{"id":236421,"date":"2020-05-19T17:07:17","date_gmt":"2020-05-19T15:07:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=236421"},"modified":"2020-05-19T18:22:30","modified_gmt":"2020-05-19T16:22:30","slug":"kujtime-nga-lufta-1-jeta-ne-shtetrrethim-1999","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kujtime-nga-lufta-1-jeta-ne-shtetrrethim-1999\/","title":{"rendered":"KUJTIME NGA LUFTA (1) &#8211; Jeta n\u00eb shtetrrethim -1999&#8230;"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Besim Kajtazi\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, 1997-1999, forcat pushtuese ushtarake &#8211; policore serbe, por edhe ato paraushtarake, Prishtin\u00ebn e pat\u00ebn si vendstrehimin kryesor&#8230;<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>K\u00ebto forca, duke i ikur konfrontimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta m\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, kryenin krime e spastrime t\u00eb popullat\u00ebs civile shqiptare, gjithandej Kosov\u00ebs &#8230; dhe pas krimeve t\u00eb kryera, riktheheshin t\u00eb dehur n\u00eb kryeqytet&#8230;<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtu, err e terr, sipas skenarit, niseshin ekspeditat nd\u00ebshkuese n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, duke kryer krime t\u00eb r\u00ebnda ndaj popullat\u00ebs civile shqiptare, krime k\u00ebto me p\u00ebrmasa gjenocidi, q\u00eb eskaluan ve\u00e7mas pas fillimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb caqeve ushtarake e policore nga Aleanca Ushtarake e NATO-s, m\u00eb 24 mars 1999.<\/p>\n<p>U pa qart\u00eb se p\u00ebrkund\u00ebr trysnis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kasapi serb i Ballkanit Millosheviqi, nuk u bindej k\u00ebshillave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb sulmet ushtarake e policore ndaj shqiptar\u00ebve, madje n\u00eb nj\u00eb rast ai i kishte th\u00ebn\u00eb Ri\u00e7ard Hollbrukut, se \u201cun\u00eb do ta kryej pun\u00ebn me U\u00c7K-n\u00eb, ashtu si\u00e7 vepruam n\u00eb Drenic\u00eb m\u00eb 1944-1945\u201d. Ky veprim edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshpejtoi vendimin p\u00ebr parandalimin e k\u00ebtyre krimeve fashiste&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto vlime t\u00eb m\u00ebdha politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ne ende punonim n\u00eb gazet\u00ebn e p\u00ebrditshme \u201cRilindja\u201d, dhe m\u00eb ka ndodhur q\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb me v\u00ebllan\u00eb Xhavitin, shpesh t\u00eb ndaleshim nga policia serbe, e kjo iu ndodhte edhe disa koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb&#8230; puna u v\u00ebshtir\u00ebsua tej mase, dhe pasi e nis\u00ebm botimin e gazet\u00ebs tashm\u00eb me emrin \u201cRilindja\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb shtetrrethimit t\u00eb eg\u00ebr, u desht\u00eb ta nd\u00ebrpresim, pasi q\u00eb jeta na u rrezikua n\u00eb \u00e7do hap&#8230;<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb plot 21 vjet q\u00ebkur Kosova p\u00ebrjetoi tmerrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb luft\u00ebs, dhe jo pa q\u00ebllim vendosa q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkujtoj ato dit\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00ebn pushtimin serb , t\u00eb cilat si duket nj\u00eb pjes\u00eb bukur e madhe e qytetar\u00ebve i kan\u00eb harruar!&#8230;<\/p>\n<p>Dy tri-dit\u00eb para se t\u00eb nisin bombardimet, u p\u00ebrhap paniku, nisi zbrazja e dyqaneve ushqimore, njer\u00ebzit po krijonin rezerva ushqimore, p\u00ebr dit\u00ebt r\u00ebnda q\u00eb do t\u00eb vinin&#8230;<br \/>\nUn\u00eb s\u00eb bashku me G\u00ebzimin dhe Xhavitin dol\u00ebm nga puna. Me vetur\u00eb mor\u00ebm rrug\u00ebn drejt \u201cTaukbashqes\u201d , ku ishin disa markete p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqim p\u00ebr sht\u00ebpi. Por nuk na buz\u00ebqeshi fati, raftet kishin mbetur that\u00eb. Njer\u00ebzit kishin bler\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe un\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi i d\u00ebrgova vet\u00ebm pak patate edhe at\u00eb gati t\u00eb prishura, p\u00ebr \u00e7ka edhe u qortova me arsye nga bashk\u00ebshortja ime, e cila tri-kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb paralajm\u00ebroi se bombardimet do t\u00eb ndodhin shum\u00eb shpejt, pasi ajo kontaktonte shpesh me familjen e saj q\u00eb jetonin n\u00eb Amerik\u00eb, prandaj edhe k\u00ebrkonte t\u00eb sigurojm\u00eb ushqime&#8230;<\/p>\n<p>Lufta n\u00eb Kosov\u00eb po p\u00ebrshkall\u00ebzohej; daljet i kufizuam gati n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe erdhi \u00e7asti i vendimit t\u00eb madh. Presidenti i SHBA-s\u00eb Bill Klinton shpalli fillimin e sulmeve ajrore ndaj caqeve ushtarake e policore serbe, vendim ky t\u00eb cilin nga selia e NATOS-s e kumtoi sekretari i Aleanc\u00ebs Veri-Atlantike, spanjolli Havier Solana&#8230;<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht m\u00eb 24 mars, aeroplan\u00ebt e par\u00eb u nis\u00ebn nga baza e Avianos, nd\u00ebrsa kryeqyteti, pak para or\u00ebs 20:00, u dridh nga bombardimet e Aleanc\u00ebs ushtarake m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb rruzull. Si\u00e7 m\u00ebsuam dhe sa mund t\u00eb shikoja nga sht\u00ebpia, s\u00eb pari u godit\u00ebn Kazerma ushtarake n\u00eb hyrje t\u00eb Prishtin\u00ebs, pastaj nd\u00ebrtesa e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, af\u00ebr stadiumit t\u00eb qytetit, e m\u00eb pas edhe depot e armatimit, n\u00eb Hajvali, t\u00eb cilat nj\u00ebher\u00ebsh ishin baz\u00eb e Nj\u00ebsive Speciale policore serbe&#8230;<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, cing\u00ebroi telefoni. Nga Nju Jorku i SHBA-s\u00eb, thirri Faton Halili, nj\u00eb shok yni, i cili tha: \u201cShok\u00eb, mos u brengosni, \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb marr\u00eb fund shpejt, besoj q\u00eb puna do t\u00eb kryhet p\u00ebr nj\u00eb ose dy jav\u00eb!&#8230;\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Parashikimi i Fatonit ishte optimist; sigurisht k\u00ebt\u00eb besim e shprehu p\u00ebr t\u2019na dh\u00ebn\u00eb edhe neve pak zem\u00ebr, neve, q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb populli, ishim n\u00eb goj\u00eb t\u00eb ujkut t\u00eb \u00e7artur, mir\u00ebpo, lufta p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq vazhdoi edhe p\u00ebr 78 dit\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Ky ishte edhe fillimi i fundit i makineris\u00eb vrastare serbe, e cila n\u00eb shenj\u00eb hakmarrje, nisi fushat\u00ebn e spastrimit etnik, duke vrar\u00eb me mij\u00ebra civil\u00eb e duke djegur me dhjet\u00ebra mij\u00ebra sht\u00ebpi e prona t\u00eb tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p>Ata q\u00eb pat\u00ebn fatin e keq t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, ishin n\u00eb ankth t\u00eb vazhduesh\u00ebm, t\u00eb mbyllur n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre, duke jetuar dhe pritur me shpres\u00eb lajmin p\u00ebr kapitullimin e Serbis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>L\u00ebvizjet ishin t\u00eb kufizuara dhe t\u00eb fshehta. Dit\u00ebn bashk\u00ebbisedonim me fqinj\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ende q\u00ebndronin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe n\u00eb k\u00ebto biseda, tem\u00eb e vetme ishte lufta dhe si t\u00eb shp\u00ebtonim pa u d\u00ebmtuar&#8230;<\/p>\n<p>Posa err\u00ebsohej, avion\u00ebt e NATO-s e pushtonin qiellin e kryeqytetit dhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebs&#8230; N\u00eb oborr e mbanim qenin e sht\u00ebpis\u00eb, nj\u00eb pastor belg, Rion. Rio hetonte i pari, kur avion\u00ebt e NATO-s pushtonin qiellin mbi Prishtin\u00eb. Posa fillonte t\u00eb cijatej, e dinim se pas pak do t\u00eb nisnin bombardimet dhe detonimet e forta nga bombat e hedhura, por edhe nga raketat \u201cTomahawk\u201d&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-236423 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/holokausti-prishtine.jpg\" alt=\"\" width=\"610\" height=\"453\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/holokausti-prishtine.jpg 610w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/holokausti-prishtine-300x223.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/holokausti-prishtine-80x60.jpg 80w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/holokausti-prishtine-160x120.jpg 160w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/holokausti-prishtine-265x198.jpg 265w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/holokausti-prishtine-485x360.jpg 485w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/holokausti-prishtine-566x420.jpg 566w\" sizes=\"(max-width: 610px) 100vw, 610px\" \/><\/p>\n<p>Miell kishim jo m\u00eb shum\u00eb se edhe p\u00ebr nj\u00eb muaj, dhe nga Gjermania v\u00ebllez\u00ebrit Arsimi dhe Fitimi, p\u00ebrmes kanaleve t\u00eb tyre na d\u00ebrguan para, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe n\u00ebse vendosnim t\u00eb iknim jasht\u00eb Kosov\u00ebs, mos t\u00eb ishim pa asgj\u00eb&#8230; parat\u00eb kryenin pun\u00eb n\u00eb kriza t\u00eb tilla lufte&#8230;<\/p>\n<p>Sulmet ajrore dhe thirrjet nga selia e NATO-s, p\u00ebr dor\u00ebzimin e armat\u00ebs jugosllave nuk u ndal\u00ebn gati \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb Konferencat me gazetar\u00eb n\u00eb Selin\u00eb e NATO-s, t\u00eb cilat m\u00eb s\u00eb shpeshti i udh\u00ebhiqte z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi Xhimi Shia, e ku jepeshin caqet e sulmuara serbe gjat\u00eb 24 or\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe shqiptar\u00ebt po e p\u00ebrjetonin tmerrin e hakmarrjes fashiste serbe&#8230;<\/p>\n<p>Qindra mij\u00ebra njer\u00ebz, duke l\u00ebn\u00eb pronat e tyre, u d\u00ebbuan me dhun\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, me trenin fam\u00ebkeq, q\u00eb nisej gati \u00e7do dit\u00eb nga stacioni hekurudhor i Prishtin\u00ebs dhe fotografit\u00eb nga k\u00ebtu i ngjanin atyre t\u00eb holokaustit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, t\u00eb cilat edhe m\u00eb shum\u00eb ndikuan n\u00eb sensibilizimin e bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar.<\/p>\n<p>Kolonat e njer\u00ebzve t\u00eb d\u00ebbuar nuk ndaleshin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pushtuesit p\u00ebrgatit\u00ebn edhe autobus\u00eb, p\u00ebr d\u00ebbimin e njer\u00ebzve, e pati familje t\u00eb tilla q\u00eb u nis\u00ebn edhe me vetura drejt Bllac\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb; kurse rrug\u00ebs pla\u00e7kiteshin n\u00ebp\u00ebr punktet e policis\u00eb dhe t\u00eb paramilitar\u00ebve serb\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Nat\u00ebn e sulmeve, nisi hakmarrja serbe, ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb n\u00eb nj\u00eb apo m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr kishin vepruar kund\u00ebr pushtimit serb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishin p\u00ebrpiluar edhe listat p\u00ebr likuidimin e veprimtar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po strehoheshin n\u00eb Prishtin\u00eb e qytetet tjera&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb fillim , si\u00e7 u m\u00ebsua shpejt, policia hyri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e avokatit t\u00eb njohur, Bajram Kelmendi, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cVellusha\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb , t\u00eb cilin e ekzekutuan s\u00eb bashku me dy djemt\u00eb, Kushtrimin dhe Kastriotin. Po k\u00ebt\u00eb nat\u00eb, n\u00eb Mitrovic\u00eb u ekzekutua veprimtari tjet\u00ebr, profesori Latif Berisha, kurse m\u00eb von\u00eb edhe veprimtari i mir\u00ebnjohur, profesor Fehmi Aganin, t\u00eb cilin policia e nxor\u00ebn nga treni. Likuidime pati edhe n\u00ebp\u00ebr qendrat tjera t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb u kryen edhe masakrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kund\u00ebr popullat\u00ebs shqiptare&#8230;<\/p>\n<p><em><strong>*Ndalohet kopjimi apo publikimi pa lejen e autorit<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>(Vijon)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Besim Kajtazi\u00a0 Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, 1997-1999, forcat pushtuese ushtarake &#8211; policore serbe, por edhe ato paraushtarake, Prishtin\u00ebn e pat\u00ebn si vendstrehimin kryesor&#8230; K\u00ebto forca, duke i ikur konfrontimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta m\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, kryenin krime e spastrime t\u00eb popullat\u00ebs civile shqiptare, gjithandej Kosov\u00ebs &#8230; dhe pas krimeve t\u00eb kryera, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":236425,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-236421","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236421"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236421\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236425"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}