{"id":217686,"date":"2020-04-15T18:44:27","date_gmt":"2020-04-15T16:44:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=217686"},"modified":"2020-04-15T18:44:27","modified_gmt":"2020-04-15T16:44:27","slug":"njera-nder-letrat-me-te-bukura-te-dashurise-remarku-i-shkruan-te-dashures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/njera-nder-letrat-me-te-bukura-te-dashurise-remarku-i-shkruan-te-dashures\/","title":{"rendered":"Nj\u00ebra nd\u00ebr letrat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb dashuris\u00eb \u2013 Remarku i shkruan t\u00eb dashur\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mendoni se letra e vetme e bukur e dashuris\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e Tatjan\u00ebs drejtuar Onjeginit? Duhet t\u00eb lexoni edhe letr\u00ebn e shkrimtarit Erich Maria Remarque drejtuar t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij, Marlene Dietrich, dhe me siguri do ta rimendoni edhe nj\u00eb her\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e bukura.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Ndjenjat e pastra dhe fjal\u00ebt e bukura t\u00eb Remark t\u00eb emocionojn\u00eb, t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb shpirt dhe t\u00eb rr\u00ebnqethin.<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ju ftojm\u00eb ta lexoni letr\u00ebn e tij :<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u201cShpirti im, qielli im i dashur, ti m\u00eb ke shkruar kaq e kaq letra t\u00eb bukura e, un\u00eb p\u00ebrs\u00ebris at\u00eb q\u00eb t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb : shkrimtar\u00ebt nuk duhet t\u00eb shkruajn\u00eb letra dashurie. Sepse ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb shum\u00eb m\u00eb bukur se ata.<\/p>\n<p>Ti m\u00eb quan \u201cRezonanc\u00eb q\u00eb merr frym\u00eb\u201d \u2013 e si do t\u00eb mund t\u00eb arrija un\u00eb vall\u00eb, t\u00eb gjeja nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb till\u00eb kaq prek\u00ebse? Ti arrin dhe ke at\u00eb aft\u00ebsin\u00eb magjike q\u00eb t\u2019i thuash dikujt se sa shum\u00eb e si e dashuron at\u00eb \u2013 kurse un\u00eb, un\u00eb e di, mund ta arrij at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Sa mir\u00eb ndjehem kur ti m\u00eb thua se, edhe pse je vet\u00ebm, ndjehesh e qet\u00eb dhe e lumtur. Un\u00eb k\u00ebt\u00eb kam uruar vazhdimisht p\u00ebr ty. Nuk kam uruar kurr\u00eb q\u00eb ti t\u00eb ndjehesh e m\u00ebrzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmon\u00eb q\u00eb ti t\u00eb jesh e lumtur n\u00eb form\u00eb vezulluese, plot drit\u00eb dhe e bukur si kurr\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr dhe dua q\u00eb kjo gjendje e jotja t\u00eb jet\u00eb e dukshme edhe s\u00eb largu, n\u00eb kilometra, dhe q\u00eb ti ta dish me siguri absolute q\u00eb dikush tjet\u00ebr nuk jeton n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ve\u00e7se p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>Sot gjeta dhe lexova edhe nj\u00eb her\u00eb poem\u00ebn ton\u00eb t\u00eb G\u00ebtes. E lexova dhe e rilexova v\u00ebrtet me nj\u00eb emocion t\u00eb thell\u00eb : A s\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb fati po na bashkon? A nuk po na lidh ai p\u00ebrjet\u00eb? Nuk e di, ti je motra apo nusja ime? Ti njeh me imt\u00ebsi \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb qenies sime. Ti ndjen tek un\u00eb dhe nerving m\u00eb t\u00eb holl\u00eb. Ti lexon \u00e7do gj\u00eb n\u00eb shikimin tim. Me gjakun t\u00ebnd hyn n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb time.<\/p>\n<p>Hyn n\u00eb gjakun tim t\u00eb ngroht\u00eb q\u00eb rrjedh n\u00eb deje dhe ec\u00ebn si i \u00e7mendur n\u00eb drejtimin t\u00ebnd e q\u00eb, me krah\u00ebt e tua prej engj\u00eblli, gjoksin tim sh\u00ebron. Po, e dashura ime, a nuk \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb ndodh t\u00eb eci i vetmuar n\u00ebn shi e t\u00eb mendoj e ndiej q\u00eb lidhja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e fort\u00eb, e askush nuk mund ta prish\u00eb at\u00eb. N\u00eb ato \u00e7aste ndiej t\u00eb vij dikush drejt meje me hapa t\u00eb leht\u00eb dhe ajo je ti. At\u00ebher\u00eb un\u00eb jetoj nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb lumturie q\u00eb asnj\u00eb qenie tjet\u00ebr njer\u00ebzore nuk e ka jetuar. E, at\u00ebher\u00eb, ndiej q\u00eb s\u00eb bashku me ty, t\u00eb kthehen tek un\u00eb vitet e rinis\u00eb q\u00eb lufta e dhunshme m\u2019i mori dhe, ato vite je ti q\u00eb vjen e m\u2019i shum\u00ebzon me dy. E k\u00ebshtu ti b\u00ebhesh n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb aventura dhe gruaja ime.<\/p>\n<p>Ti je b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua e un\u00eb jam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ty. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Nuk je vet\u00ebm ti ajo rezonanca q\u00eb un\u00eb ndiej e thith si aj\u00ebr, por i till\u00eb jam edhe un\u00eb. E di? Un\u00eb jam nj\u00eb pasqyr\u00eb konkave q\u00eb kap plot ethe drit\u00ebn t\u00ebnde, e mbledh at\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb gjoks dhe, duke e djegur fort, e d\u00ebrgoj krejt refleksin n\u00eb drejtimin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Her\u00eb t\u00eb tjera m\u00eb duket vetja si nj\u00eb merimang\u00eb q\u00eb end nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb vezulluese, t\u00eb tr\u00ebndafilt\u00eb e plot reflekse, \u2013 nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb mendimesh, ndjenjash, pune, fjal\u00ebsh ngroht\u00ebsie, e cila do t\u00eb t\u00eb kap\u00eb e pastaj t\u00eb b\u00ebhet banesa jote, \u2013 e mbushur plot gj\u00ebra, t\u00eb cilat ty t\u00eb mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>O drita ime e dashur! E di? Nganj\u00ebher\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb ulem p\u00ebr t\u00eb shkruar librin q\u00eb kam nisur, t\u00eb cilin e urrej, sepse ai m\u00eb largon prej teje. N\u00eb at\u00eb moment t\u00ebrhiqem nga studioja, nxjerr fotografit\u00eb e tua dhe i vendos n\u00eb radh\u00eb para meje edhe pse e di q\u00eb kjo gj\u00eb nuk m\u00eb qet\u00ebson, p\u00ebrkundrazi, e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb gjendjen.<\/p>\n<p>Por megjithat\u00eb, edhe pse k\u00ebt\u00eb e di, nuk nd\u00ebrroj mendje e, duke i v\u00ebshtruar ato, nis e flas me ty. Pastaj ndiej q\u00eb gjendja ime shpirt\u00ebrore b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest i v\u00ebshtir\u00eb ky, i paduruesh\u00ebm, por edhe i mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, un\u00eb t\u00ebrhiqem p\u00ebrs\u00ebri aty tek vendi im, ulem aty tek vendi im n\u00eb tavolin\u00ebn e shkrimit p\u00ebr t\u00eb vazhduar librin. Ja, tani ndalova p\u00ebrs\u00ebri, sepse ndiej q\u00eb dora s\u2019po m\u00eb bindet. M\u00eb duaj! M\u00eb thuaj q\u00eb ti m\u00eb do. Kjo fjal\u00eb m\u00eb b\u00ebn mir\u00eb, m\u00eb sh\u00ebron. Kur ti m\u00eb thua q\u00eb m\u00eb do, un\u00eb gjej forc\u00eb e shkruaj edhe m\u00eb bukur e m\u00eb shpejt. Sepse un\u00eb nuk jetoj ve\u00e7se p\u00ebr dashurin\u00eb t\u00ebnde.<\/p>\n<p>M\u00eb duaj, puma\u201d (e quante ai me p\u00ebrk\u00ebdheli Marlene Dietrich)!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mendoni se letra e vetme e bukur e dashuris\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e Tatjan\u00ebs drejtuar Onjeginit? Duhet t\u00eb lexoni edhe letr\u00ebn e shkrimtarit Erich Maria Remarque drejtuar t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij, Marlene Dietrich, dhe me siguri do ta rimendoni edhe nj\u00eb her\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e bukura. Ndjenjat e pastra dhe fjal\u00ebt e bukura t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":217691,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-217686","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=217686"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217686\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/217691"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=217686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=217686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=217686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}