{"id":23454,"date":"2019-04-18T11:49:54","date_gmt":"2019-04-18T09:49:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=23454"},"modified":"2019-04-18T11:50:04","modified_gmt":"2019-04-18T09:50:04","slug":"historia-e-dhimbshme-pas-4-vitesh-abuzime-seksuale-tre-motrave-ne-lezhe-u-premtohet-strehe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/historia-e-dhimbshme-pas-4-vitesh-abuzime-seksuale-tre-motrave-ne-lezhe-u-premtohet-strehe\/","title":{"rendered":"Historia e dhimbshme: Pas 4 vitesh abuzime seksuale, tri motrave n\u00eb Lezh\u00eb u premtohet streh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>T\u00eb braktisura prej 4-vitesh dhe t\u00eb abuzuara seksualisht n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, tre motrave me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor n\u00eb Lezh\u00eb u premtohet m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb zgjidhje nga Sh\u00ebrbimi Social Shtet\u00ebror.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Pas kat\u00ebr vitesh abuzime seksuale dhe pas denoncimit t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb kat\u00ebrt si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre abuzimeve, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Pun\u00ebve Sociale dhe Sh\u00ebrbimi Social Shtet\u00ebror kthyen t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn syt\u00eb nga tre motrat me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor n\u00eb Lezh\u00eb, duke premtuar strehimin e tyre n\u00eb qendra sociale.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi Social Shtet\u00ebror i tha BIRN se \u201cka marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u2019i risistemuar (motrat) p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb institucione socio-sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d. Sipas njoftimit t\u00eb Sh\u00ebrbimit, dy prej motrave do t\u00eb vendosen n\u00eb Sht\u00ebpit\u00eb Mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb Vlor\u00eb dhe nj\u00ebra n\u00eb Qendr\u00ebn Sociale n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>N\u00eb dijeni t\u00eb abuzimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm seksual prej koh\u00ebsh, institucionet u shkund\u00ebn vet\u00ebm pasi xhaxhai i tre motrave denoncoi se nj\u00ebra prej tyre kishte mbetur s\u00ebrish shtatzan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00eb, pasi prej vitesh abuzohet seksualisht me to. Kam k\u00ebrkuar q\u00eb shteti t\u2019i mbroj\u00eb, por asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe ato jan\u00eb n\u00eb situat\u00eb rruge,\u201d i tha xhaxhai i vajzave BIRN-it pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti i motrave t\u00eb abuzuara seksualisht u denoncua publikisht n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 2018, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet lokale dhe q\u00ebndrore ishin n\u00eb dijeni t\u00eb abuzimeve, \u00a0por faj\u00ebsonin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe d\u00ebshtuan t\u00eb ofronin zgjidhje.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb telefon nga BIRN p\u00ebr vones\u00ebn e nj\u00eb zgjidhjeje, drejtori i Komunikimit pran\u00eb Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror tha se \u201ckishte qen\u00eb e komplikuar\u201d.<\/p>\n<p>Historia e gjat\u00eb e braktisjes dhe e abuzimit seksual t\u00eb tre motrave me probleme mendore n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb Lezh\u00eb reflekton problemet e shumta t\u00eb institucioneve t\u00eb mbrojtjes sociale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Vasilika La\u00e7i, drejtuese programi pran\u00eb organizat\u00ebs Civil Rights Defenders i tha BIRN se zvarritja e gjetjes s\u00eb zgjidhjeve vinte p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit.<\/p>\n<p>\u201cMbrojtja sociale \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e saj me t\u00eb zez\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri: si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb\u00a0 vullnetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime reale,\u201d tha La\u00e7i p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p><strong>Historia e abuzimit<\/strong><\/p>\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-49501\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hyrja-sherbimi-Social-600x353.jpg\" alt=\"\" \/><\/figure>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/viktima-te-braktisjes-tre-motra-me-probleme-mendore-ne-lezhe-abuzohen-seksualisht\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb maj 2018, BIRN<\/a>\u00a0raportoi mbi pasojat e braktisjes s\u00eb tre grave dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb kat\u00ebrta me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore si dhe faktin se institucionet lokale n\u00eb Lezh\u00eb faj\u00ebsonin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb mbi ngjarjen.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/takimi-i-zyrtareve-ne-lezhe-nuk-ofron-serish-asnje-zgjidhje-per-tre-motrat-e-abuzuara\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Nj\u00eb tryez\u00eb e thirrur<\/a>\u00a0nga prefekti i Lezh\u00ebs pak dit\u00eb pas raportimit t\u00eb BIRN u kthye gjithashtu n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr heqje p\u00ebrgjegj\u00ebsish nga Sh\u00ebrbimi Social dhe Bashkia e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Thuajse nj\u00eb vit m\u00eb pas, BIRN gjeti se historia dramatike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, nd\u00ebrsa nj\u00ebra prej tre motrave q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb situat\u00eb rruge raportohet se \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish shtatzan\u00eb si pasoj\u00eb e abuzimit seksual. Ky ishte rasti i kat\u00ebrt i shtazanis\u00eb si pasoj\u00eb e abuzimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb qendre n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs, motrat me probleme mendore u lan\u00eb n\u00eb situat\u00eb rruge dhe u kthyen n\u00eb viktima t\u00eb abuzimit seksual p\u00ebr kat\u00ebr vite me radh\u00eb. Si pasoj\u00eb e abuzimeve dy prej tyre kan\u00eb lindur dy f\u00ebmij\u00eb, nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me abortin dhe aktualisht nj\u00ebra nga to \u00ebsht\u00eb n\u00eb muajin e gjasht\u00eb t\u00eb shtatzanis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas denoncimit t\u00eb xhaxhait se nj\u00ebra prej motrave ishte s\u00ebrish shtatzan\u00eb si pasoj\u00eb e abuzimit seksual, BIRN iu drejtua Sh\u00ebrbimit Social n\u00eb Lezh\u00eb, i cili u shfaj\u00ebsua p\u00ebr situat\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBashkia Lezh\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb duhet t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Duhet t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb qender q\u00eb t\u2019i strehoj\u00eb tre motrat dhe n\u00ebn\u00ebn e tyre, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara mendore,\u201d tha Marte Fetaj, specialiste e Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror t\u00eb Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi organizuar disa tryeza dhe i kemi ndar\u00eb detyrat, por rasti nuk ka marr\u00eb zgjidhje dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e jona,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, drejtori i Sh\u00ebrbimit Social n\u00eb Bashkin\u00eb Lezh\u00eb, Aleks Gjoni thot\u00eb se Bashkia nuk ka tag\u00ebr ligjor p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje problemit.<\/p>\n<p>\u201cNe si bashki kemi k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kujdestarin\u00eb ligjore, por nuk na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, ne nuk kemi tag\u00ebr ligjor p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb, pasi nuk la lejohet,\u201d tha Gjoni.<\/p>\n<p>I pyetur se pse nuk gjendet nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr strehimin e tyre, Gjoni u p\u00ebrgjigj se i kan\u00eb k\u00ebrkuar zgjidhje Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale p\u00ebrmes shkresave zyrtare.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Lezh\u00eb nuk ka qend\u00ebr ku ne mund t\u2019i trajtojm\u00eb. I kemi k\u00ebrkuar p\u00ebrmes shkresave zyrtare Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale q\u00eb t\u2019u gjej\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr ku ato mund t\u00eb strehohen dhe t\u00eb trajtohen dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb largohen nga rruga dhe t\u00eb shmanget abuzimi me to,\u201d thot\u00eb Gjoni.<\/p>\n<p><strong>Zgjidhja pas 4 vjet\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p>BIRN iu drejtua Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Pun\u00ebve Sociale p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim rreth situat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur edhe m\u00eb par\u00eb. Ministria e adresoi \u00e7\u00ebshtjen te zyra qendrore e Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 16 prill, Drejtori i Komunikimit pran\u00eb Sh\u00ebrbimit Social Shtet\u00ebror, Besart Mataj i tha BIRN se do t\u00eb zhvillohej nj\u00eb tryez\u00eb tjet\u00ebr teknike me institucionet. I pyetur p\u00ebr faktin se nj\u00eb mori tryezash t\u00eb ngjashme ishin mbyllur pa rezultat, Mataj k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn Mataj shkroi n\u00eb nj\u00eb mesazh p\u00ebr BIRN se rasti ishte n\u00eb menaxhim dhe se Sh\u00ebrbimi Social Shtet\u00ebror \u201cpo merrej\u201d me t\u00eb. Disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb, Sh\u00ebrbimi Social Shtet\u00ebror njoftoi se kishin vendosur strehimin e motrave n\u00eb Vlor\u00eb dhe Elbasan.<\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebrbimi Social Shtet\u00ebror n\u00eb koordinim me Ministrin\u00eb e Shendet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka rivleresuar rastin e motrave n\u00eb Lezh\u00eb ka marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u2019i risistemuar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb institucione socio-sh\u00ebndet\u00ebsore, sipas shkall\u00ebs s\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kufizuar q\u00eb motrat kan\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Mataj.<\/p>\n<p>Mataj tha n\u00eb telefon se \u00e7\u00ebshtja ishte diskutuar dhe se kishte pasur denconim edhe nga xhaxhai i vajzave dhe ishte gjetur kjo zgjidhje. Ai tha se situata kishte qen\u00eb e komplikuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e konsideruan ngjarjen nj\u00eb tregues t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje.<\/p>\n<p>Vasilika La\u00e7i e Civil Right Defenders i tha BIRN se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb reformash t\u00eb nd\u00ebrmarra n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb let\u00ebr \u201cdhe me shum\u00eb kan\u00eb krijuar rr\u00ebmuj\u00eb rreth p\u00ebrgjigj\u00ebsive dhe kan\u00eb nxitur mosveprime t\u00eb insitucioneve\u201d.<\/p>\n<p>La\u00e7i tha se k\u00ebt\u00eb situat\u00eb e vuanin grupet e rrezikuara, f\u00ebmij\u00ebt si dhe personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar. \u201cMegjith\u00eb ndryshimet ligjore n\u00eb fush\u00ebn e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb drejtat e tyre jan\u00eb kufizuar\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>La\u00e7i tha se dikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb pergj\u00ebgj\u00ebsi p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Lezh\u00eb, nd\u00ebrsa shpjegoi se nj\u00eb situat\u00eb e ngjashme kishte ndodhur edhe me rastin e dhunimit t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam pritur q\u00eb me rastin e vajz\u00ebs n\u00eb Kavaj\u00eb institucionet t\u00eb reflektojn\u00eb dhe te kryejn\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb sistemit q\u00eb lejon abuzimin seksual dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, tha La\u00e7i. Sipas saj ende nuk ka qart\u00ebsi se te cili institucion duhet t\u00eb rapotohen raste t\u00eb tila.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Rrjeti i Fuqizimit t\u00eb\u00a0Gruas n\u00eb Shqip\u00ebri, Irena Shtraza tha se motrat n\u00eb Lezh\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet q\u00eb vuajn\u00eb probleme t\u00eb tilla, nd\u00ebrsa shtoi se vendi nuk kishte nj\u00eb qend\u00ebr apo streh\u00ebz p\u00ebr k\u00ebto raste.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e nj\u00eb qendre e kthen problemin n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz\u201d, tha ajo.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/pas-4-vitesh-abuzime-seksuale-shteti-premton-nje-strehe-per-tre-motrat-ne-lezhe\/\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\">BIRN<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb braktisura prej 4-vitesh dhe t\u00eb abuzuara seksualisht n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, tre motrave me probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor n\u00eb Lezh\u00eb u premtohet m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb zgjidhje nga Sh\u00ebrbimi Social Shtet\u00ebror. Pas kat\u00ebr vitesh abuzime seksuale dhe pas denoncimit t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb kat\u00ebrt si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre abuzimeve, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Pun\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":23455,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-23454","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23454\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}