{"id":238001,"date":"2020-05-22T13:31:49","date_gmt":"2020-05-22T11:31:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=238001"},"modified":"2020-05-22T23:08:21","modified_gmt":"2020-05-22T21:08:21","slug":"me-tradhtuan-lotet-nuk-dija-asgje-per-fatin-e-vellait-kujtime-te-luftes-4","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/me-tradhtuan-lotet-nuk-dija-asgje-per-fatin-e-vellait-kujtime-te-luftes-4\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb tradhtuan lot\u00ebt, nuk  dija asgj\u00eb p\u00ebr fatin e v\u00ebllait\u201d&#8230; KUJTIME T\u00cb LUFT\u00cbS (4)"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Besim Kajtazi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>N\u00eb familjet tona ishte p\u00ebrhapur lajmi se prind\u00ebrit e t\u00eb arrestuarve po shkonin para stacionit t\u00eb policis\u00eb, ku pritnin lirimin ton\u00eb. Kur dola jasht\u00eb, isha gati me grupin e fundit, nuk pash\u00eb ndonj\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes sime&#8230; <\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>U nisa rrugicave t\u00eb Lagj\u00ebs s\u00eb Muhaxhir\u00ebve, para meje ishin dy tre veta, kalova rrug\u00ebs s\u00eb \u201cStarasell\u00ebve\u201d, ku banonin familja Haxhi Shemsi Mehmetit, me kush\u00ebrinjt\u00eb, dhe posa dola n\u00eb rrug\u00ebn kryesore, at\u00eb \u201cDubrovniku\u201d, Ilir Sogojeva b\u00ebrtiti:<br \/>\n\u201cBesimin e paskan l\u00ebshuar, ja ku po ngjitet p\u00ebrpjet\u00eb!\u201d&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00eb, af\u00ebr kthes\u00ebs m\u00eb pa djali im Drini, q\u00eb at\u00ebbot\u00eb i kishte vet\u00ebm 8 vje\u00e7 dhe b\u00ebrtiti:<br \/>\n\u201cBabiii!\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Kur u afrova, nisa t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetem me familjen, dhe menj\u00ebher\u00eb pyet\u00ebn:<\/p>\n<p>\u201cE Veliu, ku \u00ebsht\u00eb Veliu!\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos i b\u00ebr\u00eb merak, thash:<\/p>\n<p>\u201cA s\u2019ka ardhur a!?\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Edhe pse e dija q\u00eb at\u00eb tashm\u00eb e kishin transportuar me at\u00eb grupin e par\u00eb t\u00eb t\u00eb arrestuarve, si\u00e7 do ta m\u00ebsoj m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr n\u00eb Burgun e Lipjanit&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-238003\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/vendimi-i-burgosjes-1.jpg\" alt=\"\" width=\"540\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/vendimi-i-burgosjes-1.jpg 540w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/vendimi-i-burgosjes-1-225x300.jpg 225w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/vendimi-i-burgosjes-1-315x420.jpg 315w\" sizes=\"(max-width: 540px) 100vw, 540px\" \/><\/p>\n<p>M\u00eb tradh\u00ebtuan lot\u00ebt, kur i pash\u00eb fytyrat e Elhemes, djalit t\u00eb Veliut, Altinit, q\u00eb ishte vet\u00ebm tre vje\u00e7, por edhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe babait dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes&#8230;<\/p>\n<p>Nuk fola shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos i m\u00ebrzitur prind\u00ebrit dhe t\u00eb tjer\u00ebt, dhe m\u00eb von\u00eb kur u pa se Veliu nuk po vinte, u b\u00eb e ditur se ai ishte n\u00eb duar t\u00eb policis\u00eb. Mir\u00ebpo, h\u00eb p\u00ebr h\u00eb, nuk e dinim se ku e kishin d\u00ebrguar&#8230;<\/p>\n<p>Isha i lodhur, nga q\u00ebndrimi p\u00ebr tet\u00eb or\u00eb n\u00eb stacionin e policis\u00eb, dhe n\u00eb vizit\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje erdhi edhe djali i axh\u00ebs, Hajzeri&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr Veliun u interesua edhe Fetahu, djali i axh\u00ebs s\u00eb bab\u00ebs, i cili po ashtu q\u00ebndronte n\u00eb Prishtin\u00eb, me gruan Zoj\u00ebn dhe f\u00ebmij\u00ebt, n\u00eb banes\u00ebn e tij, q\u00eb gjendej n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb stacionit t\u00eb autobus\u00ebve&#8230; Aty Fetahu gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, pati mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrcjell l\u00ebvizjet e forcave serbe, dit\u00ebn e nat\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>Fetah Kajtazi, ndihmoi shum\u00eb edhe disa t\u00eb plagosur n\u00eb spitalin e Prishtin\u00ebs, q\u00eb i soll\u00ebn nga Drenica, pas vrasjeve q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Kllodernic\u00eb e Vitak&#8230;<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi i Veliut nga Burgu i Lipjanit &#8230;<\/p>\n<p>\u201cPasi ma b\u00ebn\u00eb testin e parafin\u00ebs na d\u00ebrguan n\u00eb dhomat e marrjes n\u00eb pyetje. Nj\u00eb oficer policie dhe dy t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb tij na torturonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shtazarake. N\u00eb fund e n\u00ebnshkruan nj\u00eb dokument n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruante: &#8220;Bashkim p\u00ebr veprimtari armiq\u00ebsore kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb-terroriz\u00ebm. Neni 136 alineja 1 dhe 2. N\u00eb prag t\u00eb territ na ngarkuan n\u00eb \u201ckampanjolla\u201d, sa mezi merrnim frym\u00eb. Me nj\u00eb vozitje t\u00eb shpejt\u00eb, q\u00eb ashtu t\u00eb d\u00ebrmuar nga rrahjet na d\u00ebrmoi edhe m\u00eb shum\u00eb .<\/p>\n<p>Kur arrit\u00ebm n\u00eb Burgun e Lipjanit, na rreshtuan n\u00eb oborrin e burgut. Njer\u00ebzit villnin gjak nga torturat. Pastaj, na urdh\u00ebruan t\u00eb shtrihemi p\u00ebrtok\u00eb, me duar prapa dhe nis\u00ebn t\u00eb na godasin me stupca bezbolli e me shqelma. Nj\u00eb nga nj\u00eb na fut\u00ebn n\u00ebp\u00ebr dhoma, q\u00eb ishin t\u00eb st\u00ebrmbushura me t\u00eb burgosur. Fati im ishte se m\u00eb njohu Shaban Hoxha dhe ma b\u00ebri nj\u00eb vend n\u00eb ata sfungjer\u00eb q\u00eb ishin lagur nga djers\u00ebt dhe ajri i lag\u00ebsht. Isha nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb rrahurit nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u burgos\u00ebn at\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas tre dit\u00ebsh, nga Burgu i Dubrav\u00ebs, i soll\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mbijetuarit dhe t\u00eb plagosurit, q\u00eb kishin p\u00ebsuar m\u00eb 19-23 maj. Meq\u00eb ishte num\u00ebr u madh i t\u00eb burgosurve, na d\u00ebrguan n\u00eb sall\u00ebn e sportit t\u00eb burgut, ku ishim rreth 350 veta. Zaim Kurtin e caktuan si kujdestar dhome. Kushtet ishin \u00e7njer\u00ebzore, dhe buk\u00eb na jepnin vet\u00ebm sa p\u00ebr ta mbajtur shpirtin&#8230;\u201d&#8230;<\/p>\n<p>\u201cPo p\u00ebrjetonim \u00e7aste dramatike\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Arrestimi yn\u00eb, q\u00eb u b\u00eb m\u00eb 19 maj 1999, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast na l\u00ebkundi paksa moralin e q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb&#8230; Tash e kishim hallin si t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr fatin e Veliut dhe t\u00eb tjer\u00ebve. Ku i kan\u00eb d\u00ebrguar, a jan\u00eb gjall\u00eb, apo i kan\u00eb ekzekutuar!&#8230; Po p\u00ebrjetonim \u00e7aste dramatike&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e 20 majit 1999, babai u drejtua p\u00ebr n\u00eb stacionin e policis\u00eb, aty ku kishim q\u00ebndruar dje. Babai e k\u00ebrkoi komandirin e policis\u00eb, dhe u interesua se p\u00ebr \u00e7ka dhe ku e kishin d\u00ebrguar Veliun?<\/p>\n<p>I than\u00eb se eprori i tyre nuk ishte n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, dhe nuk vonoi shum\u00eb e m\u00ebsuam vendq\u00ebndrimin e tij. Ai, gjat\u00eb dit\u00ebs rrinte n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb improvizuar, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e ish -arsimtarit tim t\u00eb shkoll\u00ebs fillore \u201cVladimir Nazor\u201d ( tash \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d), Nazmi Zeka&#8230;<\/p>\n<p>Babai, s\u00eb bashku me Elhemen, shkuan aty. N\u00eb zyr\u00eb si\u00e7 rr\u00ebfente babai, me komandirin e policis\u00eb q\u00ebndronte edhe nj\u00eb fem\u00ebr.<\/p>\n<p>Pyeti p\u00ebr fatin e Veliut, k\u00ebrkoi shpjegime se ku e kishin d\u00ebrguar dhe pse, mir\u00ebpo, policia nuk brengoseshin p\u00ebr m\u00ebrzin\u00eb e babait&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, komandiri i drejtohet babait me fjal\u00ebt:<\/p>\n<p>\u201cDa li poznaje\u0161 ti na\u0161u Hajriju Spikericu?\u201d (A e njeh ti Hajrije Spikeric\u00ebn ton\u00eb\u201d&#8230;<\/p>\n<p>\u201cJo\u201d, ia ktheu babai, dhe u mor vesh se femra q\u00eb q\u00ebndronte aty me policin\u00eb, ishte Hajrija, \u201c spikerica\u201d, si\u00e7 e quanim, e cila i jepte lajmet n\u00eb Televizionin e okupuar t\u00eb Prishtin\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk isha n\u00eb gjendje t\u00eb l\u00ebviz\u00eb dhe t\u00eb largohem nga sht\u00ebpia. Nj\u00eb dit\u00eb dola tek fqinji<\/p>\n<p>Astrit Domi, dhe po i tregoj p\u00ebr rastin e Veliut&#8230;<\/p>\n<p>Nuk vonoi shum\u00eb, dhe para shkall\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, u ndal vetura e policis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga polic\u00ebt, iu drejtua Astritit:<\/p>\n<p>\u201cJeli bre Astrite, \u0161to se dru\u017ei\u0161 sa ovima iz U\u00c7K-a ?\u201d. ( More Astrit, pse po shoq\u00ebrohesh me k\u00ebta t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb?).<\/p>\n<p>\u201cJo bre\u201d, ia ktheu Astriti, n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, k\u00ebt\u00eb e kam komshi, \u00e7far\u00eb U\u00c7K-je&#8230;<\/p>\n<p>U ngrita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb , e p\u00ebrsh\u00ebndeta Astritin, e pash\u00eb se ai polici q\u00eb foli, kishte qen\u00eb n\u00eb stacionin e policis\u00eb, ngase ma njohu xhaket\u00ebn q\u00eb e kisha pasur at\u00eb dit\u00eb, dhe posa shkova n\u00eb sht\u00ebpi, e hoqa dhe m\u00eb nuk dilja me at\u00eb xhaket\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Lidhje pas lidhje, mor\u00ebm lajmin se Veliu ishte d\u00ebrguar n\u00eb Burgun e Lipjanit. K\u00ebt\u00eb e m\u00ebsuam nga ish-profesori im Zaim Kurti, babai i Albin Kurtit, dhe p\u00ebrmes djalit t\u00eb arsimtarit Nazmi Zeka, Em\u00ebrllahut, i cili ishte liruar s\u00eb bashku me Zaimin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Albini, para se t\u00eb arrestohej, m\u00eb 27 prill 1999, m\u00eb v\u00ebllan\u00eb Arianitin dhe baban\u00eb Zaimin, s\u00eb bashku me veprimtarin e shquar Adem Dema\u00e7in, n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb lagjen \u201cTophane\u201d vepronin si p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Pasi e liruan profesor Zaimin nga Burgu i Lipjanit, s\u00eb bashku me djalin Arianitin dhe Em\u00ebrllahun, djalin e arsimtarit Nazmi Zek\u00ebs, nga ta mor\u00ebm lajmin se Veliu me shum\u00eb shok\u00eb gjendej n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg fam\u00ebkeq&#8230;<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi n\u00eb Prishtin\u00eb ishte me rrezik t\u00eb madh dhe n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr, u mor\u00ebm vesh q\u00eb bile Xhavitin me familje ta nxjerrim jasht\u00eb Kosov\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb ishte edhe Venet Balaj, i cili pas tre-kat\u00ebr dit\u00ebve, s\u00eb bashku me familje, i hip\u00ebm n\u00eb nj\u00eb autobus dhe i p\u00ebrcoll\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Dy her\u00eb para k\u00ebsaj, d\u00ebshtoi udh\u00ebtimi i tyre dhe her\u00ebn e tret\u00eb pat\u00ebn fat dhe u nis\u00ebn drejt Bllac\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-238004\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/BLLACA.jpg\" alt=\"\" width=\"624\" height=\"409\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/BLLACA.jpg 624w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/BLLACA-300x197.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 624px) 100vw, 624px\" \/><\/p>\n<p>Ikja nga kryeqyteti me autobus, kushtonte 10 marka gjermane! Por shpesh gjat\u00eb rrug\u00ebs, ky \u00e7mim p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd dhjet\u00ebfishohej!&#8230;<\/p>\n<p>Posa u nis autobusi, ishte ora 13:00, nuk kaluan as 5 minuta u d\u00ebgjua zhurma e avion\u00ebve t\u00eb NATO-s dhe shp\u00ebrthimet. U frik\u00ebsuam se mund ta ndalnin autobusin me udh\u00ebtar\u00eb-t\u00eb ikur dhe ta kthenin mbrapsht\u00eb, por p\u00ebr fat kjo nuk ndodhi dhe pas shum\u00eb peripecive, ndalesave e pla\u00e7kitjeve gjat\u00eb rrug\u00ebs, arrit\u00ebn n\u00eb kufi me Maqedonin\u00eb, ku si\u00e7 rr\u00ebfen Xhaviti duhej pritur n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb andej kufirit. N\u00eb nj\u00eb ndales\u00eb, disa t\u00eb rinj policia i pati zbritur nga autobusi, por, pas bised\u00ebs me shoferin i l\u00ebshuan dhe pas shum\u00eb pritjeje, iu bashkuan refugjat\u00ebve n\u00eb Bllac\u00eb, ku kushtet e strehimit i ngjanin atyre t\u00eb kampeve t\u00eb p\u00ebrqendrimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ku e vetmja p\u00ebrpar\u00ebsi, ishte p\u00ebrkujdesja e v\u00ebllez\u00ebrve shqiptar\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-238005\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton.jpg\" alt=\"\" width=\"2000\" height=\"1334\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton.jpg 2000w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-768x512.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-1536x1025.jpg 1536w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-696x464.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-1392x928.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-1068x712.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-630x420.jpg 630w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-1259x840.jpg 1259w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bill-kllinton-1920x1281.jpg 1920w\" sizes=\"(max-width: 2000px) 100vw, 2000px\" \/><\/p>\n<p>Un\u00eb vendosa q\u00eb me familjen time t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb interesohemi p\u00ebr fatin e Veliut dhe t\u00eb tjer\u00ebve&#8230;shok\u00ebt dhe koleg\u00ebt q\u00eb kishin dal\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Maqedoni e n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk dinin gj\u00eb p\u00ebr fatin tim e t\u00eb Xhavitit.<\/p>\n<p>Na k\u00ebrkonin n\u00ebp\u00ebr listat e t\u00eb zhdukurve t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq, duke menduar se ishim burgosur apo t\u00eb vrar\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Shkuarja e Xhavitit na shtoi m\u00ebrzin\u00eb, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr edhe na liroi pak shpirt\u00ebrisht, ngase ai tashm\u00eb me familje ishte i sigurt dhe i shp\u00ebtoi m\u00eb t\u00eb keqes &#8230;<\/p>\n<p>Tashm\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Arsimi dhe Fitimi, q\u00eb prej koh\u00ebsh ishin me familjet e tyre n\u00eb Gjermani, kishin vendosur lidhjen me Xhavitin dhe nga ai m\u00ebsuan p\u00ebr fatin e Veliut dhe t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb mbet\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><em>(vijon&#8230;)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Besim Kajtazi N\u00eb familjet tona ishte p\u00ebrhapur lajmi se prind\u00ebrit e t\u00eb arrestuarve po shkonin para stacionit t\u00eb policis\u00eb, ku pritnin lirimin ton\u00eb. Kur dola jasht\u00eb, isha gati me grupin e fundit, nuk pash\u00eb ndonj\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes sime&#8230; U nisa rrugicave t\u00eb Lagj\u00ebs s\u00eb Muhaxhir\u00ebve, para meje ishin dy tre veta, kalova rrug\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":238002,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-238001","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238001","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238001"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238001\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}