{"id":206175,"date":"2020-03-27T12:15:57","date_gmt":"2020-03-27T11:15:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=206175"},"modified":"2020-03-27T16:51:05","modified_gmt":"2020-03-27T15:51:05","slug":"kosova-ka-nevoje-per-qeveri-te-re-albin-kurti-per-popull-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kosova-ka-nevoje-per-qeveri-te-re-albin-kurti-per-popull-te-ri\/","title":{"rendered":"Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr Qeveri t\u00eb re, Albin Kurti p\u00ebr popull t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Mero Baze<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Kosova duhet t\u00eb tejkaloj\u00eb procedurat kushtetuese p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re, duke thirrur nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb partive politike, ku t\u00eb d\u00ebshmohet vullneti politik p\u00ebr nj\u00eb Qeveri t\u00eb re teknike gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ish-kryeministri Albin Kurti duhet t\u00eb ndalohet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb zvarr\u00eb Kosov\u00ebn pas ambicieve t\u00eb tij politike p\u00ebr t\u00eb prodhuar kufoma, me shpres\u00eb se ato do t\u2019ia lart\u00ebsojn\u00eb figur\u00ebn si viktim\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse u rr\u00ebzua n\u00eb Parlament, ai po sillet sikur nuk ka e ka mendjen q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryeminist\u00ebr dhe shpreson q\u00eb p\u00ebrmes procedurave, ta zvarris\u00eb q\u00ebndrimin n\u00eb pushtet n\u00eb pafund\u00ebsi, si\u00e7 shtyu 120 dit\u00eb formimin e Qeveris\u00eb, q\u00eb jetoi 45 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb njeri, q\u00eb si\u00e7 e thot\u00eb vet\u00eb, e prishi me d\u00ebshir\u00eb Qeverin\u00eb, nuk ka pse rri m\u00eb n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb. Sot duhej t\u00eb shkonte t\u00eb dor\u00ebzonte mandatin dhe t\u2019ia linte presidentit formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re. Ky \u00ebsht\u00eb vullneti q\u00eb do t\u00eb tregonte, se ai nuk do ta l\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn pa Qeveri.<\/p>\n<p>Ai po b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Madje po sillet sikur nuk do ik\u00eb kurr\u00eb nga zyra, duke b\u00ebr\u00eb akte banale, si ajo e shkarkimit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Abdulla Hoti, vet\u00ebm se u lakua si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka pasur situata dhe m\u00eb absurde se kaq. N\u00eb mars t\u00eb vitit 1997, presidenti Berisha k\u00ebmb\u00ebnguli t\u00eb rizgjidhej mes plumbave, kur vendi ishte pa Qeveri, por brenda nj\u00eb jave u gjet\u00ebn forca q\u00eb klasa politike t\u00eb ulej n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb dhe Qeveria t\u00eb formohej brenda dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria \u00ebsht\u00eb vullnet politik. Procedurat jan\u00eb p\u00ebr koh\u00eb paqeje. P\u00ebr koh\u00eb luft\u00eb vlen vullneti politik.<\/p>\n<p>Sot Kosova duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb vullnet politik, p\u00ebr nj\u00eb Qeveri me baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga njer\u00ebz teknik\u00eb, q\u00eb do ta tejkalojn\u00eb kriz\u00ebn e epidemis\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebhet brenda dit\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me krer\u00ebt e partive parlamentare. N\u00ebse Kurti e braktis at\u00eb tryez\u00eb, rruga e mbar\u00eb i qoft\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti bie dakord me partit\u00eb e tjera p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr, pa e zvarritur procedur\u00ebn dhe Kosova b\u00ebhet me Qeveri t\u00eb re.<\/p>\n<p>Narcizmi i Albin Kurtit, q\u00eb tashm\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb parad\u00ebn e viktim\u00ebs n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e tij, \u00ebsht\u00eb portreti i tij real. Ai e djeg Kosov\u00ebn p\u00ebr karrigen e tij, dhe \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb hedh\u00eb valle mbi kufoma, si\u00e7 po tenton t\u00eb hedh\u00eb, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit po vdesin nga epidemia, dhe ai b\u00ebn sikur \u00ebsht\u00eb akoma kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe nuk i mjafton kjo, por ka turrur dhe tru-shp\u00eblar\u00ebt e vet mbi LDK-n\u00eb dhe mbi ambasadorin e SHBA n\u00eb Kosov\u00eb, dy simbolet me t\u00eb cilat filloi shtet\u00ebsia e Kosov\u00ebs. N\u00eb vitet \u201990, kur qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk kishin as shkolla, as spitale, as pun\u00eb, as shtet e as pushtet, kishin vet\u00ebm dy zyra q\u00eb ua mbanin gjall\u00eb shpres\u00ebn, zyra amerikane n\u00eb Kosov\u00eb dhe selia e LDK. Tashm\u00eb Albin Kurti ka vendosur t\u2019i shpall\u00eb ata armiq historik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>LDK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti, q\u00eb ka pasur pun\u00eb me tigra, dhe tani thjesht i ka bezdi kthetrat e maceve. Nd\u00ebrsa me SHBA, Albin Kurti mund t\u00eb nxjerr\u00eb dufet e veta, por jo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs. Ka plot bashk\u00ebvuajt\u00ebs q\u00eb shfryjn\u00eb kund\u00ebr SHBA, nga Moska n\u00eb Beograd. Le t\u00eb bashkohet me ta.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr ta manipuluar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, sikur Albin Kurtin e rr\u00ebzuan nga qeveria SHBA dhe LDK, nuk shkon shum\u00eb larg, pasi vet Albini po mburret q\u00eb \u201cIshte kjo nj\u00eb r\u00ebnie e domosdoshme p\u00ebr ngritjen e nevojshme. Pa r\u00ebn\u00eb qeveria si p\u00ebrb\u00ebrje, nuk b\u00ebhet dot qeverisja si p\u00ebrmbajtje\u201d. Sot e ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb. E keni ende n\u00eb murin e tij, edhe pse duket pak si citat kinez.<\/p>\n<p>Ndaj jepini fund k\u00ebtij teatralitetit, sidomos nga Tirana, ku ata q\u00eb rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb me revolucion n\u00eb Tiran\u00eb\u00a0 e quajn\u00eb legjitime, kurse rr\u00ebzimin e nj\u00eb Qeverie me procedur\u00eb kushtetuese 82 me 32 n\u00eb Kosov\u00eb, e quajn\u00eb pu\u00e7.<\/p>\n<p>Albin Kurti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs. Madje ai nuk ishte kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, por ishte kryeministri i LDK. Ajo e b\u00ebri kryeminist\u00ebr, ajo e hoqi, pasi ky tentoi ta posht\u00ebronte, duke pasur nj\u00eb vot\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ajo, dhe sillej sikur ishte i zgjedhur me vot\u00eb plebishitare nga populli i Kosov\u00ebs. N\u00eb fakt, ishte kryeminist\u00ebr i zgjedhur nga populli i LDK, pas 120 dit\u00eb hezitimesh, q\u00eb u provuan p\u00ebr 45 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Dje n\u00eb Kuvend u pa sa vota kishte nga populli i Kosov\u00ebs. Vet\u00ebm 32 mandate( 29 plus 3 t\u00eb reja nga LDK). P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, i duhet popull i ri, jo ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot. Me k\u00ebt\u00eb popull u b\u00eb kryeminist\u00ebr i LDK, por nuk e mbajti dot.<\/p>\n<p>Tani boll me lot\u00ebt p\u00ebr ikjen e tij. Kosova ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr Qeveri t\u00eb re gjithp\u00ebrfshir\u00ebse, q\u00eb t\u2019i fshij\u00eb lot\u00ebt Kosov\u00ebs, jo Albinit. Atij i thahen vet\u00eb, se fallco i ka.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mero Baze Kosova duhet t\u00eb tejkaloj\u00eb procedurat kushtetuese p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re, duke thirrur nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb partive politike, ku t\u00eb d\u00ebshmohet vullneti politik p\u00ebr nj\u00eb Qeveri t\u00eb re teknike gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb. Ish-kryeministri Albin Kurti duhet t\u00eb ndalohet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb zvarr\u00eb Kosov\u00ebn pas ambicieve t\u00eb tij politike p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":157343,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-206175","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206175\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}