{"id":237244,"date":"2020-05-20T22:59:36","date_gmt":"2020-05-20T20:59:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=237244"},"modified":"2020-05-20T22:59:36","modified_gmt":"2020-05-20T20:59:36","slug":"kujtime-nga-lufta-2-jeta-ne-shtetrrethim-1999-prishtina-mbushet-me-refugjate-te-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kujtime-nga-lufta-2-jeta-ne-shtetrrethim-1999-prishtina-mbushet-me-refugjate-te-luftes\/","title":{"rendered":"KUJTIME NGA LUFTA (2): Jeta n\u00eb shtetrrethim-1999, Prishtina mbushet me refugjat\u00eb t\u00eb luft\u00ebs&#8230;"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Besim Kajtazi\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>D\u00ebbimet e popullat\u00ebs nuk ndalen. Veprimtari Sami Peja varroset n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij&#8230;<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Q\u00ebndrimi n\u00eb kryeqytet nga dita n\u00eb dit\u00eb, u v\u00ebshtir\u00ebsua tejmase. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb Lagjen \u201cAktashi\u201d, p\u00ebr 45 dit\u00eb i strehuam familjen Ahmeti t\u00eb Likoshanit, t\u00eb cil\u00ebs m\u00eb 28 shkurt 1998, i ishin vrar\u00eb 10 an\u00ebtar\u00eb nga forcat serbe. Ata erdh\u00ebn n\u00eb fillim dhe u vendos\u00ebn n\u00eb Mati\u00e7an, mir\u00ebpo, pak para se t\u00eb fillonin bombardimet, policia nd\u00ebrmori nj\u00eb sulm n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje, ku pati edhe disa t\u00eb vrar\u00eb, nd\u00ebrsa popullata e Mati\u00e7anit u d\u00ebbuan nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Babai, Halil Kajtazi, q\u00eb ishte edhe nip i familjes Ahmeti t\u00eb Likoshanit, e th\u00ebrrasin n\u00eb telefon p\u00ebr ti marr\u00eb. Ne e kishim vet\u00ebm nj\u00eb vetur\u00eb, nd\u00ebrsa ata ishin rreth 32 an\u00ebtar\u00eb. Babai ju thot\u00eb t\u00eb nisen me kolon\u00eb e ky do ti priste te parku i qytetit. Kur doli aty, me ta ishte edhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i humbur dhe i solli n\u00eb sht\u00ebpi. E lajm\u00ebruam familjen p\u00ebr djalin e humbur dhe t\u00eb nes\u00ebrmen erdh\u00ebn dhe e mor\u00ebn.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia u mbush me refugjat\u00eb, ku kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb e kishim strehuar edhe familjen e G\u00ebzim Shal\u00ebs nga Uj\u00ebmiri, tezen e tij ma djal\u00eb dhe ku tashm\u00eb ishim b\u00ebr\u00eb mbi 63 an\u00ebtar\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Me an\u00ebtar\u00ebt e familjes Ahmeti ishte edhe Ramiz Dervishi me grua, v\u00ebllai i gruas t\u00eb Elmi Ahmetit dhe Brahim Heta me djalin Ardianin, v\u00ebllai i nuses s\u00eb Gani Ahmetit, i cili ishte vrar\u00eb vet\u00eb i dhjeti n\u00eb masakr\u00ebn e Likoshanit , m\u00eb 1998&#8230;<\/p>\n<p>G\u00ebzimin e kishim strehuar kat\u00ebr muaj m\u00eb her\u00ebt. Ai kishte ikur nga ofanziva serbe n\u00eb pjes\u00ebn e Klin\u00ebs dhe posa arrit\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb, lagja u organizua, p\u00ebr strehimin e refugjat\u00ebve. Na thirri fqinji Besim Mehmeti- \u201csorra\u201d, si\u00e7 e quanim, na tregoi p\u00ebr ardhjen e refugjat\u00ebve dhe menj\u00ebher\u00eb dol\u00ebm me v\u00ebllan\u00eb Veliun, i mor\u00ebm dhe i strehuam n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb nj\u00eb aneks t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb ende ishte i pab\u00ebr\u00eb meremet. Ishin t\u00eb rraskapitur nga ikjet e vazhdueshme dhe q\u00ebndrimit n\u00eb tunelin e trenit. Ai s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn Elfijen , motr\u00ebn kishte edhe gruan, djalin dhe dy vajza t\u00eb vogla, nj\u00ebra e paralizuar &#8230; me ta erdhi edhe tezja e tij Mihrija me djalin Sinanin&#8230;<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Dritaret, nat\u00ebn duhej mbuluar me \u00e7ar\u00e7af\u00eb, k\u00ebshtu ishte dh\u00ebn\u00eb urdhri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb v\u00ebrehej drita gjat\u00eb bombardimeve&#8230;<\/p>\n<p>M\u00eb 14 prill, n\u00eb lajme, mor\u00ebm vesh se kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb veprimtari Sami Peja, me sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb cilit na ndante rruga kryesore \u201cDubrovniku\u201d. N\u00eb pamund\u00ebsi ta varrosin n\u00eb varrezat e Prishtin\u00ebs, familja e varrosi n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>U b\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dhe ishte shk\u00ebputur komunikimi me shokun tim Gezimin, i cili banonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e dh\u00ebndrit t\u00eb tij Flamurit, n\u00eb \u201cKod\u00ebr t\u00eb Diellit\u201d, i cili prej koh\u00ebsh jetonte n\u00eb Zvic\u00ebr, si refugjat politik.<\/p>\n<p>Pa e ditur se ai kishte dal\u00eb n\u00eb Maqedoni, e mora vajz\u00ebn 5 vje\u00e7e Tring\u00ebn dhe u nisa p\u00ebr te sht\u00ebpia e tij&#8230; Rrug\u00ebs deri tek Xhambaz\u00ebt, nuk hasa n\u00eb polici. Ktheva n\u00ebp\u00ebr disa rrug\u00eb dyt\u00ebsore, kah sht\u00ebpit\u00eb e ish-drejtorit t\u00eb Arsimit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Zijadin Gashit, trupova dhe dola n\u00eb rrug\u00ebn kryesore&#8230; N\u00ebse m\u00eb ndalin policia, thash m\u00eb vete, do t\u00eb them se po shkoj t\u00eb v\u00ebllau Xhaviti! Dhe ende pa e hedhur hapin e par\u00eb p\u00ebr ta kaluar rrug\u00ebn, para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mia u ndal\u00eb nj\u00eb xhip me ngjyr\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr kamuflazhi. Brenda ishin dy serb t\u00eb armatosur me syze t\u00eb qethur tullac dhe nga dritarja m\u00eb pyeti nj\u00ebri n\u00eb gjuh\u00ebn serbe : \u201cGde \u0107esh?\u201d ( Ku po shkon?).<\/p>\n<p>\u201cTe v\u00ebllai\u201d, ia ktheva n\u00eb gjuh\u00ebn serbe!<\/p>\n<p>&#8211; \u201cMar\u0161 ku\u0107i pi\u010dka ti materina, da te ne ubijem ovde\u201d, m\u00eb b\u00ebrtiti, nd\u00ebrsa Tringa e vog\u00ebl, pa ditur se \u00e7\u2019po ndodhte, m\u00eb pyeti: babi \u00e7ka po thot\u00eb!&#8230; Asgj\u00eb i thash me z\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, nd\u00ebrsa e miratova k\u00ebrc\u00ebnimin e polic\u00ebve apo paramilitar\u00ebve me veshje kamuflazhi me fjal\u00ebt : \u201cRazumem!\u201d ( N\u00eb rregull!), dhe u ktheva mbrapsht\u00eb.<\/p>\n<p>Fati m\u00eb priu k\u00ebt\u00eb her\u00eb, ngase, si duket, po mos ta kisha vajz\u00ebn e vog\u00ebl me vete, do ta kisha p\u00ebsuar keq. U ktheva n\u00eb sht\u00ebpi dhe vendosa q\u00eb m\u00eb mos t\u00eb dal\u00eb n\u00eb sh\u00ebtitje t\u00eb tilla larg sht\u00ebpis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Ushqimi po harxhohej dhe frik\u00ebsoheshim se do t\u00eb mbesnim pa buk\u00eb, mir\u00ebpo, familjet q\u00eb i kishim strehuar vendos\u00ebn q\u00eb ta l\u00ebshonin Kosov\u00ebn dhe fati deshi q\u00eb k\u00ebto dy familje, t\u00eb dalin n\u00eb Maqedoni, me autobus\u00eb, pak para dat\u00ebs 19 maj , dhe n\u00eb sht\u00ebpi mbet\u00ebm familja jon\u00eb e ngusht\u00eb; un\u00eb, me bashk\u00ebshorten Valbon\u00ebn dhe tre f\u00ebmij\u00ebt, Benin, Drinin dhe Tring\u00ebn, Xhaviti me gruan Kimeten dhe f\u00ebmij\u00ebt Adelin\u00ebn, Adriatikiun dhe Jonin, Veliu me bash\u00ebshorten Elhemen dhe Altinin e vog\u00ebl, motrat Lumnija, Pranvera, Proza, n\u00ebna dhe babai&#8230;<\/p>\n<figure id=\"attachment_237251\" aria-describedby=\"caption-attachment-237251\" style=\"width: 436px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-237251\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/drini-beni-1998.jpg\" alt=\"\" width=\"436\" height=\"581\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/drini-beni-1998.jpg 436w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/drini-beni-1998-225x300.jpg 225w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/drini-beni-1998-315x420.jpg 315w\" sizes=\"(max-width: 436px) 100vw, 436px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-237251\" class=\"wp-caption-text\">N\u00eb foto: Drini dhe Beni, 1998<\/figcaption><\/figure>\n<p>Tek G\u00ebzimi kishte miell, q\u00eb ia kishin dh\u00ebn\u00eb si ndihm\u00eb gjat\u00eb strehimit dhe kjo na vazhdoi q\u00ebndrimin dhe u siguruam se edhe p\u00ebr pak koh\u00eb s\u2019do t\u00eb mbeteshim pa buk\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Miku im Sadik \u00c7elaj nga Amerika na pati sugjeruar q\u00eb mos t\u00eb rrinim t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bile dikush t\u00eb shp\u00ebtonte n\u00eb rast ndonj\u00eb sulmi n\u00eb familje&#8230;<\/p>\n<p>Bastisjet u b\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme dhe p\u00ebr shkaqe t\u00eb siguris\u00eb, Xhavitin e kthyem me familje n\u00eb banes\u00ebn q\u00eb e kishte n\u00eb lagjen \u201cKodra e Diellit\u201d, kurse n\u00eb lagjen \u201cUlpiana\u201d, n\u00eb banes\u00ebn e Sadikut, babait t\u00eb shoqes, q\u00ebndronin v\u00ebllai i tij Zenuni s\u00eb bashku me baxhanakun tim Fadilin dhe motr\u00ebn gruas Valdeten me f\u00ebmij\u00ebt, Gentritin dhe Fjoll\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb djali i Zenunit, Liraku i ishte bashkuar Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe po luftonte n\u00eb Zon\u00ebn Operative t\u00eb Llapit&#8230;<\/p>\n<p>Duke d\u00ebgjuar lajmet, nj\u00eb dit\u00eb erdhi Valdetja me djalin e vog\u00ebl Gentritin, i cili kishte m\u00ebsuar sigl\u00ebn e emisionit t\u00eb lajmeve t\u00eb Radio Doj\u00e7e Velle. Un\u00eb, posa fillonte emisioni n\u00eb gjuh\u00ebn kroate, thosha d.welle, Gentriti ma kthente to\u00e7ka, to\u00e7ka Velle dhe kjo na b\u00ebnte t\u00eb qeshnim&#8230;<\/p>\n<p>Takime t\u00eb p\u00ebrditshme kishim me fqinjin e par\u00eb, Zekiria Cana, i cili tashm\u00eb nuk mund t\u00eb l\u00ebvizte nga sht\u00ebpia ku q\u00ebndronte me gruan Resmijen dhe her\u00eb pas her\u00eb na vizitonte, por edhe tek ai tashm\u00eb shihej nj\u00eb droj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen q\u00eb na priste&#8230;<\/p>\n<p>Dit\u00ebn dilnim me Veliun dhe shkonim p\u00ebr \u00e7aj tek shoku Agim Visoka, matan\u00eb rrug\u00ebs, e her\u00eb -her\u00eb edhe te Veneti dhe Venani n\u00eb bodrumin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre, mir\u00ebpo gjithnj\u00eb me rrezik se do t\u00eb p\u00ebsonim&#8230; edhe k\u00ebta kishin strehuar disa t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb gruas s\u00eb Venanit, Pranver\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Rrethi sa vinte e po ngushtohej&#8230; N\u00eb sht\u00ebpi me familje q\u00ebndronte edhe djali axh\u00ebs Hajzeri me gruan Lutfijen dhe f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl Milotin dhe Labinotin&#8230;<\/p>\n<p>Axha Fazli me familje m\u00eb her\u00ebt kishin dal\u00eb n\u00eb Maqedoni, kurse axha Rushit, me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb familjes ishin n\u00eb luft\u00eb n\u00eb Zon\u00ebn Operative t\u00eb Drenic\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>T\u00eb mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi, nuk kishim nga t\u2019ia mbanim p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb shtetrrethimit t\u00eb eg\u00ebr, vazhduam jet\u00ebn duke pritur dor\u00ebzimin e Serbis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Doj\u00e7e Velle, BBC, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, ishin ushqimi i p\u00ebrditsh\u00ebm yni, duke pritur lajmin e dor\u00ebzimit, por edhe z\u00ebri i Radios \u201cKosova e Lir\u00eb\u201d, e cila n\u00eb emisionin e lajmeve , q\u00eb ishte tejet i shkurt\u00ebr raportonte p\u00ebr gjendjen nga zonat e luft\u00ebs. Bombardimet vazhdonin \u00e7do dit\u00eb. Tashm\u00eb, ato kryheshin edhe n\u00eb pik\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, kurse Prishtina po zbrazej si t\u00ebr\u00eb Kosova&#8230;<\/p>\n<p>Lajmet p\u00ebr vrasjet e p\u00ebrditshme q\u00eb kryenin forcat serbe, jet\u00ebn na e b\u00ebnin edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb&#8230; Daljet ishin t\u00eb kufizuara. Vet\u00ebm babai dhe gruaja ime gati \u00e7do dit\u00eb dilnin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb gj\u00ebrat elementare ushqimore, gjithnj\u00eb t\u00eb rrezikuar se mund t\u00eb vriteshin apo t\u00eb burgoseshin&#8230;<\/p>\n<p>Prej koh\u00ebsh valuta kryesore q\u00eb e p\u00ebrdornim ishte marka gjermane dhe dollari amerikan&#8230; K\u00ebmbimin e valutave e b\u00ebnte babai, n\u00eb nj\u00eb dyqan t\u00eb \u201cTre Sheshirat\u201d, ku nj\u00eb kasap serb kryente rolin e k\u00ebmbimores, ngase tregtar\u00ebt serb\u00eb q\u00eb punonin n\u00eb nd\u00ebrmarrjet \u201cVo\u00e7ari\u201d e \u201cG\u00ebrmia\u201d, k\u00ebrkonin vet\u00ebm dinarin serb si valut\u00eb!&#8230;<\/p>\n<p>Furnizimin e b\u00ebnin m\u00eb s\u00eb largu deri n\u00eb or\u00ebn 13 e 30, e n\u00eb shum\u00eb raste, po ta hetonin se je shqiptar, dhe n\u00ebse l\u00ebshohej alarmi p\u00ebr sulme ajrore, gj\u00ebsendet shit\u00ebsja t\u2019i gjuante n\u00eb tok\u00eb, duke fyer me sa z\u00eb q\u00eb kishte:\u201dMerrni, se ju e keni k\u00ebrkuar NATO-n!\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Pati edhe raste kur disa qytetar\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00ebn kryesore t\u00eb qytetit, dhe pinin kafe. Mir\u00ebpo, disa prej tyre edhe jan\u00eb rrahur, si\u00e7 ishte Feriz Orana, i cili banonte af\u00ebr Xhamabaz\u00ebve.<\/p>\n<p>Ikja e banor\u00ebve nga zonat e luft\u00ebs, e mbush\u00ebn s\u00ebrish Prishtin\u00ebn me refugjat\u00eb nga Llapi, t\u00eb cil\u00ebt, kush e si mundi, u vendos\u00ebn n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e ndonj\u00eb familjari, apo edhe sht\u00ebpi t\u00eb boshatisura.<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje u vendos te familja Sogojeva, kurse nj\u00eb tjet\u00ebr, Qamili nga Drenasi u vendos tek fqinji im Agroni, i cili m\u00eb her\u00ebt e kishte l\u00ebshuar Kosov\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p><em>(vijon..)<\/em><\/p>\n<p><strong>*<\/strong><em><strong>Ndalohet kopjimi apo publikimi pa lejen e autorit<\/strong><\/em><\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"RIFk68Zqcz\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kujtime-nga-lufta-1-jeta-ne-shtetrrethim-1999\/\">KUJTIME NGA LUFTA (1) &#8211; Jeta n\u00eb shtetrrethim -1999&#8230;<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cKUJTIME NGA LUFTA (1) \u2013 Jeta n\u00eb shtetrrethim -1999\u2026\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/opinione\/kujtime-nga-lufta-1-jeta-ne-shtetrrethim-1999\/embed\/#?secret=SHdUvM7I7M#?secret=RIFk68Zqcz\" data-secret=\"RIFk68Zqcz\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Besim Kajtazi\u00a0 D\u00ebbimet e popullat\u00ebs nuk ndalen. Veprimtari Sami Peja varroset n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij&#8230; Q\u00ebndrimi n\u00eb kryeqytet nga dita n\u00eb dit\u00eb, u v\u00ebshtir\u00ebsua tejmase. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb Lagjen \u201cAktashi\u201d, p\u00ebr 45 dit\u00eb i strehuam familjen Ahmeti t\u00eb Likoshanit, t\u00eb cil\u00ebs m\u00eb 28 shkurt 1998, i ishin vrar\u00eb 10 an\u00ebtar\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":237254,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-237244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237244"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237244\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/237254"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}