{"id":22029,"date":"2019-04-15T21:38:35","date_gmt":"2019-04-15T19:38:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=22029"},"modified":"2019-04-15T21:38:35","modified_gmt":"2019-04-15T19:38:35","slug":"dalin-pergjimet-qe-zbuluan-vrasesit-e-nardit-te-bujtinave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/dalin-pergjimet-qe-zbuluan-vrasesit-e-nardit-te-bujtinave\/","title":{"rendered":"Dalin p\u00ebrgjimet q\u00eb zbuluan vras\u00ebsit e Nardit t\u00eb Bujtinave"},"content":{"rendered":"<p><strong>Disa pamje filmike t\u00eb kamerave q\u00eb administrohen nga Ministia e Mjedisit, kan\u00eb zbardhur autorin e vrasjes s\u00eb Nard Polia n\u00eb 20 mars 2019 n\u00eb Shkod\u00ebr. Filmimet e sekuestruara n\u00eb koh\u00eb nga prokuroria dhe policia e Shkodr\u00ebs, kan\u00eb zbuluar siluet\u00ebn e autorit t\u00eb krimit Kristjan Sulaj, i cili pasi djeg motorin hip\u00ebn n\u00eb nj\u00eb automjet tip \u201cAudi A4\u201d dhe largohet duke humbur gjurm\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Silueta e fundit e vras\u00ebsit t\u00eb Nard Polia,v\u00ebrehet n\u00eb 23 mars 2019, ora 00:13, kur \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria n\u00ebp\u00ebrmjet PKK Hani i Hotit, me automjetin me targ\u00eb AA 523 EU.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pas kryerjes s\u00eb vrasjes sipas prokuroris\u00eb duke ju referuar p\u00ebrgjimeve telefonike rezulton se Gilbert Toma komunikon me numrin e telefonit ___734093 duke i th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;Takohemi bashk\u00eb t\u00eb ikim n\u00eb Vlor\u00eb&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>Pas disa biseda t\u00eb p\u00ebrgjuara dhe sigurimin e pamjeve filmike q\u00eb duket autori t\u00eb largohet \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar policia q\u00eb t\u00eb arrestoj\u00eb pronarin e \u201cAudit A4\u201d dhe dy miqt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Kristjan Sulaj, \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pasi \u00ebsht\u00eb provuar se ai \u00ebsht\u00eb larguar jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Sipas akuz\u00ebs t\u00eb dyshuarit Gilberto Toma, Alfred Martini dhe Kleandro Toma jan\u00eb arrestuar nga policia e Shkodr\u00ebs, n\u00eb 24mars 2019, pasi dyshohen nga si autor\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cVrasjes me paramendim\u201d dhe \u201cMbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municioneve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 20 mars 2019, rreth or\u00ebs 16:30, n\u00eb vendin e quajtur kryq\u00ebzimi i fshatit Grud\u00eb dhe Guci,nj\u00ebsia Administrative Rrethina, Shkod\u00ebr, p\u00ebrball\u00eb ish-Fush\u00ebs s\u00eb Aviacionit, \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri n\u00eb automjetin e tij tip fuoristrad\u00eb marka \u201cToyota\u201d, me targ\u00eb AA 099 XM, Nard Polia, nga Thethi, Nj\u00ebsia Administrative Shal\u00eb, Bashkia Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes jan\u00eb gjetur dhe u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale 16 g\u00ebzhoja me kalib\u00ebr 7,62 mm, 2 predha t\u00eb cilat u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale p\u00ebr ekzaminime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb kufom\u00ebs Nard Polia, konstatohen 11 plag\u00eb hyr\u00ebse-dal\u00ebse t\u00eb shkaktuara nga arm\u00eb zjarri. Gjat\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb autopsis\u00eb n\u00eb trupin e viktim\u00ebs, u gjet\u00ebn 3 predha plumbi, t\u00eb cilat u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale p\u00ebr ekzaminime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb rrobat q\u00eb viktima mbante veshur u gjet\u00ebn dy predha plumbi, t\u00eb cilat u mor\u00ebn dhe u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale p\u00ebr ekzaminime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrollit t\u00eb territorit, n\u00eb vendin e quajtur \u201cUra e Mesit\u201d \u00ebsht\u00eb gjetur i djegur plot\u00ebsisht nj\u00eb motor pa targa, i cili dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga autori gjat\u00eb kryerjes s\u00eb ngjarjes. Gjat\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb motorit, n\u00eb pjes\u00ebn e majt\u00eb kishte t\u00eb stampuar numrin 5800.<\/p>\n<p><strong>Pamjet filmike zbuluan autorin, hipi n\u00eb \u201cAudi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja e pamjeve filmike rezulton se gjat\u00eb itinerarit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb viktim\u00ebs Nard Polia me automjetin tip \u201cRange Rover Discovery\u201d, me ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb e me targ\u00eb AA 644 AX, konstatohet duke e ndjekur e l\u00ebvizur nga pas, gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, nj\u00eb automjet tip \u201cAudi A4\u201d, me ngjyr\u00eb blu e err\u00ebt, me targ\u00eb AA 249 OT, me itinerar l\u00ebvizjeje nga rotondo kryq\u00ebzimi i ish-Deg\u00ebs, rrug\u00ebn \u201cGjuhadol\u201d, te Dugajt\u00eb e Reja, te sheshi \u201cPrek Cali\u201d, rrug\u00ebs \u201cPogej\u201d, n\u00eb kryq\u00ebzimin e Rusit, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cL\u00ebvizja e Postrib\u00ebs\u201d, tek ish-Fermentimi, n\u00eb Stom Golem, te servis \u201cVani\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Mirashi dhe te vendi i ngjarjes.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga pamjet filmike konstatohet nj\u00eb person n\u00eb nj\u00eb motor, me skafand\u00ebr n\u00eb kok\u00eb, i cili pas kryerjes s\u00eb krimit l\u00ebviz nga vendi i ngjarjet n\u00eb drejtim t\u00eb kryq\u00ebzimit t\u00eb Stom Golemit, aty b\u00ebn rreth-rrotullimin dhe kthehet rrug\u00ebs s\u00eb Hotit t\u00eb Ri n\u00eb drejtim t\u00eb fshatit Mes dhe nga pas e ndjek autovetura tip \u201cAudi A4\u201d me ngjyr\u00eb blu e err\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, motori kalon ur\u00ebn e Mesit, ndalon duke djegur moto\u00e7iklet\u00ebn dhe hip\u00ebn n\u00eb mjetin autovetur\u00eb tip \u201cAudi A4\u201d me ngjyr\u00eb blu e err\u00ebt, me targ\u00eb AA 249 OT, e cila po e shoq\u00ebronte nga pas moto\u00e7iklet\u00ebn pas kryerjes s\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>K\u00ebto pamje jan\u00eb fiksuar nga kamerat e siguris\u00eb q\u00eb administrohen nga salla operative e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e verifikimeve t\u00eb kryera, rezulton se automjeti tip \u201cAudi A4\u201d, me ngjur\u00eb blu, me targ\u00eb AA 249 OT, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb Kleandro dhe Gilbert Toma, me banim n\u00eb lagjen \u201cSk\u00ebnderbeg\u201d, Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjimet telefonike \u201c&#8230;Ikim drejt Vlor\u00ebs&#8230;\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nga interceptimet e komunikimeve telefonike rezulton se Gilbert Toma komunikon me numrin e telefonit ___734093 duke i th\u00ebn\u00eb: \u201c&#8230;Takohemi bashk\u00eb t\u00eb ikim n\u00eb Vlor\u00eb&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>Nisur sa m\u00eb sip\u00ebr, duke par\u00eb kushtet e emergjenc\u00ebs se subjekti mund t\u00eb largohet apo fshhur p\u00ebr ndonj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, mund t\u00eb d\u00ebmtohen apo zhduken provat e administruara n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje, policia ka b\u00ebr\u00eb ndalimin me iniciativ\u00eb t\u00eb Gilbert Toma, i dyshuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb ngjarjen e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrollit t\u00eb ushtruar n\u00eb banes\u00ebn e Gilbert Toma dhe Kleandro Toma, u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale 7 fishek\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoren nga arm\u00ebt e zjarrit t\u00eb llojeve dhe kalibrave t\u00eb ndrysh\u00ebm, 12 fishek\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoren nga arm\u00ebt e gjahut, nj\u00eb pal\u00eb targa t\u00eb vjetra shqiptare SH4059C, nj\u00eb pal\u00eb targa italiane PV656626, si dhe 3 shkopinj gome q\u00eb p\u00ebrdoren nga Policia e Shtetit.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmit\u00eb kontradiktore t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb krimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shpjegimet e tij, shtetasi Gilbert Toma deklaron se, n\u00eb dat\u00ebn 20 mars 2019, n\u00eb drek\u00eb, ka qen\u00eb duke q\u00ebndruar te lokal \u201cOslo\u201d dhe \u00ebsht\u00eb telefonuar nga i v\u00ebllai i tij, Kleandro Toma, i cili i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019i jepte mjetin tip \u201cAudi A4\u201d, me targ\u00eb AA 249 OT, Kristjan Sulaj (Martini-Do\u00e7aj), se p\u00ebr \u00e7far\u00eb nuk i ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb Gilberti ia ka dh\u00ebn\u00eb mjetin n\u00eb p\u00ebrdorim Kristjan Sulaj (Martini-Do\u00e7aj), me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje e ngusht\u00eb shoq\u00ebrore. K\u00ebt\u00eb mjet, sipas deklarimeve t\u00eb Gilbert Toma, rreth or\u00ebs 18:30 po t\u00eb k\u00ebsaj date, ia ka sjell\u00eb te lokal \u201cOslo\u201d, n\u00eb lagjen \u201cTom Kola\u201d, v\u00ebllai i Kristjanit, shtetasi Alfred Martini.<\/p>\n<p>Ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, nga ana e sh\u00ebrbimeve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb ushtruar kontroll n\u00eb banes\u00ebn e Kristjan Sulaj (Martini-Do\u00e7aj) dhe Alfred Martini, e ndodhur n\u00eb fshatin Bardhaj, Nj\u00ebsia Administrative Rrethina, Bashkia Shkod\u00ebr, ku gjat\u00eb kontrollit nuk u gjet asgj\u00eb e kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb banes\u00eb u gjet Alfred Martini (Do\u00e7aj), nd\u00ebrsa v\u00ebllai i tij Kristjan Sulaj, nuk u gjet n\u00eb banes\u00eb. Pas verifikimeve t\u00eb kryera, rezulton se Kristjan Sulaj, n\u00eb 23 mars 2019, ora 00:13, \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria n\u00ebp\u00ebrmjet PKK Hani i Hotit, me automjetin me targ\u00eb AA 523 EU.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Alfred Martini deklaroi se ai dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij kan\u00eb n\u00eb administrim Bar Kafe \u201cOslo\u201d, q\u00eb ndodhet pran\u00eb sheshit \u201cPrek Cali\u201d Shkod\u00ebr dhe se pranon faktin q\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit Kleandro dhe Gilbert Toma jan\u00eb n\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb shoq\u00ebrore dhe se n\u00eb dat\u00ebn 20.03.2019, v\u00ebllai i tij Kristjani, i ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim automjetin tip \u201cAudi A4\u201d, me ngjyr\u00eb blu, me targ\u00eb AA 249 OT, shtetasit Gilberto Toma, mjet t\u00eb cilin Alfredi ia ka kthyer Gilbertos n\u00eb dark\u00eb, te lokali bar kafe \u201cOslo\u201d.<\/p>\n<p>Alfred Toma nuk jep shpjegime lidhur me mjetin tip \u201cAudi\u201d, se ku e ka marr\u00eb mjetin dhe kujt ia ka marr\u00eb mjetin p\u00ebr t\u2019ia d\u00ebrguar shtetasit Gilbert Toma.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, policia gjyq\u00ebsore, duke pasur dyshimin e arsyesh\u00ebm n\u00eb kryerjen e veprave penale n\u00eb bashk\u00ebpunim si dhe fshehjen e fakteve dhe rrethanave, ka b\u00ebr\u00eb ndalimin me iniciativ\u00eb t\u00eb shtetasit Alfred Martini.<\/p>\n<p>N\u00eb 25 mars 2019, me k\u00ebrkes\u00ebn e policis\u00eb, \u00ebsht\u00eb paraqitur pran\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Shkod\u00ebr, Klendro Toma pasi dyshohej si bashkautor n\u00eb vrasjen e shtetasit Nard Polia, i cili ka qen\u00eb personi q\u00eb ka telefonuar v\u00ebllain e tij Gilbert Toma, q\u00eb t\u2019i jepte mjetin tip \u201cAudi A4\u201d n\u00eb p\u00ebrdorim Kristjan Sula (Martini-Do\u00e7aj), kjo sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Gilbert Toma.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimin e tij, Kleandro Toma, jep version ndryshe, duke deklaruar se n\u00eb m\u00ebngjesin e 20 mars 2019, dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb, e kishte marr\u00eb n\u00eb telefon shoku i tij Kristjan Martini, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201c&#8230;Hajde m\u00eb merr te rruga e banes\u00ebs s\u00eb kush\u00ebririt, n\u00eb lagjen Sk\u00ebnderbeg&#8230;\u201d dhe Kleandro ka shkuar aty me mjetin e tij tip \u201cAudi A4\u201d, ka marr\u00eb Kristjanin dhe s\u00eb bashku kan\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb rrug\u00ebn \u201cPogej\u201d dhe pasi kan\u00eb pir\u00eb kafe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb xhiro n\u00ebp\u00ebr qytet s\u00eb bashku. Rreth or\u00ebs 14:00, Kristjani i ka th\u00ebn\u00eb Kleandros: \u201c&#8230;ma merr mjetin se ashtu i kam pun\u00ebt&#8230;\u201d dhe Kleandro i ka dh\u00ebn\u00eb mjetin dhe ka ikur p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. K\u00ebto deklarime bien ndesh me deklarimet e v\u00ebllait t\u00eb tij lidhur me dh\u00ebnien e mjetit shtetasit Kristjan Sulaj (Martini).<\/p>\n<p>Gjithashtu Kleandro Toma deklaron se rreth or\u00ebs 18:30, t\u00eb dat\u00ebs 20 mars 2019, e ka marr\u00eb n\u00eb telefon Alfred Martini duke i th\u00ebn\u00eb: \u201c&#8230;dil te rruga e sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde se po t\u00eb sjellim mjetin&#8230;\u201d. Ai ka dal\u00eb, jan\u00eb takuar bashk\u00eb dhe me k\u00ebrkes\u00ebn e Alfredit, e ka p\u00ebrcjell\u00eb deri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit Bardhaj me mjetin e tij,e pastaj \u00ebsht\u00eb kthyer te lokal \u201cOslo\u201d ku ka pir\u00eb kafe me v\u00ebllan\u00eb e tij Gilberton dhe me nj\u00eb shok tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00eb pjes\u00eb deklarimi ka th\u00ebnie t\u00eb kund\u00ebrta me v\u00ebllan\u00eb e tij Gilberto Toma, pasi ky i fundit ka deklaruar se mjetin e tyre e ka sjell\u00eb Alfredi te lokal \u201cOslo\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb deklarimeve, shtetasi Kleandro Toma shprehet se:\u201c&#8230;n\u00eb dat\u00ebn 24 mars 2019, kur m\u00ebsova se m\u00eb k\u00ebrkonte policia, m\u00eb ka kapur paniku dhe kam humbur telefonin tim&#8230;\u201d. Sa m\u00eb sip\u00ebr, gjykata e Shkodr\u00ebs ka \u00e7\u2019muar se ka nj\u00eb dyshim t\u00eb arsyesh\u00ebm e t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb prova se t\u00eb dyshuarit Gilberto Toma, Alfred Martini dhe Kleandro Toma kan\u00eb konsumuar vepr\u00ebn penale \u201cVrasje me paramendim\u201d dhe \u201cMbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municioneve\u201d. \/shqiptarja.com\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa pamje filmike t\u00eb kamerave q\u00eb administrohen nga Ministia e Mjedisit, kan\u00eb zbardhur autorin e vrasjes s\u00eb Nard Polia n\u00eb 20 mars 2019 n\u00eb Shkod\u00ebr. Filmimet e sekuestruara n\u00eb koh\u00eb nga prokuroria dhe policia e Shkodr\u00ebs, kan\u00eb zbuluar siluet\u00ebn e autorit t\u00eb krimit Kristjan Sulaj, i cili pasi djeg motorin hip\u00ebn n\u00eb nj\u00eb automjet tip [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":22030,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-22029","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22029\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}