{"id":222400,"date":"2020-04-23T23:21:53","date_gmt":"2020-04-23T21:21:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=222400"},"modified":"2020-04-23T23:30:27","modified_gmt":"2020-04-23T21:30:27","slug":"222400","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/222400\/","title":{"rendered":"COVID-19 dhe domosdoshm\u00ebria e reform\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"padding-left: 40px; text-align: right;\">Autor: <strong>Bashkim Smakaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>BE-ja si nj\u00eb nga organizatat rajonale m\u00eb t\u00eb avancuara q\u00eb ka njohur njer\u00ebzimi deri m\u00eb tani, si duket do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb jo t\u00eb leht\u00eb edhe pas tejkalimit t\u00eb pandemis\u00eb globale t\u00eb shkaktuar nga Coronavirusi, q\u00eb tashm\u00eb njihet si COVID-19 dhe q\u00eb me plot t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb quhej edhe si Wuhan-19.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Traktati i Lisbon\u00ebs, i cili hyri n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2009, me ratifikimin q\u00eb iu b\u00eb nga vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb pas periudh\u00ebs s\u00eb zhg\u00ebnjimit q\u00eb kishte kapluar k\u00ebto vende me d\u00ebshtimin e ratifikimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2005, n\u00eb vazhdim\u00ebsi ishte cil\u00ebsuar si traktati i reformave t\u00eb thella t\u00eb Unionit Evropian. Ai ishte vler\u00ebsuar si nj\u00eb traktat q\u00eb do t\u2019i plot\u00ebsonte nevojat e domosdoshme p\u00ebr funksionimin e unionit si nj\u00eb trup i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Situata e krijuar nga pandemia globale po e d\u00ebshmon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, pa l\u00ebn\u00eb anash edhe situatat tjera me t\u00eb cilat unioni ka pasur v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij traktati, BE-ja, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe p\u00ebr parandalimin dhe menaxhimin e epidemive, identifikimin e burimit t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb sh\u00ebndetit publik dhe harmonizimin e strategjive t\u00eb sh\u00ebndetit publik t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb Unionit Evropian.<\/p>\n<p>BE-a u tregua shum\u00eb e ngatht\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00ebveprim t\u00eb saj, q\u00eb ishte edhe obligues p\u00ebr institucionet evropiane n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij traktati.<\/p>\n<p>Po ashtu, u tregua shum\u00eb e ngatht\u00eb edhe n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e masave t\u00eb domosdoshme p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb COVID-19 n\u00eb hap\u00ebsirat e BE-s\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb p\u00ebrhapja pritej q\u00eb nga shfaqja e k\u00ebtij virusi n\u00eb fundin e vitit 2019. As nuk kishte qasje uniforme n\u00eb parandalimin e pandemis\u00eb. As nuk kishte qasje uniforme n\u00eb menaxhimin e situat\u00ebs me pandemin\u00eb. Dhe, as nuk kishte qasje uniforme p\u00ebr t\u2019iu dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb Unionit Evropian, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb edhe koha e reagimit t\u00eb saj l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>BE-ja asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pasur munges\u00eb t\u00eb rregulloreve, udh\u00ebzimeve apo direktivave, por dob\u00ebsia m\u00eb e madhe e saj n\u00eb ballafaqim me situatat kritike \u00e7doher\u00eb ka qen\u00eb zbatimi i k\u00ebtij korpusi legjislativ. Pra, konvertimi i teoris\u00eb n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb traktatin e saj, BE-ja ka parapar\u00eb baz\u00eb t\u00eb mjaftueshme ligjore p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me situata t\u00eb tilla, si kjo me COVID-19, sakt\u00ebsisht n\u00eb nenin 114 dhe nenin 168 t\u00eb TFEU. Ajo e ka strategjin\u00eb e njohur gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebndetin \u201cHealth for Growth 2014-2020\u201d, kuptohet n\u00eb let\u00ebr, si p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. Por, e ka edhe fondin social ESF dhe at\u00eb p\u00ebr vitet 2021-2027, t\u00eb njohur si ESF+.<\/p>\n<p>Politika\/Strategjia e BE-s\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin ka tri objektiva strategjike:<\/p>\n<p>1. Nxitjen e sh\u00ebndetit t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb si fokus kryesor ka \u00e7\u00ebshtjet e sh\u00ebndetit p\u00ebr personat e moshuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb Unionit Evropian.<\/p>\n<p>2. Mbrojtjen e qytetar\u00ebve nga k\u00ebrc\u00ebnimet sh\u00ebndet\u00ebsore, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga epidemit\u00eb e ndryshme dhe bioterrorizmi.<\/p>\n<p>3. Mb\u00ebshtetjen e sistemeve dinamike sh\u00ebndet\u00ebsore, q\u00eb si fokus ka ndihm\u00ebn vendeve an\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pik\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj objektive t\u00eb BE-s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb treguar ndonj\u00eb rezultat pozitiv. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb edhe rezultatet e vdekjeve t\u00eb shumta t\u00eb personave t\u00eb moshuar, si n\u00eb Itali, Spanj\u00eb dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Unionit Evropian, ku e t\u00ebr\u00eb sfida e ballafaqimit ka mbetur p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale e vendeve evropiane, duke e vendosur n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe solidaritetin e gjith\u00eb Unionit Evropian.<\/p>\n<p>Menaxhimi i rasteve t\u00eb prekura me COVID-19 duket se m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb duke funksionuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb teoris\u00eb s\u00eb njohur t\u00eb Darvinit mbi seleksionimin natyror, ku i forti mbijeton, se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb strategjie evropiane p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tash e sa vite paguajn\u00eb taksa qytetar\u00ebt e Unionit Evropian. Fatkeq\u00ebsisht, edhe kontributin m\u00eb t\u00eb madh si taksapagues evropian\u00eb e kan\u00eb padyshim shtetasit e vendeve q\u00eb sot prijn\u00eb m\u00eb numrin e vdekjeve.<\/p>\n<p>Unioni Evropian d\u00ebshtoi edhe n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e masave t\u00eb domosdoshme p\u00ebr parandalimin e k\u00ebsaj pandemie globale, duke q\u00ebndruar tejet i relaksuar q\u00eb nga shfaqja e k\u00ebsaj pandemie n\u00eb krahin\u00ebn e Wuhanit n\u00eb Kin\u00eb. Madje, nuk dukej i shqet\u00ebsuar p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e masave t\u00eb shpejta as pas p\u00ebrhapjes s\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb Itali, deri sa u b\u00eb tep\u00ebr von\u00eb dhe virusi pushtoi kontinentin. Por, prap\u00eb d\u00ebshtoi n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e masave uniforme p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb betej\u00ebn n\u00eb vullnetin dhe kapacitetet individuale t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb familjes evropiane.<\/p>\n<p>Po ashtu, Unioni Evropian u tregua i paaft\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrmbushjen e prioritetit t\u00eb tret\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit publik, duke mos qen\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkrah\u00eb vendet e veta an\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrballje me virusin COVID-19, q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Shum\u00eb shpejt vendet individuale i harxhuan resurset baz\u00eb, sidomos ato njer\u00ebzore, p\u00ebr luftimin e pandemis\u00eb q\u00eb p\u00ebrhapet me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs. Nd\u00ebrsa, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, vonesat n\u00eb alokimin e asistenc\u00ebs nga Unioni Evropian p\u00ebr k\u00ebto vende ngjasojn\u00eb shum\u00eb me shpejt\u00ebsin\u00eb e breshk\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb po b\u00ebhen dy muaj q\u00eb nga p\u00ebrhapja e pandemis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe shumica e vendeve ende nuk kan\u00eb arritur as q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb fondet e Unionit Evropian p\u00ebr arsye t\u00eb burokracive t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb \u00e7do shtet do t\u00eb duhej t\u00eb kuptonte \u00ebsht\u00eb se edhe strategjit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb bot\u00ebs po t\u2019i ket\u00eb, n\u00ebse nuk i vendos\u00eb n\u00eb zbatim n\u00eb koh\u00ebn dhe vendin e duhur, do t\u00eb jet\u00eb i barabart\u00eb me secilin shtet q\u00eb nuk ka fare strategji.<\/p>\n<p>BE-ja mund t\u00eb ket\u00eb standarde tejet t\u00eb mira t\u00eb ushqimeve dhe produkteve ushqimore, por as kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr ta mbrojtur sh\u00ebndetin e popullsis\u00eb evropiane. Nga ajo \u00e7far\u00eb kuptuam nga COVID-19 \u00ebsht\u00eb se qoft\u00eb edhe nj\u00eb person i vet\u00ebm i ushqyer keq, n\u00eb cilindo vend t\u00eb bot\u00ebs, paraqet rrezik serioz p\u00ebr ndryshimin e t\u00ebr\u00eb rendit global.<\/p>\n<p>Me gjas\u00eb BE-ja do t\u00eb ket\u00eb dy alternativa pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pandemis\u00eb, pasojat e t\u00eb cil\u00ebs v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrllogariten p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb tejet t\u00eb gjat\u00eb. Optimisti m\u00eb i madh do t\u00eb thoshte q\u00eb n\u00eb vitin 2021 edhe mund ta kemi nj\u00eb ide se \u00e7far\u00eb ka l\u00ebn\u00eb prapa ky virus.<\/p>\n<p>Alternativa e par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i rikthehet origjin\u00ebs. Pra, n\u00eb nj\u00eb union ekonomik dhe tregtar, prej nga e ka arritur suksesin e deritash\u00ebm. Nd\u00ebrsa, \u00e7do aspekt tjet\u00ebr t\u00eb mbetej p\u00ebrgjegj\u00ebsi e secilit vend an\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dhe, alternativa e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Unioni Evropian t\u2019i n\u00ebnshtrohet reformave t\u00eb thella dhe t\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr nga ai q\u00eb ndodhet sot. N\u00eb nj\u00eb nivel ku BE-ja do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballej n\u00eb t\u00eb gjitha sfidat globale si nj\u00eb trup i vet\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhe efikase, jo m\u00eb si nj\u00eb Mega Superstruktur\u00eb dhe Mega Superadministrat\u00eb q\u00eb l\u00ebviz\u00eb me shpejt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb Sloby.<\/p>\n<p><em>(Autori \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilltar p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare i Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, ish-drejtor i AKI-s\u00eb dhe ekspert i politikave t\u00eb siguris\u00eb)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Bashkim Smakaj BE-ja si nj\u00eb nga organizatat rajonale m\u00eb t\u00eb avancuara q\u00eb ka njohur njer\u00ebzimi deri m\u00eb tani, si duket do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb jo t\u00eb leht\u00eb edhe pas tejkalimit t\u00eb pandemis\u00eb globale t\u00eb shkaktuar nga Coronavirusi, q\u00eb tashm\u00eb njihet si COVID-19 dhe q\u00eb me plot t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb quhej edhe si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":222405,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-222400","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=222400"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222400\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/222405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=222400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=222400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=222400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}