{"id":207055,"date":"2020-03-28T19:24:11","date_gmt":"2020-03-28T18:24:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=207055"},"modified":"2020-03-30T17:24:19","modified_gmt":"2020-03-30T15:24:19","slug":"smakaj-pse-i-kam-kcye-nqafe-albinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/smakaj-pse-i-kam-kcye-nqafe-albinit\/","title":{"rendered":"Pse i kam kcye n\u2019qaf\u00eb Albinit?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Driton Smakaj\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse Albini deklarohet publikisht q\u00eb nuk u ka dh\u00ebn\u00eb instruksione konkrete militant\u00ebve p\u00ebr pikat si m\u00eb posht\u00eb, edhe u b\u00ebn thirrje t\u00eb heqin dor\u00eb nga k\u00ebto veprime\u2026 At\u00ebher\u00eb q\u00eb ku po zotohem k\u00ebtu publikisht q\u00eb un\u00eb do t\u00eb b\u00ebhem an\u00ebtar i VV-s\u00eb. Natyrisht n\u00ebse Albini pranon.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>\u2013 Militant\u00ebt e VV-s\u00eb t\u00eb organizuar me mij\u00ebra prej tyre n\u00eb rrjet, ofendojn\u00eb, n\u00ebn\u00e7mojn\u00eb e lin\u00e7ojn\u00eb k\u00ebdo q\u00eb kritikon Albinin. Me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr Albinin.<\/p>\n<p>\u2013 Grupet e hapura n\u00eb facebook p\u00ebr mbrojtjen e Albinit kan\u00eb administrator\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur enkas p\u00ebr t\u00eb censuruar \u00e7do mendim apo kritik\u00eb q\u00eb vie n\u00eb drejtim t\u00eb Albinit. Asnj\u00eb status nuk aprovohet nga admin\u00ebt, n\u00ebse nuk e madh\u00ebron Albinin.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7do autor q\u00eb shkruan ndonj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb detajuar me plot argumente, militant\u00ebt e kan\u00eb me udh\u00ebzime nga lart\u00eb q\u00eb ai autor t\u00eb denigrohet e lin\u00e7ohet si mb\u00ebshtet\u00ebs i hajnave dhe krimit<\/p>\n<p>\u2013 Rival\u00ebt politik\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb quhen hajna, kriminel e tradhtar\u00eb. U montohen foto nga m\u00eb t\u00eb g\u00ebrrditshmet<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb gjith\u00eb rival\u00ebt sulmohen si budallenj, t\u00eb trash e t\u00eb pa ditur, q\u00eb nuk din\u00eb as t\u00eb lexojn\u00eb e vet\u00ebm Albini \u00ebsht\u00eb m\u00eb i men\u00e7uri i shqiptaris\u00eb<\/p>\n<p>\u2013 Nuk kursehen me sulme t\u00eb ulta edhe ambasador\u00ebt e huaj, duke shkelur mbi tradit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb mikpritjes s\u00eb mikut<\/p>\n<p>\u2013 Raportimi n\u00eb mas\u00eb tek admin\u00ebt e facebookut \u00e7do status q\u00eb kritikon Albinin, me q\u00ebllim t\u00eb censurimit dhe modelimit t\u00eb opinionit publik<\/p>\n<p>\u2013 Kulmi i paranoj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr t\u00eb stilit orvellian, ishte thirrja p\u00ebr t\u00eb mos e d\u00ebgjuar intervisten me Richard Grenell<\/p>\n<p>Personalisht kam pritur q\u00eb Albini do t\u00eb vazhdoj\u00eb qeverisjen t\u00eb pakt\u00ebn 4 vite. N\u00eb mes t\u00eb krizes me coronavirus, pa asnj\u00eb fije p\u00ebrgjegj\u00ebsie shkarkoi nj\u00eb Minist\u00ebr t\u00eb partnerit t\u00eb koalicionit pa paralajm\u00ebrim, p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb budallic\u00eb. Nd\u00ebrsa nuk e shkarkoi Ministrin e partis\u00eb s\u00eb tij q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb budallic\u00eb n\u00eb katror.<\/p>\n<p>Pra, brenda pak dit\u00ebsh mori vendime t\u00eb stilit t\u00eb Kimit dhe arriti t\u2019i bind gjith\u00eb militant\u00ebt e vet q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr r\u00ebnien e Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb te LDK-ja q\u00eb b\u00ebri mocionin e jo te Albini q\u00eb b\u00ebri shkarkimin.<\/p>\n<p>N\u00eb Parlament b\u00ebri dram\u00eb, u mor m\u00eb shum\u00eb me Presidentin, se sa me mos-marr\u00ebveshjen me LDK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Pa pik\u00eb respekti, nxori n\u00eb Parlament bisedat q\u00eb ai kishte me Presidentin me dyer t\u00eb mbyllura, duke shkelur komplet nj\u00eb etik\u00eb baz\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranueshme bot\u00ebrisht n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr biseda diskrete. Na b\u00ebri dram\u00eb pa asnj\u00eb argument se gjoja qenka nj\u00eb marr\u00ebveshje sekrete e gatshme, ve\u00e7 me ia qit\u00eb n\u00ebnshkrimin, e q\u00eb ajo marr\u00ebveshje e ndan\u00eb Kosov\u00ebn (duke mos dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se ku ndahet Kosova, n\u00eb cil\u00ebn pjes\u00eb, mbi tok\u00eb apo n\u00ebn-tok\u00eb) duke tentuar k\u00ebshtu t\u00eb na bind q\u00eb SHBA-ja tash qenka b\u00ebr\u00eb anti-Kosov\u00eb se don me i fal\u00eb tokat tona Serbis\u00eb. Edhe pas deklarimit t\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eb nuk ekziston nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb, nuk mori mundin t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb k\u00ebrkimfalje para publikut t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr dram\u00ebn e shkaktuar mbi baz\u00ebn e supozimeve t\u00eb tij konspiracioniste.<\/p>\n<p>Albin i dashur,<\/p>\n<p>Me veprimet tuaja m\u00eb ngjani sikur n\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb larg\u00ebt, ju keni qen\u00eb m\u00ebsuesi i Makiavelit, e jo n\u00eb t\u00eb tashm\u00ebn si lexues i tij.<\/p>\n<p>Jeni njeri q\u00eb lexoni shum\u00eb padyshim, por keni mbetur tek autor\u00ebt klasik. Ju sigurisht keni lexuar Ni\u00e7en dhe jeni entuziazmuar me filozofin\u00eb e tij t\u00eb mbinjeriut. K\u00ebshtu dukeni n\u00eb vep\u00ebr. Qofsha i gabuar. Por, ju i b\u00ebni thirrje Dautit q\u00eb t\u00eb mos mburret p\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb ai b\u00ebri p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr faktin q\u00eb p\u00ebr vend t\u00eb vet ka luftu, nd\u00ebrsa ju nuk l\u00ebni asnj\u00eb fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nuk tentoni t\u00eb merrni kredit si shp\u00ebtimtar i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe e dini pse e b\u00ebni ju k\u00ebt\u00eb? Sepse ju ndjeheni thell\u00eb n\u00eb shpirt si MBINJERIU i Ni\u00e7es.<\/p>\n<p>Ju besoni thell\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb duhet t\u00eb urdh\u00ebrohen e t\u00eb kontrollohen n\u00eb q\u00ebnie e n\u00eb mendim, nd\u00ebrsa ju jeni mbi njer\u00ebzit dhe shp\u00ebtimtari i tyre. Andaj, kur njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt tuaj u ndan\u00eb nga ju, dol\u00ebt publikisht dhe i quajt\u00ebt ata t\u00eb pa men\u00e7ur. Sa ishin me ty, ata ishin t\u00eb men\u00e7ur. Si u ndan\u00eb, ata jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb pa men\u00e7ur.<\/p>\n<p>E dini pse? Sepse ju besoni thell\u00eb q\u00eb jeni MBINJERIU.<\/p>\n<p>I dashur Albin,<\/p>\n<p>Ju mund ta p\u00eblqeni Ni\u00e7en, por t\u00eb jesh o bindur q\u00eb me Ni\u00e7en jan\u00eb frym\u00ebzuar Hitleri dhe Musolini. Vet motra e Ni\u00e7es ka qen\u00eb pjes\u00eb e grupit SS t\u00eb Hitlerit.<\/p>\n<p>Ju nuk e lexoni iluministin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sotme Stiven Pinker, i cili e \u00e7monton Ni\u00e7en, e \u00e7monton mbinjeriun e Ni\u00e7es dhe e \u00e7monton Ni\u00e7en si t\u00eb till\u00eb me efektet negative q\u00eb kishte filozofia e tij n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ju mund t\u00eb jeni i bindur q\u00eb keni lexuar filozof\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kaluar, por nuk shoh asnj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb citim nga ju, nga filozofi m\u00eb i madh i koh\u00ebs s\u00eb sotme Daniel Denett, i cili e fragmenton n\u00eb cop\u00ebza t\u00eb vogla iden\u00eb, mendimin, d\u00ebshir\u00ebn, pamjen e fotografis\u00eb, \u00ebndrr\u00ebn, ndjenjen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb sheh, emocionin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb shfaqet, besimin dhe mos-besimin, egon dhe marr\u00ebzin\u00eb, q\u00ebllimin dhe d\u00ebshtimin, r\u00ebnien dhe ngritjen, lotin dhe buz\u00ebqeshjen.<\/p>\n<p>I dashur Albin,<\/p>\n<p>Ju edhe mund t\u2019i bindni masat shqiptare q\u00eb jeni m\u00eb i dituri, e jam bindur q\u00eb tashm\u00eb militant\u00ebt tuaj t\u00eb shohin si mbinjeriu, por t\u00eb jesh i bindur q\u00eb dituria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oqean i pafund. Me oratorin\u00eb t\u00ebnde ju dukeni m\u00eb i men\u00e7uri i Ballkanit, por n\u00eb s\u00ebcilin vend t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore, me qasjen tuaj politike do t\u00eb arrinit t\u00eb mblidhnit jo m\u00eb shum\u00eb se 1% t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>Ta them k\u00ebt\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, sepse jam i bindur q\u00eb ju kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn tuaj nuk keni par\u00eb ndonj\u00eb projekt kompleks, ku p\u00ebrfshihen mij\u00ebra elemente p\u00ebr t\u00eb nxjerrur nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje n\u00eb sip\u00ebrfaqe. Jam i bindur q\u00eb nuk keni par\u00eb, e as studjuar kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb se si duket nj\u00eb plan kompleks p\u00ebr modelimin dhe zhvillimin e nj\u00eb grupi shoq\u00ebror, ku p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha aspektet e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb; fjala e lir\u00eb, media e lir\u00eb, shkenca, idet\u00eb, rival\u00ebt politik, kritika, kultura, leximi, filmi, p\u00ebrplasja, protestat, dhuna, \u00e7irrja, sharja, e drejta p\u00ebr t\u00eb jetuar apo p\u00ebr t\u00eb vdekur\u2026e \u00e7do element apo grimc\u00eb e vock\u00ebl e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike.<br \/>\nT\u00eb pakt\u00ebn nuk duken k\u00ebto gjana n\u00eb horizontin t\u00ebnd. \u00c7ka shoh nga militant\u00ebt tuaj, arrij t\u00eb kuptoj q\u00eb ju prisni t\u00eb b\u00ebheni MBINJERIU i Ni\u00e7es dhe si plan keni teknikat e Orwellit t\u00eb kontrollit t\u00eb mendimit t\u00eb masave.<\/p>\n<p>I dashur Albin,<\/p>\n<p>Ma thuaj t\u00eb lut\u00ebm \u00e7\u2019t\u00eb duhet kjo qasje sot? Pse qenka kritika ndaj teje e papranueshme? \u00c7\u2019t\u00eb duhen teknikat e censurimit t\u00eb mendimit? Pse qenka e domosdoshme r\u00ebnia e juaj (jo e Qeveris\u00eb tuaj) p\u00ebr ngritjen e nevojshme?<\/p>\n<p>Ma thuaj t\u00eb lut\u00ebm pse duhet t\u00eb ngriteni me metoda Orwelliane?<\/p>\n<p>Pse t\u00eb duhet roli i Mbretit i kamufluar n\u00eb demokraci?<\/p>\n<p>Ma thuaj pse jeni kaq i bindur q\u00eb vet\u00ebm ju jeni shp\u00ebtimtari yn\u00eb? Pse duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb men\u00e7ur vet\u00ebm ata q\u00eb bashkohen me ty? Nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb thirren si budallenj nga militant\u00ebt tuaj dhe nga vet ju?<\/p>\n<p>A do t\u00eb quhen edhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb do dalin nga partia juaj, t\u00eb pa men\u00e7ur? Apo budallenj? A do e p\u00ebrdorni s\u00ebcilin intelektual q\u00eb hyn n\u00eb partin\u00eb t\u00ebnde si nj\u00eb instrument p\u00ebr popullaritetin tuaj dhe sapo nuk pajtohet me ju, do e hidhni n\u00eb shport\u00eb si nj\u00eb leck\u00eb?<\/p>\n<p>I dashur Albin,<\/p>\n<p>N\u00ebse publikisht deklaroheni q\u00eb jeni kund\u00ebr k\u00ebtyre gj\u00ebrave q\u00eb shkruajta m\u00eb lart\u00eb dhe zotoheni q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoni nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike n\u00eb Kosov\u00eb, pa censur\u00eb t\u00eb mendimit brenda vet VV-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb zotohem publikisht q\u00eb do t\u00eb bashkohem me VV-n\u00eb si an\u00ebtar i saj p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. E duhet edhe t\u00eb pajtoheni q\u00eb publikisht do i them ato q\u00eb mendoj se nuk keni t\u00eb drejt\u00eb. Ose keni t\u00eb drejt\u00eb, por ndaj mendim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, qasja nuk je me mua, je me hajnat \u00ebsht\u00eb qasje tep\u00ebr e ult\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit e lir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p>P.S.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 desha t\u00eb sqarohem me miqt\u00eb e mi q\u00eb e dojn\u00eb shum\u00eb Albinin. Se nuk kam kurfar\u00eb preference politike aktualisht edhe se do t\u00eb isha i gatsh\u00ebm t\u2019i bashkohem VV-s\u00eb, n\u00ebse nuk mbret\u00ebron aty mbinjeriu i Ni\u00e7es dhe metodat Orwelliane dhe makiaveliste si mjet p\u00ebr realizim q\u00ebllimesh.<\/p>\n<p>Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr NDRYSHIME, por absolutisht Kosova nuk ka nevoj\u00eb aspak p\u00ebr MBINJERIUN e Ni\u00e7es.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdriton.smakaj%2Fposts%2F10216483009892241&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"636\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Driton Smakaj\u00a0 &nbsp; N\u00ebse Albini deklarohet publikisht q\u00eb nuk u ka dh\u00ebn\u00eb instruksione konkrete militant\u00ebve p\u00ebr pikat si m\u00eb posht\u00eb, edhe u b\u00ebn thirrje t\u00eb heqin dor\u00eb nga k\u00ebto veprime\u2026 At\u00ebher\u00eb q\u00eb ku po zotohem k\u00ebtu publikisht q\u00eb un\u00eb do t\u00eb b\u00ebhem an\u00ebtar i VV-s\u00eb. Natyrisht n\u00ebse Albini pranon. \u2013 Militant\u00ebt e VV-s\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":207056,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-207055","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207055"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207055\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}