{"id":227330,"date":"2020-05-02T17:02:41","date_gmt":"2020-05-02T15:02:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=227330"},"modified":"2020-05-04T21:12:49","modified_gmt":"2020-05-04T19:12:49","slug":"endrrat-politike-te-epidemive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/endrrat-politike-te-epidemive\/","title":{"rendered":"\u00cbndrrat politike t\u00eb epidemive"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Bota vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb ankth. Frika nga shp\u00ebrthimi dhe p\u00ebrhapja virulente e virusit korona ka pushtuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb njer\u00ebzimit. Pasiguria dhe kriza ekzistenciale mbi pasojat e Covid-19 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet i p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmasa planetare. Kjo kriz\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb po konsiderohet m\u00eb e madhja q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Karantinimi i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebrive njer\u00ebzore dhe pezullimi sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i mundur i raporteve komplekse sociale me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb frenohet rreziku nga ky \u201carmik i paduksh\u00ebm\u201d p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm disa nga masat emergjente q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb imiditate. \u00cbsht\u00eb paralizuar thuajse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb e merrnim si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb. Aplikimi i masave emergjente me akte administrative \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb norm\u00eb qeveris\u00ebse. Madje shum\u00eb lider\u00eb nuk nguruan q\u00eb ta p\u00ebrdorin edhe retorik\u00ebn e luft\u00ebs, duke ngjallur edhe m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb dhe ankth.<\/p>\n<p>Zbatimi i k\u00ebsaj logjike ka ngjallur shum\u00eb dyshime. A mos n\u00ebn pretekstin e k\u00ebsaj \u201clufte\u201d po kufizohen edhe lirit\u00eb dhe drejtat tona politike dhe qytetare q\u00eb deri m\u00eb tani i kemi marr\u00eb si t\u00eb garantuara? Sidomos kur dihet se kap\u00ebrthimi i bot\u00ebs nga virusi korona ndodhi n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr demokracit\u00eb liberale. Koh\u00eb kjo kur besimi dhe p\u00ebrkushtimi p\u00ebr vlerat e k\u00ebtij rendi kishte filluar t\u00eb venitej e zbehej n\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, kur l\u00ebvizjet populiste me retorik\u00ebn e tyre inflamatore po i atakonin pa nd\u00ebrprer\u00eb themelet e k\u00ebtij rendi, duke i ekspozuar ato si penges\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb autentike dhe vullnetin popullor.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime serioze, sa a mos ky moment sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb nga e cila bota do t\u00eb jet\u00eb krejt tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb ekzistonte deri m\u00eb tani? Apo si\u00e7 pohoi k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb artikull n\u00eb Foregin Affairs, Richard Hass, a mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb kjo pandemi t\u00eb b\u00ebhet shkaktare e nj\u00eb recesioni edhe m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb demokracive liberale, trend ky q\u00eb edhe ka qen\u00eb evident p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb? Pra q\u00eb autoriteteve qeveris\u00ebse nuk do t\u2019u mungoj\u00eb tundimi p\u00ebr t\u2019i trajtuar \u201clirit\u00eb civile si shkaktare t\u00eb luft\u00ebs, nj\u00eb luks q\u00eb nuk mund t\u00eb ofrohet n\u00eb koh\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs\u201d. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr sot shtrohet nj\u00eb pyetje fundamentale, se a mund t\u00eb ndodh q\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr menaxhimin e pandemis\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb edhe format e pushtetit administrativ dhe politik? Pra q\u00eb t\u00eb multiplifikohen mekanizmat e kontrollit, survejimit dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb qenieve njer\u00ebzore n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb panjohur deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p><em><strong>\u00cbndrra politike e Koler\u00ebs<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Fakti se luftimi i s\u00ebmundjeve epidemike nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm medicinale, por ka pasur vazhdimisht implikime edhe n\u00eb natyr\u00ebn e pushtetit \u00ebsht\u00eb argumentuar nga filozofi dhe historiani francez Mishel Foucalt n\u00eb librin e tij t\u00eb njohur \u201cDisiplin\u00eb dhe Nd\u00ebshkim\u201d. Shum\u00eb nga masat e sotme si ato t\u00eb karantiminit, desocializimit, izolimit dhe disiplinimit, q\u00eb po aplikohen n\u00eb menaxhimin e pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit, duken si imitim i metodave q\u00eb p\u00ebrshkruan ky autor, kur tregon p\u00ebr veprimet q\u00eb autoritet administrative nd\u00ebrmerrnin kur kolera e pllakoste nj\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Me t\u00eb kumtuar lajmin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb epidemi, \u201cfillimisht behej nj\u00eb kuadratim i rrept\u00eb hap\u00ebsinor; rrethim i plot\u00eb, natyrisht i qytetit dhe \u2018rrethinave\u2019, ndalim absolut i daljes, ndarje e qytetit n\u00eb lagje t\u00eb ve\u00e7anta, n\u00eb krye t\u00eb tw cilave vendoset nj\u00eb oficer i plotfuqish\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i sakt\u00eb i mbylljes, koh\u00ebs s\u00eb daljes, dezinfektimit, mbik\u00ebqyrja e rregullt e \u00e7do l\u00ebvizjeje, regjistrimi i \u00e7do detaji, inspektimi me nj\u00eb shikim t\u00eb mprehur, si dhe caktimi i autoriteteve q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim zbatimin e k\u00ebtij operacioni \u201cku secili i mbyllur n\u00eb kafazin p\u00ebrkat\u00ebs, secili n\u00eb dritaren q\u00eb i takon, secili p\u00ebrgjigjet kur d\u00ebgjon t\u2019i th\u00ebrrasin emrin dhe shfaqet kur e k\u00ebrkojn\u00eb; formonin parad\u00ebn e madhe t\u00eb t\u00eb gjall\u00ebve dhe t\u00eb vdekurve\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nga ana tjet\u00ebr, sipas Foucalt, pik\u00ebrisht murtaja u b\u00eb nxitje p\u00ebr skemat disiplinore, pra bazamenti ku u ngjiz pushteti i njohur \u201canatomo- politik\u201d i disiplinave. K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst mori hov ajo q\u00eb quhet si \u201c\u00ebnd\u00ebrr politike e murtaj\u00ebs\u201d t\u00eb cil\u00ebn e karakterizonte ambicia dhe q\u00ebllimi p\u00ebr ndalim t\u00eb \u201cfestave kolektive, p\u00ebr ve\u00e7ime t\u00eb rrepta, dep\u00ebrtim tw rregulloreve deri n\u00eb detajet m\u00eb t\u00eb imta t\u00eb ekzistenc\u00ebs, me nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb hierarkie absolute, q\u00eb siguron funksionimin kapilar t\u00eb pushtetit\u201d. Ky model i organizmit, sipas k\u00ebtij teoricieni, dallon nga metodat q\u00eb ishin p\u00ebrdorur m\u00eb her\u00ebt n\u00eb trajtimin e s\u00ebmundjes s\u00eb lebr\u00ebs. Kjo e fundit nxiti ritualet e d\u00ebbimit dhe p\u00ebrjashtimit, e t\u00eb cilat sh\u00ebrbyen si model dhe form\u00eb e p\u00ebrgjithshme. K\u00ebshtu \u201clebrozi i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb praktike d\u00ebbuese, nj\u00eb praktike t\u00eb m\u00ebrgimit-rrethimit, ku braktiset, si n\u00eb gjirin e err\u00ebt t\u00eb nj\u00eb mase q\u00eb nuk ia vlen t\u00eb diferencohet\u201d. K\u00ebto dy skema, edhe pse t\u00eb lindura n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe duke ju referuar dy s\u00ebmundjeve q\u00eb dallonin nga nj\u00ebra tjetra, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb \u201clebra me ve\u00e7imet e saj\u201d dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u201cmurtaja me kuadratimet e veta\u201d, si t\u00eb tilla ato u b\u00ebn\u00eb inspirim p\u00ebr dy lloje t\u00eb \u00ebndrrave politike. Me k\u00ebt\u00eb rast \u201ce para u b\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e nj\u00eb komuniteti t\u00eb kulluar dhe e dyta ajo e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb disiplinuar\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, krahas k\u00ebtyre skemave t\u00eb sip\u00ebrcekura, shoq\u00ebrit\u00eb njer\u00ebzore gradualisht iu n\u00ebnshtruan edhe nj\u00eb modeli t\u00eb ri t\u00eb pushtetit &#8211; pushtetit mbi jet\u00ebn. K\u00ebt\u00eb form\u00eb Michcel Foucalt e quan bio-pushtet.<\/p>\n<p>Ve\u00e7oria karakteristike e tij mbetet p\u00ebrqendrimi i mekanizmave t\u00eb bio-pushtetit rreth \u201ctrupit-lloj, si specie, rreth trupit si vend i zhvillimit t\u00eb mekanikeve t\u00eb s\u00eb gjall\u00ebs dhe mb\u00ebshtetje e proceseve biologjike\u201d. Pra si n\u00eb fund t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb librit\u201cHistoria e Seksualitet\u201d apo n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb disa ligj\u00ebratave t\u00eb mbajtura n\u00eb \u201cCollege De France\u201d e t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb librin \u201cShoq\u00ebria duhet t\u00eb Mbrohet\u201d, Michel Foucalt i specifikon disa nga mekanizmat se si jet\u00ebsohej ky pushtet i ri, q\u00eb ndryshe ai i quan si mekanizma rregullator\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb, e t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb jetik\u00eb n\u00eb zhvillimin e kapitalizmit, ngase ky i fundit nuk mund ta siguronte \u201crritjen dhe shtrirjen e vet t\u00eb q\u00ebndrueshme pa futjen e kontrolluar edhe t\u00eb trupave n\u00eb aparatin prodhues, dhe pa p\u00ebrshtatjen e fenomeneve t\u00eb popullsis\u00eb me proceset ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>Fusha e intervenimit t\u00eb bio-pushtetit mbetet komplekse, q\u00eb nga problemet e natalitetit, morbiditetit, problemet e demografis\u00eb etj. Me k\u00ebt\u00eb rast zhvillimi i medicin\u00ebs, funksioni kryesor i s\u00eb cil\u00ebs ishte higjiena publike, s\u00eb bashku me zhvillimin e institucioneve qendrore p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen sh\u00ebndet\u00ebsore e deri t\u00eb kampanjat p\u00ebr ta edukuar higjien\u00ebn dhe medikalizuar dhe vaksinuar popullsin\u00eb, nuk mund t\u00eb paramendohen pa instalimin e k\u00ebtyre mekanizmave.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, rreziku kryesor nga kap\u00ebrthimi i tepruar i shoq\u00ebris\u00eb nga ingranazhi i mekanizmave t\u00eb bio-politik\u00ebs b\u00ebhet i qart\u00eb at\u00ebher\u00eb kur politikisht dhe teknologjikisht do t\u00eb jet\u00eb e mundur p\u00ebr njeriun q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb laboratorike, \u201csubstanca t\u00eb gjalla, p\u00ebrbind\u00ebsha, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb viruse, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb kontrollohen dhe q\u00eb mbartin potenciale destruktive universale\u201d.<\/p>\n<p><em><strong>\u00cbndrra e mundshme politike e COVID-19<\/strong><\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrsiatje t\u00eb Michel Foucalt, mbi nd\u00ebrthurjen pushtetit disiplinor dhe bio-politik me menaxhimin shp\u00ebrthimeve epidemike, tregojn\u00eb hapur mbi interferimin q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb n\u00eb raport m\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn k\u00ebto sfera.<\/p>\n<p>Ky relacion kompleks nyjor, pashmangsh\u00ebm do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si po luftohet pandemia COVID-19. Masat emergjente t\u00eb nd\u00ebrmarra nga autoritet publike, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr synim frenimin e k\u00ebsaj s\u00ebmundje infektive, mund t\u00eb ken\u00eb implikime p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb si individuale ashtu edhe kolektive, edhe pas kthimit n\u00eb gjendjen \u201cnormale\u201d. Ekziston rreziku q\u00eb k\u00ebto veprime emergjente q\u00eb po aplikohen aktualisht nes\u00ebr ta form\u00ebsojn\u00eb \u201cnomosin\u201d e normalitetit t\u00eb ri. Sepse, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar gjat\u00eb historis\u00eb, shpeshher\u00eb ato masa q\u00eb u instaluan si \u2018emergjente\u2019 arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb transformohen n\u00eb \u2018t\u00eb p\u00ebrhershme\u2019.<\/p>\n<p>I alarmuar me disa nga konsekuencat negative politike dhe etike t\u00eb pandemis\u00eb, filozofi i njohur italian Giorgio Agamben, ka pohuar se shum\u00eb nga vendimet q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb lidhur menaxhimin e k\u00ebsaj krize, reflektojn\u00eb tendenc\u00ebn konstante t\u00eb autoriteteve publike p\u00ebr ta radikalizuar edhe m\u00eb tej si dhe shnd\u00ebrruar paradigm\u00ebn e \u201cgjendjes p\u00ebrjashtimore\u201d (state of exception) n\u00eb nj\u00eb kusht normal t\u00eb qeverisjes. Ky rast, sipas tij, tregoi se sa shpejt qeniet njer\u00ebzore iu n\u00ebnshtruan modelit shoq\u00ebror t\u00eb \u201cjet\u00ebs s\u00eb zhveshur\u201d, ku shoq\u00ebria nuk njeh asnj\u00eb vler\u00eb tjet\u00ebr pos asaj t\u00eb mbijetes\u00ebs. K\u00ebshtu, brenda nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, ajo u zhvesh nga shum\u00eb prej zakoneve t\u00eb p\u00ebrditshme praktike si \u201c kushtet normale t\u00eb jet\u00ebs, raportet sociale, puna, rregullat e p\u00ebrsh\u00ebndetjes, shoq\u00ebrit\u00eb nd\u00ebrpersonale, ritet religjioze dhe aksionet publike politike\u201d. Prandaj, ky filozof e shtron pyetjen se \u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb me ata individ\u00eb q\u00eb do t\u00eb detyrohen t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar sipas k\u00ebtyre konditave? Po ashtu, jo m\u00eb pak shqet\u00ebsuese, konstaton Agamben, mbetet pyetja se \u00e7ka do t\u00eb vij\u00eb pas k\u00ebsaj krize pandemie? Edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se askush nuk mund ta thot\u00eb me siguri fundin e saj, \u00e7ka n\u00ebse tentohet t\u00eb vazhdohet praktika e vazhdimit t\u00eb m\u00ebsimeve n\u00eb shkolla dhe universitete vet\u00ebm sipas modelit online, kurse objektet e tyre t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb mbyllura e t\u00eb mos frekuentohen fizikisht. Apo n\u00ebse dikush d\u00ebshiron t\u2019i ndaloj\u00eb dhe stopoj\u00eb t\u00eb gjitha \u201ctakimet kolektive ku diskutohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta politike dhe kulturore, ku k\u00ebmbimi i komunikimit zhvillohet vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb digjitale me nj\u00ebri-tjetrin dhe ku m\u00eb n\u00eb fund teknologjia sh\u00ebrben si z\u00ebvend\u00ebsim p\u00ebr \u00e7do kontakt nd\u00ebrmjet qenieve njer\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p>Zbatimi i projeksioneve t\u00eb tilla \u201cimagjinare\u201d ka gjasa t\u00eb b\u00ebhet realitet sot m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr me par\u00eb, fal\u00eb avancimit tekonolgjik q\u00eb sot shtetet e kan\u00eb n\u00eb dispozicion, e ku \u201cqeverit\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb sensor\u00eb t\u00eb kudondodhur dhe algoritme t\u00eb fuqishme n\u00eb vend t\u00eb spiuneve prej mishi dhe gjaku t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs\u201d .<\/p>\n<p>Bie fjala, nj\u00eb nga masat strikte q\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar se do t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze edhe n\u00eb situat\u00ebn \u201cpost-pandemike\u201d, krahas mbajtjes s\u00eb dor\u00ebzave dhe maskave n\u00eb vendet publike, mbetet edhe ruajtja e p\u00ebrpikt\u00eb e distanc\u00ebs fizike nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve. Nd\u00ebrkaq, me q\u00ebllim t\u00eb implementimit sa m\u00eb efikas t\u00eb k\u00ebtyre kritereve shum\u00eb kompani kompjuterike digjitale kan\u00eb zhvilluar tashm\u00eb programet e ve\u00e7anta, ku njer\u00ebzit do t\u00eb mund t\u00eb detektoheshin n\u00eb koh\u00eb reale, n\u00ebse jan\u00eb duke iu p\u00ebrmbajtur rregullave t\u00eb distancimit social. Prandaj, lirisht mund t\u00eb themi se zhvillimi efikas i k\u00ebtyre m\u00ebnyrave t\u00eb sofistikuara t\u00eb survejimit, t\u00eb mb\u00ebshtetura edhe nga avancimet e inteligjenc\u00ebs artificiale, duke limituar dhe kontrolluar deri n\u00eb minimum \u00e7do kontakt dhe af\u00ebrsi normale njer\u00ebzore, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk dihet, do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb paparashikueshme p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb sociale dhe politike.<\/p>\n<p>Kjo qasje e monitorimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb jet\u00ebs njer\u00ebzore n\u00ebn emrin e luft\u00ebs kund\u00ebr koronavirusit do sh\u00ebrbente si truall \u201capokaliptik\u201d p\u00ebr lul\u00ebzimin e nj\u00eb e molepsje tjet\u00ebr \u201cvdekjeprur\u00ebse\u201d, vet\u00ebm se tani me karakter politik. Suksesi i k\u00ebtij modeli do t\u00eb minonte nj\u00ebrin nga kushtet bazike mbi t\u00eb cilat zhvillohet vet\u00eb jeta politike. Ai do t\u00eb cenonte at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb Hana Arendt, p\u00ebrb\u00ebn bot\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. \u00cbsht\u00eb ky realitet q\u00eb zhvillohet nd\u00ebrmjet nesh dhe si i till\u00eb form\u00ebson substratin nga i cili pluskon aksioni njer\u00ebzor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane. Nd\u00ebrkaq kjo bot\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, do t\u00eb ishte e pamundur pa bashk\u00ebpunimin e njeriut me t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb kjo teoriciene ka pohuar disa her\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me tradit\u00ebn filozofike per\u00ebndimore, se njeriu nuk \u00ebsht\u00eb qenie politike q\u00eb lind p\u00ebr nga natyra, por ai shnd\u00ebrrohet dhe b\u00ebhet i till\u00eb kurdo q\u00eb involvohet n\u00eb bashk\u00ebveprim me qeniet tjera njer\u00ebzore. Dhe n\u00eb saje t\u00eb k\u00ebtij kapaciteti p\u00ebr veprim njer\u00ebzit e nd\u00ebrtojn\u00eb mediumin unik t\u00eb politik\u00ebs brenda t\u00eb cilit shp\u00ebrfaqet liria. Suspendimi i k\u00ebtij potenciali e cenon funksionimin e k\u00ebsaj sfere. Dhe po ashtu i hap rrug\u00eb triumfit t\u00eb depolitizimit administrativ qeveris\u00ebs. Vazhdimi i masave t\u00eb desocializimit, izolimit dhe ve\u00e7imit t\u00eb njer\u00ebzve, duke i monitoruar ata pa ndonj\u00eb afat t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb dhe duke i trajtuar vet\u00ebm nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi infektiv virulent, paraqesin nj\u00eb kontribut \u201cideal\u201d n\u00eb realizmin e k\u00ebtij projeksioni \u201cdistopik\u201c. Dhe n\u00ebse n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn epidemit\u00eb si kolera dhe lebra kishin ushqyer dhe inspiruar \u00ebndrrat tyre politike, at\u00ebher\u00eb ka rrezik q\u00eb sot orkestrimi, kontrollimi teknologjik dhe dizajnimi i nj\u00eb \u201cvetmie t\u00eb organizuar\u201d shoq\u00ebrore, t\u00eb promovohet si \u00ebndrra politike e koronavirusit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, rreziqe t\u00eb tilla shihet qart\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb aktuale se asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ato tregojn\u00eb se beteja kund\u00ebr pandemis\u00eb globale COVID-19 nuk guxon t\u00eb zhvillohet n\u00eb antinomi me normat demokratike liberale dhe duke shp\u00ebrfillur rendin ligjor. Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb parandalohet nj\u00eb degjenerim i till\u00eb dhe me pasoja fatale Cas Mudde, nj\u00eb nga autoritet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb studimeve mbi populizmin bashk\u00ebkohor, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishte propozuar nd\u00ebrtimin tri parimeve ky\u00e7e se si duhet t\u00eb b\u00ebhet vler\u00ebsimi i sakt\u00eb i \u00e7do mase emergjente. K\u00ebto principe drejtuese bazohen n\u00eb tri pyetje konkrete: (1) cili \u00ebsht\u00eb kontributi i tyre konkret n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pandemis\u00eb? (2) cilat mund t\u00eb jen\u00eb konsekuencat e tyre negative p\u00ebr demokracin\u00eb liberale?, dhe (3) kur ato do t\u00eb anulohen?. Sipas k\u00ebtij studiuesi, n\u00ebse nuk ekziston nj\u00eb p\u00ebrgjigje sakt\u00eb dhe e qart\u00eb n\u00eb k\u00ebto tri pyetje, at\u00ebher\u00eb ato masa duhet t\u00eb refuzohen pa ekuivoke dhe menj\u00ebher\u00eb. Vet\u00ebm duke i kombinuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb delikate dhe t\u00eb ekuilibruar k\u00ebto veprime at\u00ebher\u00eb fitorja kund\u00ebr virusit do t\u00eb ishte kuptimplot\u00eb dhe dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr te gjith\u00eb ne. P\u00ebrndryshe, nj\u00eb fitore biologjike dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, duke sakrifikuar lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat qytetare q\u00eb i kemi g\u00ebzuar deri m\u00eb tani, do t\u00eb sh\u00ebnonte fundin e nj\u00eb bote t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politike, \u00e7far\u00eb e kemi njohur deri sot dhe fillimin e nj\u00eb epoke t\u00eb paqart\u00eb e t\u00eb shoq\u00ebruar nga e err\u00ebsira e pasiguris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Bota vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb ankth. Frika nga shp\u00ebrthimi dhe p\u00ebrhapja virulente e virusit korona ka pushtuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb njer\u00ebzimit. Pasiguria dhe kriza ekzistenciale mbi pasojat e Covid-19 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet i p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmasa planetare. Kjo kriz\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb po konsiderohet m\u00eb e madhja q\u00eb nga p\u00ebrfundimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":227331,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-227330","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=227330"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227330\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=227330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=227330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=227330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}