{"id":210079,"date":"2020-04-02T18:51:30","date_gmt":"2020-04-02T16:51:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=210079"},"modified":"2020-04-08T19:12:47","modified_gmt":"2020-04-08T17:12:47","slug":"flakareshat-qe-nuk-e-kendellen-albin-kurtin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/flakareshat-qe-nuk-e-kendellen-albin-kurtin\/","title":{"rendered":"Flakareshat q\u00eb nuk e k\u00ebndellen Albin Kurtin"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Adil Behramaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Me gjith\u00eb goditjet q\u00eb mori, Albin Kurti po vazhdon t\u00eb hiqet sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb. Ai nuk po e sheh veten as t\u00eb dor\u00ebhequr, as t\u00eb shkarkuar, por n\u00eb detyr\u00eb. Ai nuk po e sheh veten as si shkel\u00ebs t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Por, si shkel\u00ebs i Kushtetut\u00ebs m\u00eb nuk ka as kredi morale q\u00eb t\u2019i referohet asaj.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Nuk ka politikan n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb flakaresha politike se Albin Kurti. As p\u00ebr 5 vjet politikan\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ky p\u00ebr 50 dit\u00eb. Asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme nuk i jan\u00eb ndalur dhe s\u00ebrish nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebndellur.<\/p>\n<p>Dy flakareshat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ishin shkarkimi nga pozita e kryeministrit dhe shkelja e Kushtetut\u00ebs me nj\u00eb vendim antikushtetues. N\u00eb fakt, shkarkimi me votat e 82 deputet\u00ebve, me aq sa mund t\u00eb ndryshohet edhe Kushtetuta e vendit dhe aktgjykimi q\u00eb zyrtarisht e b\u00ebri shkel\u00ebs t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb dy goditje tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht do i mbesin n\u00eb biografin\u00eb politike. Por, si i till\u00eb, Albin Kurti q\u00eb hiqet sikur nuk ia l\u00ebn\u00eb fare flakareshat politike, po rezulton t\u00eb jet\u00eb goxha politikan me l\u00ebkur\u00eb t\u00eb regjur.<\/p>\n<p>A e zbrit\u00ebn n\u00eb tok\u00eb k\u00ebto dy goditje? Jo, aspak!<\/p>\n<p>Albini i jep vetes t\u00eb drejt\u00eb absolute dhe nuk ka sugjerim, propozim apo k\u00ebshill\u00eb q\u00eb ia nd\u00ebrron mendjen apo e vet\u00ebdijeson p\u00ebr shkarjet e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Makina politike e Albin Kurtit, n\u00eb k\u00ebto 50 dit\u00eb qeverisje, u tregua e lodhur dhe e vog\u00ebl n\u00eb p\u00ebrmasat e kubik\u00ebve. Koleg\u00ebt e Albinit n\u00eb Fakultetin e Inxhinieris\u00eb Elektrike do e quanin makin\u00eb me kapacitet 800cc. Si kryeminist\u00ebr, ai nuk u dha asnj\u00eb mund\u00ebsi minimale as tifoz\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb krenohen me \u201ctrash\u00ebgimin\u00eb\u201d e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin e brendsh\u00ebm, ai d\u00ebshmoi q\u00eb nuk di t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb as partneritet dhe as t\u2019i ruaj\u00eb partner\u00ebt. Flakareshi m\u00eb i madh q\u00eb mori brenda 40 dit\u00ebsh qeverisjeje i erdhi nga partneri i tij. Me psikologji diktatoriale, Albin Kurti e l\u00ebndoi edhe an\u00ebtarin e madh t\u00eb koalicionit.<\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb konsiderat\u00eb, pa respekt dhe pa p\u00ebrfillje, Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, pa u konsultuar as me liderin n\u00ebnshkrues t\u00eb koalicionit t\u00eb tij. Pra, ai e injoroi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb skajshme dhe me veprime t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme u shkaktoi edhe plag\u00eb t\u00eb thella politike.<\/p>\n<p>Si inxhinier i energjis\u00eb elektrike, Albin Kurti \u00e7do qarku politik po i jep \u201clidhje t\u00eb shkurt\u00ebr\u201d. Po i jep kurshlluz, si\u00e7 i thon\u00eb elektricist\u00ebt, p\u00ebr t\u2019u kuptuar m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ende m\u00eb keq, n\u00eb debatin e zhvilluar n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e Qeveris\u00eb Kurti, nj\u00eb dishepull besnik i tij e tregoi m\u00eb s\u00eb miri verb\u00ebrin\u00eb e tyre politike. Ky deputet i tij, q\u00eb refuzoj t\u2019i b\u00ebj nder p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrmendur emrin, i tha hapur LDK-s\u00eb se jo vet\u00ebm ministrin, por edhe liderin do ia nd\u00ebrrojn\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb shembull shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebshmuar shpirtin autokrat t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet p\u00ebr shkarkimin e ministrit Veliu nga Qeveria, Albin Kurti disa her\u00eb p\u00ebrmendi filozofin\u00eb dhe parimet e tij autokratike. N\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr, \u00ebsht\u00eb shef i madh dhe gjith\u00eb vart\u00ebsit e tij n\u00eb Qeveri, pavar\u00ebsisht nga cila parti vijn\u00eb, vet\u00ebm at\u00eb e kan\u00eb shef. K\u00ebt\u00eb sikur d\u00ebshironte ta p\u00ebrs\u00ebriste sa m\u00eb shpesh, por po aq shpesh edhe harronte q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik duhet t\u00eb ket\u00eb kultur\u00eb t\u00eb toleranc\u00ebs dhe respektit p\u00ebr mendimin ndryshe. Megjithat\u00eb, leksioni dhe mesazhi i duhur doli. An\u00ebtari i koalicionit dhe skena politike e Kosov\u00ebs e pan\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Albin Kurti dhe sekti i tij politik. As LDK-ja, sado paq\u00ebsore, nuk e duroi nj\u00eb \u201cflakaresh\u201d t\u00eb till\u00eb. P\u00ebrkundrazi, Albinit ia ktheu me shpull\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Albin Kurti nuk diti t\u00eb menaxhoj\u00eb mir\u00eb qysh n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes. Ai nuk e hoqi tarif\u00ebn p\u00ebr prodhimet e Serbis\u00eb, nj\u00eb vendim i marr\u00eb nga Qeveria e m\u00ebparshme, ndaj s\u00eb cil\u00ebs nuk kishte kurrfar\u00eb obligimi. P\u00ebrkundrazi, u kurthua t\u00ebr\u00ebsisht si nj\u00eb brejt\u00ebs i vog\u00ebl rreth saj dhe doli nga ky \u00e7ark i ngrehur vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur mocioni ia rrezikoi Qeverin\u00eb, duke i mbledhur n\u00eb mesnat\u00eb oborrtar\u00ebt, me t\u00eb cil\u00ebt pa fije nderi pjes\u00ebrisht nisi heqjen e saj.<\/p>\n<p>Me q\u00ebndrimin rigjid ndaj tarif\u00ebs, Albin Kurti e verifikoi filozofin\u00eb e tij antiamerikane. Edhe kur e zbuti, ai nuk p\u00ebrmbushi k\u00ebrkesat e miqve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb administrat\u00ebs aktuale amerikane. Nd\u00ebrsa, e gjeti Dit\u00ebn e Rrenave, 1 Prillin, p\u00ebr t\u00eb vendosur m\u00eb pas kinse nj\u00eb reciprocitet gradual.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb rrafshin e jasht\u00ebm, avazin e vjet\u00ebr t\u00eb rritjes s\u00eb antiamerikanizmit nuk e ndali fare. Madje, ai i dredhonte pa fije turpi edhe deklaratat zyrtare t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve amerikan\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb i duhej ta menaxhonte frustrimin qytetar q\u00eb derivonte nga veprimet e tij. Pa p\u00ebrtuar fare u armiq\u00ebsua m\u00eb gjith\u00eb hierarkin\u00eb amerikane, q\u00eb nga sekretari Pompeo dhe m\u00eb pas Grenell, Palmer dhe Kossnet. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta, nj\u00ebri pas tjetrit, her\u00eb n\u00eb Munih, her\u00eb n\u00eb Berlin, her\u00eb n\u00eb Uashington e her\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Albin Kurtit vazhdimisht i dhan\u00eb flakaresha politike.<\/p>\n<p>Ambasadori Grenell e quajti publikisht g\u00ebnjeshtar, ashtu si\u00e7 e quajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e njohin. Nd\u00ebrsa, ambasadori Kossnet i dha flakaresha mu n\u00eb mes t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb fundit t\u00eb Albin Kurtit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga rr\u00ebzimi i tij.<\/p>\n<p>Ky antiamerikaniz\u00ebm si frym\u00eb e kultivuar kryesisht prej njer\u00ebzve t\u00eb tij, ka nxitur edhe rryma t\u00eb ndryshme t\u00eb radikalizmit n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat Albin Kurti i shijon shum\u00eb hapur. Th\u00ebn\u00eb me pak fjal\u00eb, Albin Kurti i dha fund edhe teorive t\u00eb konspiracionit q\u00eb ziheshin p\u00ebr t\u00eb. M\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb qarkullojn\u00eb teori t\u00eb tilla as p\u00ebr radikaliz\u00ebm dhe as p\u00ebr antiamerikaniz\u00ebm, sepse tashm\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e dukshme dhe e bollshme p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos shum\u00eb flakareshave q\u00eb mori si kryeminist\u00ebr, ai u zbyth t\u00ebr\u00ebsisht edhe nga boshti politik dhe parimor krahasuar me Albin Kurtin opozitar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt e harroi bashkimin dhe flamurin komb\u00ebtar, kurse flamurin lara-lara dhe himnin pa z\u00eb q\u00eb deri dje i p\u00ebrbuzte, nisi edhe gatitu t\u2019iu q\u00ebndroj\u00eb.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb goditjet q\u00eb mori, Albin Kurti po vazhdon t\u00eb hiqet sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb. Ai nuk po e sheh veten as t\u00eb dor\u00ebhequr, as t\u00eb shkarkuar, por n\u00eb detyr\u00eb. Ai nuk po e sheh veten as si shkel\u00ebs t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk e p\u00ebrmendi at\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese e vler\u00ebsoi m\u00eb 31 mars 2020.<\/p>\n<p>Si shkel\u00ebs i Kushtetut\u00ebs m\u00eb nuk ka as kredi morale q\u00eb t\u2019i referohet asaj. Sikur vet\u00ebm pak t\u00eb kishte fytyr\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmend at\u00eb do t\u00eb duhej edhe t\u00eb turp\u00ebrohej. Aq m\u00eb shum\u00eb kur shkel\u00ebsit e m\u00ebhersh\u00ebm nuk i kishte mjaftuar t\u2019i quante vet\u00ebm kriminel\u00eb, por edhe superkriminel\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb faktin se demokracia n\u00eb Kosov\u00eb e ka nj\u00eb histori t\u00eb natyrshme, por me Albin Kurtin ka shum\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet panatyrshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb amerikane, ku KFOR-i dhe OSBE-ja jan\u00eb pandash\u00ebm mes nesh, frika se mund t\u00eb instalohet nj\u00eb sistem koreanoverior nuk duhet as t\u00eb ekzistoj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luks i madh i Albin Kurtit, q\u00eb demokracia jon\u00eb nuk ia duron!<\/p>\n<p>Ai kot e luan rolin e liderit proletar e populist, kur n\u00eb dit\u00ebt me shi e mban edhe \u00e7adr\u00ebn vet\u00eb. Kot e nxjerr edhe gjoksin p\u00ebrpara duke e shikuar vetveten si personazh hero, t\u00eb ngjash\u00ebm me protagonist\u00ebt e filmave t\u00eb realizmit socialist. Kot e konsideron veten edhe si komisar t\u00eb ngritur ideologjikisht apo si nj\u00eb moralist puritan, sepse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i bezdissh\u00ebm, ngjash\u00ebm sikurse nj\u00eb sofist i pad\u00ebshiruar, q\u00eb dy her\u00eb askush nuk e d\u00ebgjon.<\/p>\n<p>Nuk di edhe sa goditje e flakaresha politike duhet ai t\u2019i marr\u00eb, q\u00eb ta kuptoj\u00eb se skena politike dhe qeverisja demokratike nuk e durojn\u00eb nj\u00eb profil t\u00eb till\u00eb politikani. Por, si subjekt politik, si rrall\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e shteteve parlamentare, kan\u00eb mbetur t\u00ebr\u00ebsisht vetmitar. I vetmuar p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe Albin Kurti, i cili pas dy dekadave si opozitar, me vet\u00ebm 50 dit\u00eb qeverisje, ia humbi t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb vetes q\u00eb ndokush t\u2019i bashkohet n\u00eb partneritet si vullnetar!<\/p>\n<p><em>(Autori \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar politik i presidentit Tha\u00e7i. Q\u00ebndrimet e shprehura jan\u00eb personale.)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Adil Behramaj Me gjith\u00eb goditjet q\u00eb mori, Albin Kurti po vazhdon t\u00eb hiqet sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb. Ai nuk po e sheh veten as t\u00eb dor\u00ebhequr, as t\u00eb shkarkuar, por n\u00eb detyr\u00eb. Ai nuk po e sheh veten as si shkel\u00ebs t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Por, si shkel\u00ebs i Kushtetut\u00ebs m\u00eb nuk ka as kredi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":207386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-210079","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210079","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210079"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210079\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210079"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210079"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210079"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}