{"id":228213,"date":"2020-05-04T14:11:27","date_gmt":"2020-05-04T12:11:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=228213"},"modified":"2020-05-04T21:11:40","modified_gmt":"2020-05-04T19:11:40","slug":"tito-diktatori-dhe-katundaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/tito-diktatori-dhe-katundaret\/","title":{"rendered":"Tito diktatori dhe katundar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Fitim Salihu<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Nes\u00ebr, m\u00eb 4 maj, b\u00ebhen dyzet vjet nga vdekja e Josip Broz Titos, Presidentit t\u00eb Jugosllavis\u00eb socialiste, t\u00eb cil\u00ebs i priu me grusht t\u00eb hekurt p\u00ebr tridhjetepes\u00eb vite. Ekziston nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb qarqe akademike q\u00eb Titoja t\u00eb ravij\u00ebzohet p\u00ebr disa nuanca m\u00eb liberal n\u00eb krahasim me diktator\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Bllokut Lindor. Por, fakti se qe diktator hera-her\u00ebs m\u00eb i but\u00eb, nuk e b\u00ebn jodiktator. Madje, historiani i njohur Viktor Sebestjen do ta cil\u00ebsonte Titon \u201cpo aq brutal sa edhe Stalini\u201d. M\u00eb duhet ta them k\u00ebt\u00eb dhe t\u2019i hedh siparin k\u00ebtij shkrimi me k\u00ebt\u00eb sqarim duke pasur parasysh nj\u00eb tendenc\u00eb rehabilituese p\u00ebr figur\u00ebn e tij q\u00eb ekziston tejendan\u00eb ish-dominionit jugosllav.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>S\u00eb pari, ekziston nj\u00eb keqkuptim. Dobit\u00eb potenciale q\u00eb kan\u00eb mundur t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb disa struktura t\u00eb caktuara urbane \u2013 madje jo e t\u00ebr\u00eb popullsia urbane, por vet\u00ebm ata q\u00eb ishin n\u00eb ose pran\u00eb nomenklatur\u00ebs \u2013 priren t\u2019i paraqesin si dobi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullsis\u00eb. Fotografit\u00eb nostalgjike t\u00eb banesave sh\u00ebmtuesh\u00ebm t\u00eb hirta e t\u00eb zymta n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm oaza n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb shkretnie sociale. Nuk ke pasur nevoj\u00eb t\u00eb shkosh m\u00eb larg \u2013 n\u00eb Drenic\u00eb, De\u00e7an e gjetiu ku e shihje mesjet\u00ebn me sy \u2013 por t\u00eb ka mjaftuar t\u00eb ec\u00ebsh vet\u00ebm pak metra p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb Vranjec dhe paralagjet e tjera p\u00ebr ta kuptuar mjerimin ekonomiko-shoq\u00ebror. Jo se qendra estetikisht brutale e Prishtin\u00ebs ish kush e di se \u00e7far\u00eb mrekullie metropolitane, por periferia e saj dhe viset rurale t\u00eb Kosov\u00ebs ishin akoma n\u00eb \u201cBot\u00ebn e Tret\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>As fakti q\u00eb mund t\u00eb shkoje n\u00eb bregdet nuk thot\u00eb gj\u00eb prej gj\u00ebje. E para, bregdetin mund ta shijonin vet\u00ebm elita e koh\u00ebs. E dyta, bregdetin nuk ua mohonin as diktator\u00ebt e tjer\u00eb atyre q\u00eb s\u2019b\u00ebzanin. Edhe zhvillimi i hovsh\u00ebm ekonomik e ka nj\u00eb shpjegim \u2013 kredit\u00eb dhe borxhet e huaja. Zhvillimi ishte nj\u00eb flusk\u00eb, nj\u00eb iluzion. Jet\u00ebn q\u00eb e shijuan rinia e fillimviteve \u201970, do ta paguante rinia e fundviteve \u201980. Hiperinflacioni i koh\u00ebs s\u00eb ish-kryeministrit t\u00eb fund\u00ebm jugosllav, Ante Markoviqit, ishte shembulli m\u00eb eklatant i asaj fluske q\u00eb e kishte azdisur Titoja.<\/p>\n<p>Ajo nuk ishte fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e Jugosllavis\u00eb s\u00eb Titos. Fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e saj ishte skamja e fshatit, papun\u00ebsia e qytetit q\u00eb shkonte gjithnj\u00eb n\u00eb rritje dhe UDB-ja \u2013 ajo ngrehin\u00eb kriminale q\u00eb kultivonte sadist\u00eb t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb kryenin torturat m\u00eb perverse, q\u00eb p\u00ebrdhunonin vajza konviktesh, q\u00eb tredhnin e sodomonin t\u00eb rinj fakultetesh, q\u00eb rripnin l\u00ebkur\u00ebn e t\u00eb burgosurve politik\u00eb. K\u00ebto viktima dhe familjar\u00ebt e tyre jetojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb me makthin e rehabilitimit t\u00eb atij sistemi po aq sa edhe me makthin e atyre torturave meskine.<\/p>\n<p>P\u00ebr dyzet e kusur vite t\u00eb socializmit jugosllav, Kosova asnj\u00ebher\u00eb nuk e l\u00ebshoi vendin e fundit n\u00eb rang-list\u00ebn e zhvillimit ekonomik, t\u00eb pag\u00ebs mesatare, t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr frym\u00eb, t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb industrializimit, t\u00eb zhvillimit kulturo-arsimor, t\u00eb rrjet\u00ebzimit infrastrukturor, t\u00eb modernizimit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, etj., sikurse nuk e l\u00ebshoi pozit\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr rajonin me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb burgosurve politik\u00eb p\u00ebr kok\u00eb banori, p\u00ebr numrin e t\u00eb t\u00eb ftuarve n\u00eb \u201cbiseda informative\u201d, p\u00ebr diferencimet segreguese, p\u00ebr shkall\u00ebn e represionit dhe p\u00ebr fyerjet raciste e maltuziane q\u00eb i p\u00ebsonte \u00e7do dit\u00eb \u201c\u0160iptari\u201d i gjor\u00eb, qytetari i dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, ndonj\u00eb trajtim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk e kishin as udh\u00ebheqja krahinore shqiptare, ndon\u00ebse ata mendonin se e kan\u00eb. Kryekomandantit t\u00eb partizan\u00ebve t\u00eb\u00a0 Kosov\u00ebs, Fadil Hoxh\u00ebs, nuk ia dinin madje as emrin. N\u00eb takimet e para pas lufte n\u00eb Beograd atij i referoheshin thjesht si \u201cky djali prej Kosmetit\u201d. P\u00ebr nj\u00ebzet vite pas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nuk ka pasur asnj\u00eb kryetar shqiptar t\u00eb Komitetit Krahinor, p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb nuk ka pasur asnj\u00eb shqiptar n\u00eb Komitetin Qendror t\u00eb Partis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u desh t\u00eb kalonte nj\u00eb \u00e7erek shekulli q\u00eb nj\u00eb shqiptari t\u2019i besohej an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb trupin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb saj, n\u00eb Byron\u00eb Ekzekutive dhe kaluan dy dekada para se t\u2019i besohej an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb KEF \u2013 qeverin\u00eb qendrore federale. Ata jetonin shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se fshatar\u00ebsia q\u00eb dirgjej n\u00eb prapambetje, por sadomos asnj\u00ebher\u00eb s\u2019u pranuan nga koleg\u00ebt e tyre jugosllav\u00eb ndryshe pos si \u201c\u0160iptari\u201d, sado q\u00eb shum\u00eb syresh donin t\u00eb besonin se n\u00eb fakt ishin beogragjan\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb keqkuptim i shpesht\u00eb q\u00eb ndodh\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe togfjal\u00ebshi \u201cepoka e Rankoviqit\u201d. N\u00eb fakt, s\u2019ka ekzistuar nj\u00eb epok\u00eb e till\u00eb. Gjithnj\u00eb ka qen\u00eb epoka e Titos. P\u00ebr aq sa mund t\u2019ia vesh\u00ebsh vet\u00ebm Kadri Hazbiut krimet e Enver Hoxh\u00ebs, po aq mund t\u2019ia vesh\u00ebsh vet\u00ebm Rankoviqit krimet e Titos. Rankoviqi asnj\u00ebher\u00eb s\u2019ka qen\u00eb mbi Titon. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ai ka qen\u00eb njeriu i dyt\u00eb i tij. Por, t\u00eb gjitha krimet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u2013 masakra e Tivarit, masakrat e Drenic\u00ebs dhe Gjilanit, d\u00ebbimi masiv n\u00eb Turqi, aksioni i mledhjes s\u00eb arm\u00ebve, ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb flamurit komb\u00ebtar, Procesi i Prizrenit, shtypja e dhunshme e demonstratave dhe burgimet politike e maltretimet n\u00ebp\u00ebr burgje \u2013 kan\u00eb ndodhur n\u00eb shtetin t\u00eb cilit i ka prir\u00eb Titoja dhe pa dijenin\u00eb e t\u00eb cilit s\u2019\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb hi\u00e7gj\u00eb, sikurse n\u00eb secil\u00ebn diktatur\u00eb tjet\u00ebr moniste. E, Titoja as e shkarkoi Rankoviqin, n\u00eb Pleniumin e Brioneve n\u00eb korrikun e 1966-s, se i qante zemra p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por sepse i dhimbsej kolltuku, sikurse t\u00eb gjith\u00eb diktator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova v\u00ebrtet sh\u00ebnoi disa p\u00ebrparime ekonomike, por ato ishin modeste dhe t\u00eb pamjaftueshme. Indikatori m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb numri i madh i emigrant\u00ebve ekonomik\u00eb q\u00eb u detyruan ta l\u00ebshojn\u00eb Kosov\u00ebn q\u00eb nga vitet \u201960 n\u00eb drejtim t\u00eb Gjermanis\u00eb e Zvicr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kryesisht vinin nga fshatrat e prapambetura. Indiktator tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe pakonkurueshm\u00ebria e shumic\u00ebs s\u00eb industris\u00eb socialiste t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb konditat e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb. Nj\u00eb indikator i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe shkalla e ul\u00ebt e zhvillimit t\u00eb fshatrave \u2013 nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e fshatrave n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb rrug\u00eb asfalti dhe objekte shkollore kan\u00eb par\u00eb vet\u00ebm pas \u00e7lirimit.<\/p>\n<p>Natyrisht, Titoja s\u2019ishte i till\u00eb, diktator, vet\u00ebm ndaj shqiptar\u00ebve. Qasjen e tij staliniste e ka d\u00ebshmuar edhe n\u00eb likuidimin e shok\u00ebve t\u00eb partis\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb q\u00eb para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore duke i hedhur n\u00eb kthetrat e NKVD-s\u00eb s\u00eb Berias e Stalinit. Edhe m\u00eb pas, krimet e tij jan\u00eb gjithfar\u00ebshe \u2013 masakra e OZNA-s ndaj 15 mij\u00eb civil\u00ebve e pengjeve n\u00eb Tezno t\u00eb Sllovenis\u00eb, masakra ndaj 1,500 kroat\u00ebve e slloven\u00ebve n\u00eb grop\u00ebn e Barbar\u00ebs, masakra e Velesit e janarit 1945, masakra e 20 mij\u00eb hungarez\u00ebve n\u00eb Vojvodin\u00eb, vrasja e 50 mij\u00eb dhe d\u00ebbimi i 280 mij\u00eb gjerman\u00ebve svabian\u00eb t\u00eb Vojvodin\u00ebs, ekzekutimi i rreth 11 mij\u00eb italian\u00ebve t\u00eb Istris\u00eb, ekzekutimi i 20 mij\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Ku\u00e7evski Rog t\u00eb Sllovenis\u00eb, burgosjet dhe torturat e 16 mij\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb n\u00eb ishullin-burg t\u00eb Goli Otokut, etj.<\/p>\n<p>Ai nuk u tregua m\u00eb liberal as brenda sojit. M\u00eb 1948 i zboi nga vendi 5 mij\u00eb dhe p\u00ebrjashtoi nga Partia 55 mij\u00eb \u201cibeist\u00eb\u201d \u2013 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb q\u00eb nuk u pajtuan me polemik\u00ebn e tij me Stalinin dhe Informbiron\u00eb, m\u00ebsa m\u00eb 1954 do ta d\u00ebbonte nga partia Millovan Gjillasin, nj\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb luft\u00ebs, por edhe t\u00eb krimeve. M\u00eb von\u00eb, vet\u00eb Gjillasi, i veshur me petkun e liberalit, do ta akuzonte Titon p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti diktatorial dhe nj\u00eb shoq\u00ebrie totalitare. M\u00eb 1968 Titoja do ta urdh\u00ebronte mbylljen e \u201cPraksis\u201d-it, zhurnalit filozofik t\u00eb Gajo Petroviqit e Danko G\u00ebrliqit me shok\u00eb, e cila pa\u00e7ka se ishte shkoll\u00eb marksiste e mendimit, p\u00ebr faktin q\u00eb devijonte nga dogma titiste, u desh t\u00eb mbyllej, sado q\u00eb aty botoheshin (dhe merrnin pjes\u00eb n\u00eb \u201cShkoll\u00ebn verore t\u00eb Kor\u00e7ul\u00ebs\u201d q\u00eb organizonte grupi i Praksisit) edhe emra eminent\u00eb t\u00eb mendimit filozofik t\u00eb koh\u00ebs, si Herbert Markuzeja, Erik Fromi, Ernst Bllohu, Gjergj Luka\u00e7i, Jyrgen Habermasi, Shlomo Avineri, etj. N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201970 Titoja do ta niste \u201cgjuetin\u00eb e shtrigave\u201d edhe ndaj mendimtar\u00ebve liberal\u00eb brenda partis\u00eb \u2013 sidomos ndaj Latinka Peroviqit e Marko Nikeziqit n\u00eb Beograd dhe Savka Dab\u00e7eviqit e Miko Tripallos n\u00eb Zagreb \u2013 duke d\u00ebshmuar s\u00ebrishmi se ai ishte nj\u00eb diktator paranojak q\u00eb nuk toleronte mendim ndryshe.<\/p>\n<p>Pra, Titoja pa m\u00ebdyshje ishte diktator. Ai ngriti nj\u00eb shtet ku mbaje dhjet\u00ebra vite burg vet\u00ebm sepse d\u00ebgjoje radio, sepse lexoje libra, sepse ngrisje dy gishta lart ose sepse shkruaje dy shkronja \u2013 RK. Titoja nuk ishte diktator me t\u00eb d\u00ebgjueshmit. N\u00eb fakt, rrall\u00eb ndonj\u00eb diktator nuk ish i till\u00eb me t\u00eb d\u00ebgjueshmit. Nj\u00eb diktatur\u00eb nuk q\u00ebndron dot n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vet\u00ebm fal\u00eb aparatit represiv, por i duhet edhe aparati ideologjik, nomenklatura lokale dhe shtresa e mesme e integruar dhe e heshtur me regjimin. Pask\u00ebtaj, asnj\u00eb diktator nuk ia mohon asaj benefitet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb d\u00ebgjueshm\u00ebris\u00eb dhe besnik\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kund\u00ebrshtuar \u00e7do p\u00ebrpjekje, sado e d\u00ebshp\u00ebruar qoft\u00eb, p\u00ebr ta rehabilituar figur\u00ebn e nj\u00eb diktatori. Nj\u00eblloj, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kund\u00ebrshtuar gjithsecila orvatje q\u00eb rend t\u2019iu k\u00ebndoj\u00eb me nota nostalgjie pseudop\u00ebrparimeve t\u00eb koh\u00ebs. Q\u00eb k\u00ebtej, \u00ebsht\u00eb e gabuar maksima \u201cKosova ka degraduar k\u00ebto nj\u00ebzet vite\u201d sepse ajo n\u00ebnkupton q\u00eb dikur Kosova ishte e \u201cgraduar\u201d. Kosova e Marshall Titos \u2013 p\u00ebrjashto nj\u00eb oaz\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe aty-k\u00ebtu n\u00eb tri-kat\u00ebr qendra t\u00eb tjera urbane \u2013 ka qen\u00eb jo vet\u00ebm vendi m\u00eb i prapambetur n\u00eb Evrop\u00eb por edhe shum\u00ebfish m\u00eb i prapambetur sesa sot. Dallimi mes Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb ose Bosnjes sot \u00ebsht\u00eb thuajse i pav\u00ebrejtsh\u00ebm, gjersa n\u00eb koh\u00ebn e Marshallit ishim vite larg tyre. Kosova e sotme ngec n\u00eb shum\u00eb drejtime dhe mbase nuk kemi mb\u00ebrritur aty ku kemi synuar, por Kosova asnj\u00ebher\u00eb s\u2019do t\u00eb jet\u00eb aq keq sa ish n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u2013 qoft\u00eb me demokraci, qoft\u00eb me ekonomi.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebn e Titos e krymbte edhe injoranca e padija. Vet\u00eb Kardeli, krahu i djatht\u00eb i Titos, kur e kishte vizituar Kosov\u00ebn n\u00eb vitet \u201970 ishte ankuar se udh\u00ebheqja krahinore nuk paska hapur universitet, por nj\u00eb ent social p\u00ebr akomodimin e frustracionit ekonomik t\u00eb t\u00eb rinjve. Ajo nomenklatur\u00eb komuniste kosovaro-jugosllave prodhoi ministra federativ\u00eb me shkoll\u00eb t\u00eb mesme, gjimnazista q\u00eb b\u00ebheshin profesor\u00eb fakulteti vet\u00ebm sepse kishin qen\u00eb partizan\u00eb dhe kryetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nuk e dinin \u00e7far\u00eb quajm\u00eb Galeri t\u00eb Arteve. N\u00eb \u201cRilindje\u201d, t\u00eb vetmen gazet\u00eb ditore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, mund t\u00eb hasje faqe e faqe p\u00ebr kaprojt\u00eb e vrar\u00eb t\u00eb gjuetarit gjenial, shokut Xhavit Nimani, por gjer m\u00eb 1968 nuk gjeje asnj\u00eb germ\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun, anipse s\u2019mungonin bro\u00e7kullat prej hagjiografis\u00eb nacionaliste serbe \u2013 q\u00eb prej t\u00eb b\u00ebmave t\u00eb Stefan De\u00e7anskit, gjer tek shtypshkronja mesjetare kishtare e Gra\u00e7anic\u00ebs.<\/p>\n<p>Tekembramja, shpeshher\u00eb kritika p\u00ebr klas\u00ebn e sotme politike b\u00ebhet nga pozitat klasore dhe krahinore m\u00eb shum\u00eb sesa nga ato politike. Mallkime e kukam\u00eb \u00e7jerr\u00ebse nga oaza. Fatkeq\u00ebsisht e gabimisht shum\u00eb syresh 1999-n nuk e p\u00ebrjetuan si \u00e7lirim nacional, por si p\u00ebrmbysje klasore. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi shum\u00eb arsye p\u00ebr ta kritikuar m\u00ebnyr\u00ebn e qeverisjes s\u00eb k\u00ebsaj klase politike t\u00eb pasluft\u00ebs, shum\u00ebkush e gjen shtegun m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr \u2013 jo at\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs sistemike ideopolitike, por at\u00eb t\u00eb urrejtjes e faj\u00ebsimit krahinor \u2013 q\u00eb jo rrall\u00ebher\u00eb merr konotacione raciste: \u201cpo na qeverisin katundar\u00ebt\u201d. Asgj\u00ebmangut, asnj\u00ebher\u00eb nuk synoj t\u2019i fus n\u00eb nj\u00eb thes t\u00eb gjith\u00eb. Pa\u00e7ka q\u00eb shum\u00eb syresh nuk mendojn\u00eb k\u00ebsisoj, ngel shqet\u00ebsues fakti q\u00eb aq shum\u00eb syresh mendojn\u00eb asisoj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Fitim Salihu Nes\u00ebr, m\u00eb 4 maj, b\u00ebhen dyzet vjet nga vdekja e Josip Broz Titos, Presidentit t\u00eb Jugosllavis\u00eb socialiste, t\u00eb cil\u00ebs i priu me grusht t\u00eb hekurt p\u00ebr tridhjetepes\u00eb vite. Ekziston nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb qarqe akademike q\u00eb Titoja t\u00eb ravij\u00ebzohet p\u00ebr disa nuanca m\u00eb liberal n\u00eb krahasim me diktator\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Bllokut Lindor. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":226958,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-228213","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228213","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228213"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228213\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228213"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}