{"id":208130,"date":"2020-03-30T18:58:56","date_gmt":"2020-03-30T16:58:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=208130"},"modified":"2020-03-30T19:13:17","modified_gmt":"2020-03-30T17:13:17","slug":"albin-kurti-cyberxhemati-dhe-psikologjia-e-turmes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/albin-kurti-cyberxhemati-dhe-psikologjia-e-turmes\/","title":{"rendered":"Albin Kurti, cyberxhemati dhe psikologjia e turm\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Artan Behrami\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>P\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb mitin e politikanit t\u00eb pathyesh\u00ebm, Albin Kurti d\u00ebshiron ballafaqim me pesh\u00ebn e kund\u00ebrt t\u00eb kolovajz\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ulur. Ai p\u00ebrball\u00eb krejt bot\u00ebs! P\u00ebrmes grupeve virtuale sektare dhe trolling, VV-ja mundohet t\u00eb krijoj\u00eb realitete, t\u00eb cilat me \u00e7do kusht duhet t\u2019i p\u00ebrshtaten profecive t\u00eb gjeniut Albin Kurti. Ai asnj\u00ebher\u00eb nuk i p\u00ebrshtatet realitetit gjeopolitik q\u00eb e krijon Amerika, por pret q\u00eb Amerika t\u2019i p\u00ebrshtatet realitetit paralel q\u00eb e krijon ai!<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Hap\u00ebsira e tenxhereve ishte shum\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr t\u2019i z\u00ebn\u00eb krejt shpresat e thurura nga VV-ja p\u00ebr t\u00eb zier\u00eb pu\u00e7in e paqen\u00eb dhe p\u00ebr ta shp\u00ebtuar nga djegia Qeverin\u00eb, fillimisht e vetdor\u00ebzuar, m\u00eb pas e shkarkuar.<\/p>\n<p>Kur Amerika zyrtare ua rr\u00ebnoi krejt piramid\u00ebn e paranojave, tani shpresat i kan\u00eb futur \u2018all in\u2019 n\u00eb n\u00ebnklient\u00ebt privat\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrit t\u00eb shkarkuar, Haki Abazi, klient i \u201cRockefeller Brothers\u201d.<\/p>\n<p>Cyberxhemati, q\u00eb synon fuqizimin e gjeniut, duke iu n\u00ebnshtruar dhe p\u00ebrulur atij, \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb \u00e7do z\u00ebri, qoft\u00eb ai edhe z\u00eb i izoluar, p\u00ebr t\u00eb ruajtur gjendjen e transit dhe p\u00ebr t\u2019i ushqyer halucinacionet.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes grupeve virtuale sektare dhe trolling, ata mundohen t\u00eb krijojn\u00eb realitete, t\u00eb cilat, me \u00e7do kusht, duhet t\u2019i p\u00ebrshtaten profecive t\u00eb Kurtit, duke shtypur \u00e7do mendim tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebndej bot\u00ebs paralele.<\/p>\n<p>Kurti asnj\u00ebher\u00eb nuk i p\u00ebrshtatet realitetit gjeopolitik q\u00eb e krijon Amerika, ai pret q\u00eb Amerika t\u2019i p\u00ebrshtatet realiteteve q\u00eb ai i krijon.<br \/>\nGjeniu, fillimisht krijon iluzionin e Kosov\u00ebs s\u00eb shitur, t\u00eb ndar\u00eb, t\u00eb humbur, t\u00eb kapur, t\u00eb shkat\u00ebrruar, derisa detyra e pap\u00ebrshkruar e filozof\u00ebve, myhib\u00ebve dhe cyberxhematit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb multiplikator\u00eb t\u00eb k\u00ebtij iluzioni, q\u00eb m\u00eb pas transformohet n\u00eb hipnoz\u00eb!<\/p>\n<p>Ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb realitet n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; realitetin e Albin Kurtit, si nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb absolute, e patjet\u00ebrsueshme dhe p\u00ebrfundimtare-infinite.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb merr guximin p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar \u2018apostullat\u2019 dhe \u2018suret\u2019 e Albin Kurtit do t\u00eb quhet antikrisht dhe shejtan! Kushdo q\u00eb guxon ta kritikoj\u00eb Kurtin do ta ket\u00eb ferrin e garantuar.<\/p>\n<p>Dhe energjia e pashtershme e Kurtit buron pik\u00ebrisht k\u00ebtu: nga psikologjia e mas\u00ebs, nga psikologjia e turm\u00ebs.<\/p>\n<p>Albin Kurti gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mbizot\u00ebrimit mbi turm\u00ebn, derisa turma \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb n\u00ebnshtrimit, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit &#8211; t\u00eb Fyrerit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb demagog manipulon me turm\u00ebn, ku pavet\u00ebdija p\u00ebr veprimet e saj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thell\u00eb sesa nd\u00ebrdija racionale p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur at\u00eb! Nj\u00eb turm\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga miliona njer\u00ebz, por q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mendim &#8211; mendimin e Alin Kurtit!<\/p>\n<p>Energjin\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrit\u00ebse Kurti e merr nga efektet e hipnoz\u00ebs q\u00eb e prodhon vet\u00eb! Ky \u00ebsht\u00eb cikli i mbijetes\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti nuk jeton nga fitoret, por nga humbjet, jo nga triumfet politike n\u00eb Qeveri, por nga viktimizimi n\u00eb opozit\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebdor\u00ebzimi pas qeverisjes 50-dit\u00ebshe, ku filloi num\u00ebrimi teposht\u00eb i demistifikimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb do t\u00eb zgjaste q\u00ebndrimi n\u00eb Qeveri, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb binte posht\u00eb transversalja morale q\u00eb e kishte ngritur n\u00eb qiell. Opozita \u00ebsht\u00eb shtrati ku rritet dhe forcohet mistifikimi p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nPrandaj, e braktisi dialogun Kosov\u00eb-Serbi, prandaj nuk i ktheu t\u00eb pagjeturit, prandaj nuk e vendosi kufirin n\u00eb \u00c7akorr, prandaj nuk e bashkoi Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb, prandaj nuk e luftoi korrupsionin, prandaj nuk e zhvilloi ekonomin\u00eb, prandaj nuk, nuk, nuk&#8230;<\/p>\n<p><strong>Konfrontimi ideologjik me Amerik\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb mitin e politikanit me kurriz t\u00eb pathyesh\u00ebm, Kurti d\u00ebshiron ballafaqim me pesh\u00ebn e kund\u00ebrt t\u00eb kolovajz\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ulur. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb Albin Kurti, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr krejt bota.<\/p>\n<p>Prishja me LDK-n\u00eb e p\u00ebrmbyll ciklin e hasm\u00ebris\u00eb me t\u00eb gjitha partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb, duke u a\u00e7ikuar nga t\u00eb tjer\u00ebt, duke krijuar ndarjen iluzionare nd\u00ebrmjet t\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes, t\u00eb bardh\u00ebs dhe t\u00eb zez\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfytyrimi, ky \u00ebsht\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi qysh ai sheh gjith\u00e7ka q\u00eb e rrethon.<\/p>\n<p>Ai mendon se \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb p\u00ebrmes retorik\u00ebs me efekt t\u00eb hajmalis\u00eb, p\u00ebrmes aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb magjistari t\u00eb relativizoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb, t\u00eb zhduk\u00eb \u00e7do penges\u00eb dhe t\u00eb nxjerr\u00eb nga sheshiri lepurin sa her\u00eb q\u00eb i duhet!<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrve\u00e7 gjeniut, magjistarit dhe manipulatorit, Kurtit k\u00ebto dit\u00eb iu patentua edhe epiteti i mashtruesit. Ambasadori amerikan, Richard Grenell, e v\u00ebrtetoi se Kurti e kishte g\u00ebnjyer n\u00eb sy se do ta largonte taks\u00ebn 100%.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij triku, Kurti arriti t\u2019i bind amerikan\u00ebt e Trumpit se do t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpunues me ta. Derisa amerikan\u00ebt e Bidenit i g\u00ebnjeu se Kosova do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb ferr, n\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Trumpit!<\/p>\n<p>Prandaj, reagimet e administrat\u00ebs Trump, por edhe t\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr k\u00ebto dit\u00eb, ishin n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj g\u00ebnjeshtre.<\/p>\n<p>Pasi n\u00eb mbi 10 mij\u00eb metra katror\u00eb nuk i ka mbetur kush q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konfrontuar me t\u00eb, ai i kaloi kufijt\u00eb shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr t\u2019u kacafytur me Amerik\u00ebn.<br \/>\nSa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe polarizimi me ta, aq m\u00eb i fuqish\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb legjendarizimi dhe mistifikimi p\u00ebr t\u00eb!<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kund\u00ebrshtimi ndaj Amerik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb pozicion politik. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm reflektim ideologjik. Nj\u00eb ideologji, ku Amerika portretizohet si imperialiste dhe ku miq\u00ebsia me shtetin q\u00eb e \u00e7liroi dhe e pavar\u00ebsoi Kosov\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrjetshme, por i ka dit\u00ebt e num\u00ebruara.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe filozof\u00ebt e saj, tash e dy dekada, po mundohen t\u00eb etablojn\u00eb nj\u00eb ideologji t\u00eb till\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj, lista e amerikan\u00ebve q\u00eb Kurti i ka kund\u00ebrshtuar \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb sa k\u00ebtu e n\u00eb Shkup!<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte sot president i SHBA-s\u00eb edhe Bill Clintoni, q\u00ebndrimi i kryeministrit t\u00eb shkarkuar, Kurti, do t\u00eb ishte sakt\u00ebsisht i nj\u00ebjt\u00eb me q\u00ebndrimin e sotsh\u00ebm q\u00eb e ka kund\u00ebr Trumpit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1999, Kurti i doli kund\u00ebr presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Bill Clinton, sekretares Madeleine Albright, ambasador\u00ebve Richard Holbrooke dhe Christopher Hill!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 2006, 2007 dhe 2008, Kurti, p\u00ebrmes protestave t\u00eb dhunshme, i shpalli tradhtar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb negociatat p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai doli hapur kund\u00ebr presidentit George W. Bush, kund\u00ebr sekretares Condoleezza Rice dhe kund\u00ebr ambasadorit Frank Wisner, i cili ishte i d\u00ebrguar i Amerik\u00ebs n\u00eb negociata.<br \/>\nPor, nga viti 2014 deri n\u00eb vitin 2016 filloi edhe konfrontimi direkt i Kurtit me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ai doli kund\u00ebr presidentit Obama, kund\u00ebr mikut t\u00eb madh t\u00eb Kosov\u00ebs, Joe Biden-z\u00ebvend\u00ebspresident, kund\u00ebr John Kerrryt-Sekretar i Shtetit.<\/p>\n<p>Kurti ishte n\u00eb konflikt me 10 ambasador\u00eb amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme p\u00ebrfaq\u00ebsonin Amerik\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. Madje, ambasadores Tracey Ann Jacobson i kishin shkaktuar edhe l\u00ebndime fizike.<\/p>\n<p><strong>Engel vs Haki Abazifeller<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb dor\u00ebheqje, Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb proaamerikan vet\u00ebm me ata t\u00eb cil\u00ebt e ndajn\u00eb mendimin e tij. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt i konsideron imperialist\u00eb! Dhe, n\u00eb mesin e 327 milion\u00eb amerikan\u00ebve, sigurisht q\u00eb do t\u00eb gjej\u00eb njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kongresmeni Eliot Engel nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e tyre. Engeli, si pak personalitete n\u00eb Amerik\u00eb, ka konsistenc\u00eb n\u00eb mbrojtjen e Kosov\u00ebs.<br \/>\nKritikat e tij, me vend dhe pa vend, duhet t\u00eb respektohen. Por, Albin Kurti dhe VV-ja, tash e 20 vjet, n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr angazhimit t\u00eb kongresmentit Engel.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb historin\u00eb amerikane, kongresmenet dhe senator\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb mbi vete barr\u00ebn e pushtetit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, shpeshher\u00eb kan\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr vendimeve t\u00eb Administrat\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Fundja, kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrshkrimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kongresmeni.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit prill t\u00eb vitit 1999, nja 26 kongresmen\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb presidentit Bill Clinton, koleg\u00eb t\u00eb Eliot Engel, kishin votuar kund\u00ebr intervenimit amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO-s. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb histori!<\/p>\n<p>Por, edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb si sot, besimi te presidenti dhe Administrata amerikane ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh sesa ndaj kongresmen\u00ebve dhe senator\u00ebt\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt shpeshher\u00eb udh\u00ebhiqen nga interesi p\u00ebr t\u00eb forcuar partin\u00eb q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Por, krejt ndryshe jan\u00eb n\u00ebnklient\u00ebt e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit n\u00eb dor\u00ebheqje, Haki Abazi. Ata, tash e nj\u00eb koh\u00eb, jan\u00eb duke i legjitimuar paranojat dhe profecit\u00eb apokaliptike t\u00eb Kurtit se n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb e ndan Kosov\u00ebn dhe e shp\u00ebrblen Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Profesor\u00ebt Daniel Serwer dhe Eduard Joseph, dikur t\u00eb paguar nga \u201cRockefeller Brothers\u201d, jan\u00eb nd\u00ebr amerikan\u00ebt e rrall\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje t\u00eb mos i besohet Amerik\u00ebs, por t\u2019u besohet atyre!<\/p>\n<p>D\u00ebshir\u00ebn legjitime t\u00eb k\u00ebtyre profesor\u00ebve p\u00ebr d\u00ebshtimin e presidentit Trump n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb duke e materializuar Abazi p\u00ebrmes mediave n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb paguara me miliona, tash e nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p>Abazi \u00ebsht\u00eb duke u munduar q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb ata dhe grupet virtuale sektare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur iluzionin se Administrata Trump \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, se \u00ebsht\u00eb pro serbe, derisa kushdo q\u00eb bashk\u00ebpunon me<br \/>\nAmerik\u00ebn e tradhton Kosov\u00ebn!<\/p>\n<p>Por, shqiptar\u00ebt gjithmon\u00eb shpresat i kan\u00eb vendosur te Administrata amerikane, jo te individ\u00ebt e as te senator\u00ebt dhe kongresmen\u00ebt.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, Rugova, Tha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt nuk do t\u00eb duhej t\u2019i besonin Clinton, por qindra kongresmen\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb prill t\u00eb vitit 1999 votuan kund\u00ebr intervenimit t\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>T\u2019u besonin m\u00eb shum\u00eb profesor\u00ebve, analist\u00ebve, senator\u00ebve dhe kongresist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vitin 2008 ishin kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, sesa presidentit Bush.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto momente historike, Kosova nuk ka koh\u00eb p\u00ebr eksperimente q\u00eb garantojn\u00eb vet\u00ebm status-quo, por duhet ta p\u00ebrdorim ila\u00e7in, i cili gjithmon\u00eb ka funksionuar.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebdh\u00ebniet me Amerik\u00ebn \u2013 ekzistenciale p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb situata t\u00eb rrezikut, t\u00eb izolimit, t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb perspektiv\u00ebs dhe t\u00eb siguris\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs natyrsh\u00ebm shikojn\u00eb kah Amerika.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb reaksion i natyrsh\u00ebm gjenetik! \u00cbsht\u00eb e vetmja adres\u00eb politike, e cila mund t\u2019i p\u00ebrballoj\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrdijen ton\u00eb, sfidat para t\u00eb cilave gjendemi.<\/p>\n<p>Prandaj, Kosova duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb proces t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi, i udh\u00ebhequr nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova, me nj\u00eb pjes\u00ebmarrje unifikuese, si n\u00eb Rambuje dhe Vjen\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb dhjet\u00ebra mund\u00ebsi q\u00eb mos ta n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>Ka dhjet\u00ebra mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb mos t\u00eb vij\u00eb fare n\u00eb Parlament. Ka dhjet\u00ebra mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga procesi sa her\u00eb q\u00eb mendohet se interesat e Kosov\u00ebs po cenohen. Por, mos hyrja n\u00eb proces, p\u00ebrve\u00e7q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb e frik\u00ebs dhe e dor\u00ebzimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe braktisje e SHBA-s\u00eb si partner p\u00ebrcaktues p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, shkuarja e Kosov\u00ebs n\u00eb Uashington, nuk \u00ebsht\u00eb dhe as q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshtuar. Kosova duhet t\u00eb shkoj\u00eb atje p\u00ebr t\u00eb fituar s\u00ebrish, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe an\u00ebtare e OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>*(Autori \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar politik i presidentit Tha\u00e7i. Q\u00ebndrimet e shprehura jan\u00eb personale)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Artan Behrami\u00a0 P\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb mitin e politikanit t\u00eb pathyesh\u00ebm, Albin Kurti d\u00ebshiron ballafaqim me pesh\u00ebn e kund\u00ebrt t\u00eb kolovajz\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ulur. Ai p\u00ebrball\u00eb krejt bot\u00ebs! P\u00ebrmes grupeve virtuale sektare dhe trolling, VV-ja mundohet t\u00eb krijoj\u00eb realitete, t\u00eb cilat me \u00e7do kusht duhet t\u2019i p\u00ebrshtaten profecive t\u00eb gjeniut Albin Kurti. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":208138,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-208130","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/208130","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=208130"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/208130\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/208138"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=208130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=208130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=208130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}