{"id":207385,"date":"2020-03-29T11:24:24","date_gmt":"2020-03-29T09:24:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=207385"},"modified":"2020-03-30T17:22:19","modified_gmt":"2020-03-30T15:22:19","slug":"nuk-ka-qeveri-te-kosoves-qeveria-eshte-e-vetevendosjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nuk-ka-qeveri-te-kosoves-qeveria-eshte-e-vetevendosjes\/","title":{"rendered":"Nuk ka Qeveri t\u00eb Kosov\u00ebs, Qeveria \u00ebsht\u00eb e Vet\u00ebvendosjes"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Adil Behramaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Albin Kurti ka vendosur nj\u00eb monopol t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e Qeveris\u00eb dhe e ka kthyer at\u00eb n\u00eb Qeveri nj\u00ebpartiake. Edhe pse i shkarkuar nga shumica absolute, ai nuk e ka nd\u00ebrmend ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Ai synon t\u00eb mbetet n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb, duke refuzuar \u00e7do procedur\u00eb t\u00eb parapar\u00eb kushtetuese dhe ligjore, p\u00ebr em\u00ebrimin e nj\u00eb Qeverie t\u00eb re.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 25 mars, mesnata ende nuk kishte r\u00ebn\u00eb kur ai dhe Qeveria e tij u shkarkuan me vot\u00ebn e 82 deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Dy t\u00eb tretat e parlamentit i dhan\u00eb goditjen e fundit p\u00ebr politik\u00ebn dhe qeverisjen e pap\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb or\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur sapo ishte delegjitimuar, ai vendosi kontrollin 100 p\u00ebr qind mbi Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke e kthyer at\u00eb de fakto n\u00eb nj\u00eb Qeveri nj\u00ebpartiake n\u00eb demokracin\u00eb parlamentare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Albin Kurti iu p\u00ebrgjigj vot\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs absolute t\u00eb deputet\u00ebve. Ai u tall dhe e p\u00ebrbuzi demokracin\u00eb parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb. Tash edhe pse i shkarkuar nga shumica absolute pas vet\u00ebm 51 dit\u00ebsh n\u00eb pushtet, ai nuk e ka nd\u00ebrmend ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, me legjitimitet shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit se vet\u00eb Albin Kurti.<\/p>\n<p>Ai synon t\u00eb mbetet n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb, duke refuzuar \u00e7do procedur\u00eb t\u00eb parapar\u00eb kushtetuese dhe ligjore, p\u00ebr em\u00ebrimin e nj\u00eb Qeverie t\u00eb re.<\/p>\n<p>Gati e ka edhe planin. Po d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb Kryeminist\u00ebr i Qeveris\u00eb Moniste deri n\u00eb zgjedhjet e reja parlamentare, t\u00eb cilat synon t\u00eb mbahen me t\u00eb kaluar kriza e pandemis\u00eb Covid-19 n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, ai d\u00ebshiron ta p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn qeveritare, q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb rrethana t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u2019i fituar ato. Por, plani i tij nuk p\u00ebrfundon me kaq, sepse ai ka menduar edhe p\u00ebr Vjosa Osmanin. Asaj ia d\u00ebshiron marrjen e plot\u00eb t\u00eb kontrollit mbi LDK-n\u00eb, q\u00eb ky subjekt politik t\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb mot\u00ebrzim i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb partnere sa p\u00ebr sy e faqe, sa p\u00ebr kriter formal t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk beson fare Albin Kurti.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj joshjeje i kishte paraprir\u00eb edhe d\u00ebshira e zjarrt\u00eb e Vjosa Osmanit p\u00ebr ta marr\u00eb lidershipin e LDK-s\u00eb, por q\u00eb pafuqia e saj u d\u00ebshmua edhe gjat\u00eb vot\u00ebbesimit q\u00eb rr\u00ebzoi Qeverin\u00eb Kurti, duke mos mundur t\u2019i kontrolloj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy deputet\u00eb brenda subjektit t\u00eb saj. Ky ishte tregues i forc\u00ebs reale t\u00eb saj, e cila mund t\u00eb jet\u00eb elokuente, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb deficitare kah aft\u00ebsit\u00eb e lidershipit p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ngarendin pas saj.<\/p>\n<p>Por, teksa skena politike dhe opinioni publik n\u00eb dhjet\u00eb dit\u00ebt e fundit u mor me l\u00ebmshin politik dhe qeveris\u00ebs t\u00eb krijuar prej tij, kryeministri i shkarkuar arriti pav\u00ebrejtur ta ndryshonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebrb\u00ebrjen e Qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kur ishte votuar n\u00eb Kuvend m\u00eb 3 shkurt, me p\u00ebrkrahjen e 66 deputet\u00ebve apo 16 m\u00eb pak se numri i atyre q\u00eb votuan p\u00ebr rr\u00ebzimin e tij, p\u00ebrb\u00ebrja e Qeveris\u00eb Kurti ishte me 8 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe vet\u00eb kryeministrin, 7 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb LDK-s\u00eb, 2 t\u00eb komunitetit serb dhe 1 t\u00eb komunitetit boshnjak.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ishte krijuar baraspesha politike, q\u00eb ishte parim baz\u00eb i LDK-s\u00eb s\u00eb Isa Mustaf\u00ebs, kur dihej edhe rezultati i zgjedhjeve, ku Vet\u00ebvendosje mori 29 mandate dhe LDK-ja 28 sosh. Pra, me diferenc\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mandat deputeti, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mandatin e Mimoza Kusarit, e cila si duket nuk po ndjehet mir\u00eb si pjes\u00eb e tyre, pasi q\u00eb po ankohet pse nuk po ftohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Alternativ\u00ebs p\u00ebr konsultime t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb 26 marsit, pas shkarkimit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Avdullah Hoti, rreth nj\u00eb jav\u00eb pasi q\u00eb ishte shkarkuar edhe ministri Agim Veliu nga radh\u00ebt i LDK-s\u00eb, i cili ishte z\u00ebvend\u00ebsuar nga Xhelal Sve\u00e7la i Vet\u00ebvendosjes dhe jo nga Bajram Gecaj i LDK-s\u00eb, p\u00ebrb\u00ebrja e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kishte p\u00ebsuar ndryshim shum\u00eb substancial. Tash i kemi 17 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kabinetit Kurti, ku 9 prej tyre jan\u00eb nga Vet\u00ebvendosje, 5 nga LDK, 2 nga komuniteti serb dhe 1 nga komuniteti boshnjak.<\/p>\n<p>Pra, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nga 26 marsi ka nj\u00eb shumic\u00eb absolute n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe kryeministri i shkarkuar objektivisht mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb sa i p\u00ebrket vendimmarrjes s\u00eb ekzekutivit.<\/p>\n<p>Ai tashm\u00eb ka vendosur nj\u00eb monopol t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb edhe n\u00eb vendimmarrjen e Qeveris\u00eb dhe realisht e ka kthyer at\u00eb n\u00eb Qeveri nj\u00ebpartiake.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta teknike dhe politike me zhvillimet n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo Qeveri pra, me p\u00ebrb\u00ebrjen aktuale \u00ebsht\u00eb falsifikim i vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shprehur n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit. Albin Kurti e ka uzurpuar pushtetin e plot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Qeveri me vet\u00ebm 26.2% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e paprecedent n\u00eb historin\u00eb e demokracis\u00eb parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, ai tashm\u00eb po abuzon me t\u00eb madhe me pushtetin edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, kjo e fundit, p\u00ebr ta ruajtur namin e partis\u00eb shtetformuese dhe institucionaliste, me gjas\u00eb nuk e ka nd\u00ebrmend t\u00eb dal\u00eb nga kjo Qeveri, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb tani roli i saj \u00ebsht\u00eb fare simbolik dhe p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb Albin Kurti e ka vrar\u00eb edhe iluzionin se kjo Qeveri ishte partneritet midis dy partive q\u00eb fituan m\u00eb s\u00eb shumti vota n\u00eb zgjedhjet e fundit.<\/p>\n<p>Realiteti i nj\u00ebmendt\u00eb se kjo Qeveri de fakto \u00ebsht\u00eb nj\u00ebpartiake mund t\u00eb shp\u00ebrfaqet edhe m\u00eb shum\u00eb dit\u00ebve t\u00eb ardhshme. Por, t\u00eb gjitha partit\u00eb tjera shqiptare, parlamentare dhe joparlamentare, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatshme q\u00eb ta mbrojn\u00eb demokracin\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet kushtetuese, ligjore dhe politike kund\u00ebr nj\u00eb kryeministri t\u00eb shkarkuar q\u00eb synon ta instaloj\u00eb monizmin n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Qeveri e re duhet t\u00eb krijohet sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm si epilog i natyrsh\u00ebm i rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebsaj Qeverie n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, por edhe si garantuese e demokracis\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>*(Autori \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar politik i presidentit Tha\u00e7i. Q\u00ebndrimet e shprehura jan\u00eb personale.)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Adil Behramaj Albin Kurti ka vendosur nj\u00eb monopol t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e Qeveris\u00eb dhe e ka kthyer at\u00eb n\u00eb Qeveri nj\u00ebpartiake. Edhe pse i shkarkuar nga shumica absolute, ai nuk e ka nd\u00ebrmend ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vullnet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Ai synon t\u00eb mbetet n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":207386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-207385","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207385"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207385\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}