{"id":213839,"date":"2020-04-09T12:03:15","date_gmt":"2020-04-09T10:03:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=213839"},"modified":"2020-04-13T20:20:55","modified_gmt":"2020-04-13T18:20:55","slug":"ndikimi-rus-nga-coronavirusi-e-deri-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/ndikimi-rus-nga-coronavirusi-e-deri-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Ndikimi rus nga Coronavirusi e deri n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Ardian Kastrati<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Sipas shum\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb forenzik\u00ebs dixhitale n\u00eb SHBA dhe n\u00eb disa vende t\u00eb BE-s\u00eb, Rusia ka filluar nj\u00eb fushat\u00eb agresive p\u00ebr p\u00ebrhapjen e dezinformatave p\u00ebr koronavirusin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb per\u00ebndimin. Me mij\u00ebra llogari fiktive jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Kremlini, me q\u00ebllim t\u00eb dezinformimit t\u00eb opinionit publik, sidomos n\u00ebp\u00ebr shtetet per\u00ebndimore e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb SHBA.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Kjo fushat\u00eb e Rusis\u00eb, nuk paraqet asgj\u00eb t\u00eb re. Rusia, historikisht ka tentuar t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga krizat sh\u00ebndet\u00ebsore globale me q\u00ebllim, q\u00eb fillimisht t\u00eb mbjell\u00eb mosmarr\u00ebveshje midis amerikan\u00ebve dhe nga brenda t\u2019i rrenoj\u00eb aleancat dhe institucionet e SHBA-ve.<\/p>\n<p>Sipas Stanislav Levchenko, Ladislav Bittman dhe Jurij Bezmenov, ish- agjent\u00ebve t\u00eb KGB-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dez\u00ebrtuan n\u00eb SHBA, vet\u00ebm 15% e aktiviteteve t\u00eb KGB-s\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me spiunazh, kurse 85% e pun\u00ebs fokusohej n\u00eb departamentin p\u00ebr dezinformata dhe akiviteteve t\u00eb subversioneve ideologjike. Vler\u00ebsimi i p\u00ebrformances s\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb KGB-s\u00eb, n\u00eb fakt b\u00ebhej duke u bazuar n\u00eb numrin iniciativave p\u00ebr dezinformata q\u00eb ata kishin propozuar gjat\u00eb vitit dhe sa efektive kishin qen\u00eb ato. P\u00ebr t\u2019i realizuar k\u00ebto iniciativa, KGB-ja kishte buxhet multimilionesh dhe staf deri n\u00eb 15.000 persona, pra dezinformata ishte zemra e KGB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shembulli m\u00eb ilustrativ \u00ebsht\u00eb kur n\u00eb vitin 1983 KGB-ja lansoi lajmin n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb jorelevante t\u00eb quajtur \u201cPatriot\u201d, n\u00eb Indi se, kinse SHBA-t\u00eb kishin prodhuar n\u00eb laborator virusin HIV p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb komunitetin afrikano-amerikan dhe komunitetin e homoseksualeve. Pra, fillohet me nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb madhe dhe lajmi lansohet n\u00eb nj\u00eb vend fragjil ku askush s\u2019pyet p\u00ebr origjin\u00ebn e tij. Pas disa viteve t\u00eb \u201cpushimit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm\u201d, lajmi merret nga gazetat moskovite duke iu refereruar gazet\u00ebs \u201c Patriot\u201d, t\u00eb Indis\u00eb dhe pastaj e boton edhe \u201cDaily Telegraf\u201d n\u00eb Lond\u00ebr, kurse m\u00eb 1986, p\u00ebrmes televizioneve, lajmi arrin t\u00eb transmetohet edhe n\u00eb SHBA. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KGB-ja gjen nj\u00eb pseudo-shkenc\u00ebtar (apo \u201cidiotin\u201d si\u00e7 identifikohet n\u00eb njer\u00ebn nga rregullat n\u00eb manualin e KGB-s\u00eb) q\u00eb ta konfirmoj\u00eb shkenc\u00ebrisht se HIV \u00ebsht\u00eb prodhuar n\u00eb laborator\u00ebt amerikan\u00eb. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e b\u00ebn Dr. Jakob Segal nj\u00eb mjek lojal ndaj BRSS-s\u00eb, q\u00eb jetonte n\u00eb Berlin. Lajmet p\u00ebrs\u00ebriteshin me vite e vite edhe kur SHBA-t\u00eb e dekonstruktuan se KGB-ja ishte mbrapa k\u00ebsaj dezinformate, natyrisht, q\u00eb rus\u00ebt e mohuan. Efekti tanim\u00eb ishte arritur, mosbesimi ishte krijuar, sepse me miliona qytetar\u00eb n\u00eb SHBA filluan ta besojn\u00eb lajmin ose s\u00eb paku u fut\u00ebn n\u00eb konfuzion.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb vet\u00ebm situatat e krizave sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb nivel global q\u00eb sh\u00ebrbimet ruse i keqp\u00ebrdorin p\u00ebr p\u00ebrfitime gjeopolitike dhe nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb inicuar vet\u00ebm nga KGB-ja gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti sistem operimi vazhdon sot e k\u00ebsaj dite nga FSB-ja (\u0424\u0435\u0434\u0435\u0440\u0430\u043b\u044c\u043d\u0430\u044f \u0441\u043b\u0443\u0436\u0431\u0430 \u0431\u0435\u0437\u043e\u043f\u0430\u0441\u043d\u043e\u0441\u0442\u0438) e Putinit (trash\u00ebguesja e KGB-s\u00eb). Me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, Putini si ish- agjent i KGB-s\u00eb, u kujdes q\u00eb KGB-ja, t\u00eb ket\u00eb kontinuitet p\u00ebrmes agjencioneve p\u00ebr dezinformata. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb vitin 2005 e themeloi televizionin \u201cRussia Today\u201d, dhe agjencin\u00eb e lajmeve \u201cSputnik\u201d, e m\u00eb von\u00eb edhe fabrik\u00ebn e profileve t\u00eb rrejshme n\u00eb media sociale, e njohur si \u201cInternet Research Agency\u201d, e cila merret edhe me lansimin e \u201cfake news\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016 nga kjo agjenci u lansuan dy \u201cfake news\u201d, n\u00eb dy faqe t\u00eb ndryshme t\u00eb facebook-ut n\u00eb Houston. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn, ftonin mysliman\u00ebt n\u00eb protesta p\u00ebr mbrojtje t\u00eb xhamis\u00eb n\u00eb Houston (Texas), kurse n\u00eb tjetr\u00ebn faqe n\u00eb facebook ftonin djathtist\u00ebt ekstremist\u00eb n\u00eb protest\u00eb para xhamis\u00eb kund\u00ebr \u201cislamizimit t\u00eb Texasit\u201d. Protestat, q\u00ebllimisht u ftuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Duke qen\u00eb t\u00eb manipuluara, t\u00eb dy pal\u00ebt nuk e dinin q\u00eb do t\u00eb takoheshin n\u00eb protest\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe si rezultat, ngjarja eskaloi n\u00eb dhun\u00eb. E t\u00ebr\u00eb kjo u p\u00ebrkrah nga mij\u00ebra llogari t\u00eb rrejshme n\u00eb rrjetet sociale p\u00ebrmes \u201cInternet Research Agency\u201d, n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta ndodhi edhe n\u00eb rastin e \u201cPizzaGate Conspirancy\u201d ku haker\u00ebt rus\u00eb i hakuan e-mailat John Podestes, shefit t\u00eb kampanj\u00ebs presidenciale t\u00eb Hillary Clinton m\u00eb 2016 dhe i keqp\u00ebrdor\u00ebn komunikimin me pronarin e Pizzeris\u00eb \u201cComet\u201d n\u00eb Washington DC e pastaj e lansuan g\u00ebnjeshtr\u00ebn e madhe se kinse zyrtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike po i abuzojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt seksualisht n\u00eb podrumin e k\u00ebsaj pizzerie (pizzeria nuk kishte fare podrum). Mir\u00ebpo, derisa g\u00ebnjeshtra u zbulua, u shkaktua d\u00ebmi, sepse nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb ekstremist djathtist amerikan, duke e besuar lajmin, n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje shkoi n\u00eb pizzerin\u00eb \u201cComet\u201d n\u00eb Washngton D.C. dhe gjuajti me pushk\u00eb, nd\u00ebrsa kjo ngjarje ndikoi drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb procesin elektoral n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i dezinformatave ruse lidhur me Coronavirus?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim\u00ebsi q\u00ebllimi i KGB-s\u00eb s\u00eb dikurshme, por edhe i FSB-s\u00eb s\u00eb sotshme ka qen\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes fushatave t\u00eb dezinformatave si k\u00ebto m\u00eb lart\u00eb t\u2019i fut n\u00eb kontradikta shtetet per\u00ebndimore. T\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb thellimin e ndarjeve brenda demokracive per\u00ebndimore, qofshin ato politike, ekonomike, kulturore, sociale, gjeografike apo linguistike. T\u00eb tilla ndarje me nuanca t\u00eb ndryshme ekzistojn\u00eb n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri per\u00ebndimore: t\u00eb rinj\u00eb kund\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebrve, t\u00eb varfrit kund\u00ebr t\u00eb pasurve, eskremist\u00ebt kund\u00ebr liberaleve, kontradikta p\u00ebr religjionin, etj. Rus\u00ebt jan\u00eb koshient\u00eb se m\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb hyn\u00eb n\u00eb luft\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me per\u00ebndimin e sidomos jo me SHBA-t\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb forta ushtarakisht, prandaj pik\u00ebrisht p\u00ebrmes lansimit t\u00eb dezinformatave t\u00eb tilla dhe subversioneve t\u00eb ndryshme ideologjike, rus\u00ebt synojn\u00eb ngritjen e tensioneve brenda shoq\u00ebrive per\u00ebndimore e sidomos n\u00eb SHBA ( sikur rasti i HIV, rasti n\u00eb Houston apo i \u201cPizzaGate Conspirancy\u201d). Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes dezinformatave t\u00eb ndryshoj p\u00ebrcepcionin e publikut p\u00ebr realitetin, t\u2019i demoralizoj\u00eb ata dhe t\u00eb destabilizoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i permbys ato demokraci nga brenda p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e mundur. T\u00eb gjitha k\u00ebto fushata me dezinformime, pra me plot\u00eb \u201cfake news\u201d, b\u00ebhen me shum\u00eb pak investime p\u00ebrmes sulmeve kibernetike me llogari fiktive n\u00eb rrjetet sociale e t\u00eb p\u00ebrkrahura nga \u201cRussia Today\u201d, n\u00eb edicionet e saj jo vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn angleze. K\u00ebto fushata organizohen kryesisht nga \u201cInternet Research Agency\u201d, n\u00eb Mosk\u00eb. Q\u00ebllimi i madh i Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i ndryshoj\u00eb balancat aktuale t\u00eb fuqive bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion \u00ebsht\u00eb edhe fushata dezinformuese e Rusis\u00eb p\u00ebr coronavirusin. Fushata e dezinformimit promovon teori t\u00eb pa baza t\u00eb komplotit se kinse SHBA-t\u00eb jan\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb ri t\u00eb koronavirusit, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb dukshme p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar imazhin e Amerik\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb futur hidh\u00ebrim e mosbesim n\u00eb mes t\u00eb qytetar\u00ebve amerikan\u00eb. Imagjinoni se \u00e7far\u00eb ndjeshm\u00ebrie mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qytetar amerikan i diagnostifikuar me coronavirus kur d\u00ebgjon lajmin se qeveria e tij \u201c e ka prodhuar\u201d, k\u00ebt\u00eb virus.<\/p>\n<p>Prandaj, i gjith\u00eb ekosistemi i dezinformatave ruse \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb dhe p\u00ebrpjekje t\u00eb koordinuar p\u00ebrmes mij\u00ebra llogarive t\u00eb medieve sociale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur dezinformata p\u00ebr koronavirusin, duke prishur p\u00ebrpjekjet globale p\u00ebr t\u00eb luftuar epidemin\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti, duke u munduar t\u2019i diskreditoj\u00eb SHBA-t\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto llogari fiktive n\u00eb rrjetet sociale pohojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme se SHBA-t\u00eb po zhvillojn\u00eb &#8220;luft\u00eb ekonomike kund\u00ebr Kin\u00ebs&#8221;, dhe se virusi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arm\u00eb biologjike e prodhuar nga CIA. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb ngritja e alarmit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201crrezik\u201d, t\u00eb ri amerikan n\u00eb nivel global. P\u00ebrve\u00e7 tjerash, \u201cRussia Today\u201d, n\u00eb edicionet e saj n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, t\u00eb destinuar p\u00ebr opinionin publik amerikan, ka lansuar dezinformata se testimi i 5G shkakton kancer n\u00eb tru, autiz\u00ebm dhe s\u00ebmundjen e alzheimerit.<\/p>\n<p>Rusia i fabrikon k\u00ebto tregime p\u00ebr t\u2019u distancuar nga gjendja e tmerrshme e historikut sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb saj. Alkoolizmi, HIV dhe tuberkulozi jan\u00eb n\u00eb nivel epidemik n\u00eb Rusi, dhe p\u00ebrs\u00ebri qeveria nuk b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndihmuar njer\u00ebzit e saj, duke preferuar q\u00eb t\u2019i posht\u00ebroj\u00eb dhe burgos popullat\u00ebn e saj. N\u00ebse Rusia dhe shtetet pasardh\u00ebse t\u00eb BRSS-s\u00eb, do t\u00eb ishin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb njer\u00ebzve, sigurisht nuk do t\u2019i kishin ekspozuar miliona njer\u00ebz ndaj rrezatimit vdekjeprur\u00ebs, duke g\u00ebnjyer dhe fshehur p\u00ebr katastrof\u00ebn e \u00c7ernobilit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Rusia vazhdon t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb rreziksh\u00ebm nuklear af\u00ebr qytetit Severodvinsk q\u00eb ndodhi n\u00eb gusht t\u00ebvitit 2019 pas nj\u00eb testimi t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb nj\u00eb rakete nukleare.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb shkurt, kjo pandemi solli edhe nj\u00eb \u201cinfodemi\u201d, ku pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre dezinformatave e kan\u00eb adres\u00ebn n\u00eb Mosk\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ekzistojn\u00eb dallime t\u00eb dukshme n\u00eb strategjit\u00eb e dezinformimit t\u00eb Kremlinit p\u00ebrball\u00eb audienc\u00ebs vend\u00ebse dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mesazhet q\u00eb synojn\u00eb audienc\u00ebn vend\u00ebse ruse e p\u00ebrshkruajn\u00eb virusin si nj\u00eb form\u00eb t\u00eb agresionit t\u00eb huaj, p\u00ebr shembull duke pretenduar se koronavirusi origjin\u00ebn e ka n\u00eb laborator\u00ebt sekret\u00eb amerikan\u00eb ose per\u00ebndimor\u00eb<\/p>\n<p>Mesazhet q\u00eb synojn\u00eb audienc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare (kryesisht n\u00eb anglisht, italisht, spanjisht dhe arabisht), ndjekin nj\u00eb qasje tjet\u00ebr, e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb nxis\u00eb mosbesim tek autoritetet n\u00eb SHBA dhe t\u00eb shteteve t\u00eb BE-s\u00eb, te sistemet e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe te ekspert\u00ebt shkencor\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor mbizot\u00ebruan titujt si \u201cVirusi u zhvillua n\u00eb nj\u00eb laborator p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar Kin\u00ebn dhe Iranin &#8220;, por p\u00ebrtej k\u00ebsaj ekzistojn\u00eb disa rreziqe q\u00eb lidhen me p\u00ebrhapjen e dezinformimit t\u00eb koron\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. P\u00ebrmes coronavirusit, mund t\u00eb armatos\u00ebn debatet zgjedhore p\u00ebr t\u00eb diskredituar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb me teori konspirative, p\u00ebr shembull n\u00eb kontekstin e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kjo mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebt edhe kund\u00ebr migrant\u00ebve, por mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe nga sh\u00ebrbime t\u00eb huaja p\u00ebr t\u00eb manipuluar hap\u00ebsirat lokale t\u00eb informacionit.<\/p>\n<p><strong>Konteksti gjeopolitik n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe interesi i SHBA-ve e i Rusise brenda tij<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e Ballkanit Per\u00ebndimor, Putini \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb SHBA-t\u00eb nuk lejojn\u00eb rikthimin ushtarak t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e ngrohta (Mesdhe) p\u00ebrmes Ballkanit. Kjo p\u00ebr faktin se SHBA-t\u00eb e kan\u00eb vendosur k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nga objektivat kryesore t\u00eb tyre strategjike p\u00ebr Ballkan. Ky dhe objektiva t\u00eb tjera amerikane jan\u00eb brenda binar\u00ebve strategjik\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, t\u00eb vendosur n\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb \u201890-ta dhe pavar\u00ebsisht se kush vjen n\u00eb pushtet n\u00eb SHBA, republikan apo demokrat, politikat e jashtme amerikane nuk dalin nga k\u00ebta binar\u00eb. Jo vet\u00ebm administrata e presidentit Trump, por cilado administrat\u00eb q\u00eb vjen, n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes Kosove-Serbi sa m\u00eb shpejt q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme. Kjo p\u00ebr arsyen se, fakti q\u00eb s\u2019ka luft\u00eb, nuk d.m.th se ka paqe n\u00eb Ballkan, e kjo sidomos, \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur me marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi. Gjendja aktuale pa marr\u00ebveshje mes dy vendeve vazhdon t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet sekrete ruse q\u00eb me ashp\u00ebrsin\u00eb e tyre t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb \u00e7do p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb mundshme si politike dhe t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb destabilizuar Kosov\u00ebn e p\u00ebrmes saj, mund\u00ebsisht, edhe pjes\u00eb tjera t\u00eb rajonit. Rrjedhimisht, \u00e7far\u00ebdo lloj dinamike e ndonj\u00eb kaosi politik n\u00eb Kosov\u00eb, i konvenon vet\u00ebm Rusis\u00eb, por jo edhe SHBA-ve. Prandaj, Rusia ka frik\u00eb q\u00eb eventualisht arrihet ndonj\u00eb marr\u00ebveshje. Dhe, n\u00ebse nes\u00ebr ajo ndodh, Rusia p\u00ebrjashtohet nga Ballkani. P\u00ebrjashtohet sepse ajo ka ngelur e lidhur vet\u00ebm me serb\u00ebt dhe Serbin\u00eb. Brenda k\u00ebtij konteksti, tjet\u00ebr q\u00ebllim ka k\u00ebrkesa ruse p\u00ebr heqjen e tarif\u00ebs, e tjet\u00ebr e partnereve per\u00ebndimor\u00eb. Pavar\u00ebsisht q\u00eb k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, q\u00ebllimet e tyre dallojn\u00eb. Madje, rus\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kan\u00eb shp\u00ebrfillur fare subjektivitetin e Kosov\u00ebs dhe institucioneve, duke p\u00ebrdorur terminologji pezhorative. K\u00ebta jan\u00eb ruset- nuk ofrojn\u00eb zgjidhje, hedhin benzine ne zjarr. Tymi i k\u00ebtij zjarri ua krijon atyre prezenc\u00ebn n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet m\u00eb kryesore pse SHBA-t\u00eb insistojn\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi, sepse jan\u00eb SHBA-t\u00eb q\u00eb kan\u00eb investuar m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr paqen dhe stabilitetin n\u00eb Ballkan. Kujtojm\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht se a ishin republikan\u00ebt apo demokrat\u00ebt n\u00eb pushtet n\u00eb tri deceniet e fundit, kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb SHBA-t\u00eb lider dhe sponsor kryesor i projekteve q\u00eb Ballkanin<\/p>\n<p>Per\u00ebndimor e kan\u00eb futur n\u00eb rrug\u00ebn e normalitetit. Kjo \u00ebsht\u00eb arritur p\u00ebrmes Dejtonit, Rambujes\u00eb, bombardimit t\u00eb Serbis\u00eb, futjes s\u00eb Sllovenis\u00eb e Kroacis\u00eb n\u00eb NATO, pavar\u00ebsise s\u00eb Malit t\u00eb Zi, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, futjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e Malit t\u00eb Zi n\u00eb NATO dhe s\u00eb fundmi, arritja e marr\u00ebveshjes Maqedoni- Greqi dhe an\u00ebtaresimi i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb NATO. P\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes Maqedoni-Greqi, e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb NATO, shqiptar\u00ebt kan\u00eb pasur nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, kurse nuk diskutohet bashk\u00ebpunimi i shqiptar\u00ebve me SHBA-t\u00eb p\u00ebr futjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO dhe pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs nga Serbia. Prandaj, bashk\u00ebpunimi yn\u00eb konstruktiv me administrat\u00ebn Trump, p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb-Serbi, duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb interes i yni, por edhe objektiv strategjik i SHBA-ve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Thjesht, pra nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e l\u00ebvizjeve t\u00eb kufijve mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb, por \u00e7\u00ebshtje e l\u00ebvizjes se kufijve n\u00eb mes t\u00eb hemisfer\u00ebs amerikane dhe asaj ruse t\u00eb ndikimit. Realizimi i marr\u00ebveshjes, prandaj do t\u00eb minimizonte p\u00ebrfundimisht ndikimin destruktiv rus n\u00eb rajon (p\u00ebrjashto Serbin\u00eb e Dodikun) e po ashtu do t\u00eb minimizonte ndikimin n\u00eb Ballkan t\u00eb disa shteteve tjera jasht\u00eb orbit\u00ebs euroatlantike.Por, meqen\u00ebse Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb stacioni i fundit q\u00eb synon Rusia n\u00eb drejtimin e saj gjeostrategjik n\u00eb Evrop\u00eb, ekzistojn\u00eb edhe mekanizma t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve, qeverit\u00eb evropiane dhe SHBA-t\u00eb mund t\u00eb avancojn\u00eb interesat dhe vlerat e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb Evrop\u00eb. Nj\u00ebra nga to \u00ebsht\u00eb \u201cIniciativa e Tri Deteve\u201d. Kjo iniciativ\u00eb promovon projekte praktike p\u00ebr t\u00eb afruar shtetet evropiane t\u00eb kufizuara nga detet e Baltikut, Adriatikut dhe Detit te Zi n\u00eb fushat e energjis\u00eb, transportit dhe dixhitalizimit t\u00eb rrjeteve evropiane t\u00eb komunikimit dhe si e till\u00eb mund ta dob\u00ebsoj\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb minuar qeverit\u00eb, institucionet, sigurin\u00eb dhe demokracin\u00eb evropiane, sepse po t\u00eb shikohet harta e shteteve n\u00ebnshkruese t\u00eb k\u00ebsaj iniciative, vizuelisht duket si nj\u00eb perde e cila ndan Unionin Evropian me territorin e Rusis\u00eb.Por le t\u00eb kthehemi edhe nj\u00ebhere te sh\u00ebrbimet sekrete ruse.<\/p>\n<p>Nga analiza n\u00eb kontekstin e m\u00ebsip\u00ebrm, nuk duhet t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se k\u00ebto sh\u00ebrbime jan\u00eb shum\u00eb profesionale dhe t\u00eb avancuara n\u00eb raport me t\u00eb tjer\u00ebt. Kujtojm\u00eb rastin e \u201cPizzaGate Conspirancy\u201d, n\u00eb Washington, kur kishin dezinformuar se zyrtar\u00ebt e partis\u00eb demokratike kan\u00eb abuzuar seksualisht me f\u00ebmij\u00eb n\u00eb podrumin e pizzeris\u00eb \u201cComet\u201d, nd\u00ebrsa pizzeria s\u2019kishte fare podrum. Ose n\u00eb rastin e lansimit t\u00eb dezinformat\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn\u201dPatriot\u201d, n\u00eb Indi se kinse SHBA-t\u00eb kan\u00eb prodhuar virusin HIV . N\u00eb at\u00eb shkrim zyrtar t\u00eb State Departmentit, menj\u00ebher\u00eb kan\u00eb v\u00ebrejtur gabime drejtshkrimore, si p.sh.: aty shkruhej gabimisht n\u00eb anglisht \u201cvirus flu\u201d, n\u00eb vend se t\u00eb ishte\u201cflu virus\u201d, gj\u00eb q\u00eb tregonte se shkrimi nuk \u00ebsht\u00eb shkruar nga dikush q\u00eb gjuh\u00eb amtare e ka anglisht\u00ebn. Pra, nuk flasim p\u00ebr sh\u00ebrbime profesionale e t\u00eb men\u00e7ura, por q\u00eb nuk ndalen n\u00eb veprimet e tyre p\u00ebrmes dezinformimit e shantazheve. Nd\u00ebrsa n\u00ebse flasim p\u00ebr profesionalizmin e tyre n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, kujtojm\u00eb se kandidati rus i KE-s\u00eb p\u00ebr raportues t\u00eb Kosov\u00ebs, Aleksey Kondratyev, ishte plagosur n\u00eb nj\u00eb incident n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2001 si pjes\u00eb e sh\u00ebrbimit intelegjent t\u00eb ushtris\u00eb ruse, kurse agjentja ruse, Jana Minockina, u zu duke vjedhur n\u00eb nj\u00eb dyqan n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, k\u00ebta jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e sh\u00ebrbimeve sekrete ruse. Me nj\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb ndyr\u00eb e aspak profesional\u00eb.<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr shantazhet, shum\u00eb autor\u00eb n\u00eb per\u00ebndim kan\u00eb shkruar artikuj e analiza se ka pasur mund\u00ebsi q\u00eb Rusia e ka kusht\u00ebzuar Serbin\u00eb ta n\u00ebnshkruaj marr\u00ebveshjen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e gazsjell\u00ebsit rus n\u00ebp\u00ebr Serbi, vet\u00ebm 8 dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, midis ish- kryeminitrit serb Koshtunica dhe n\u00ebnkryetarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm rus Medvedev, p\u00ebrndryshe ata do ta pranonin pavaresin\u00eb e Kosoves. Pra, ata jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shantazhojn\u00eb edhe Serbin\u00eb, prandaj nuk hezitojn\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb \u00e7far\u00ebdo situate fragjile politike n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb destabilizuar situat\u00ebn. Rrjedhimisht, rus\u00ebt nuk i shikojn\u00eb interesat serbe, por interesat e veta. Aktualisht, Serbin\u00eb e kan\u00eb mjet, me t\u00eb cilin e destabilizojn\u00eb jo vet\u00ebm Kosov\u00ebn. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, mosarritja e marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb-Serbi krijon mund\u00ebsi e terren m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr veprimet subversive e me dezinformata t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb, ngjash\u00ebm me modelet q\u00eb i p\u00ebrshkruam me lart, pra si n\u00eb situatat e dezinformatave ruse p\u00ebr virusin HIV, p\u00ebr protestat n\u00eb Houston apo dhe k\u00ebto t\u00eb fundit me Coronavirus. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se rus\u00ebt i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete kund\u00ebrshtar\u00ebt e marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb-Serbi, por kan\u00eb gjetur m\u00ebnyra q\u00eb p\u00ebr ta mbjellur dyshimin p\u00ebr arritjen e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje. N\u00eb Serbi, radikal\u00ebt hapur e kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, porse dihet se ata jan\u00eb pro rus\u00eb.<\/p>\n<p>Transmetimi dhe p\u00ebrs\u00ebritja e dezinformat\u00ebs ruse e vitit 1983 me vite t\u00eb t\u00ebra n\u00ebp\u00ebr medie se kinse SHBA-t\u00eb e kan\u00eb prodhuar HIV virusin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb afrikano-amerikan\u00eb dhe komunitetin gay, \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb SHBA, madje edhe disa artist\u00eb amerikan\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb lajthitje dhe vazhdojn\u00eb t\u2019i k\u00ebndojn\u00eb k\u00ebtij \u201efake news\u201c-i, dhe se kjo dezinformat\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb inspirim edhe sot p\u00ebr seriale e produksione t\u00eb ndryshme filmike amerikane. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb dezinformimit, lidhur me protest\u00ebn e vitit 2016 n\u00eb Houston, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, plot qytetar\u00eb atje vazhduan t\u00eb mbesin n\u00eb lajthitje dhe nuk besuan se Rusia q\u00ebndronte mbrapa asaj proteste. Transmetimi dhe p\u00ebrs\u00ebritja n\u00ebp\u00ebr medie lokale e dezinformatave p\u00ebr coronavirus q\u00eb burim mund t\u00eb ken\u00eb Mosk\u00ebn pa nj\u00eb \u201efact check\u201c (verifikim t\u00eb fakteve) mund ta ket\u00eb efektin \u201eHIV\u201c dhe \u201eHouston\u201c, edhe te qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Pra, efektin e ndryshimit t\u00eb p\u00ebrceptimit t\u00eb realitetit rreth asaj se cila n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr pandemin\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe kjo nuk mund t\u00eb mbet\u00ebt m\u00eb me pak ndikim n\u00eb kontekstin ton\u00eb socio-politik. Rrjedhimisht, mediet duhet t\u00eb ken\u00eb kujdes t\u00eb shtuar dhe t\u00eb jen\u00eb m\u00eb selektive n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e informacioneve q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb mediet nd\u00ebrkomb\u00ebtare rreth coronavirusit.<\/p>\n<p><em>(Autori \u00ebsht\u00eb politolog dhe profesor n\u00eb Departamentin e Shkencave Politike n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs).<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Ardian Kastrati Sipas shum\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb forenzik\u00ebs dixhitale n\u00eb SHBA dhe n\u00eb disa vende t\u00eb BE-s\u00eb, Rusia ka filluar nj\u00eb fushat\u00eb agresive p\u00ebr p\u00ebrhapjen e dezinformatave p\u00ebr koronavirusin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb per\u00ebndimin. Me mij\u00ebra llogari fiktive jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga Kremlini, me q\u00ebllim t\u00eb dezinformimit t\u00eb opinionit publik, sidomos n\u00ebp\u00ebr shtetet per\u00ebndimore e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":213843,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-213839","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213839\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}