rreth foshnj\u00ebs, kontrollimin e lindjes, etj. Po ashtu, ai u mund\u00ebson t\u00eb lexojn\u00eb p\u00ebr tema t\u00eb cilat jan\u00eb tabu n\u00eb shum\u00eb komunitete konservatore si: sh\u00ebndeti riprodhues, seksi, religjioni, politikat dhe normat shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u2022 Qasje n\u00eb burimet arsimore &#8211; Nj\u00eb nga p\u00ebrfitimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha duke qen\u00eb i edukuar digjital \u00ebsht\u00eb se ka nj\u00eb boll\u00ebk me burime falas p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar. Nga videot n\u00eb Youtube tek aplikacionet si \u2018Shnet\u2019 , \u2018Gjuha shqipe 2,3,4,5\u2019, \u2018eKarriera\u2019 dhe platformat si \u2018Milingona.al\u2019 vajzat e reja mund t\u00eb p\u00ebrdorin k\u00ebto platforma p\u00ebr plot\u00ebsimin e arsimimit q\u00eb e marrin n\u00eb shkoll\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsimi i pakt\u00eb i grave dhe vajzave n\u00eb medie dhe ofruesit e tjer\u00eb t\u00eb informacionit, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb internet, rrit nevoj\u00ebn q\u00eb t\u2019i kuptojm\u00eb k\u00ebto sisteme informative n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorim ato p\u00ebr fuqizimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Edukimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e medieve dhe ofruesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb informacionit, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb internet, \u00ebsht\u00eb qen\u00ebsor edhe p\u00ebr nevoja bazike; p\u00ebr arritjen e nj\u00eb pavar\u00ebsie financiare, higjien\u00eb, parandalimin e s\u00ebmundjeve, etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00ebse arrijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se si veprojn\u00eb mediet dhe t\u00eb form\u00ebsojm\u00eb mendimin kritik p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen mediatike, por edhe p\u00ebrmbajtje t\u00eb tjera, at\u00ebher\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb n\u00eb favorin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Interneti i cili ka shnd\u00ebrruar bot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb fshat global ofron mund\u00ebsi q\u00eb z\u00ebri yn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, k\u00ebshtu na mund\u00ebson t\u00eb ngrisim \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb drejtat tona, nevojat, k\u00ebrkesat si dhe t\u00eb lidh\u00eb grat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn drejt fuqizimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Lufta p\u00ebr barazi gjinore \u00ebsht\u00eb aktuale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe zhvillimet teknologjike ofrojn\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb kauza p\u00ebr barazi dhe mos-diskriminim gjinor t\u00eb marr\u00eb jehon\u00eb n\u00eb gjith\u00eb globin.<\/p>\n<p><em>*Autorja \u00ebsht\u00eb studente n\u00eb UP. Artikulli \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr revist\u00ebn &#8220;INTRO&#8221;<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Argnes\u00eb Haxhiaj\u00a0 Diskriminimi gjinor llogaritet si nxit\u00ebsi m\u00eb i p\u00ebrhapur i pabarazive n\u00eb bot\u00ebn e sotme. Edhe pse me zhvillimin e teknologjis\u00eb, me shtimin e medieve dhe lindjen e rrjeteve sociale \u00ebsht\u00eb krijuar mund\u00ebsia q\u00eb t\u2019i luftojm\u00eb diskriminimet dhe stereotipet gjinore, ato shpesh vet\u00eb p\u00ebrcjellin p\u00ebrmbajtje dhe imazhe q\u00eb ruajn\u00eb vlerat hegjemonike p\u00ebr grat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":195178,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-195159","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195159"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195159\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195178"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}