{"id":227558,"date":"2020-05-03T08:33:36","date_gmt":"2020-05-03T06:33:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=227558"},"modified":"2020-05-03T08:33:36","modified_gmt":"2020-05-03T06:33:36","slug":"zbuloni-cfare-parashikojne-yjet-per-ju-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/zbuloni-cfare-parashikojne-yjet-per-ju-sot\/","title":{"rendered":"Zbuloni \u00e7far\u00eb parashikojn\u00eb yjet p\u00ebr ju sot"},"content":{"rendered":"<p><strong>DASHI 21. mars &#8211; 20. prill<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Jeta juaj n\u00eb \u00e7ift nuk do jet\u00eb shum\u00eb e mbrojtur sot dhe n\u00eb shum\u00eb momente do keni konflikte me partnerin. Nuk do merreni vesh p\u00ebr asgj\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. As beqar\u00ebt nuk do jen\u00eb n\u00eb humor shume t\u00eb mir\u00eb dhe nuk do arrijn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb statusin e tyre. Sektori i financave do jet\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht i qet\u00eb dhe pa problemin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Mund t&#8217;i kryeni pa frik\u00eb shpenzimet e domosdoshme.<\/p>\n<p>DEMI 21. prill &#8211; 21. maj<\/p>\n<p>Marsi dhe Merkuri do ju nxitin te jeni m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdesur p\u00ebr at\u00eb q\u00eb keni n\u00eb krah dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia mes jush do p\u00ebrmir\u00ebsohet ndjesh\u00ebm. Beqar\u00ebt serish nuk do marrin guximin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb deklarata dhe do presin q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t&#8217;i joshin. Buxheti ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i mir\u00eb nga dje dhe kjo fal\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblimi goxha t\u00eb mira. B\u00ebni vet\u00ebm kujdes me menaxhimin.<\/p>\n<p>BINJAKET 22. maj &#8211; 21. qershor<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me partnerin do jet\u00eb e shk\u00eblqyer sot. Do ndiheni aq mir\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit saq\u00eb as nuk do e \u00e7oni n\u00ebp\u00ebr mend t\u00eb b\u00ebni ndryshime. Beqar\u00ebve do ju shtohen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr takime dhe me shum\u00eb gjas\u00eb do arrijn\u00eb ta ndryshojn\u00eb statusin. N\u00eb planin financiar do keni v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme dhe me zor do arrini t\u00eb kryeni edhe shpenzimet e domosdoshme.<\/p>\n<p>GAFORRJA 22. qershor &#8211; 22. korrik<\/p>\n<p>Ju t\u00eb dashuruarit do keni fat me shumic\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj dite dhe p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk do ju dalin probleme. \u00c7astet romantike nuk do ken\u00eb t\u00eb ndalur. Beqar\u00ebt nuk duhet t\u00eb presin n\u00eb heshtje ndryshimin e statusit, por duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta arritur at\u00eb. N\u00eb planin financiar gjendja ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb goxha e q\u00ebndrueshme dhe nuk do ju sjell\u00eb stres.<\/p>\n<p>LUANI 23. korrik &#8211; 22. gusht<\/p>\n<p>Dite harmonike dhe e mbushur me entuziaz\u00ebm ka p\u00ebr t\u00eb qene kjo e sotmja p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb lidhje. Do jeni n\u00eb humor dhe t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do lloj \u00e7mendurie q\u00eb do iu propozoj\u00eb partneri. Beqar\u00ebt do ken\u00eb goxha mund\u00ebsi njohjeje, por nuk duhet t\u00eb nxitohen aspak. Financiarisht do jeni goxha t\u00eb favorizuar dhe gjendja do mbetet e k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>VIRGJERESHA 23. gusht &#8211; 23. shtator<\/p>\n<p>Dit\u00eb jo shum\u00eb e mir\u00eb kjo e sotmja p\u00ebr t\u00eb dashuruarit. p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra do keni konflikte t\u00eb ashpra dhe do ndiheni keq. As miqt\u00eb nuk do iu japin k\u00ebshillat e duhura. Beqar\u00ebt ka mund\u00ebsi t\u00eb jen\u00eb impulsive dhe si adoleshent\u00eb. Ata do i marrin gj\u00ebrat si t&#8217;iu vijn\u00eb p\u00ebr momentin. Financat p\u00ebr fat do jen\u00eb goxha m\u00eb t\u00eb mira. Do e riorganizoni buxhetin dhe gjendja do mbetet e k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>PESHORJA 24. shtator &#8211; 23. tetor<\/p>\n<p>Venusi do ua b\u00ebj\u00eb dit\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb bukur sot. Lumturia do mbizot\u00ebroj\u00eb n\u00eb lidhjen tuaj. Ata qe jan\u00eb t\u00eb martuar mund t\u00eb marrin edhe nj\u00eb lajm t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Mbase nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb do te vije n\u00eb jet\u00eb s\u00eb shpejti. Beqar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb optimiste sepse planet\u00ebt edhe p\u00ebr ata kan\u00eb p\u00ebrgatitur surpriza. Urani do iu mb\u00ebshtes\u00eb tek financat. Do tregoheni m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm me shpenzimet dhe situata do jet\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>AKREPI 24. tetor &#8211; 22. n\u00ebntor<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me at\u00eb q\u00eb dashuroni do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet edhe m\u00eb tep\u00ebr. Fal\u00eb Venusit do tregoheni m\u00eb t\u00eb kuptuesh\u00ebm dhe tolerante me t\u00eb. H\u00ebna n\u00eb bashk\u00ebpunim me Venusin do i b\u00ebj\u00eb beqar\u00ebt si magnet. Askush nuk do mund t\u2019iu rezistoj\u00eb sot. P\u00ebrfitoni sa m\u00eb shum\u00eb nga kjo dit\u00eb. N\u00eb planin financiar, gj\u00ebrat do fillojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen, por ju nuk duhet t\u00eb shpenzoni p\u00ebr objekte pa vler\u00eb.<\/p>\n<p>SHIGJETARI 23. n\u00ebntor &#8211; 21. dhjetor<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ndryshoni me \u00e7do kusht rutin\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme sepse ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga armiqt\u00eb me kryesore t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb \u00e7ift. Tregohuni pak m\u00eb kreativ\u00eb n\u00eb dashuri. Beqar\u00ebt mund te fillojn\u00eb edhe lidhje, por ato do jen\u00eb t\u00eb qeta dhe nuk do iu sjellin k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ata prisnin. Tregohuni te kursyer me financat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kaloni nj\u00eb periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. E keni vet\u00eb n\u00eb dor\u00eb sot.<\/p>\n<p>BRICJAPI 22. dhjetor &#8211; 20. janar<\/p>\n<p>Sot, Urani do t\u00eb provokoje nj\u00eb stuhi t\u00eb leht\u00eb tek \u00e7iftet. Do jeni pak m\u00eb shum\u00eb sesa duhet dyshues ndaj partnerit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do e bezdisni me pyetje at\u00eb q\u00eb doni. Mos e teproni! P\u00ebr sa iu p\u00ebrket atyre q\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm do ken\u00eb takime, por nuk duhet t\u00eb shkojn\u00eb shum\u00eb larg q\u00eb her\u00ebn e pare. N\u00ebse tregoheni m\u00eb t\u00eb organizuar n\u00eb planin financiar nuk do keni asnj\u00eb problem me to.<\/p>\n<p>UJORI 21. janar &#8211; 19. shkurt<\/p>\n<p>Shum\u00eb planet\u00eb do ndikojn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb jet\u00ebn n\u00eb \u00e7ift. Marr\u00ebdh\u00ebnia juaj do jet\u00eb e tensionuar dhe mund t\u00eb keni edhe probleme serioze. B\u00ebni kujdes me ato q\u00eb do thoni. Beqar\u00ebt nuk duhet te jene shume strikte ne k\u00ebrkesat qe kane p\u00ebr personin e zemr\u00ebs sepse nuk do e gjejn\u00eb dot kurr\u00eb. Do b\u00ebni tej mase shpenzime sot pa menduar p\u00ebr pasojat e r\u00ebnda q\u00eb ato mund t\u00eb ken\u00eb. Situata jo e mir\u00eb!<\/p>\n<p>PESHQIT 20. shkurt &#8211; 20. mars<\/p>\n<p>Ata qe kane krijuar nj\u00eb lidhje do p\u00ebrjetojn\u00eb shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe do jen\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar n\u00eb \u00e7do moment. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre do jeni edhe sensuale dhe pasionante. Ju pret nj\u00eb dark\u00eb mjaft e nxeht\u00eb dhe romantike. Beqar\u00ebt do influencohen nga Marsi. Dita do jet\u00eb m\u00eb harmonike dhe takimet do jet\u00eb interesante. Nj\u00eb pakujdesi e vog\u00ebl me financat mund t\u00eb sjell\u00eb probleme q\u00eb as i kishit menduar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DASHI 21. mars &#8211; 20. prill Jeta juaj n\u00eb \u00e7ift nuk do jet\u00eb shum\u00eb e mbrojtur sot dhe n\u00eb shum\u00eb momente do keni konflikte me partnerin. Nuk do merreni vesh p\u00ebr asgj\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. As beqar\u00ebt nuk do jen\u00eb n\u00eb humor shume t\u00eb mir\u00eb dhe nuk do arrijn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb statusin e tyre. Sektori i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":227559,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-227558","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=227558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227558\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=227558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=227558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=227558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}