{"id":206400,"date":"2020-03-27T17:27:02","date_gmt":"2020-03-27T16:27:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=206400"},"modified":"2020-03-27T17:27:02","modified_gmt":"2020-03-27T16:27:02","slug":"qeveria-me-e-paafte-e-kosoves-qe-meritonte-te-ikte-por-jo-tani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/qeveria-me-e-paafte-e-kosoves-qe-meritonte-te-ikte-por-jo-tani\/","title":{"rendered":"Qeveria m\u00eb e paaft\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb meritonte t\u00eb ikte, por jo tani"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Adri Nurellari\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: left;\"><b>Qeveria n\u00eb ikje jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb qeveria m\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr e Kosov\u00ebs por edhe m\u00eb e d\u00ebshtuara. Fatkeq\u00ebsisht k kryeministri Kurti ka zhg\u00ebnjyer shum\u00eb pritshm\u00ebri e shfryr\u00eb shum\u00eb iluzione duke dal\u00eb si kryeministri m\u00eb i paaft\u00eb n\u00eb historin\u00eb e demokracis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nuk ka ditur t\u00eb p\u00ebrshtatet me rregullat e demokracis\u00eb ku dominojn\u00eb vlera si dialogu, pluralizmi dhe arritja e konsensusit.<\/b><\/p>\n<hr \/>\n<p>I m\u00ebsuar gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij politke me konflikt, e vetmja gj\u00eb q\u00eb arriti t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb pak dit\u00eb si kryeminist\u00ebr ishte thellimi i konfliktit me opozit\u00ebn duke organizuar seanca klandestine q\u00eb p\u00ebrjashtuan opozit\u00ebn, ndezi konfliktin me institucionet e pavarura si presidenca, shkat\u00ebrroi marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar strategjik amerikan\u00eb si dhe nisja e konfliktit me partner\u00ebt bashk\u00ebqeveris\u00ebs t\u00eb LDK-s\u00eb brenda vendit. Me konfliktin q\u00eb shkaktoi me vet\u00ebdije brenda koalicionit qeveris\u00ebs ai demonstroi nj\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme historike sepse nxiti nj\u00eb kriz\u00eb politike pik\u00ebrisht n\u00eb momentin m\u00eb delikat e t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vendin, kur shoq\u00ebria jon\u00eb po ballafaqohet me k\u00ebrc\u00ebnimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb epidemis\u00eb s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb formim t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, kryetari dhe zyrtar\u00ebt e saj gjith\u00eb koh\u00ebn kan\u00eb p\u00ebrmendur me arroganc\u00eb shprehjen \u201cqeveria m\u00eb e mir\u00eb e pasluft\u00ebs\u201d. Mir\u00ebpo faktikisht kjo ka dal\u00eb m\u00eb e d\u00ebshtuara q\u00eb ka pasur Kosova. Paaft\u00ebsia dhe keqkuptimi i qeverisjes nga shumica aktuale, tregohet m\u00eb s\u00eb miri nga fjalimi i Kurtit p\u00ebr bilancin e 50 dit\u00ebve n\u00eb pushtet. N\u00eb seanc\u00ebn kur u shkarkua me mbi 2\/3 e deputet\u00ebve nga parlamenti q\u00eb vet\u00ebm 50 dit\u00eb me her\u00ebt e kishte votuar kryeminst\u00ebr me 66 vota, kryeministri n\u00eb ikje nuk kishte asgj\u00eb dometh\u00ebnse vizionare konkrete e p\u00ebrmbajtjesore politike p\u00ebr t\u2019u krenuar.<\/p>\n<p>Ai u p\u00ebrpoqte t\u00eb shiste si evidenc\u00eb apo prov\u00eb t\u00eb suksesit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij vendime t\u00eb tipit: em\u00ebrimi i Komitetti p\u00ebr Partneritet Publiko-Privat,, themelimi i grupit t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb pavarur p\u00ebr vetingun, themelimi nj\u00eb komiteti t\u00eb projektit t\u00eb asistenc\u00ebs teknike \u201cenergjia nga linjiti\u201d, bartja e ministris\u00eb s\u00eb integrimit n\u00eb nj\u00eb lokacion t\u00eb ri, miratimi i shpron\u00ebsimeve t\u00eb tjera n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Mitrovic\u00eb apo u miratimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb radh\u00ebs s\u00eb grantit me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se masa burokratike, veprime administrative, procedura standarde pra aktivitete t\u00eb r\u00ebndomta rutinore t\u00eb denja p\u00ebr nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb thjesht\u00eb civil e jo p\u00ebr nj\u00eb lider politik. K\u00ebto akte t\u00eb thjeshta sip\u00ebrfaq\u00ebsore i ndermerr zakonisht nj\u00eb i \u201cngarkuar me pun\u00eb\u201d apo \u201cushtrues detyre\u201d n\u00eb nj\u00eb institucion, i cili p\u00ebrkohesisht z\u00ebvend\u00ebson dhe kujdeset p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e nj\u00eb institucioni derisa t\u00eb t\u00eb kthehet udh\u00ebheq\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb i institucionit. Mandej vet\u00ebm kur kthehet ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejtues p\u00ebrnjim\u00ebnd n\u00eb krye t\u00eb institucionit, mund t\u00eb vendoset p\u00ebr vizion, strategji e politika publike p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb idet\u00eb politike t\u00eb proklamuara n\u00eb fushat\u00eb. Po ashtu nj\u00eb kryeminist\u00ebr dinjitoz i suksessh\u00ebm parashtron projekte madhore infrastrukturore n\u00eb transport apo energjitik\u00eb, ristrukturim t\u00eb buxhetit p\u00ebr t\u00eb reflektuar ideologjin\u00eb dhe premtimet elektorale, reforma gjithp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb sherbime publike si arsimi e sh\u00ebndet\u00ebsia etj. e nuk krenohet me shkarkime e em\u00ebrime emrash t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu kryeministri i shkarkuar u mburr se qeveria ndau 433 mij\u00eb euro p\u00ebr d\u00ebmet n\u00eb Pej\u00eb e Istog, 200 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00ebrmetin n\u00eb Shqip\u00ebri, 400 mij\u00eb p\u00ebr Covid 19. K\u00ebto jan\u00eb vendime menaxheriale periferike p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb buxhet 2.4 miliard\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb shpenzuar n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit. Po aq qesharake \u00ebsht\u00eb l\u00ebvdata ndaj vetes p\u00ebr uljen e pagave. Ky vendim ishte nj\u00eb truk publicitar populist q\u00eb synon t\u00eb mashtroj\u00eb qytetarin. Ai vendim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i hedhur hi n\u00eb sy qytetar\u00ebve sepse nuk ka ndonj\u00eb efekt real, pasi vendimi p\u00ebr rrogat do t\u00eb vendoset nga gjykata Kushtetuese. Ligjin e Pagave t\u00eb Funksionar\u00ebve Publik \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe k\u00ebt\u00eb muaj ose n\u00eb at\u00eb q\u00eb vjen merret vendimi, dhe n\u00ebse miratohet, at\u00ebhere vendimi i Kurtit p\u00ebr t\u00eb ulur pagat b\u00ebhet i pavlefsh\u00ebm dhe rrogat do t\u00eb jen\u00eb s\u00ebrish t\u00eb larta n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00ebnxjerr\u00eb nga qeveria Haradinaj.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb largim Kurti n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi do t\u00eb njihet si kryeministri i shkarkimeve. Ai erdhi n\u00eb pushtet duke premtuar luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb apo papun\u00ebsis\u00eb por n\u00eb fakt p\u00ebr sa dit\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm me shkarkime t\u00eb paligjshme p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar mandej me militant\u00eb partiak\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb qeveritar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb p\u00ebrpekje p\u00ebr t\u00eb kapur shtetin dhe shtuar pushtetin. N\u00eb fund ai thjesht u b\u00eb viktim\u00eb e qasjes dhe metod\u00ebs s\u00eb tij, e nisi qeverin\u00eb vet\u00ebm me shkarkime, shkarkoi ministrin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb partis\u00eb aleate, dhe me at\u00eb shkarkim shkarkoi qeverin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Kryeministri m\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr i Kosov\u00ebs, e shit me krenari t\u00eb madhe si arritje shkarkimin e bordeve t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike \u201cTelekomi i Kosov\u00ebs\u201d Sh.A.; \u201cHekurudhat e Kosov\u00ebs \u2013 Infrakos\u201d Sh.A, \u201cTrep\u00e7a\u201d Sh.A pa b\u00ebr\u00eb paraprakisht nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe nj\u00eb auditim n\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkelje apo abuzime e mandej pa p\u00ebrgatitur padi n\u00eb prokurori p\u00ebr shp\u00ebrdoruesit. K\u00ebta zyrtar\u00eb u shkarkuan me ngut q\u00eb mandej t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoheshin me militant\u00eb partiak\u00eb apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nepotike me familjar\u00eb t\u00eb qeveritar\u00ebve t\u00eb rinj, sikurse \u00ebsht\u00eb raportuar edhe n\u00eb media. Pra nuk ishte mir\u00ebfilli ndonj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb goditur korrupsionin sikurse \u00ebsht\u00eb premtuar p\u00ebr vite me radh\u00eb nga LVV, por thjesht nj\u00eb orvatje p\u00ebr t\u00eb kapur shtetin.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shkarkimeve q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr sh\u00ebrbimin civil. Shum\u00eb nga n\u00ebpun\u00ebsit e shkarkuar jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin madje me procese t\u00eb monitoruara nga partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb sikurse qe rasti i shkarkimit t\u00eb drejtorit t\u00eb dogan\u00ebs i cili ishte p\u00ebrzgjedhur me nj\u00eb proces profesional t\u00eb bazuar n\u00eb memorandumin e n\u00ebnshkruar me Ambasad\u00ebn Britanike. Kuptohet q\u00eb k\u00ebta persona do e fitojn\u00eb gjyqin p\u00ebr shkarkimin dhe buxhetit i shtetit ka p\u00ebr t\u00eb kompensuar rrogat e humbura p\u00ebr shkak t\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe abuzimeve t\u00eb qeveritar\u00ebve. P\u00ebr mos t\u00eb folur mandej shkeljen e parimit t\u00eb vazhdueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb administrat\u00ebs publike p\u00ebrtej l\u00ebvizjeve politike; p\u00ebr humbjen e eksperienc\u00ebs, memories kolektive si dhe ekspertiz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shteti yn\u00eb dhe donator\u00ebt kan\u00eb harxhuar aq shum\u00eb para.<\/p>\n<p>Manifestim i padituris\u00eb dhe paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj qeverie ishte edhe orvatja e zellshme e ministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb shkarkuar rrufesh\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe turp\u00ebruese p\u00ebr Kosov\u00ebn 7 ambasador\u00eb nga vendet ky\u00e7e partnere t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas nenit 88, pika 25, t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, presidenti ka drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019i shkarkuar dhe em\u00ebruar t\u00eb gjitha shefat e misioneve diplomatike me propozimin e qeveris\u00eb gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u2019i uzurpuar k\u00ebto poste diplomatike, Konjufca nuk ka autoritet ligjor. \u00e7ka d\u00ebshmon nj\u00eb mosnjohje elementare t\u00eb funksionimit t\u00eb diplomacis\u00eb dhe b\u00ebn edhe me t\u00eb r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim arbitrar s\u00eb bashku edhe me shkarkimin e 14 konsujve, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb vendet prit\u00ebs fyen, n\u00ebse nd\u00ebrmerren k\u00ebsilloj veprimesh t\u00eb befasishme e t\u00eb paparashikuara pa konsulta paraprake me ta. Diplomati p\u00ebr tu vendosur n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb huaj duhet t\u00eb marri paraprakisht miratimin e k\u00ebtij vendi dhe imazhi i Kosov\u00ebs si shtet serioz rr\u00ebnohet n\u00ebse diplomat\u00ebt tan\u00eb t\u00ebrhiqen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emergjente pa motive t\u00eb argumentuara mir\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosja po shet si sukses t\u00eb saj\u00ebn ballafaqimin me kriz\u00ebn e koronavirusit, kur t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb par\u00eb se kjo qeveri reagoi me masa t\u00eb rrepta e fundit n\u00eb rajon pas gjetjes s\u00eb rasteve t\u00eb para t\u00eb t\u00eb s\u00ebmurve n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrmasa k\u00ebrc\u00ebnuese globale e k\u00ebsaj s\u00ebmundje u b\u00eb e qart\u00eb q\u00eb para dy muajsh dhe vendet fqinje u prek\u00ebn q\u00eb para nj\u00eb muaji. Nga inati personal q\u00eb ka me presidentin, kryeministri Kurti nuk e ka vendosur ende gjendjen emergjence, pavar\u00ebsisht se kjo vones\u00eb \u00ebsht\u00eb duke shkaktuar kosto t\u00eb m\u00ebdha oportune. Pra p\u00ebr faj t\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj qeverie ende sot Kosova \u00ebsht\u00eb shum\u00eb prapa vendeve fqinje p\u00ebr sa i p\u00ebrket masave t\u00eb rrepta t\u00eb nd\u00ebrmarra q\u00eb mund\u00ebson vendosja e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kjo qeveri ka treguar ve\u00e7 neglizhenc\u00eb, ngatht\u00ebsi dhe paaft\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrballjen me emergjenc\u00ebn duke masa kaotike, t\u00eb paplanifikuara, t\u00eb improvizuara. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull fillimisht qeveria mori vendim q\u00eb t\u00eb ndalej puna e bareve e lokaleve n\u00eb or\u00ebn 23 t\u00eb mbr\u00ebmj\u00ebs sikur koronavirusi t\u00eb flinte gjat\u00eb dit\u00ebs e t\u00eb kishte efekt vet\u00ebm nat\u00ebn. Po ashtu e ka kufizuar qarkullimin e qytetar\u00ebve n\u00eb pak or\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, duke i rrezikuar edhe m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, sepse i detyron ata t\u00eb tubohen, pa respektuar distanc\u00ebn sociale, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime publike shum\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr ta dhe familjet e tyre. Mediat raportuan n\u00eb gjith\u00eb vendin qytetar\u00ebt t\u00eb tubuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb asistenc\u00eb sociale, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb post\u00eb, banka etj. Nj\u00eb tjet\u00ebr ilustrim i d\u00ebshtimit \u00ebsht\u00eb karantina n\u00eb Qendr\u00ebn e Student\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mediat kan\u00eb paraqitur raste arratisje t\u00eb t\u00eb infektuarve, kushte miserab\u00ebl higjeno-sanitare si dhe mosplot\u00ebsimin e kritereve minimale t\u00eb izolimit t\u00eb t\u00eb karantinuarve t\u00eb cil\u00ebt raportohet se q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb grupe.<\/p>\n<p>Pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe paaft\u00ebsia e qeveris\u00eb s\u00eb shkarkuar t\u00eb Kurtit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur me d\u00ebmet e pandemis\u00eb korona virus d\u00ebshmohet m\u00eb s\u00eb miri nga mungesa e nj\u00eb pakoje ekonomike p\u00ebr t\u00eb stimuluar bizneset, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat q\u00eb po detyrohet t\u00eb rin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Shqip\u00ebria ka parashikuar 300 milion\u00eb euro p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e ekonomis\u00eb nd\u00ebrsa Maqedonia \u00ebsht\u00eb duke hedhur 600 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrsa qeveria e paaft\u00eb dhe e pap\u00ebrgjegjshme Kurti \u00ebsht\u00eb duke e l\u00ebn\u00eb ekonomin\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb. Buxheti i k\u00ebsaj qeverie u miratua kur sapo kishte nisur epidemia por pa dedikuar asnj\u00eb fond t\u00eb posacc\u00ebm p\u00ebr pandemin\u00eb, e gjasat jan\u00eb q\u00eb do duhet t\u00eb ristrukturohet s\u00eb shpejti. N\u00eb kushtet kur ekonomia e vendit po shkon drejt kolapsit e dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb kan\u00eb ngelur pa pun\u00eb, ministrja e ekonomis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj qeverie Hajdari thot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paturpshme se qeveria kosovare nuk do nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim, nuk ndihet p\u00ebrgjeg\u00ebse ndaj fatit t\u00eb bizneseve e pun\u00ebtor\u00ebve sepse \u201cnuk e ka sjell\u00eb kjo qeveri koronavirusin\u201d. T\u00eb gjitha k\u00ebto por edhe shum\u00eb arsye t\u00eb tjera q\u00eb nj\u00eb shkrim i vet\u00ebm nuk mund t\u00eb listoj\u00eb, tregojn\u00eb se kjo qeveri, m\u00eb e d\u00ebshtuara e historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, meritonte t\u00eb ikte, por vet\u00ebm se jo tani, jo n\u00eb mes t\u00eb luft\u00ebs me pandemin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Adri Nurellari\u00a0 Qeveria n\u00eb ikje jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb qeveria m\u00eb jet\u00ebshkurt\u00ebr e Kosov\u00ebs por edhe m\u00eb e d\u00ebshtuara. Fatkeq\u00ebsisht k kryeministri Kurti ka zhg\u00ebnjyer shum\u00eb pritshm\u00ebri e shfryr\u00eb shum\u00eb iluzione duke dal\u00eb si kryeministri m\u00eb i paaft\u00eb n\u00eb historin\u00eb e demokracis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb nuk ka ditur t\u00eb p\u00ebrshtatet me rregullat e demokracis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":144333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-206400","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206400"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206400\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}