{"id":203025,"date":"2020-03-22T14:59:07","date_gmt":"2020-03-22T13:59:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=203025"},"modified":"2020-03-23T09:36:53","modified_gmt":"2020-03-23T08:36:53","slug":"haxhiu-koronavirusi-ankthi-i-vdekjes-dhe-polarizimi-politik-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/haxhiu-koronavirusi-ankthi-i-vdekjes-dhe-polarizimi-politik-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Koronavirusi, ankthi i vdekjes, dhe polarizimi politik n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Esheref Haxhiu<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Sipas teoris\u00eb s\u00eb evolucionit, instinkti baz\u00eb i t\u00eb gjitha specieve, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe njeriun, \u00ebsht\u00eb instinkti p\u00ebr mbijetes\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ushqimi dhe siguria fizike jan\u00eb dy nevojat themelore.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Kjo mbase edhe e shpjegon paradoksin momental t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb presin n\u00eb radh\u00eb (shum\u00eb af\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit) p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dhe siguruar sa m\u00eb shum\u00eb ushqim, edhe pse mbijetesa e tyre nuk \u00ebsht\u00eb duke u cenuar nga mungesa e ushqimit, por nga nj\u00eb virus i cili potencialisht shp\u00ebrndahet pik\u00ebrisht n\u00ebse njer\u00ebzit q\u00ebndrojn\u00eb af\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit. Kjo mbase mund t\u00eb duket shum\u00eb e habitshme kur e kujton faktin se njer\u00ebzit jan\u00eb q\u00ebnje e arsyeshme, por jo edhe aq e habitshme kur e kujton faktin se njer\u00ebzit, ve\u04abmas n\u00eb situata t\u00eb krizave, udh\u00ebhiqen m\u00eb shum\u00eb nga instinkti dhe pavet\u00ebdija a tyre.<\/p>\n<p>Sipas evolucionisteve, instinkti p\u00ebr mbijetes\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, mir\u00ebpo m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa mbijetesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdimi i llojit ton\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht instinkti i riprodhimit. Pra, n\u00eb aspektin evolutiv, vazhdimi i llojit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa mbijetesa e vet\u00ebs. Kjo nuk vlen vet\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit, por edhe p\u00ebr kafsh\u00ebt. Eksperimente dhe observime t\u00eb shumta tregojn\u00eb q\u00eb shum\u00eb kafsh\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb sakrifikojn\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb vegj\u00eblit e tyre. Tek njer\u00ebzit, p\u00ebrcaktimi i llojit \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i gjer\u00eb sa sa ai familjar\u00eb. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull i kemi rastet e ushtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb vdesin p\u00ebr vendin e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pasardh\u00ebsit e entitetit t\u00eb tyre t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb sigurt n\u00eb at\u00eb vend. Madje, jo vet\u00ebm p\u00ebr vendin dhe lirin\u00eb. Njer\u00ebzit jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb sakrifikohen edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ndonj\u00eb ideje apo besimi t\u00eb caktuar. N\u00eb funksion t\u00eb instinktit p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe vazhdim t\u00eb llojit, njer\u00ebzimi gjat\u00eb rrjedhave historike ka krijuar, nd\u00ebrtuar dhe zhvilluar mekanizma dhe sisteme t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore e politike, q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb realizmin e nj\u00eb jete t\u00eb sigurt dhe me prosperitet. Mir\u00ebpo, njer\u00ebzit, p\u00ebr dallim nga speciet e tjera, p\u00ebr shkak t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebs q\u00eb kan\u00eb, paralel me mbijetes\u00ebn, vazhdimisht jan\u00eb preukopuar edhe me vdekj\u00ebn si realitet i pashmangsh\u00ebm i jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje, sipas nj\u00ebrit prej themeluesve t\u00eb ekzistencializmit, Soren Kierkegaard, ankthi i vdekj\u00ebs \u00ebsht\u00eb burim i t\u00eb gjitha anktheve t\u00eb tjera n\u00eb jet\u00eb. Nd\u00ebrkaq, antropologu, Ernest Becker, n\u00eb librin e tij Mohimi i Vdekj\u00ebs shpjegon p\u00ebrpjekjet jet\u00ebsore t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb mohuar vedekj\u00ebn. Sipas Becker-it, njer\u00ebzit e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb realiteti simbolik, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb superior karshi realitetit fizik. Njer\u00ebzit p\u00ebrpiq\u00ebn q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb realitetin e tyre simbolik, pjes\u00ebrisht duke krijuar di\u04abka q\u00eb mendohet se do t\u2019i mbijetoj koh\u00ebs, edhe pasi q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb vdekur, dhe pjes\u00ebrisht duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e simboleve, ideologjive, grupeve, religjioneve etj., q\u00eb jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa individi, dhe q\u00eb mendohet se do t\u00eb mbijetojn\u00eb edhe pasi q\u00eb individi t\u00eb ket\u00eb vdekur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, njeriu e siguron vazhdim\u00ebsin\u00eb e vet simbolike edhe pasi q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pushuar s\u00eb ekzistuari fizikisht. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00ebra prej arsyeve q\u00eb e shpjegon korrelacionin pozitiv n\u00eb mes t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb dhe deprivimit socio-politik me radikalizmin grupor e ideologjik. P\u00ebr shkak se deprivimi socio-ekonomik dhe politik mund t\u00eb qoj n\u00eb depresion, nd\u00ebrkaq n\u00eb gjendje depresioni njer\u00ebzit e humbasin shpres\u00ebn dhe vullnetin p\u00ebr t\u00eb realizuar vet\u00ebn e tyre. Prandaj, duke qen\u00eb se humb\u00ebset apo zvog\u00eblohet shpresa p\u00ebr t\u00eb realizuar vet\u00ebn, shtohet n\u00ebvoja p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e grupeve apo ideologjive t\u00eb caktuara. Madje, aq m\u00eb i madh q\u00eb t\u00eb jet\u00eb frustrimi n\u00eb raport me mund\u00ebsit\u00eb e realizimit t\u00eb vet\u00ebs, aq m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e fuqishme mund t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00ebvoja e nd\u00ebrlidhjes dhe identifikimit me ato grupe apo ideologji. Prandaj, pushtetet politike q\u00eb privojn\u00eb njer\u00ebzit e grupimeve apo partive t\u00eb caktuara politike p\u00ebr qasje t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb sistem, natyrsh\u00ebm krijojn\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr radikalizimin e tyre. N\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb caktuar, kjo mbase edhe mund t\u00eb shpjegoj polarizimin dhe radikalizimin aktual politik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e shpjegimeve t\u00eb Kierkegaard-it dhe Becker-it \u00ebsht\u00eb zhvilluar edhe teoria e menaxhimit t\u00eb terrorit. Sipas k\u00ebsaj teorie, njohuria p\u00ebr vdekj\u00ebn si di\u04abka e pashmangshme dhe e paparashikuar, prodhon nj\u00eb lloj terrori n\u00eb mendj\u00ebn ton\u00eb. K\u00ebt\u00eb lloj terrori njer\u00ebzit p\u00ebrpiq\u00ebn q\u00eb ta tejkalojn\u00eb duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb vete m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa ajo biologjike, apo duke p\u00ebrqafuar vlera, besime dhe simbole t\u00eb ndryshme, q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa vetja e tyre biologjike. Deri m\u00eb sot jan\u00eb zhvilluar me qind\u00ebra hulumtime shkencore rreth teoris\u00eb s\u00eb menaxhimit t\u00eb terrorit, q\u00eb e shpjegojn\u00eb nd\u00ebrlidhjen e k\u00ebsaj teorie me aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs, nga niveli sh\u00ebndet\u00ebsor deri tek ai politik. Sa i p\u00ebrket nivelit politik, p\u00ebr shembull, nj\u00eb nga konstatimet e studiuesve t\u00eb k\u00ebsaj fushe \u00ebsht\u00eb se popullariteti i lider\u00ebve t\u00eb caktuar sh\u00ebnon rritje n\u00eb koh\u00eb krizash. Kjo p\u00ebr shkak se n\u00eb koh\u00eb krizash, qofshin ato t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs apo pandemis\u00eb, njer\u00ebzit p\u00ebrball\u00ebn m\u00eb shum\u00eb me ankthin e vdekj\u00ebs. K\u00ebshtu ka ndodhur me rastin e ish presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Gjorgj Bush, popullariteti i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 50 p\u00ebrqind pas sulmeve t\u00eb 11 Shtatorit n\u00eb 2001. Raste t\u00eb tilla n\u00eb politik\u00eb ka t\u00eb shumta. E till\u00eb ka qen\u00eb edhe ardhja n\u00eb pushtet e Adolf Hitlerit, i cili e shfryt\u00ebzoj gj\u00ebndjen e r\u00ebnd\u00eb shoq\u00ebrore, politike dhe ekonomike t\u00eb Gjermanis\u00eb s\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb sistemet politike, duke qen\u00eb se grupet, partit\u00eb, por edhe ideologjit\u00eb zakonisht kan\u00eb edhe prij\u00ebsit (lider\u00ebt) e tyre, n\u00eb koh\u00eb krizash, p\u00ebrve\u04ab se forcohet lidhja me grupe apo ideologji t\u00eb caktuara, fuqish\u00ebm forcohet edhe lidhja me liderin e atij grupi apo t\u00eb asaj ideologjie. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kjo ndodh p\u00ebr shkak se n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb vazhdueshme psikologjike duksh\u00ebm zvog\u00eblohet fleksibiliteti i t\u00eb menduarit ton\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, kriza e prodhuar mund t\u00eb perceptohet edhe si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr autoritetin e grupit, liderit, apo ideologjis\u00eb son\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ne angazhohemi n\u00eb mbrojtje dhe forcim t\u00eb tyre. P\u00ebr shkak se, duke i mbrojtur ata apo ato, ne simbolokisht e mbrojm\u00eb vet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar edhe m\u00eb thell\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen, mund t\u2019i p\u00ebrdorim gjurmimet e psikanaliz\u00ebs, respektivisht t\u00eb themeluesit t\u00eb saj, Sigmund Frojd. Dihet bot\u00ebrisht q\u00eb, sipas Frojdit, baza determinuese e psik\u00ebs dhe personalitetit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb femij\u00ebria e hershme. Sipas tij, gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb hershme ne kalojm\u00eb n\u00eb pes\u00eb stade t\u00eb zhvillimit psikoseksual, nd\u00ebrkaq n\u00eb stadin e tret\u00eb, respektivisht n\u00eb stadin fallik, q\u00eb r\u00ebndom ndodh nga mosha 3 deri n\u00eb 6 vje\u04ab, p\u00ebrjetojm\u00eb disa d\u00ebshira dhe fantazi t\u00eb cilat i shtypim n\u00eb pavet\u00ebdije nga frika se mos ato d\u00ebshira dhe fantazi do t\u00eb diktohen nga prind\u00ebrit tan\u00eb. K\u00ebt\u00eb lloj traume f\u00ebmij\u00ebrore Frojdi e quan kompleks i Edipit (bazuar n\u00eb mitologjin\u00eb e mbretit Edip), q\u00eb ndodh tek meshkujt, dhe kompleksi i Elektr\u00ebs, q\u00eb ndodh tek femrat. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, sipas Frojdit, ne edhe i xhelozojm\u00eb edhe i hyjnizojm\u00eb prindrit tan\u00eb, dhe fokusi \u00ebsht\u00eb tek ata t\u00eb gjenis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Kjo ambivalenc\u00eb e ndjenjave, zilia kundrejt hynjizimit, prodhon nj\u00eb distres psikologjik, k\u00ebshtu q\u00eb f\u00ebmija i shtyp n\u00eb pavet\u00ebdije ndjenjat e zilis\u00eb dhe i favorizon ato t\u00eb hyjnizimit t\u00eb prind\u00ebrit. Si f\u00ebmij\u00eb ne jemi t\u00eb prirur q\u00eb ta shohim prind\u00ebrin ton\u00eb si shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb fizikisht, shum\u00eb t\u00eb ditur, kompetent dhe madh\u00ebshtor. Mir\u00ebpo, kur t\u00eb rritemi, e shohim se prindi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq normal se sa t\u00eb gjith\u00eb prind\u00ebrit e tjer\u00eb, e po aq normal se sa edhe vet ne. Kuptimi i k\u00ebtij realiteti prodhon nj\u00eb lloj d\u00ebshp\u00ebrimi tek ne, dhe pavet\u00ebdijsh\u00ebm zhvillojm\u00eb mekanizmin e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb autoritetit t\u00eb prind\u00ebrit ton\u00eb me nj\u00eb autoritetet tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb k\u00ebto raste njer\u00ebzit r\u00ebndom p\u00ebrqafojn\u00eb autoritetin e Zotit, t\u00eb ndonj\u00eb figure historike, apo edhe t\u00eb ndonj\u00eb lideri aktual politik. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, autoriteti i p\u00ebrqafuar sh\u00ebrben p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar autoritetin e vanitur t\u00eb prind\u00ebrit, q\u00eb gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb son\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i fuqish\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ky autoritet politik \u00ebsht\u00eb i \u201cpagabuesh\u00ebm\u201d dhe v\u00ebshtir\u00eb i kontestuesh\u00ebm, ve\u04abmas n\u00eb koh\u00eb t\u00eb krizave.<\/p>\n<p>N\u00eb situatat e krizave shoq\u00ebrore, q\u00eb r\u00ebndom prodhojn\u00eb edhe kriza psikologjike, trauma dhe stresi shkon duke u rritur. Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb thelloh\u00ebt kriza psikologjike, aq m\u00eb regresive dhe infantile b\u00ebhet mendja e jon\u00eb. Pra, krizat psikologjike e aktivizojn\u00eb mekanizmin e regresionit q\u00eb shpie n\u00eb infantiliz\u00ebm. N\u00eb gjendje infantile ne jemi t\u00eb prirur q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorim mekanizmat mbrojt\u00ebs t\u00eb ngjash\u00ebm me ata t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. N\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, kur ne frik\u00ebsohemi, mbrojtjen dhe shp\u00ebtimin e k\u00ebrkojm\u00eb tek prind\u00ebrit. Si t\u00eb rritur, mbrojtjen dhe shp\u00ebtimin jemi t\u00eb prirur ta presim nga autoritetet e tjera z\u00ebvend\u00ebsuese q\u00eb i kemi p\u00ebrqafuar, qoft\u00eb m\u00eb par\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e kjart\u00eb q\u00eb krizat shoq\u00ebrore e politike, e ve\u04abmas si kjo me koronavirusin, krijojn\u00eb parakushte p\u00ebr polarizim dhe populliz\u00ebm politik. Mir\u00ebpo, \u04ab\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se kush do t\u00eb angazhohet p\u00ebr minimizimin dhe kush p\u00ebr shfryt\u00ebzimin dhe maksimizimin e k\u00ebtyre rrethanave. Si \u04abdo her\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb histori, edhe sot ka dhe do t\u00eb vazhdoj t\u00eb ket\u00eb makiavellist\u00eb n\u00eb politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb se q\u00ebllimet i arsyetojn\u00eb mjetet. Mir\u00ebpo, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb moral politik tek politikan\u00ebt, dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebdije politike tek qytetar\u00ebt. Radikalizmi, polarizimi dhe popullizmi politik, p\u00ebrve\u04ab se nuk garantojn\u00eb asnj\u00eb t\u00eb ardhme, jan\u00eb rrezik serioz p\u00ebr kthim mbrapa.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Esheref Haxhiu Sipas teoris\u00eb s\u00eb evolucionit, instinkti baz\u00eb i t\u00eb gjitha specieve, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe njeriun, \u00ebsht\u00eb instinkti p\u00ebr mbijetes\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ushqimi dhe siguria fizike jan\u00eb dy nevojat themelore. Kjo mbase edhe e shpjegon paradoksin momental t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb presin n\u00eb radh\u00eb (shum\u00eb af\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit) p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dhe siguruar sa m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":203030,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-203025","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=203025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203025\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/203030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=203025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=203025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=203025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}