{"id":207051,"date":"2020-03-28T19:21:39","date_gmt":"2020-03-28T18:21:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=207051"},"modified":"2020-03-30T17:25:04","modified_gmt":"2020-03-30T15:25:04","slug":"ikja-e-sofistikuar-e-albin-kurtit-per-tu-rikthyer-serish","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/ikja-e-sofistikuar-e-albin-kurtit-per-tu-rikthyer-serish\/","title":{"rendered":"Ikja e sofistikuar e Albin Kurtit, p\u00ebr t\u2019u rikthyer s\u00ebrish"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Musa Preteni\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Nj\u00ebri n\u00eb ver\u00eb e tjetri n\u00eb pikun e kriz\u00ebs s\u00eb koronavirusit. <\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Marr\u00ebveshja finale mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb rr\u00ebzoi dy kryeministra n\u00eb nj\u00eb hark kohor prej 8 muajsh.\u00a0Sado q\u00eb rrethanat e r\u00ebnies se Ramush Haradinajt n\u00eb korrik 2019 dhe Albin Kurtit n\u00eb mars 2020 jan\u00eb t\u00eb ndryshme, n\u00eb esenc\u00eb ekziston nj\u00eb burim, marr\u00ebveshja finale Kosov\u00eb \u2013 Serbi.<\/p>\n<p>Q\u00eb kjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb af\u00ebr e tregojn\u00eb jo vet\u00ebm deklaratat e diplomat\u00ebve e lider\u00ebve bot\u00ebror\u00eb, por edhe dor\u00ebzimi i dy kryeministrave t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij momentumi politik, apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi vetdor\u00ebzim. Pra, \u00ebsht\u00eb goxha e thjesht\u00eb, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm ta sakrifikojn\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre politik dydekad\u00ebsh p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme nuk do t\u00eb jet\u00eb aspak popullore, sepse e till\u00eb nuk ka qen\u00eb as Rambujeja e as Vjena edhepse pat\u00ebn rezultate historike p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe qytetar\u00ebt e saj. Asnj\u00eb proces negociator nuk \u00ebsht\u00eb popullor, andaj matja e tij b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebrmes rezultati q\u00eb krijon.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj e Albin Kurti u dor\u00ebzuan, nuk pat\u00ebn guxim t\u00eb notojn\u00eb m\u00eb tutje n\u00eb uj\u00ebrat e rr\u00ebmbyeshme duke p\u00ebrdorur bark\u00ebn e shp\u00ebtimit. T\u00eb dy p\u00ebrdor\u00ebn bark\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur, por q\u00eb se shum\u00eb ndryshe nga nj\u00ebri tjetri. Ramushi u nis nga bregu i lumit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb matan\u00eb, por fortunat dhe rrymat e ashpra t\u00eb lumit e b\u00ebn q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohej, si duket i dhimbsej sakrifikimi i rrug\u00ebtimit 20 vje\u00e7ar deri tek lumi, andaj k\u00ebrkonte bark\u00eb shp\u00ebtimi q\u00eb t\u00eb kthehej prapa. Sigurisht p\u00ebr secilin barka ishte e gatshme andaj Ramushi hipi n\u00eb t\u00eb dhe u kthye n\u00eb breg t\u00eb lumit nga ku ishte nisur. Dha dor\u00ebheqje duke p\u00ebrdorur bark\u00ebn shp\u00ebtuese q\u00eb ka nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb qart\u00eb TARIF\u00cb.<\/p>\n<p>Albini p\u00ebrplot eufori e entuziaz\u00ebm po hynte n\u00eb lumin e rr\u00ebmbyesh\u00ebm t\u00eb cilin e kishte etiketuar p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij politike, madje nga aty kishte pasur edhe ngritjen e tij politike p\u00ebr disa vjet nga jasht\u00eb e p\u00ebr dyshfishin e saj brenda institucioneve. As Albini nuk kishte guximin e sakrific\u00ebs, tek e fundit pse do t\u00eb duhej ta merrnin k\u00ebt\u00eb barr\u00eb Ramushi e Albini kur Hashimi drejtoi kaq gjat\u00eb vendin e i dha form\u00eb procesit negociues p\u00ebr shum\u00eb vite. Albini e kishte tashm\u00eb bark\u00ebn e shp\u00ebtimit aty, ja la Ramushi t\u00eb gatshme. Por Albini me t\u00eb hipur n\u00eb bark\u00eb vendosi ta godas partnerin qeveris\u00ebs, LDK-n\u00eb, duke e inatosur e ajo nga inati vendosi ta kthej\u00eb bark\u00ebn n\u00eb bregun ku ishin nisur. Albini suksessh\u00ebm arriti t\u00eb krijoj\u00eb iluzionin se ai deshi t\u00eb ec\u00eb tutje, por LDK e goditi dhe e ktheu bark\u00ebn aty ku ishin nisur. Por ky iluzion besohet nga masa e gjer\u00eb, pik\u00ebrisht nga ajo kategori q\u00eb Albini d\u00ebshiron ta besoj\u00eb. Ai d\u00ebshiron t\u00eb bind mas\u00ebn e aspak politikan\u00ebt dhe diplomat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Krejt kjo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb planit q\u00eb kryeministri n\u00eb detyr\u00eb tashm\u00eb e ka p\u00ebrgatitur, rikthimin e tij n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen pas marr\u00ebveshjes finale mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Tek e fundit kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e Albinit dhe t\u00eb gjith\u00ebve, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Tha\u00e7it q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces dhe d\u00ebshiron t\u2019i jap\u00eb epilog.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb shpjegim logjik p\u00ebr pozicionimin e lider\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, karshi arritjes dhe angazhimit p\u00ebr marr\u00ebveshjen finale Kosov\u00eb \u2013 Serbi. \u00cbsht\u00eb gjeneza politike e tyre, rrug\u00ebtimi i tyre politik dhe rrethanat kur u ngjiz\u00ebn si figura publike. Po e filloj me LDK-n\u00eb e cila lindi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur ishte e domosdoshme t\u00eb lindte di\u00e7ka e till\u00eb. Por megjith\u00ebse k\u00ebtij formacioni politik e popullor i printe nj\u00eb intelektual i shquar me nj\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb papar\u00eb popullore, ai s\u00ebrish nuk pati guximin t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb i pari marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Albini e pat kund\u00ebrshtuar p\u00ebr shum\u00eb vite, anipse ajo dha rezultate historike p\u00ebr Kosov\u00ebn, solli nd\u00ebrhyrjen e NATO-s e rrjedhimisht \u00e7lirimin. Rugova mbajti bajrakun, si\u00e7 do ta quante Albini, p\u00ebr disa vite por e l\u00ebshoi n\u00eb momentin vendimtar. E l\u00ebshoi tek krahu ushtarak, t\u00eb cil\u00ebt pa u menduar shum\u00eb e n\u00ebnshkruan marreveshjen e pas tyre edhe Rugova.<\/p>\n<p>Pra Rambujeja dha rezultatet e saj historike p\u00ebr Kosov\u00ebn jo p\u00ebr shkak t\u00eb zot\u00ebsis\u00eb s\u00eb delegacionit kosovar p\u00ebr negociim, por p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb dhe konsistenc\u00ebs amerikane n\u00eb proces, garantuesit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po e vazhdoj me Ramush Haradinajn, cili kishte filluar karrier\u00ebn si ushtarak i rrept\u00eb e luft\u00ebtar trim. Komadant zone q\u00eb nuk i bindej askujt, madje as Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebve as nuk ua lexonte letrat me vendime e urdh\u00ebra. Pas luft\u00ebs Ramushi hyri n\u00eb politik\u00eb por nuk arriti t\u00eb shk\u00ebputej nga e kaluara e tij prej ushtaraku q\u00eb e konsideronte t\u00eb shenjt\u00eb e si duket edhe arm\u00ebn e fort\u00eb p\u00ebr rrugetim n\u00eb nj\u00eb terren shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm se ushtria, pra n\u00eb politik\u00eb. Ai p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk ka shfaqur ambicie t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, por gjithmon\u00eb n\u00eb politk\u00ebn e brendshme, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e d\u00ebshmoi edhe gjat\u00eb dy viteve kryeminist\u00ebr, kur e la Tha\u00e7in t\u00eb lir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb e dikur hyri edhe vet por u largua shpejt duke demaskuar planet e ashtuquajtura sekrete t\u00eb ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Albini e nisi n\u00eb rrug\u00eb m\u00eb 1997 si student kund\u00ebr regjimit shtyp\u00ebs t\u00eb Milloshevicit, e pas luft\u00ebs e vazhdoi s\u00ebrish n\u00eb rrug\u00eb tash kund\u00ebr klas\u00ebs politike e kund\u00ebr misionit t\u00eb kombeve t\u00eb bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb 2010 hyri n\u00eb institucione por nuk arriti ta largoj\u00eb petkun opozitar t\u00eb rrug\u00ebs. Pra nj\u00eb politikan i ngjizur n\u00eb kund\u00ebrshtimin e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs e sidomos kund\u00ebrshtar i paepur i prezenc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00ebs nuk ka se si ta rr\u00ebnoi t\u00eb kaluar\u00ebn e tij duke n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>E \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri q\u00eb dallon nga k\u00ebta tre t\u00eb par\u00ebt, Hashim Tha\u00e7i. Ai mori timonin e drejtoris\u00eb politike t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb krahut ushtarak q\u00eb konsiderohej radikal\u00eb, por nuk p\u00ebrtoj\u00eb q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u2019i hyj\u00eb komunikimit me nivelet e ndryshme diplomatike, gj\u00eb q\u00eb ja mund\u00ebsonte edhe veprimi n\u00eb terren i ushtar\u00ebve q\u00eb kishin kapur pushk\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb e familjes e popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs. Tha\u00e7i pa hezitim n\u00ebnshkroi Rambujen\u00eb e p\u00ebrkrahu procesin e Vjen\u00ebs q\u00eb dhan\u00eb rezultatin shtet t\u00eb pavarur edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Tha\u00e7i mori pjes\u00eb n\u00eb dy proceset m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme negociatore t\u00eb Kosov\u00ebs, por rezultatet nuk ishin merit\u00eb as e tij e as nj\u00eb politikani tjet\u00ebr, ishin produkt i angazhimit dhe mb\u00ebshtetjes amerikane.<\/p>\n<p>Sot, 21 vjet nga Rambujeja kemi p\u00ebrpara nj\u00eb proces shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebissh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs dhe popullit t\u00eb saj. Marr\u00ebveshjen finale me Serbin\u00eb t\u00eb cil\u00ebs nuk guxuan as t\u2019i afrohen as Ramushi e as Albini. E lan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme Hashimin i cili ka prapa partin\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ush\u00ebhoqi p\u00ebr shum\u00eb vjet, pra PDK-n\u00eb, e po ashtu e ka prapa LDK-n\u00eb e cila nuk i \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb proceseve negociuese por jo duke mbajtur bajrakun deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>T\u00eb ndodhur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb duket se marr\u00ebveshja finale Kosov\u00eb \u2013 Serbi \u00ebsht\u00eb af\u00ebr e edhe e pashmangshme. SHBA pas nj\u00eb periudhe disavje\u00e7are pauze n\u00eb koh\u00ebn e presidentit Obama, e ka kthyer satelitin nga Ballkani. Pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb nevojshme e domosdoshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, pas nj\u00eb procesi t\u00eb d\u00ebshtuar negociatash teknike e politike n\u00eb Bruksel. Fati i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb prezenca amerikane n\u00eb proces p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb BE-ja q\u00eb nuk ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00ebndrime unike.<br \/>\nN\u00eb rrethanat e reja t\u00eb krijuara Albini do t\u00eb vazhdoj\u00eb luft\u00ebn e pakompromis kinse kund\u00ebr marr\u00ebveshjes e cila nuk pritet t\u00eb jet\u00eb aspak popullore, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu e mban aktiv mas\u00ebn mb\u00ebshtet\u00ebse dhe e mban kondicionin p\u00ebr rikthim kurdo q\u00eb zgjedhjet mbahen s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Pra dikush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb bredshme e dikush p\u00ebr t\u00eb jashtmen, por si duket asnj\u00ebri p\u00ebr vizionin e zhvillimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>(Autori \u00ebsht\u00eb politolog dhe gazetar, studiues i Politik\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Filozofis\u00eb)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Musa Preteni\u00a0 Nj\u00ebri n\u00eb ver\u00eb e tjetri n\u00eb pikun e kriz\u00ebs s\u00eb koronavirusit. Marr\u00ebveshja finale mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb rr\u00ebzoi dy kryeministra n\u00eb nj\u00eb hark kohor prej 8 muajsh.\u00a0Sado q\u00eb rrethanat e r\u00ebnies se Ramush Haradinajt n\u00eb korrik 2019 dhe Albin Kurtit n\u00eb mars 2020 jan\u00eb t\u00eb ndryshme, n\u00eb esenc\u00eb ekziston nj\u00eb burim, marr\u00ebveshja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":207053,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-207051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207051"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207051\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}