{"id":211338,"date":"2020-04-04T22:58:13","date_gmt":"2020-04-04T20:58:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=211338"},"modified":"2020-04-08T19:12:10","modified_gmt":"2020-04-08T17:12:10","slug":"lidhja-e-helmut-kohlit-me-ameriken-dhe-mesimet-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/lidhja-e-helmut-kohlit-me-ameriken-dhe-mesimet-per-kosoven\/","title":{"rendered":"Lidhja e Helmut Kohlit me Amerik\u00ebn dhe m\u00ebsimet p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Artan Behrami\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Arkitekti i Evrop\u00ebs s\u00eb bashkuar, njeriu q\u00eb ribashkoi Gjermanin\u00eb dhe e hapi rrug\u00ebn p\u00ebr zgjerimin euroatlantik drejt lindjes, dje i mbushi 90 vjet. <\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, si pakkush tjet\u00ebr, me vizionin e tij, ndryshoi bot\u00ebn, duke u b\u00ebr\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Projekti i ribashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb theu blloqet e izolimit, me t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrtoi themelet e Evrop\u00ebs moderne. Ribashkimi i Gjermanis\u00eb ishte pik\u00ebnisja e r\u00ebnies s\u00eb komunizmit edhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe fillimi i rikthimit n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Kohl arriti t\u2019i mbledh n\u00eb nj\u00eb vend per\u00ebndimin dhe lindjen, armiqt\u00eb dhe miqt\u00eb, t\u2019i bind t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb jet\u00ebsuar projektin e madh evropian \u2013 at\u00eb t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb murit dhe bashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Kohl u udh\u00ebhoq nga vlerat e liris\u00eb, demokracis\u00eb, nga pozicionimi me per\u00ebndimin dhe nga miq\u00ebsia strategjike me Franc\u00ebn dhe SHBA-n\u00eb. K\u00ebto vlera i shnd\u00ebrroi n\u00eb themele t\u00eb paprekshme nga askush, me premisa q\u00eb t\u2019i q\u00ebndronin t\u00eb gjitha koh\u00ebrave dhe sfidave.<\/p>\n<p>Helmut Kohl, n\u00eb qeverisjen e tij pothuajse krejt energjin\u00eb e kishte vendosur n\u00eb politik\u00ebn e Jashtme, i vet\u00ebdijsh\u00ebm se zhvillimi p\u00ebrbrenda varet nga zgjidhja e sfidave diplomatike nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, politika e tij ishte e fokusuar kryesisht n\u00eb bashkimin e Gjermanis\u00eb, n\u00eb ruajtjen dhe zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Franc\u00ebn dhe sidomos me Shtetet Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mb\u00ebshtetja amerikane dhe momentumi gjeopolitik<\/strong><\/p>\n<p>Ky pozicionim ishte i natyrsh\u00ebm, sepse SHBA-ja ishte p\u00ebrcaktuese p\u00ebr ribashkimin e Gjermanis\u00eb. Kohl, n\u00eb pothuajse \u00e7do fjalim t\u00eb tij e p\u00ebrmend rolin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb historin\u00eb e Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo miq\u00ebsi dhe ky partneritet me SHBA-n\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ekzistenciale p\u00ebr ne gjerman\u00ebt. Nuk ka asnj\u00eb \u00e7mim q\u00eb mund ta blej\u00eb at\u00eb\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Kohl gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb New York n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1990.<\/p>\n<p>Ish-kancelari Kohl, bashkimin e dy Gjermanive e kishte shnd\u00ebrruar n\u00eb domosdoshm\u00ebri nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb projekt kaq i madh, q\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa u ulur n\u00eb tavolin\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb \u2013 mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e bashkimit.<\/p>\n<p>Arriti t\u00eb siguroj\u00eb mb\u00ebshtetje, hoqi kund\u00ebrshtimin dhe largoi frik\u00ebn historike t\u00eb fqinj\u00ebve kund\u00ebr nj\u00eb Gjermanie t\u00eb ribashkuar.<\/p>\n<p>Por, ky rrug\u00ebtim nuk ishte aspak i leht\u00eb. Britania e Madhe fillimisht ishte kund\u00ebr nj\u00eb bashkimi, derisa Franca kishte kushte t\u00eb r\u00ebnda. Madje, Londra kishte lobuar n\u00eb Mosk\u00eb dhe n\u00eb Paris q\u00eb bashkimi mos t\u00eb ndodhte, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb besimit q\u00eb kishin ndaj forcimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet p\u00ebrreth Gjermanis\u00eb, bashk\u00eb me Mosk\u00ebn, ishin p\u00ebrcaktuar p\u00ebr status-quo, e cila u prish nga mosdurimi i popullit gjerman.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb Amerik\u00eb Gjermania e kishte gjetur mb\u00ebshtet\u00ebsin e pakontestuesh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebsimin e ribashkimit. Madje, shpresat e ish-kancelari Kohl ishin q\u00eb SHBA-ja do ta bindte edhe Londr\u00ebn dhe Franc\u00ebn q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga kund\u00ebrshtimi.<\/p>\n<p>Ish-kancelari Kohl, bashk\u00eb me presidentin Bush t\u00eb vjetrin, me largpam\u00ebsin\u00eb e tyre kan\u00eb par\u00eb se status-quoja ose do t\u00eb prishet p\u00ebrmes marr\u00ebveshjes paq\u00ebsore ose p\u00ebrmes dhun\u00ebs s\u00eb pakontrollueshme.<\/p>\n<p>Shkuarja e ish-ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm gjerman, Hans-Dietrich Genscher, n\u00eb Uashington dhe takimi i tij me Sekretarin e Shtetit, James Baker, ishte p\u00ebrcaktues. Amerika tashm\u00eb e kishte krijuar vizionin dhe kishte krijuar planin e gatsh\u00ebm se si duhet t\u00eb organizohen negociatat p\u00ebr bashkimin e dy gjermanive n\u00eb detaje.<\/p>\n<p>Dokumentet e asaj kohe flasin p\u00ebr nj\u00eb presion shum\u00eb t\u00eb madh amerikan p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar mund\u00ebsin\u00eb gjeopolitike t\u00eb krijuar p\u00ebr jet\u00ebsimin e aspirat\u00ebs s\u00eb popullit gjerman.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb gjat\u00eb n\u00eb histori, m\u00eb 3 tetor 1990 ndodhi ribashkimi i Gjermanis\u00eb, si nj\u00eb projekt q\u00eb kishte lindur nga vullneti i popullit gjerman nga brenda dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebrcaktuese amerikane nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos evkishte shfryt\u00ebzuar Kohl momentumin e krijuar nga SHBA-ja, Gjermania dhe Evropa do t\u00eb ishin krejt\u00ebsisht ndryshe nga \u00e7far\u00eb jan\u00eb sot!<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi 1: Mos u konfronto kurr\u00eb me Amerik\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi i Gjermanis\u00eb u b\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb shumta n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb mposhtur komunizmin dhe jet\u00ebsimin e \u00ebndrr\u00ebs p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. Kosova e shinte Amerik\u00ebn p\u00ebrmes perspektiv\u00ebs t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim viteve \u201890-t\u00eb, fuqin\u00eb e Amerik\u00ebs qytetar\u00ebt e Kosov\u00eb e kishin par\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb rolin e tyre p\u00ebr ribashkimin e Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjermania e ribashkuar me mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs b\u00ebri nj\u00eb hap historik q\u00eb ndryshoi rrjedh\u00ebn e historis\u00eb n\u00eb ish-Jugosllavi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Nisma e par\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Gjermanis\u00eb s\u00eb ribashkuar ishte njohja diplomatike e nj\u00ebanshme e dy republikave t\u00eb shk\u00ebputura nga Jugosllavia, Sllovenia dhe Kroacia, duke dal\u00eb kund\u00ebr k\u00ebshillave t\u00eb Komunitetit Evropian.<\/p>\n<p>Vizioni i politik\u00ebs s\u00eb Jashtme i Kohlit p\u00ebr Jugosllavin\u00eb ishte thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb siguruar r\u00ebnien e Federat\u00ebs Jugosllave dhe pavar\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjitha nj\u00ebsive federale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo u pasua nga k\u00ebrc\u00ebnimet e njohura t\u00eb Krishtlindjes nga Presidenti Bush p\u00ebr Milloshevi\u00e7in, duke e paralajm\u00ebruar at\u00eb q\u00eb t\u00eb mos filloj\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebshtu, Kohl dhe Bush dhan\u00eb sinjalet e para p\u00ebr fundin e Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, tri dekada m\u00eb pas, superfuqia ekonomike n\u00eb bot\u00eb, Gjermania, me gjith\u00eb ndryshimet gjeopolitike, fuqizimin e ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb dhe politik\u00ebn gjermane, me ndryshimet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ende u q\u00ebndron besnike k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrkund\u00ebr acarimeve diplomatike nd\u00ebrmjet dy shteteve, Gjermania nuk e ka luksin e konfrontimit me SHBA-n\u00eb. Kancelarja Merkel, pasardh\u00ebse e Helmut Kohl, ndon\u00ebse nuk pajtohet p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje me presidentin amerikan, Trump, ka zgjedhur nj\u00eb politik\u00eb dhe gjuh\u00eb shum\u00eb t\u00eb matur.<\/p>\n<p>Por, krejt ndryshe sillet nj\u00eb shtet i vog\u00ebl q\u00eb ekzistenc\u00ebn politike, ushtarake dhe ekonomike, ndryshe nga Gjermania, e ka krejt\u00ebsisht t\u00eb varur nga Amerika.<\/p>\n<p>Qeveris\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqje iu desh\u00ebn vet\u00ebm 50 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb askush nuk e kishte imagjinuar: \u201cAmerika po e shantazhon Kosov\u00ebn\u201d! K\u00ebshtu, Kurti p\u00ebrmbysi krejt kontributin amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, derisa v\u00ebri n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb ardhmen ton\u00eb euroatlantike.<\/p>\n<p>Parimi thelb\u00ebsor i politik\u00ebs s\u00eb Jashtme i vendosur q\u00eb nga viti 1989 n\u00eb Kosov\u00eb nga l\u00ebvizja pacifiste e Rugov\u00ebs dhe U\u00c7K-ja p\u00ebr t\u00eb mbajtur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb dhe t\u00eb besueshme me Shtetet e Bashkuara, u kthye kok\u00ebposht\u00eb, u d\u00ebmtua dhe u rrezikua seriozisht nga kjo Qeveri.<\/p>\n<p>Meq\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb u d\u00ebshmua se ka njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb kund\u00ebr Amerik\u00ebs, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb krijohen mekanizma ligjor\u00eb, ku marr\u00ebdh\u00ebniet tona me Amerik\u00ebn mos t\u00eb mbesin vet\u00ebm n\u00eb nivel emocional.<\/p>\n<p>Kosova duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga historia e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjermanis\u00eb me Amerik\u00ebn. Gjermania asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka braktisur Amerik\u00ebn, qysh po e braktisim ne.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrkund\u00ebr partive t\u00eb shumta politike, t\u00eb cilat madje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte financohen nga Rusia, edhe p\u00ebrkund\u00ebr var\u00ebsis\u00eb ekonomike dhe t\u00eb gazit nga Rusia, Gjermania s\u00ebrish mbetet e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike.<\/p>\n<p>\u201cGjermania kurr\u00eb nuk guxon t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb kund\u00ebr Amerik\u00ebs\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Angela Merkel.<\/p>\n<p>Gjerman\u00ebt historikisht fjal\u00ebn kurr\u00eb e p\u00ebrdorin vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast \u2013 kurr\u00eb m\u00eb luft\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi se Gjermania \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr mb\u00ebshtetjen amerikane n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb gjitha shtetet p\u00ebrreth bashk\u00eb me Rusin\u00eb ishin kund\u00ebr saj!<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi 2: Shfryt\u00ebzo Momentumin gjeopolitik<\/strong><\/p>\n<p>Historia e ribashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb, tregon sesa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohet momentumi gjeopolitik p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet dhe p\u00ebrmbushur vizionet politike. Ish-kancelari Kohl e kishte aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar parashikueshm\u00ebri t\u00eb proceseve, t\u00eb efekteve t\u00eb vendimeve dhe pozicionimeve politike.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb si Kohl, edhe ne duhet t\u2019i besojm\u00eb SHBA-s\u00eb kur ajo krijon momentume gjeopolitike.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb si Kohl, edhe ne duhet t\u2019i besojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb Amerik\u00ebs sesa \u00e7do shteti tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, edhe p\u00ebrkund\u00ebr presionit, lobimit dhe kund\u00ebrshtimit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb si Kohl, edhe ne duhet t\u00eb ndalim status-qoun p\u00ebrmes proceseve paq\u00ebsore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo mos t\u00eb prishet nga skenar\u00eb t\u00eb panjohur t\u00eb pakontrolluar nga ne dhe aleat\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb si Kohl, edhe ne duhet t\u00eb ulemi me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb mendim ndryshe nga ne, q\u00eb kan\u00eb vizion dhe politika ndryshe nga ne, edhe me armiqt\u00eb tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur synimin ton\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, BE dhe OKB.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimi 3: Edhe Gjermania e Merkel duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga Gjermania e Kohlit<\/strong><\/p>\n<p>Gjermania ka investuar shum\u00eb n\u00eb procesin e liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb shtetnd\u00ebrtim dhe zhvillim ekonomik. Populli i Kosov\u00ebs p\u00ebrjet\u00ebsisht do t\u2019i jet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>Meq\u00eb partner\u00ebt strategjik\u00eb dhe sponzorizuesit e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs na kan\u00eb sjell para nj\u00eb vendimi me zgjedh mes tyre, gjerman\u00ebt duhet ta kuptojn\u00eb lidhjen historike t\u00eb Kosov\u00ebs me Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne kemi kaluar nj\u00eb histori n\u00eb ngjashme, ku mb\u00ebshtetja amerikane ka qen\u00eb p\u00ebrcaktuese nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, m\u00eb pas p\u00ebr \u00e7lirim dhe pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjermania duhet ta vler\u00ebsoj\u00eb Kosov\u00ebn nga perspektiva e 3 tetorit 1990 dhe t\u2019i bashkohet Amerik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar projektin e radh\u00ebs, q\u00eb do ta ridefinoj\u00eb paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe bot\u00eb.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzimi i Kosov\u00ebs si fush\u00ebbetej\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, i d\u00ebmton marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike dhe sidomos Kosov\u00ebn, e cila synon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e sistemit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e OKB-s\u00eb, duke p\u00ebrmbyllur nj\u00eb projekt madhor p\u00ebr Evrop\u00ebn e Bashkuar q\u00eb ishte filluar nga Presidenti Bush dhe Kancelari Kohl.<\/p>\n<p>SHBA-ja dhe Gjermania sot kan\u00eb nj\u00eb borxh historik p\u00ebr ta mbyllur dhe t\u2019i japin fund mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb fundit ish-jugosllave nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb kuptimplot\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn vet\u00ebm aty ku \u00ebsht\u00eb Amerika dhe Gjermania. Prishja e k\u00ebtij boshti \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruese p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><em>(Autori \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar politik i presidentit Tha\u00e7i. Q\u00ebndrimet e shprehura jan\u00eb personale)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Artan Behrami\u00a0 Arkitekti i Evrop\u00ebs s\u00eb bashkuar, njeriu q\u00eb ribashkoi Gjermanin\u00eb dhe e hapi rrug\u00ebn p\u00ebr zgjerimin euroatlantik drejt lindjes, dje i mbushi 90 vjet. Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, si pakkush tjet\u00ebr, me vizionin e tij, ndryshoi bot\u00ebn, duke u b\u00ebr\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Projekti i ribashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb theu blloqet e izolimit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":211339,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-211338","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211338","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211338"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211338\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211339"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}