{"id":21264,"date":"2019-04-14T17:11:39","date_gmt":"2019-04-14T15:11:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=21264"},"modified":"2019-04-14T17:11:39","modified_gmt":"2019-04-14T15:11:39","slug":"vila-apartamente-makina-e-llogari-bankare-keshtu-i-investuan-thaset-me-para-gruaja-dhe-vellezerit-e-muratajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/vila-apartamente-makina-e-llogari-bankare-keshtu-i-investuan-thaset-me-para-gruaja-dhe-vellezerit-e-muratajt\/","title":{"rendered":"Vila, apartamente, makina e llogari bankare, k\u00ebshtu i investuan thas\u00ebt me para gruaja dhe v\u00ebllez\u00ebrit e Muratajt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb hetim pasuror i nisur p\u00ebr grabit\u00ebsin e vrar\u00eb Admir Murataj dhe familjar\u00ebt e tij, ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah se ata posedojn\u00eb pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa mund t\u00eb justifikojn\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, i mb\u00ebshtetur edhe nga Gjykata, e cila n\u00eb 25 mars ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr sekuestrimin e disa pronave t\u00eb Muratajt dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sekuestron q\u00eb disponon gazeta \u201cPanorama\u201d, Prokuroria ngre dyshime se pasurit\u00eb e krijuara nga aktiviteti kriminal, ishin duke u investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, apartamente dhe prona.<\/p>\n<p>Prokuroria sqaron se hetimi pasuror ka nisur pas mbylljes s\u00eb hetimeve dhe d\u00ebrgimit n\u00eb gjyq t\u00eb Admir Muratajt dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, Aleksand\u00ebr Murataj, si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr grabitjen n\u00eb tri raste t\u00eb blindave me vlera monetare q\u00eb ishin nisur p\u00ebr n\u00eb Rinas. Admir Murataj, i ekzekutuar pas grabitjes brenda aeroportit t\u00eb Rinasi,t n\u00eb dat\u00ebn 9 prill, konsiderohet nga Akuza si organizatori dhe \u201ckoka\u201d e grupi, t\u00eb d\u00ebnuar tashm\u00eb me m\u00eb shum\u00eb se 1 shekull burg, nd\u00ebr ta edhe v\u00ebllai i tij, Aleksand\u00ebr Murataj. N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, organi i akuz\u00ebs ngre dyshime edhe p\u00ebr ndarjen e Admir Muratajt nga bashk\u00ebshortja, Albana Alimadhi. Kjo e fundit ka n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj disa pasuri, si dhe ka kryer disa transferta t\u00eb dyshimta, nd\u00ebrsa dyshohet se divorci mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb fiktiv.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e disponuara nga Prokuroria, n\u00eb vil\u00ebn n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Admir Muratajt, n\u00eb Vor\u00eb, her\u00eb pas here shkonte ish-bashk\u00ebshortja e Muratajt p\u00ebr ta pastruar, pasi nuk jetonte askush. Teksa rendisin faktet penale dhe akuzat e ngritura ndaj Admir Muratajt dhe Aleksand\u00ebr Muratajt, prokuror\u00ebt Ened Naku\u00e7i dhe Manjola Kajana k\u00ebrkuan nga Gjykata sekuestrimin e pasurive, pasi ka dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb krijuar nga aktiviteti kriminal.<\/p>\n<p><strong>K\u00cbRKESA E PLOT\u00cb E PROKURORIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Procedimi Pasuror Nr.2, dat\u00eb 04.03.2019, ka filluar mbi baz\u00ebn e verifikimeve t\u00eb kryera nga Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, lidhur me t\u00eb pandehurit Admir Murataj, Aleksand\u00ebr Murataj dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre. N\u00eb dat\u00eb 13.03.2018, me arsyetimin se hetimet n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve Admir Murataj, Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylaj, Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Admir Qerpja, Dritan Sinani dhe Aleksand\u00ebr Murataj, ishin t\u00eb plota dhe se \u00e7\u00ebshtja duhej t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb gjykim, nd\u00ebrsa duhej t\u00eb hetohej p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, bazuar n\u00eb nenin 93 pika 1, germa \u2018\u00e7\u2019 e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, u vendos ndarja e procedimit penal Nr.63\/2017 n\u00eb dy procedime m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Nr.63\/1 n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ishte k\u00ebrkuar d\u00ebrgimi n\u00eb gjyq i \u00e7\u00ebshtjes penale n\u00eb ngarkim t\u00eb tyre dhe n\u00eb Nr.63\/2017, n\u00eb ngarkim t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar, pjes\u00eb e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr d\u00ebrgimin n\u00eb gjyq u pranua nga Gjykata e seanc\u00ebs paraprake sipas vendimit nr. 43 dat\u00eb 24.4.2018 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb r\u00ebnda. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit n\u00ebp\u00ebrmjet masave parandaluese kund\u00ebr pasuris\u00eb\u201d, rezulton se shtetasit Admir Murataj, Aleksand\u00ebr Murataj si dhe familjar\u00ebt e tyre jan\u00eb subjekte p\u00ebr kryerjen e verifikimeve pasurore. K\u00ebshtu, n\u00eb interpretim dhe zbatim t\u00eb ligjit, konstatohet se plot\u00ebsohen nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy kriteret e p\u00ebrgjithshme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me: Ekzistenc\u00ebn e dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm, t\u00eb bazuar n\u00eb indicie q\u00eb tregojn\u00eb se personat mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale dhe zot\u00ebrimi i pasurive apo t\u00eb ardhurave, q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjen duksh\u00ebm nivelit t\u00eb t\u00eb ardhurave, fitimeve apo veprimtarive t\u00eb ligjshme, t\u00eb deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret ekziston nj\u00eb rrezik real p\u00ebr humbje, marrje apo tjet\u00ebrsim t\u00eb fondeve, pasurive apo t\u00eb drejtave t\u00eb tjera, mbi t\u00eb cilat parashikohet v\u00ebnia n\u00eb zbatim e mas\u00ebs s\u00eb konfiskimit, sipas dispozitave t\u00eb k\u00ebtij ligji, pasi n\u00ebse subjekti i dyshuar \u201cpronar\u201d, Aleksand\u00ebr (Shp\u00ebtim) Murataj, Admir Murataj (Nikaj), apo personi i lidhur, Can Murataj, mund t\u00eb kryejn\u00eb veprime juridike p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pasuris\u00eb s\u00eb identifikuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>HETIMI I FAMILJAR\u00cbVE<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit penal jan\u00eb kryer verifikime jo vet\u00ebm p\u00ebr Admir Muratajn dhe Aleksand\u00ebr (Shp\u00ebtim) Muratajn, por edhe p\u00ebr familjar\u00ebt e tij, e m\u00eb konkretisht ndaj 13 personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes Murataj, por edhe ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb Admirit. P\u00ebr shtetasin Aleksand\u00ebr Murataj ka pasuri t\u00eb regjistruar n\u00eb ZVRPP Tiran\u00eb; garazh me sip\u00ebrfaqe 23 metra katror\u00eb, bler\u00eb me kontrat\u00ebn e shitblerjes, q\u00eb mban dat\u00ebn 26 mars 2016 n\u00eb vler\u00ebn 4.000 USD. Apartament me sip\u00ebrfaqe 100.5 metra katror\u00eb. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb dat\u00ebs 26 mars 2016, p\u00ebr shum\u00ebn 41.740 dollar\u00eb. Shtetasi Shp\u00ebtim Murataj (Aleksand\u00ebr Murataj) ka n\u00eb pron\u00ebsi: truall me sip\u00ebrfaqe 473.50 metra katror\u00eb. Fituar n\u00eb dat\u00eb 3 qershor 2008, n\u00eb shum\u00ebn 2.998.500 lek\u00eb. Kjo pasuri gjendet me adres\u00eb Yzberisht, Tiran\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 07.05.2012.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Admir Murataj figuron e regjistruar pasuria trualli me sip\u00ebrfaqe 300 metra katror\u00eb dhe nd\u00ebrtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 65 metra katror\u00eb. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 03 qershor 2008 p\u00ebr shum\u00ebn 2.379.000 lek\u00eb. P\u00ebr shtetasen Albana Alimadhi, bashk\u00ebjetuesja e shtetasit Admir Murataj, ZVRPP Tiran\u00eb informon se shtetasja Albana Alidhima ka pasuri t\u00eb llojit pem\u00ebtore me sip\u00ebrfaqe 608 metra katror\u00eb. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2013 dhe bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.200.000 lek\u00eb. ZVRPP Sarand\u00eb njofton se shtetasja Albana Alidhima ka t\u00eb regjistruar pasurin\u00eb si m\u00eb posht\u00eb: N\u00eb zon\u00ebn kadastrale t\u00eb qytetit Sarand\u00eb, pasuri e llojit apartament me sip\u00ebrfaqe 71 metra katror\u00eb, volum 17, faqe 28. Ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 13.01.2013, n\u00eb shum\u00ebn 3.698.316 lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, sipas prokur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me dat\u00eb 12.01.2013, kjo shtetase \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga shtetasi Admir Azem Murataj. Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jep t\u00eb dh\u00ebna e m\u00ebposhtme: Shtetasi Admir Nikaj (Murataj) ka n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb banes\u00eb dykat\u00ebshe n\u00eb Prez\u00eb, Tiran\u00eb si dhe dy mjete t\u00eb markave \u201cMercedes Benz\u201d dhe \u201cToyota\u201d. N\u00eb rrug\u00eb operative \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar se.<\/p>\n<p>ish-bashk\u00ebshortja e tij, Albana Alidhima, ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMihal Grameno\u201d, Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 185.000 euro si dhe posedon edhe pasuri t\u00eb tjera q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb emrin e tyre. Shtetasja Albana Alidhima \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb nga ana procedurale nga shtetasi Admir Murataj, por jeton s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin e saj Admir Murataj. Kjo shtetase ka lidhur disa kontrata p\u00ebr prenotim apartamentesh si dhe ka nj\u00eb vil\u00eb trekat\u00ebshe n\u00eb zon\u00ebn e ish-repartit 3700. M\u00eb dat\u00eb 05.04.2013, shtetasja Albana Alidhima ka bler\u00eb pem\u00ebtore me sip\u00ebrfaqe 608 metra katror\u00eb n\u00eb Mjull, Bathore, Tiran\u00eb, kundrejt shum\u00ebs 1.200.000 lek\u00eb. N\u00eb dat\u00eb 05.07.2012 ka porositur p\u00ebr nd\u00ebrtim apartament banimi, i ndodhur n\u00eb Sarand\u00eb, zona turiz\u00ebm, Kanali i \u00c7uk\u00ebs, kundrejt shum\u00ebs 90.000 euro sipas kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb. Drejtoria Vendore e Policis\u00eb Tiran\u00eb jep t\u00eb dh\u00ebna e m\u00ebposhtme; Vila dykat\u00ebshe e ndodhur n\u00eb fshatin Prez\u00eb, Vor\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Admir Murataj (Nikaj), e bler\u00eb nga shtetasi D.C.. Aktualisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb nuk banon asnjeri dhe her\u00eb pas here shkon bashk\u00ebshortja e shtetasit Admir Murataj, e cila b\u00ebn pastrimin e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese.<\/p>\n<p><strong>TRANSFERTAT<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sit\u00eb edhe tranfertat bankare t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes Albana Alidhima. K\u00ebsh tu, n\u00eb dat\u00eb 12 qershor 2014 ka derdhur p\u00ebr transfert\u00eb me jasht\u00eb, pran\u00eb BKT, shum\u00ebn 34.000 euro. N\u00eb dat\u00eb 19 gusht 2016 ka derdhur n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, p\u00ebr porosi blerje objekti, pran\u00eb BKT, shum\u00ebn 57.000 euro. N\u00eb dat\u00eb 30 shtator 2016 ka kredituar llogarin\u00eb pran\u00eb Bank\u00ebs Tirana, n\u00eb shum\u00ebn 2.530 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 17 gusht 2015 ka derdhur n\u00eb llogari t\u00eb saj pran\u00eb BKT, shum\u00ebn 10.00 GBP me p\u00ebrshkrimin, \u201cP\u00ebr garanci studimi n\u00eb Angli\u201d, burimi i deklaruar i t\u00eb ardhurave, \u201cNga emigracioni\u201d.<\/p>\n<p><strong>MAKINAT<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda ka sekuestruar edhe 9 makina, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Aleksand\u00ebr Muratajt dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, Can Murataj. K\u00ebshtu, shtetasve Admir Murataj, Can Murataj, Aleksand\u00ebr Murataj, u jan\u00eb sekuestruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal pasurit\u00eb e m\u00ebposhtme: Automjet i llojit \u201cBMW X6\u201d, me targa 03866EE, sekuestruar shtetasit Can Murataj. Automjet i llojit fouristrad\u00eb \u201cMercedes Benz\u201d. Automjeti fuoristrad\u00eb \u201cBMW X3\u201d, me targa RKS 03866 EF, sekuestruar t\u00eb pandehurit Aleksand\u00ebr Murataj. Automjet i mark\u00ebs \u201cDODGE\u201d, me targa AA 856 PI, sekuestruar shtetasit Can Murataj. Automjet i mark\u00ebs \u201cDODGE\u201d, me targa AA 228HR, sekuestruar shtetasit Can Murataj. Automjet i mark\u00ebs \u201cMitsubishi\u201d, ngjyr\u00eb gri, pa targa, sekuestruar shtetasit Can Murataj. Automjet i mark\u00ebs \u201cVolswagen Tiguan\u201d, me targa 01 611 IH. Automjeti I mark\u00ebs \u201cLand Rover\u201d, model defender me targa 03-668- BU, sekuestruar Can Muratajt, dat\u00eb 14.02.2017. Nj\u00eb moto\u00e7iklet\u00eb tip \u201cBMW\u201d, model R1200, me targa AN-657, sekuestruar n\u00eb banes\u00ebn e Admir Murataj, \u00e7el\u00ebsat dor\u00ebzuar nga Can Murataj.<\/p>\n<p><strong>TRE GRABITJET<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 13 shkurt 2015, drejtori i Departamentit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, vendosi t\u00eb transferonte nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme monetare n\u00eb valut\u00eb, n\u00eb drejtim t\u00eb Austris\u00eb. N\u00eb or\u00ebn l0:46 nj\u00eb punonj\u00ebse e bank\u00ebs ka njoftuar shoq\u00ebrin\u00eb e sigurimit, se n\u00eb or\u00ebn l2:30 k\u00ebrkohej eskort\u00eb p\u00ebr transportim vlerash monetare n\u00eb drejtim t\u00eb Rinasit. Vlera monetare e destinuar p\u00ebr transport ishte 900 000 franga zvicerane, 800 000 paund\u00eb britanik\u00eb dhe 16.100 euro, e paketuar n\u00eb kat\u00ebr qese me pesh\u00eb totale 49.80 kilogram\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 12:30, grupi i shoq\u00ebrimit me mjetin blind \u201cLand Rover\u201d, fuoristrad\u00eb, s\u00eb bashku me makin\u00ebn e shoq\u00ebrimit \u201cVolksvagen\u201d, po me ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, u vendos te hyrja e tunelit p\u00ebr n\u00eb bank\u00eb. Roja i bank\u00ebs, i lajm\u00ebruar nga shoq\u00ebruesi i vlerave monetare, hapi qepenin dhe lajm\u00ebroi informacionin p\u00ebr mb\u00ebrritjen e eskort\u00ebs. Shoq\u00ebruesi i vlerave monetare lajm\u00ebroi personat p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb Departamentit t\u00eb Thesarit. Sasia e parave e p\u00ebrgatitur paraprakisht u shoq\u00ebrua nga personi p\u00ebrgjegj\u00ebs deri n\u00eb pjes\u00ebn e tunelit ku b\u00ebhej dalja e saj. Pas hapjes s\u00eb qepenit, punonj\u00ebsi mori n\u00eb dor\u00ebzim vlerat monetare, duke mbajtur dy thas\u00eb vet\u00eb, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00ebt ia dha kolegut dhe filluan l\u00ebvizjen. N\u00eb moment tre persona t\u00eb armatosur dhe me maska dol\u00ebn me t\u00eb shpejt\u00eb nga vendi p\u00ebrball\u00eb qepenit dhe u vun\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb tyre. K\u00ebta persona n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebs, s\u00eb bashku me kat\u00ebr thas\u00ebt, u larguan me mjetin e eskort\u00ebs. Mjeti i braktisur u gjet m\u00eb von\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cSulejman Vathi\u201d, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Grabitja e dyt\u00eb ndodhi n\u00eb dat\u00ebn 03 dhjetor 2015, kur drejtorja e Departamentit t\u00eb Thesarit t\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb vendosi t\u00eb kryente d\u00ebrges\u00ebn e nj\u00eb fondi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 1 800 000 paund\u00eb britanik\u00eb, 800 000 dollar\u00eb amerikan\u00eb, 200 000 dollar\u00eb kanadez\u00eb dhe 200 000 dollar\u00eb australian\u00eb, bank\u00ebs \u201cRaiffesien\u201d, Vjen\u00eb, Austri. Rreth or\u00ebs 13:00, mjeti i blinduar i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sigurimit \u201cRogat\u201d, me targa TR 4716 L, pas marrjes n\u00eb Thesarin Qendror t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb paravem t\u00eb paketuara n\u00eb dhjet\u00eb thas\u00eb, u nis n\u00eb drejtim t\u00eb Rinasit. Gjat\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb drejtim t\u00eb Rinasit, posht\u00eb Qaf\u00eb Kasharit, n\u00eb kryq\u00ebzimin nd\u00ebrmjet rrug\u00ebve t\u00eb fshatrave B\u00ebrxull, Domje dhe Laknas, mjetit t\u00eb blinduar iu pre rruga nga nj\u00eb fuoristrad\u00eb me ngjyr\u00eb ulliri, me fenelin\u00eb policie dhe xhama t\u00eb zinj. Personat e zbritur nga mjeti, t\u00eb maskuar, t\u00eb armatosur, t\u00eb veshur me uniform\u00eb policie, q\u00eblluan me arm\u00eb dhe, me ndihm\u00ebn e nj\u00eb varreje, \u00e7an\u00eb xhamin e blindit dhe hap\u00ebn der\u00ebn. Personat e armatosur mor\u00ebn sasin\u00eb e parave t\u00eb ndodhur n\u00eb blind dhe u larguan.<\/p>\n<p>Grabitja e tret\u00eb ndodhi n\u00eb dat\u00eb 09 shkurt 2017, kur drejtuesi i Departamentit t\u00eb Thesarit n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb vendosi t\u00eb kryente transport d\u00ebrgesash monetare p\u00ebr n\u00eb Rinas, n\u00eb shum\u00ebn 2 400 000 (dy milion\u00eb e kat\u00ebrqind mij\u00eb) euro, 200 000 dollar\u00eb amerikan\u00eb, 260 000 paund britanik\u00eb, 85 000 franga zviceran\u00eb, 30 000 dollar\u00eb australian\u00eb dhe 30 000 dollar\u00eb kanadez\u00eb, t\u00eb paketuar n\u00eb tet\u00eb thas\u00eb. Gjat\u00eb rrug\u00ebs, para se t\u00eb mb\u00ebrrinin tek Universiteti \u201cEpoka\u201d, nga nj\u00eb rrug\u00eb dyt\u00ebsore, doli mjeti \u201cJeep\u201d me xhama t\u00eb zinj, i cili u p\u00ebrplas me mjetin e par\u00eb t\u00eb eskort\u00ebs. Nga mjeti \u201cJeep\u201d dhe nga nj\u00eb mjet tjet\u00ebr fuoristrad\u00eb zbrit\u00ebn persona t\u00eb armatosur, t\u00eb veshur me uniforma policie dhe me maska. Ata q\u00eblluan me arm\u00eb, godit\u00ebn me varre xhamin e blindit dhe, me nj\u00eb gur fresib\u00ebl, hap\u00ebn kasafort\u00ebn e mor\u00ebn parat\u00eb. Ata u larguan me mjetet e tyre, t\u00eb cil\u00ebt u gjet\u00ebn t\u00eb djegur, dit\u00ebn e ngjarjes, n\u00eb fshatin Gjec-Fush\u00eb. \/panorama\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb hetim pasuror i nisur p\u00ebr grabit\u00ebsin e vrar\u00eb Admir Murataj dhe familjar\u00ebt e tij, ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah se ata posedojn\u00eb pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa mund t\u00eb justifikojn\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, i mb\u00ebshtetur edhe nga Gjykata, e cila n\u00eb 25 mars ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr sekuestrimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":19343,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-21264","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21264\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}