{"id":229995,"date":"2020-05-07T15:47:57","date_gmt":"2020-05-07T13:47:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=229995"},"modified":"2020-05-07T19:15:42","modified_gmt":"2020-05-07T17:15:42","slug":"thaci-kurti-grenelli-dhe-referendumi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/thaci-kurti-grenelli-dhe-referendumi\/","title":{"rendered":"Tha\u00e7i, Kurti, Grenelli dhe referendumi"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Martin Vulaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>N\u00ebse e shikojm\u00eb gjendjen e tanishme n\u00eb Kosov\u00eb, nuk mund t\u00eb mos e pyesim veten se si erdh\u00ebm deri k\u00ebtu?<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Si arrit\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb rrezikshme ku mbizot\u00ebron nj\u00eb luft\u00eb e hapur dhe agresive politike nd\u00ebrmjet Presidentit dhe Kryeministrit q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon ta destabilizoj\u00eb Kosov\u00ebn duke rezultuar n\u00ebd\u00ebme t\u00eb pariparueshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p>N\u00ebse nisemi nga premisa se jan\u00eb njer\u00ebzit ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00ebngjarjet, mbase do t\u00eb duhej t\u00eb analizonim personalitetet q\u00eb i drejtojn\u00ebk\u00ebto ngjarje p\u00ebr t\u2019i kuptuar m\u00eb mir\u00eb ato.<\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i u b\u00eb udheheq\u00ebs politik i rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur dhe m\u00eb von\u00ebboshti i negociatave p\u00ebr marr\u00ebveshjen e paqes se Rambujes\u00ebt\u00eb sponsorizuara nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai pas luft\u00ebs nd\u00ebrtoi karrier\u00eb politike, pasi themeloi dhe udh\u00ebhoqi nj\u00eb parti politike, u b\u00eb Kryeminist\u00ebr dhe e shpalli Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb von\u00eb edhe President i po k\u00ebtij shteti. Ai mund t\u00eb kritikohet p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka, por edhe kritik\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm duhet ta pranojn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri me vullnet t\u00eb hekurt q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet me shprehjen \u201cDo ta b\u00ebj\u00eb, se s\u2019b\u00ebn\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Albin Kurti ishte nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i student\u00ebve, nj\u00eb protestues i z\u00ebsh\u00ebm, i cili u arrestua dhe u burgos nga autoritetet serbe. Ai u kthye n\u00eb Kosov\u00eb, e filloi nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb rezistenc\u00ebs qytetare kund\u00ebr administrat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e themeloi nj\u00eb parti politike, u arrestua dhe u keqtrajtua disa her\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij procesi. Duke p\u00ebrfituar nga keq-qeverisja e pasluft\u00ebs dhe korrupsioni i rr\u00ebnjosur, ai e udh\u00ebhoqi partin\u00eb e tij drejt fitores n\u00eb zgjedhjet e fundit, u b\u00eb Kryeminist\u00ebr dhe i b\u00ebri ball\u00eb trysnis\u00eb s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb aleat\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Edhe ai mund t\u00eb kritikohet p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka, por edhe kritik\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm nuk mund ta mohojn\u00eb faktin se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i vendosur me kurriz t\u00eb hekurt q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet me shprehjen \u201cUn\u00eb nuk do t\u00eb n\u00ebnshtrohem!\u201d<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb i ngjan\u00eb nj\u00eb force me shtytje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme (Tha\u00e7i) q\u00eb p\u00ebrballet dhe ndeshet me nj\u00eb objekt t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm (Kurti)! P\u00ebr ta plot\u00ebsuar mozaikun, Z. Mustafa, i cili e p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb parti tradicionale q\u00eb karakterizohet nga maturia dhe toleranca, zgjodhi q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr t\u00eb rreziksh\u00ebm politik. Mir\u00ebpo, ky mozaik politik kosovar ka edhe element\u00ebt\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Shihet qart\u00eb q\u00eb Presidenti Trump nuk \u00ebsht\u00eb si president\u00ebt e m\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. P\u00ebrkrah\u00ebsit dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij e cil\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebsoj: Ai ka thyer shum\u00eb norma t\u00eb nj\u00eb presidenti konvencional. P\u00ebr nga natyra dhe p\u00ebrvoja, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebdrejtor ekzekutiv i cili u delegon njer\u00ebzve detyra dhe nga ta pret q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb drejtor ekzekutiv i k\u00ebsaj natyre nuk shqet\u00ebsohet e as nuk p\u00ebrfshihet shum\u00eb n\u00eb holl\u00ebsi, ngaq\u00eb ato e pengojn\u00eb dhe e ngadal\u00ebsojn\u00eb progresin dhe efikasitetin.<\/p>\n<p>\u201cA u krye? Po? Mir\u00eb. Jo? Je i pushuar (your\u2019re Fired!), sillmani dik\u00eb q\u00eb do ta kryej\u00eb pun\u00ebn\u201d. Ky mund t\u00eb jet\u00ebnj\u00eb pasyqrim tep\u00ebr i thjesht\u00ebsuar, por megjithat\u00ebnj\u00eb tregues i qart\u00eb i nj\u00eb metodologjie q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpesh efektive p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00eb, sepse i mund\u00ebson ekzekutivit q\u00eb t\u00eb menaxhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb projekte se sa qasja konvencionale ku personi ngat\u00ebrrohet n\u00eb detaje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qasje e k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb efikase por, nganj\u00ebher\u00eb, mund t\u00eb shkaktoj\u00eb plag\u00eb dhe pasoja.<\/p>\n<p>Presidenti e ka em\u00ebruar Ambasadorin Richard Grenell si t\u00eb D\u00ebrguarin Special p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi. Ambasadori Grenell e ka ose e ka p\u00ebrvet\u00ebsuar nj\u00eb stil t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb menaxhimit. Me d\u00ebshir\u00ebn e tij q\u00eb ta p\u00ebrmbyll\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u2019i zgjidhte t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dhe do t\u00eb rezultonte me njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe do t\u2019u mund\u00ebsonte t\u00eb dyja vendeve t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb drejt s\u00eb ardhmes s\u00eb tyre evropiane, ai ka nd\u00ebrmjet\u00ebsuar takime t\u00eb fshehta nd\u00ebrmjet Presidentit Tha\u00e7i dhe Presidentit Vu\u00e7iq t\u00eb Serbis\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga shum\u00eb njer\u00ebz, k\u00ebtij procesi i ka munguar transparenca e duhur duke rezultuar n\u00ebspekulime t\u00eb shumta, frik\u00eb dhe mosbesim.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tilla delikate nuk mund t\u00eb diskutohen haptazi, mir\u00ebpo pjes\u00ebmarr\u00ebsit duhet ta din\u00eb se me k\u00ebt\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb shkelur disa norma diplomatike, por jan\u00eb anashkaluar edhe k\u00ebrkesat e r\u00ebnd\u00ebsishme kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, ky lloj i menaxhimit \u00ebsht\u00eb efikas sepse mund ta p\u00ebrshpejtoj\u00eb nj\u00eb proces dhe ta arrij\u00eb nj\u00eb zgjidhje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb se nj\u00eb proces tradicional, mir\u00ebpo ai po shkakton edhe plag\u00eb e mbase, mund t\u00eb sjell\u00eb edhe pasoja t\u00eb m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>Pra, tani kemi nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb pandalshme, nj\u00eb objekt t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm dhe nj\u00eb proces t\u00eb dyshimt\u00eb, ku t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta faktor\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet\u00eb, kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e frik\u00ebs, pasiguris\u00eb dhe paqart\u00ebsis\u00eb n\u00eb mesin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7 \u2018\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen ta ulin frik\u00ebn, pasigurin\u00eb dhe zem\u00ebrimin n\u00eb rritje t\u00eb popullit, pal\u00ebt jan\u00eb duke i fryr\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>Thirrjet fyese t\u00eb Presidentit n\u00eb nj\u00eb emision t\u00eb lajmeve ndaj nj\u00eb partie politike pos q\u00ebe p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb situat\u00ebn edhe ashtu t\u00eb tensionuar, jan\u00eb edhe n\u00ebn nivelin dhe dinjitetin e zyr\u00ebs q\u00eb ai e p\u00ebrfaq\u00ebson. Nga ana tjet\u00ebr, ngurrimi i Kurtit q\u00eb t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebrgjigje lidhur me at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte n\u00ebse Gjykata Kushtetuese vendos kund\u00ebr tij d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh t\u00eb gabuar tek militant\u00ebt e tij, opozita dhe te bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb po e p\u00ebrcjell\u00eb nga af\u00ebr. T\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb popullit dhe prezenc\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare mesazhe t\u00eb qarta qet\u00ebsimi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb, pra? Dialogu nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i nxituar, madje as t\u00eb duket si i nxituar, mir\u00ebpo ata q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr shtyrjen e dialogut, mendoj se e kan\u00eb gabim. Me vite t\u00eb t\u00ebra ne kemi k\u00ebrkuar q\u00eb negociatat t\u00eb udh\u00ebhiqen nga SHBA. K\u00ebt\u00eb tani e kemi! Ne e kemi nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrfundimisht ta mbyllim kapitullin e fundit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ta krijojm\u00eb nj\u00eb mjedis p\u00ebr investime, zhvillim ekonomik, p\u00ebrmir\u00ebsim konkret t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe ta sigurojm\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb na takon n\u00eb Evrop\u00eb. Mjafton t\u2019i shikojm\u00eb 17 shtetet q\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb t\u00ebrhequr njohjen p\u00ebr t\u00eb kuptuar se projekti yn\u00eb i shtet\u00ebsis\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur. Un\u00eb nuk mendoj se ne do ta humbim mb\u00ebshtetjen e SHBA-ve n\u00ebse i vonojm\u00eb bisedimet, por shtyrja e dialogut mund t\u00eb rezultoj\u00eb q\u00eb nj\u00ebSHBA e irrituar t\u00eb largohet nga tryeza e bisedimeve duke e krijuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb mbetet nj\u00eb konflikt i ngrir\u00eb p\u00ebr vite te t\u00ebra me pak perspektiv\u00eb p\u00ebr popullin e saj.<\/p>\n<p>Por, si mund t\u00eb vazhdoj\u00eb dialogu kur frika nga nj\u00eb marr\u00ebveshje e fsheht\u00eb dhe nga pazaret p\u00ebr ndarje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb aktuale dhe e pap\u00ebrmbajtur. Edhepse t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt kosovar, p\u00ebrfshir\u00eb Thaqin, Kurtin, Mustaf\u00ebn, Veselin, Haradinajn, Limajn, Hotin, Shalen, etj., tashm\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk do t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb p\u00ebrfshin ndarjen, mosbesimi n\u00eb mesin e popullit ende vazhdon. Kontrolli i dialogut \u00ebsh\u00eb pjesa d\u00ebrmuese q\u00eb fshihet pas luft\u00ebs \u201cgjith\u00e7ka ose asgj\u00eb\u201d nd\u00ebrmjet Tha\u00e7it dhe Kurtit, dhe t\u00eb gjitha makinacioneve politike q\u00eb po zhvillohen tash n\u00eb sken\u00ebn politike kosovare. Madje edhe mekanizmi kushtetues i siguris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon ratifikimin e \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshjeje n\u00eb Kuvend nuk ofron ndonj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb madh p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt frik\u00ebsohen se Kuvendi do t\u00eb kontrollohej nga t\u00eb nj\u00ebjtat parti politike q\u00eb e n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshjen.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit nuk mund ta l\u00ebshojn\u00eb ket\u00eb rast t\u00eb volitsh\u00ebm q\u00eb ofrohet nga Shtetet e Bashkuara, mir\u00ebpo nuk u besojn\u00eb lider\u00ebve t\u00eb tyre dhe k\u00ebta lider\u00eb po b\u00ebjn\u00eb fare pak p\u00ebr ta zbutur frik\u00ebn e tyre dhe p\u00ebr ta fituar besimin e tyre. P\u00ebrkundrazi, ata po e dhunojn\u00eb popullin \u2013 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit!<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00ebt\u00eb gjitha partive \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr ta mund\u00ebsuar kthimin e t\u00ebr\u00eb v\u00ebmendjes teklufta kund\u00ebr Covid-19, kah ndihma ekonomike p\u00ebr qytetar\u00ebtn\u00eb nevoj\u00eb dhe kthimin e besimit tek procesi i dialogut. T\u00eb gjitha partit\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara edhe konkretisht p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjidhje e till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr nj\u00ebreferendum p\u00ebr zgjedhj\u00ebn e mund\u00ebshme q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnshkruhej nga qeveria e Kosov\u00ebs (cilado qeveri q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb)n\u00eb dialog. Ky skenar do t\u00eb ndihmonte n\u00eb zgjidhjen e shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve dhe do t\u00eb ndikonte menj\u00ebher\u00eb n\u00eb zbutjen e tensioneve.<\/p>\n<p>Qeveria aktuale n\u00eb dor\u00ebheqje, opozita dhe Presidenti do t\u00eb mund t\u00eb pajtoheshin tani q\u00eb pavar\u00ebsisht nga rezultati i vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb 29 maj, \u00e7far\u00ebdo qeverie q\u00eb do t\u00eb krijohej, qoft\u00eb qeveria e re e Avdullah Hotit (n\u00ebse Gjykata kushtetu\u00ebse miraton kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e dekretit te Presidentit), qoft\u00eb nj\u00eb qeveri e re q\u00eb do t\u00eb krijohet si rezultat i zgjedhjeve t\u00eb reja (n\u00ebse dekreti konstatohet se \u00ebsht\u00eb antikushtetuese) ose nj\u00eb qeveri teknike (n\u00ebse situata nuk mund t\u00eb pres\u00eb zgjedhje dhe pal\u00ebt pajtohen me k\u00ebt\u00eb), q\u00eb qeveria do t\u00eb vazhdoj\u00eb me negociata dhe, pas arritjes dhe n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes, do ta nxjerrte marr\u00ebveshjen para popullit p\u00ebr ta votuar n\u00eb referendum. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb duhej nj\u00eb akomodim kushtetues dhe ratifikim i domosdosh\u00ebm n\u00eb Kuvend, mir\u00ebpo nj\u00eb mas\u00eb e till\u00eb do t\u00eb siguronte transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb do ta shtynte k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrpara, do t\u2019i ulte tensionet n\u00eb mesin e qytetar\u00ebve, si dhe do ta rikthente sadopak besimin n\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi dhe n\u00eb institucionet qeveritare. Njer\u00ebzit do t\u00eb ndienin se do t\u00eb kishin n\u00eb dor\u00eb t\u00eb vet\u00eb krijimin e siguris\u00eb. Fjala e fundit nuk do t\u00eb ishte e Tha\u00e7it apo e Kurtit por e autoritetit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e votuesit t\u00eb sh\u00ebnjt\u00ebsovran!<\/p>\n<p><em>*Autori \u00ebsht\u00eb veprimtar i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare n\u00eb SHBA dhe ish-drejtues i NAAC-u<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Martin Vulaj N\u00ebse e shikojm\u00eb gjendjen e tanishme n\u00eb Kosov\u00eb, nuk mund t\u00eb mos e pyesim veten se si erdh\u00ebm deri k\u00ebtu? Si arrit\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb rrezikshme ku mbizot\u00ebron nj\u00eb luft\u00eb e hapur dhe agresive politike nd\u00ebrmjet Presidentit dhe Kryeministrit q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon ta destabilizoj\u00eb Kosov\u00ebn duke rezultuar n\u00ebd\u00ebme t\u00eb pariparueshme p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":229997,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-229995","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=229995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229995\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/229997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=229995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=229995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=229995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}