{"id":200448,"date":"2020-03-17T18:34:29","date_gmt":"2020-03-17T17:34:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=200448"},"modified":"2020-03-18T21:03:05","modified_gmt":"2020-03-18T20:03:05","slug":"lavdi-per-kosoven-e-re-investimin-me-te-madh-te-pasluftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/lavdi-per-kosoven-e-re-investimin-me-te-madh-te-pasluftes\/","title":{"rendered":"Lavdi p\u00ebr Kosov\u00ebn e Re, investimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pasluft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Adil Behramaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Termocentrali \u201cKosova e Re\u201d nuk po nd\u00ebrtohet. Kompania amerikane \u201cContour Global\u201d u t\u00ebrhoq nga investimi i saj. Ajo akuzoi direkt Qeverin\u00eb Kurti, e cila kund\u00ebrshtoi publikisht nd\u00ebrtimin e tij. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient t\u00eb kontaminuar politik dhe me Coronavirusin q\u00eb na ndryshoi edhe m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb jetuarit, temat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Republik\u00ebs son\u00eb nuk kan\u00eb si ta marrin v\u00ebmendjen e duhur.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Megjithat\u00eb, ky lajm u mjaftoi disa figurave tragjikomike brenda Vet\u00ebvendosjes q\u00eb t\u00eb marrin menj\u00ebher\u00eb yrysh. Edhe n\u00ebnkryetarja e Kuvendit ra n\u00eb dalldisje. Por, i pari q\u00eb me krenari sikur d\u00ebshironte t\u2019i njoftonte financuesit q\u00eb misionin e p\u00ebrfundoi ishte Haki Abazi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mision e kishte nisur n\u00ebn petkun e QJQ-s\u00eb dhe po e p\u00ebrfundon tash si Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Grupi i interesit t\u00eb Haki Abazit plot nj\u00eb dekad\u00eb ishte kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb termocentralit \u201cKosova e Re\u201d, i cili supozohej t\u00eb ishte edhe nj\u00ebfar\u00eb centrali i zhvillimit ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas Hakiut natyrisht q\u00eb tani hakaten edhe financuesit e tij, sepse n\u00ebnshkrimi i kontrat\u00ebs n\u00eb dhjetorin e vitit 2017 p\u00ebr TC \u201cKosova e Re\u201d ishte vet\u00ebm akordim p\u00ebr termat komerciale t\u00eb projektit. Nd\u00ebrsa, p\u00ebrmbyllja financiare e k\u00ebtij projekti pritej t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, e cila, sipas t\u00eb gjitha gjasave, do t\u2019i hidhte posht\u00eb t\u00eb gjitha supozimet mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave k\u00ebta e nd\u00ebrtonin koston finale.<\/p>\n<p>Por, pik\u00ebrisht tash kur pritej q\u00eb ato supozime t\u00eb v\u00ebrtetoheshin n\u00eb treg dhe t\u00eb ndodhte p\u00ebrmbyllja financiare. Pra, kur duhej t\u00eb prokurohej edhe \u00e7mimi i nd\u00ebrtimit dhe kostoja e financimit si komponent\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb kostos totale p\u00ebr nd\u00ebrtimin e termocentralit \u201cKosova e Re\u201d, qeveria e Hakiut nuk ua dha as shansin q\u00eb t\u00eb shihnin cili do t\u00eb ishte \u00e7mimi i tregut, cila do t\u00eb ishte kostoja e financimit dhe cilat do t\u00eb ishin politikat e financimit t\u00eb k\u00ebtyre projekteve nga institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke e mbyllur k\u00ebshtu \u201cder\u00ebn e dialogut\u201d p\u00ebr projektin m\u00eb vital t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mbyllje dere e b\u00ebn\u00eb me supozimin se Evropa n\u00eb vitin 2050-t\u00eb, sipas disa shteteve tjera t\u00eb BE-s\u00eb edhe deri n\u00eb 2060-t\u00eb, do ta braktiste t\u00ebr\u00ebsisht qymyrin si l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Pra, kjo sakrific\u00eb e jona po b\u00ebhet 30-40 vjet edhe p\u00ebrpara vet\u00eb BE-s\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb fleksibile n\u00eb nd\u00ebrrimin e politikave.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr dijenin\u00eb e qytetar\u00ebve, ky investim i huaj i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej mbi 1 miliard euro \u00ebsht\u00eb gati sa gjasht\u00ebfishi i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb 5 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Por, ky satrap i deridjesh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb civile ishte munduar gjithnj\u00eb ta viktimizonte Kosov\u00ebn e vog\u00ebl n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kauze shum\u00eb globale, si\u00e7 ishin ndryshimet klimatike, duke kund\u00ebrshtuar k\u00ebshtu p\u00ebrdorimin e qymyrit si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb. Kosova e vog\u00ebl e me probleme t\u00eb m\u00ebdha energjetike, sipas Haki Abazit, duhej t\u2019i sakrifikonte edhe resurset e veta, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha studimet e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare rezultonte se ky ishte opsioni ekonomikisht m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse ne kemi probleme lokale dhe nacionale t\u00eb shumta, pa dashur t\u2019i relativizoj fare problemet globale, hi\u00e7 m\u00eb larg se shtete fqinje si Serbia dhe Bosnje e Hercegovina jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb mij\u00ebra megavateve t\u00eb bazuara n\u00eb qymyr. Nd\u00ebrsa, sipas k\u00ebtij satrapi t\u00eb deridjesh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, Kosova nuk b\u00ebn. Paramendoni tash, Kina mesatarisht \u00e7do jav\u00eb e l\u00ebshon n\u00eb operim nga nj\u00eb termocentral bazuar n\u00eb qymyr, kurse Kosov\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl i paska mbetur ta mbroj\u00eb bot\u00ebn nga ngrohja globale.<\/p>\n<p>Hipokrizia e tij nuk p\u00ebrfundon me kaq.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb ambientalist i p\u00ebrbetuar, q\u00eb me dekada ishte kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb termocentralit \u201cKosova e Re\u201d, pasi q\u00eb p\u00ebr baz\u00eb e kishte qymyrin, Haki Abazi pa fije morali politik u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb partie politike q\u00eb n\u00eb programin e saj e ka edhe rigjenerimin e plot\u00eb t\u00eb termocentralit &#8220;Kosova A\u201d, me instalimin e teknologjis\u00eb p\u00ebr djegien e qymyrit. U b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb partie politike, ku n\u00eb program u figuron edhe rithemelimi n\u00eb pron\u00ebsi publike i Korporat\u00ebs s\u00eb Linjitit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe minierat ekzistuese, fushat e shfryt\u00ebzimit dhe zonat hulumtuese t\u00eb linjitit, si dhe nd\u00ebrtimi i dy agregateve gjenerues n\u00eb prona publike, me kapacitet identik me Kosov\u00ebn B1 dhe B2.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr edhe vazhdimi i operimit t\u00eb termocentralit \u201cKosova A\u201d \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i d\u00ebmsh\u00ebm, por mbyllja e tij pa nd\u00ebrtimin e termocentralit \u201cKosova e Re\u201d ishte gjithmon\u00eb e paimagjinueshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, tash renovimi i termocentralit \u201cKosova A\u201d dhe jo nd\u00ebrtimi i termocentralit \u201cKosova e Re\u201d, sipas ekspert\u00ebve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes \u00ebsht\u00eb zgjidhja e duhur.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb padrejt\u00eb gjithmon\u00eb i kan\u00eb vendosur k\u00ebto dy projekte t\u00eb ndryshme n\u00eb krahasim me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Madje edhe si investime jan\u00eb teknikisht t\u00eb pakrahasueshme, sepse p\u00ebr nd\u00ebrtimin e termocentralit \u201cKosova e Re\u201d jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhjet\u00ebra studime nga organizata dhe firma me renome bot\u00ebrore, kurse p\u00ebr rigjenerimin e termocentralit \u201cKosova A\u201d mungojn\u00eb k\u00ebto studime. Por, edhe n\u00ebse i b\u00ebhet nj\u00eb renovim total termocentralit \u201cKosova A\u201d, jet\u00ebgjat\u00ebsia e operimit t\u00eb tij do t\u00eb ishte maksimum 20 vjet, kurse nd\u00ebrtimi i termocentralit \u201cKosova e Re\u201d do t\u00eb kishte jet\u00ebgjat\u00ebsi operimi minimum 40 vjet.<\/p>\n<p>Siguria e furnizimit me energji elektrike \u00ebsht\u00eb jetike edhe p\u00ebr vet\u00eb sigurin\u00eb e shtetit ton\u00eb, prandaj ne t\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb ashp\u00ebrsimi apo le t\u00eb themi kushtimisht t\u00eb nj\u00eb lufte p\u00ebr qasje n\u00eb resurset energjetike kudo n\u00eb bot\u00eb. N\u00ebse Kosova nuk nd\u00ebrton kapacitete t\u00eb reja, kjo n\u00ebnkupton pothuajse var\u00ebsi totale nga importi, ku furnizuese kryesore do t\u00eb ishin pik\u00ebrisht shtetet q\u00eb po nd\u00ebrtojn\u00eb kapacitete t\u00eb reja n\u00eb rajon, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. N\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb till\u00eb, Kosova detyrohet t\u00eb blej\u00eb me \u00e7far\u00ebdo \u00e7mimi q\u00eb k\u00ebto vende duan t\u00eb na shesin energjin\u00eb, duke diktuar k\u00ebshtu edhe zhvillimin ton\u00eb ekonomik, n\u00ebse nisemi nga premisa se energjia \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr zhvillim ekonomik.<\/p>\n<p>Ishte propaganduar shum\u00eb, po ashtu, q\u00eb nd\u00ebrtimi i termocentralit \u201cKosova e Re\u201d do ta rriste edhe \u00e7mimin e energjis\u00eb, por ajo do t\u00eb ishte nj\u00eb rritje shum\u00eb m\u00eb e planifikuar dhe m\u00eb e kontrollueshme se \u00e7mimi i importit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, i cili vazhdimisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, investimet e huaja kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb prej problemeve kryesore n\u00eb vitet e fundit dhe p\u00ebr t\u00eb pasur rritje t\u00eb prodhimit dhe pun\u00ebsimit ato jan\u00eb t\u00eb domosdoshme. Por, duke qen\u00eb nj\u00eb shtet i vog\u00ebl, Republika e Kosov\u00ebs nuk e ka komoditetin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet aren\u00eb e financuesve apo lobuesve t\u00eb Haki Abazit, q\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb tyre shp\u00ebrfillin edhe interesin e shtetit dhe qytetar\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p><em>*Autori \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar politik i presidentit Tha\u00e7i. Q\u00ebndrimet e shprehura jan\u00eb personale.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Adil Behramaj Termocentrali \u201cKosova e Re\u201d nuk po nd\u00ebrtohet. Kompania amerikane \u201cContour Global\u201d u t\u00ebrhoq nga investimi i saj. Ajo akuzoi direkt Qeverin\u00eb Kurti, e cila kund\u00ebrshtoi publikisht nd\u00ebrtimin e tij. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient t\u00eb kontaminuar politik dhe me Coronavirusin q\u00eb na ndryshoi edhe m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb jetuarit, temat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":195933,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-200448","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=200448"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200448\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/195933"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=200448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=200448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=200448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}